Saturday, November 5, 2016

Yaral (injeksion)

Konfeksioni dhe përbërësit
Shiringë 2 ml e para mbushur (16.0 mg ac.
Hialuronik kripë natriumi ne 2 ml solucion fiziologjik i tamponuar në klorur natriumi ) monodozë.

Përbërja e shiringës e sterilizuar.
Yaral është një zëvendësues i likuidit sinovial, i cili lejon të rrimeren funksionet fiziologjike dhe reologjike te artikulacioneve artrozike.
Kjo, falë teknologjisë së përdorur për të përfituar ac. Hialuronik nën emrin Yaral, i cili merret nëpërmjet fermentimit dhe jo modifikimit kimik, duke i dhënë kështu tolerancë maksimale.
Duke rifituar aftësitë visko-elastike të likuidit sinovial, Yaral redukton dhimbjen dhe rivendos lëvizshmërinë artikulare.
Yaral vepron vetëm në nivel të artikulacionit ku injektohet, pa ushtruar asnjë efekt sistemik.
Përmirësimi është imediat ; menjëherë pas injektimit të parë indeksi WOMAC zvogëlohet dhe duke nisur nga injektimi i tretë ky zvogëlim është edhe më i ndjeshëm.
Rezultatet tregojnë se 3-5 injektime të Yaralit në diferencë kohore një javë nga njëra tjetra, sjellin një reduktim të dhimbjes dhe ënjtjes e cila mund të zgjasë deri në 24 javë (6 muaj).

Indikacionet
Dhimbje ose lëvizshmeri e reduktuar si pasojë e afeksioneve degjenerative, post-traumatike ose alterimeve të artikulacioneve.

Instruksionet e përdorimit
Të aspirohet versamenti artikular përpara se të injektohet Yaral.

Per tu patur në konsideratë
- Përbërja e shiringës së parambushur është sterile si kundër nuk është sipërfaqja e saj eksterne.
- Të mos përdoret Yaral nëse kutia është dëmtuar ose hapur dhe data e skadencës ka kaluar kohën e parashikuar.
- Të dizinfektohet lëkura përpara se të bëhet injektimi.
- Të mos injektohet në rrugë venoze.
- Duhet injektuar vetëm në kavitete artikulare, likuide sinoviale dhe kapsula artikulare.
- Të mos injektohet në prezencë të lversamentit të shtuar  intraartikular.
- Përmbajta e shiringës është dozuar vetëm për një aplikim.
- Të ruhet në temperaturë më të ulët se 25° C.
- Pas injektimit pacienti duhet të evitojë çdo aktivitet fizik dhe duhet të rimarrë aktivitetin normal vetëm pas disa ditësh.

Kujdesje për përdorimin
Të mos përzihet me dizinfektant të tipit të kripërave të amoniumit kuaternar ose clorexidinë sepse mund të formojë precipitet.
Nuk ka ndërveprime me produkte të tjera.

Efekte të padëshiruara
Injektimi ekstra artikular i Yaralit mund të shkaktojë efekte të padëshiruara.
Ndjenja e nxehtësisë, skuqja dhe dhimbja e lehtë, të cilat mund të shfaqen pas injektimit te Yaralit mund të evitohen duke përdorur akull në vendin ku kryem proçedurën.
Është e nevojshme që mjeku ta informojë të semurin për efektet anësore para se të kryejë proçedurën e injektimit  të Yaralit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive