• Konsultohu!

    Nese keni ndonje pyetje ose nuk jeni te sigurt rreth dickaje , PYESNI!

  • Medikamente

    1.Cfare eshte X medikamente ? 2.Efektet anesore te mundshme 3.Ruajtja dhe afati i perdorimit 4.Informacione shtese

  • SEMUNDJE

    Informacion i detajuar rreth nje semundjeje. Simptomat , Shkaktaret , Parandalimi , Keshilla , Diagnostikimi , Trajtimi

  • Kontrollo shëndetin Pa Pagesë

    #CHECKUP #FALAS parandalon sëmundje, shpëton jetë!

Sunday, November 5, 2017

Pse ndodh ngushtimi i arterieve koronare?


Ngushtimi i arterieve koronare pothuajse gjithmonë shkaktohet nga pllakat aterosklerotike.

Kur në këto pllaka ndodhin procese të shtuara patologjike (p.sh. plasaritje të pllakës dhe formimi i trombeve në këtë rajon) arteria përnjëherë mbyllet plotësisht.


Së shpejti bëhet shkatërrimi i qelizave në rajonin të cilin e ushqen kjo arterie, pra zhvarroset nekroza ishemike e miokardit-infarkti i zemrës.

Simptomat karakteristike është dhembja e fortë në gjoks që zakonisht zgjat mbi 30 minuta. Kjo në të shumtën e rasteve përcillet me dobësi të përgjithshme, djersitje, vjellje e frikë nga vdekja, transmeton Telegrafi.



Sulmi në zemër mund të jetë i qetë dhe të kalojë pa ndonjë simptomë. Te shumica e të sëmurëve, simptomat dhe shenjat lajmërohen pas disa orëve, ditëve ose jave para sulmit në zemër.

Shenjë e hershme e sulmit në zemër është dhembja e cila përsëritet në gjoks, gjatë ngarkesë dhe kalon pas një pushimit.

Sulmi në zemër mund të jetë i qetë dhe të kalojë pa ndonjë simptomë, te shumica e të sëmurëve, simptomat dhe shenjat lajmërohen pas disa orëve, ditëve ose jave para sulmit në zemër.


Rreziku mund të zvogëlohet nëse mbahet nën kontroll shtypja e gjakut, sëmundja e sheqerit.

Rreziku mund të rritet nga sulmi në zemër te të sëmurët që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti, niveli i lartë i kolesterolit, sulmet e mëparshme të zemrës, angina e zemrës, te meshkujt, njerëzit e moshuar, duhanxhinjtë, te njerëzit e trashë. /Telegrafi/
Share:

Mbahesh si njeri i fortë mendërisht? Nëse nuk i ke këto karakteristika, ti thjesht po gënjen veten

Teorikisht, të gjitha përvojat tona që kalojmë në jetë, na bëjnë njerëz më të mirë dhe më të fortë.

Të jesh optimist, të kesh në kontroll jetën tënde dhe të mos ndjesh keqardhje për veten, janë disa karakteristika që i zotëron një njeri i fortë, por që jo të gjithë. A mendoni se keni ndonjërën prej tyre?

Më poshtë do të sjellim një listë të karakteristikave që ka një person i fortë mendor sipas Amy Morin, një psikoterapeut dhe ekspert në forcën mendore.

Di të mbajë në balancë logjikën dhe emocionet

Nuk ka të bëjë aspak me faktin se çfarë mbizotëron tek ti: emocioni apo logjika, por bëhet fjalë sa je në gjendje të mbash balancën mes të dyjave, për të parë qartë se kur emocionet mbizotërojnë logjikën në procesin e vendimmarrjes.

Shpenzon kohën në mënyrë produktive

Të gjithë mund të gjejmë mijëra justifikime për të mos bërë një punë, por njerëzit e fortë përqendrohen në atë që ata vërtetë dëshirojnë dhe shmangin harxhimin e kohës në mënyrë joproduktive.


Mëson nga gabimet

Njerëzit mendërisht të fortë nuk përpiqen të justifikojnë veprimet e tyre apo t’i fshehin gabimet e tyre nga të tjerët. Ata nxjerrin mësim nga gabimet dhe herës tjetër veprojnë ndryshe.

Gjen një balancë mes asaj që është dhe asaj që dëshiron të jetë

Nëse jeni një person i fortë mendërisht, atëherë ju pranoni veten tuaj kështu siç jeni në këto momente, por kurrë nuk ndaloni së punuari për t’u bërë një person më i mirë.


Feston lumturinë e të tjerëve

Të jesh i fortë mendërisht do të thotë të dish se si të bashkëpunosh. Suksesi i të tjerëve nuk ju bën të ndiheni xheloz, përkundrazi.

E di se për një fitore me vlerë, ia vlen të presësh

Njerëzit mendërisht të fortë dinë të presin për shpërblimet e tyre. Ata e dinë se për të marrë më të mirë e diçkaje duhet durim. Mos harroni: padurimi na bën të dobët.

Nuk debaton me njerëzit për gjëra të vogla

Është e natyrshme që një njeri të përpiqet për përsosmëri, megjithatë një person i fortë mendërisht e di se nuk është e nevojshme të humbasë durimin për gabime të vogla, aq më tepër të njerëzve të tjerë.
Share:

Nëntori – muaji më depresiv i vitit?

“Nëntori është muaji më i papëlqyer i tërë vitit” – Louisa May Alccot, “Little Women.”


Ndoshta e keni dëgjuar shprehjen se nëntori është muaji më depresiv i tërë vitit, por, ndonëse për disa mund të mos jetë kjo e vërtetë, për disa tjerë është shumë aktuale, transmeton Telegrafi.

Siç deklarohen disa, në nëntor nuk ka ndonjë gjë emocionuese. Në përgjithësi vjeshta është sezonë me agjendë të ngjeshur.

Shkolla fillon në shtator, Halloween-i është në nëntor, dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodh në dhjetor.

Por, problemi është se asgjë nuk ndodh në nëntor!

Tjetra është se nëntori është muaj shumë i ftohtë, dhe nëse jeni adhurues i stinës së verës, normalisht se nuk do të ndiheni të kënaqur gjatë nëntorit.

Ngjyrat e vjeshtës në nëntor hiqen, pemët mbesin pa gjete ndërsa era është shumë më e fortë!


Edhe psikologjia thotë se nëntori për shumë njerëz mund të jetë depresiv. Sipas psikologjisë, këto janë disa arsye se përse disa njerëz ndihen kështu:

Ëndrrat: Është muaji i parafundit i vitit, ku jeni në garë për të arritur diçka të cilën e keni pasur synim ta arrini para se të vjen fundviti. Dhe, nëse e keni marrë seriozisht këtë “garë”, atëherë jeni të mbushur me stres, presion dhe frustrim.

Qëllimet: viti ka kaluar dhe ju ka mbetur vetëm një muaj. Të gjitha qëllimet e paarritura ju vijnë në mendje dhe ju krijohet një energji negative e cila ndikon në stilin tuaj të jetesës.

Ndryshimi: është muaj ku Toka përjeton ndryshime të dukshme, dhe ndryshimet e tilla atmosferike krijojnë mos-balancim dhe probleme me disponimin.

Financat: Pasi që është fundviti, kjo do të thotë se gjatë muajit dhjetor për shkak të festave do të ketë më shumë shpenzime, ndërsa nëntori është muaj ku shumica e familjeve kursejnë më shumë para për t’i shpenzuar në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/
Share:

Zgjatjani vetes jetën duke ngrënë një grusht arra në ditë

Të mbushura me proteina, fibra dhe shumë vitamina e minerale, nuk është befasuese që për shumicën e personave që pëlqejnë të ushqehen shëndetshme, arrat janë pjesë e pashmangshme e shujtës së mëngjesit.

Pra, nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të shijshme dhe të shpejtë për ta mbushur veten me energji tërë ditën, rritni sasinë e proteinave dhe fibrave që i konsumoni, duke ngrënë pemë, arra dhe fara, transmeton Telegrafi.

Në fakt, shitja e pemëve të thara, arrave dhe farave ka shënuar rritje rekord viteve të fundit, sepse shumica e njerëzve anë e mbanë botës janë duke kërkuar mënyra të shëndetshme për t’u ushqyer, ndërsa njëkohësisht është rritur numri i vegjetarianëve dhe veganëve.

Sipas studimeve të ndryshme, konsumuesit e rregullt të arrave jetojnë më gjatë, kanë nivel më të vogël të kolesterolit dhe rrezik më të vogël të sëmundjeve të zemrës dhe disa formave të caktuara të kancerit.

Kjo për shkak se arrat dhe farat janë burim i mahnitshëm i mikronutrientëve si magnezi, kaliumi, hekuri, zinku, vitaminat A dhe B.

Ato gjithashtu kanë nivele të larta të fibrave dhe proteinave. /Telegrafi/
Share:

Dy mënyra për t’i trajtuar aknet në afat rekord

Nuk ka gjë më të keqe sesa të keni një fytyrë të mbuluar me pika të kuçe – diçka të cilat duket se shfaqen brenda nate, por që nuk hiqen me ditë apo javë të tëra.

Ato mund të shkaktojnë inflamacion, shenja në fytyrë, duken keq dhe shpeshherë ndikojnë që disa persona të fshihen shkaku i tyre, transmeton Telegrafi.

Normalisht, reagimi jonë i parë është se ato duhet hequr qafe, menjëherë, pavarësisht se në çfarë mënyre.

Por, në vend se t’i bindeni ndjenjave dhe ta shpërtheni një akne, është mirë t’i keni parasysh rekomandimet e mëposhtme të cilat ju ndihmojnë t’i hiqni qafe aknet në një afat shumë të shpejt dhe pa rrezikuar infeksione të ndryshme:

Mjaltë dhe kanellë

Mjalta është e mirë për heqjen e akneve. Është antibiotik natyral dhe i heq ndyrësirat nga poret e hapura. Përzieni një lugë gjelle mjaltë me gjysmë lugë gjelle kanellë dhe me gishta të pastër aplikojeni produktin në fytyrë.

Fërkojeni maskën në lëvizje rrethore për tre minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ngrohët.


Maska me të bardhë të vezës

Të bardhët e vezës i ngushton poret dhe e largon çdo ndyrësirë të vetme. Të bardhët e dy vezëve shpërndajeni në fytyrën tuaj, prisni dy minuta derisa të thahet dhe pastaj aplikojeni edhe pak maskë në fytyrë.

Prisni deri në 10 minuta për t’u tharë dhe pastaj me ujë të ngrohët pastrojeni fytyrën. /Telegrafi/
Share:

Mjaltë Me Spec Djegës – Efektet Fantastike Për Organizmin

A e keni provuar ndonjëherë mjaltin me spec djegës?

Është i ëmbël dhe i zjarrtë. Ka një shije, e cila duket sikur të ka munguar gjithë jetën. Në lugën e parë, ëmbëlsia e mjaltit të zgjon qiellzën ndërkohë që pak çaste më vonë përjeton nxehtësinë e papërmbajtur të specit djegës. Thënë shkurt, një kombinim i jashtëzakonshëm.

Duke marrë në konsideratë faktin që specat qëndrojnë shumë pak në përqafimin e ëmbël të mjaltit të ngrohtë, djegësia që ata çlirojnë është befasuese dhe ndjellëse.

Ata që janë të dhënë pas mënyrave të shëndetshme të pastrimit të organizmit, do të gëzohen kur të mësojnë se mjalti me spec djegës është një metodë pastrimi shumë popullore e cila përpos të gjithave ndihmon në rënien në peshë.

Speci djegës është përdorur prej shumë kohësh kundër disa problemeve shëndetsore përfshirë këtu urthin, kllapinë, ethet, sëmundjet e stomakut, temperaturën, problemet me tretjen, fryrjet e stomakut, problemet me fytin, çrregullimet hormolane, të vjellat, bajamet dhe difterinë.

Detoksifikimi i organizmit nëpërmjet kësaj formule shpesh njihet si ‘dieta e lemonatës.’

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vlerat dhe efektet e kësaj metode pastruese për organizmin.

Në mënyrë që ta kuptoni këtë metodë, duhet të dini që përbërësit janë ushqime natyrale të jetës së përditshme, ndaj nuk përbëjnë ndonjë rrezik për trupin.

Metoda e pastrimit ka të bëjë me ushqyerjen me lëngje.

Duhet të pini 1 lugë çaji mjaltë dhe spec djegës të tretur në një gotë ujë të ftohtë ose të vakët të paktën tetë herë në ditë.

Disa njerëz përdorin edhe limonin për një shije më të mirë.

E gjithë metoda e pastrimit synon të çlirojë trupin nga kthetrat e radikaleve të lira që akumulohen në trup dhe rikthimin në normalitet të sistemit tretës.

Nëse e pini limonatën në fjalë për tre deri në katër ditë, shëndeti juaj do të forcohet ndjeshëm. Sidoqoftë, është e udhës që të diskutoni për këtë çështje me mjekun dhe të mos ndërmerrni aktivitete fizike. Kura ka nevojë për pushim.

Si të përgatisni mjaltin me spec djegës

Përbërësit

1 filxhan me mjaltë

3 lugë çaji me speca djegës të grirë ose 5 speca të vegjël e të thatë të grirë.

Udhëzimet

Mjaltin dhe specat vendosini në një enë qelqi, të cilën duhet ta mbani futur në një tenxhere me ujë të valuar.

Përziejini specat dhe mjaltin ndërkohë që ngrohen për disa minuta duke rritur ngadalë temperaturën. Por duhet të kujdeseni që nxehtësia të mos jetë shumë e madhe sepse shkatërron enzimat mirëbërëse të mjaltit.

Fikeni zjarrin dhe lëreni enën me mjaltë të qëndrojë për 10 minuta. Më pas kullojeni mjaltin në një kavanoz qelqi.

Përveçse në formën e limonatës siç përmendëm më lart, mund ta përdorni këtë mjaltë në sallata, me djathë, mish, peshk ose perime.

Nëse jeni prekur nga të ftohtit, hidhni pak prej tretësirës në çajin tuaj me limon ose mente./AgroWeb.org
Share:

Saturday, October 21, 2017

Alarmi/ Rreth 120 produkte ushqimore shqiptare shkaktojnë kancer

Nëse konsumoni produkte shqiptare si gjalpi, qumështi, fasulet, vaji, uji, frutat e thata, vera, të prodhuara që nga fushat e Korçës e deri në lartësitë e Kukësit, nuk jeni të sigurtë për shëndetin tuaj. Kanceri i mëlçisë, sëmundjet e sistemit imunitar dhe ato të veshkave mund të jenë pasojat që mund të keni në afatgjatë.

E gjithë kjo gjëmë shkaktohet nga një lëndë pesticide e njohur si Lindan, që është përdorur në bujqësi në vitet e fundit të komunizmit por që i ka rrezistuar kushteve atmosferike dhe është parhapur përmes prodhimeve të tokës, ujrave që rrejedhin përmes saj dhe faktorëve të tjerë natyrorë dhe atmosferikë. Ky është thelbi i një investigimi serioz dhe të thelluar që ka bërë agjensia BIRN. Artikulli i referohet
                                     
një studimi tre vjeçar të kryer në Fakultetin e shkencave të natyrës nga Profesor Aurel Nuro dhe kandidatja për doktorane Oljana Pine, që përmbledh periudhën 2014-2016. Ai ka konfirmuar gjurmë lindani në 120 mostra produktesh të ndryshme ushqimore nga i gjithë vendi. Studimi ka konfirmuar gjurmë të lindanit thuajse në të gjitha mostrat e analizuara, të marra në të gjithë territorin e vendit që nga Korça e deri në Kukës.

“Ai është element kimik pa ngjyrë dhe erë karakteristike, i patretshëm në ujë dhe me qëndrueshmëri të lartë kundrejt ujit, dritës dhe ajrit. Ka veti të përhapet në shtresat tokësore me ujrat e reshjeve apo ato të përdorura për vaditje. Është i qëndrueshëm në mjedis dhe është i bioakumulueshëm në zinxhirin ushqimor si nga bimët ashtu dhe kafshët, madje dhe në mikroorganizma” thuhet në artikull. Sipas kimistit Aurel Nuro ndonëse nuk mund të përcaktohet se pas sa kohësh përdorimi i ushqimeve me këto përbërës mund të japin efekt, është e sigurt që ato komplikojnë shëndetin “Janë prokancerogjen shumë efektivë, kanë qëndrueshmëri shumë të lartë, shkaktojnë deformime gjenetike që mund të çojnë në tumore, ndikojnë tek gjëndrat endokrine, shkaktojnë probleme në riprodhim” thotë ai.

Sipas artikullit kjo lënë të cilën natyra e absorbon me tepër vështirësi, është përdorur tërësisht në bujqësinë komuniste në vitet ’80. Fillimisht ajo importohej nga jashtë dhe më pas filloi të prodhohej në vend, në Porto Romano të Durrësit me përbërës edhe me të rrezikshëm dhe me efekte më të forta.

Efektet e shumta anësore të tyre kanë bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe FAO ta ndalojnë përdorimin. Prania e kësaj lënde në prodhimet e buqve shqiptarë i ka bërë shpeshherë të ndaluara eksportet e tyre drejt tregut europian.

Investigimi i plote: https://www.reporter.al/pesticidet-toksike-te-komunizmit-vazhdojne-te-helmojne-token-shqiptare/
Share:

Wednesday, October 18, 2017

Ja pse duhet të konsumoni kivi

Hipertensioni (presioni i lartë i gjakut) është një sëmundje e zakonshme dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak se çon në rritje të sheqerit dhe shkakton goditje në zemër dhe shumë sëmundje të tjera.

Dieta e dobët ushqimore është shkak për presionin e lartë të gjakut dhe për këtë arsye duhet të kujdeseni mirë për të. Hani ushqime të shëndetshme, zvogëloni futjen e kripës, yndyrës dhe do të rregulloni tensionin e gjakut lehtësisht.

Një mënyrë e natyrshme e shëndetshme për të ulur presionin e lartë të gjakut është konsumimi i 3 kivi në ditë. Kivi përmban magnez, i cili ndikon në uljen e presionit të gjakut, si dhe antioksidantë. Përveç kësaj kivi ju bën mirë për trajtimin e hipertensionit dhe për shikimin.

Shoqata Amerikane e zemrës (American Heart Association), duke ju referuar kërkimit të bërë nga një spital në Oslo, Norvegji tregoi se nëse konsumohen 3 kivi në ditë për 8 javë rresht, luftohet hipertensioni. Studimi u krye në një kampion prej 118 pjesëmarrësish, të gjithë mbi 55 vjeç dhe kishin tension të lartë.

Ata u ndanë në dy grupe. Njeri prej grupeve konsumonte të detyruar, 1 mollë në ditë për 8 javë rresht ndërsa grupi tjetër 3 kivi në ditë për 8 javë rresht. Në përfundim rezultatet treguan se tek grupi që kishin përdorur kivi për 8 javë rresht, presioni i gjakut kishte rënë me 3.6 mm më pak sesa kishtë patur grupi tjetër që kishtë përdorur mollën, duke bërë që kivi të ulë keshtu tensionin e lartë.
Share:

Monday, October 16, 2017

Vendosni disa copa limoni në krevatin tuaj, ja çfarë efekti ka

Limoni është një frutë shumë i fuqishëm, i përdorur gjerësisht nga njerëzit. Ai është jashtëzakonisht efektiv në përmirësimin e shëndetit, pamjes tuaj dhe jetesës në përgjithësi.

Nëse dëshironi të vërtetoni edhe njëherë dobinë e tij, ju duhet të provoni këtë truk të vogël. Ja se çfarë duhet të bëni:

Merrni 3 limonë dhe prejini në copa mesatare.
Renditini në një tas dhe vërini pranë krevatit tuaj.
Lërini gjatë gjithë natës ndërsa flini.
Përsëriteni këtë proces çdo natë.
Ja cilat janë përfitimet e këtij truku:
Parandalon shfaqjen e kancerit
Parandalon shfaqjen e kancerit të mëlçisë dhe të gjoksit. Receptorët e aromës në qelizat e mëlçisë i përgjigjen limonit dhe ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së qelizave kancerogjene, duke rritur përqendrimin e kalciumit brenda qelizave.
Mban larg insektet
Duke mbajtur pranë disa feta limon, mbani larg të gjitha insektet që mblidhen në shtëpinë tuaj. Shmangni sa të mundeni spërkatjet me solucione në fytyrë dhe në trup, sepse mund t’ju shkaktojnë alergji.
Lëshon aromë të mire
Limoni lëshon një aromë shumë freskuese. Një frutë anti-oksidues dhe antibakterial, aroma e të cilit kalon nëpër hundë ju bën të flini më shpejt dhe të bëni një gjumë të qetë.
Lehtëson stresin
Stresi dhe ankthet priren të shfaqen kryesisht gjatë kohës që flini. Sipas studimeve, aroma e agrumeve zbut nivelin e stresit dhe ekuilibron emocionet e trurit.
Redukton presionin e gjakut
Aroma e limonit mund të ndihmojë në reduktimin e presionit të gjakut.
Pastron ajrin
Limoni mund të përmirësojë cilësinë e ajrit të shtëpisë tuaj. Ai e pastron atë duke nxjerrë nga dhoma ajrin e rëndë.
Share:

Saturday, September 9, 2017

Mjekimet dhe Ushqimet Që Nuk Duhen Kombinuar Asnjëherë

Bananet, perimet e gjelbërta, qitroja dhe qumështi janë disa prej ushqimeve më të shëndetshme të dietës sonë, përveç në rastet kur marrim ilaçe. Këshillat mjekësore më të përsëritura janë që ilaçet nuk duhen përzier me alkol ose kafe, por së fundmi këshillohet që njerëzit që pijnë ilaçe të mos konsumojnë edhe disa nga produktet e lartpërmendura. Këto ushqime ua vështirësojnë punën ilaçeve për të dhënë efektin e duhur, madje në raste jo të pakta shkaktojnë edhe efekte anësore të rrezikshme. Ato kanë përbërës që mund të ndikojnë për keq në proceset e metabolizmit të trupit. Gjeni më poshtë një listë të ushqimeve që duhen shmangur gjatë periudhës së marrjes së ilaçeve. Bananet Ky frut ka përmbajtje të lartë kaliumi dhe si rrjedhojë mund të ndërhyjë në efikasitetin e ilaçeve për tensionin e gjakut pasi kështu do të merrni sasi të tepërt kaliumi dhe tensioni do të ulet përtej pritshmërisë së mjekimit. Nëse doni të rregulloni tensionin e lartë të gjakut dhe të ndihmoni zemrën, mos konsumoni banane në të njëjtën periudhë që konsumon ilaçet e uljes së tensionit. Qitro Mëngjesi është koha ideale për të pirë lëngun e qitros për ata që e duan të shtrydhur ose për të ngrënë frutin për ata që e duan të plotë. E megjjithatë, nëse jeni duke marrë ilaçe për uljen e kolesterolit, duhet të hiqni dorë nga qitroja sepse ky frut manipulon procesin e metabolizmit të mjekimit. Statinat që përdoren për uljen e nivelit të kolesterolit kanë një kundërveprim më të madh kur bien në kontakt me përbërësit e qipros. Fruti bllokon enzimat e nevojshme të mëlçisë dhe minimizon efektet e pritura të medikamentit. Qitroja duhet anashkaluar edhe kur njeriu merr antibiotikë, tregojnë studiuesit. Qumështi Nëse jeni duke marrë antibiotikë ose medikamente të tjera për osteoporozën, nuk duhet t’i shoqëroni ato me qumësht. Kalciumi i qumështit ndërhyn me ilaçet dhe i pengon ato të japin efektin e duhur. E njëjta këshillë vlen edhe për produkte të tjera si djathi dhe kosi që duhen shmangur nëse merr tetraciklinën, ciprofloaksinën dhe alendronatin. Qumështi, djathi dhe kosi e veshin stomakun me një shtresë kalciumi që pengon përthithjen e ilaçit nga trupi. Jamballi ose Likuiricia e Zezë Jamballi është një rrënjë që ka një efekt të mirë laksativ dhe fuqi ëmbëlsuese shumë herë më të fortë se sheqeri. Kjo rrënjë e ëmbël ul kaliumin në trup dhe mund të jetë e rrezikshme nëse konsumohet nga njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Përzierja e ilaçeve për zemrën me rrënjët e ëmbla të jamballit shkakton çrregullim të rrahjeve të zemrës. Jamballi është i mirë për ata që vuajnë nga ulçera në stomak, por duhet shmangur nëse jeni duke marrë ilaçe për zemrën, kontraceptivë oralë, hollues gjaku, insulinë, antidepresivë, etj. Spinaqi dhe jeshillëqet e tjera Nëse merrni hollues gjaku apo ilaçe për çrregullimin e zemrës, atëherë barishtet e gjelbra duhen shmangur sepse ndikojnë negativisht. Ilaçi më popullor që parandalon trombozën në gjak është varfarina. Spinaqi nga ana tjetër ka shumë vitamin K1 dhe varfarina bllokon Vitaminën K1 duke mos patur më pas asnjë efekt në hollimin e gjakut. Kjo gjë ndodh vetëm në rastin e varfarinës ndërkohë që me aspirinën nuk janë shënuar raste të kundërveprimit me perimet të gjelbëra. Kafeja Nëse vuani nga azma, atëherë duhet të shmangni kafenë sepse efektet anësore të saj shkaktojnë nervozizëm, ankth, dridhje dhe çrregullim të rrahjeve të zemrës. Një studim i Ohio State University tregoi që kafeja rrit shanset për dështim të nënave shtatzëna në tetë javët e para të shtatzanisë. Studiuesit treguan që 28% e 172 grave shtatzëna që morën pjesë në studim dhe që pinin dy kafe në ditë rrezikuan humbjen e fëmijëve të tyre. Sipas të njëjtit studim grave që kishin pirë shumë kafe ndërkohë që përpiqeshin të ngelnin shtatzënë ishin 75% më të rrezikuara për të patur një dështim spontan. Alkooli Në pothuaj të gjitha përshkrimet e një ilaçi këshillohet shmangia plotësisht e alkolit. Ky i fundit shton presionin ndaj mëlçisë që është edhe përpunuesi më i madh në trup. Çfarëdo gjëje të fusësh në gojë, shkon përmes mëlçisë. Ndaj kombinimi i alkolit me ilaçet rrënon funksionet e trupit, çon një nivel më të lartë dhe më të rrezikshëm të medikamentit në gjak, e si rrjedhojë ilaçi shkakton më shumë dëme se sa të mira.
Share:

Përdorimet Mirëbërëse të Aloe Vera Për Shëndetin

Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’ Ajo është përdorur gjërësisht në një pafundësiproduktesh, pasta dhëmbësh dhe shampo, por kjo bimë bën me të vërtetë mrekullira nëse konsumohet më tepër. Gjethja mrekulli-bërëse përmban 200 përbërës të dobishëm, përfshirë 20 minerale, 18 amino acide dhe 12 vitamina. Aloe Vera ul inflamacionin në kocka dhe përshpejton shërimin nga sinoziti. Ajo bën mrekullira edhe kundër rrjedhjeve të hundëve. Lajmi i mirë është që Aloe Verën e gjejmë kudo, madje mund ta rrisim vetë në shtëpi dhe falë saj të përgatisim kura nga më të ndryshmet. Përdorimet Speciale Prisni në gjysmë një gjethe të Aloe Verës. Shtrydheni me gishta lëngun xhelatinoz dhe hidheni në një shishe të vogël qelqi me ngjyrë të errët. Ruajeni për përdorim të mëvonshëm. Hidhni nga dy pika në secilën vrimë të hundës përpara se të bini në gjumë. Do të ndieni menjëherë zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe do të shijoni një gjumë të qetë. Mënyra e dytë është të hidhni disa copa të gjethes së Aloe Verës dhe disa gjethe eukalipti në një enë me ujë. Lëreni ujin të valojë dhe më pas hiqeni nga zjarri. Mbulojeni kokën me një peshqir dhe thithni avullin që lëshon lëngu me gjethet fantastike. Kjo është një kurë e mrekullueshme kundër rinitit të verës, pra rrufës së vazhdueshme që vjen si pasojë e ftohjeve dhe flukseve të ajrit të kondicionuar gjatë verës. Ju mund të përdorni edhe gjethen e Aloe Verës duke e vendosur atë në ballë për disa minuta. Xhelin mund ta përdorni në kompresa kundër dhimbjes së kokës, bllokimeve të frymëmarrjes dhe për qetësim. Aloe Vera përdoret edhe kundër sinozitit: Mund të krijoni një locion spërkatës me ujë deti ose ujë me kripë dhe Aloe Vera. Kombinoni 500 ml me ujë me kripë dhe 50 ml me lëng të Aloe Verës, pothuajse sa një filxhan kafeje dhe përdoreni sipas nevojës. Një studim i vitit 2011 nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, nxorri në pah përfitimet që vinin nga përzierja e 5 vajrave natyralë me antioksidantë siç janë: aloe vera, arrë kokosi, portokall, nenexhik dhe vitamina E. Studiuesit arritën në konkluzionin se këto vajra mundeshin të ulnin me sukses inflamacionin dhe stresin oksidues që shkaktojnë probleme në mukozën e hundës dhe në rrugët e frymë marrjes.

Share:

Saturday, August 19, 2017

Ushqimet Kuruese Kundër Dhimbjeve të Kokës

Keni vazhdimisht dhimbje koke dhe nuk dini si ta zgjidhni këtë problem? Ka shumë produkte natyrale për të parandaluar dhe lehtësuar dhimbjet e kokës. Është mirë të dihet se ushqimi merr një rol të rëndësishëm, madje edhe për sa i përket parandalimit. Disa ushqime mund të ndihmojnë, veçanërisht nëse vuani nga dhimbjet e vazhdueshme të kokës. Patate Dhimbjet e kokës në disa raste shkaktohen nga një mangësi kaliumi. Këshilla është përgatitja e çdo lloj recete me patate që nga forma e puresë deri tek patatet sallatë ose të furrës. Shalqi Në shumë raste, shkaqet e dhimbjes së kokës janë nga dehidratimi. Për këtë arsye, mund të jetë e dobishme të konsumoni ushqime të pasura me ujë, siç është shalqini. Uji natyral i pranishëm tek fruta dhe perime, si përmban minerale esenciale si magnez për parandalimin e dhimbjeve të kokës. Bajame Bajamet janë një nga burimet më të rëndësishme të magnezit. Sipas ekspertëve, magnezi është shumë i dobishëm për relaksimin e tensionit që mund të ndikojë në enët e gjakut dhe të shkaktojë dhimbje koke. Farat e susamit Farat e susamit janë të pasura me vitaminë E që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe kjo është e dobishme, për të parandaluar dhimbjet e kokës, sidomos ato të vazhdueshmet. Spinaqi Spinaqi ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Për të parandaluar dhimbjen, përdorni vazhdimisht gjethe të freskëta spinaqi, në vend të sallatës jeshile për të përgatitur sallatat tuaja. Banane Midis burimeve për parandalimin dhe luftimin e dhimbjes së kokës është edhe vitamina B6, e cila është e pranishme tek banane dhe që ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës në tru, duke ulur mërzitjen dhe stresin. Kjo ndikon shumë në zvogëlimin e ndjenjës së dhimbjes. Vitamina B6 gjithashtu është e dobishme në parandalimin e lodhjes mendore. Fara Lini Farat e linit janë të lidhur me përfitime të shumta shëndetësore për shkak të pasurisë së tyre me Omega3. Këto substanca ndihmojnë në luftën kundër migrenave dhe kanë veti shëruese. Këshilla është që të shtoni fara lini tek drithërat e mëngjesit ose tek sallatat dhe supat tuaja. Specat Djegës Ata që e duan shijen pikante do ta kenë shumë të lehtë pasi specat djegës konsiderohen një ushqim i dobishëm për të luftuar dhimbjen e kokës. Efektet pozitive të specave djegës janë të dobishme jo vetëm në rastin e dhimbjeve të kokës, por edhe për dhimbjet e shpinës ose të dhëmbëve. Misri Misri është tejet i dobishëm për të parandaluar dhimbjen e kokës falë përmbajtjes së vitaminës B3. Kjo substancë, në fakt, mbështet funksionin e enëve të gjakut, qetëson nervat dhe bën mrekulli për dhimbjet e kokës.
Share:

Kura Bimore Kundër Ftohjeve dhe Problemeve Stinore të Frymëmarrjes

Dielli dhe nxehtësia e këtyre ditëve të fundit gjithmonë krijojnë një iluzion të vogël se disa probleme shëndetësore si rrufa dhe bllokimet e hundës i përkasin së kaluarës. Për fat të keq, ndërsa të gjithë kërkojnë një vend sa më pranë dhe përballë kondicionerëve, ventilatorëve ose rrymave të ajrit, kostoja e drejtpërdrejtë e veprimeve të tilla sjell menjëherë disa shqetësime për shëndetin e njeriut. Këtu janë rrymat e ajrit të ftohtë që na pëlqejnë aq shumë sapo kthehemi nga temperaturat super të larta, por që në të vërtetë pasi na sjellin freskun, nga ana tjetër mezi presin të sulmojnë fytin tonë dhe gjithë sistemin e rrugëve të frymëmarrjes. Me simptomat e para të ftohjes, Receta Bimore e Kanellës Kjo kurë e thjeshtë është krejt e lehtë për t'u përgatitur dhe ju siguron efekt të drejtpërdrejtë, madje menjëherë lehtëson dhimbjen, skuqjen dhe acarimin e fytit, bajameve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Një sasi uji prej 250-300 ml vendoset të vlojë. Pasi arrin pikën e vlimit, AgroWeb.org ju këshillon të shtoni tek uji i nxehtë 2-3 lugë çaji me kanellë të bluar. Ndërsa uji bashkë me kanellën vazhdon të ziejë, shtoni edhe një gjysëm lugë kafeje me piper të zi dhe lërini edhe 2 minuta të vlojnë së bashku. Më pas hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një gotë porcelani ose filxhan, pasi ta keni filtruar. Fikni zjarrin, lëreni pijen të ftohet dhe shtoni 1-2 lugë çaji mjaltë. Pijeni njëlloj sikur të ishte një çaj i nxehtë: aroma është me të vërtetë e mrekullueshme, ndërkohë që pija falë ekstrakteve të esenciale të përbërësve të vet arrin të lirojë brenda një minute të gjithë rrugët e frymëmarrjes. Fuqitë magjike të kanellës reduktojnë acarimin e fytit, lirojnë frymëmarrjen dhe ju risjellin në formë. Përsëriteni çajin 2-3 herë në ditë derisa shenjat e shqetësimit të kenë përfunduar.

Share:

Lëngjet që Forcojnë Kockat dhe Gjallërojnë Trupin

Kockat janë substancat minerale më të forta në organizëm, por sidoqoftë ato mbeten inde të gjalla gjithnjë në rritje. Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Përveç kockave të forta, organizmi ka nevojë për energji që të qëndrojë aktiv dhe i shëndetshëm. Pa këtë të fundit, njeriu nuk ka fuqi të përfundojë edhe detyrat më të thjeshta. Një ushqyerje e mirë me përbërës si kalciumi, magnezi, kaliumi, vitaminat D dhe K, beta karoteni dhe proteinat mundet t’i mbajë kockat e forta, të rrisë rezistencën tuaj dhe t’ju ndihmojë të rimëkëmbeni shpejt pas një dite të ngarkuar. Këto ushqyes të nevojshëm për kockat dhe energjinë mund t’i përfitoni në një gotë të vetme të një lëngu të shëndetshëm. Përbërësit kryesorë të lëngut për kocka të forta dhe energji janë: Një filxhan e gjysmë me spinaq të freskët. Gjysmë filxhani me lëng portokalli të pasuruar me vitaminë D. 1 kastravec i prerë. 2 mollë jeshile (të prera në forma të vogla). 1 copë xhenxhefili të qëruar. Përfitimet kryesore shëndetësore: 1. Spinaqi Spinaqi është i dendur me ushqyes të dobishëm për shëndetin e kockave. Ai është një burim i pasur i vitaminës K. Një filxhan me spinaq ofron 181 përqind të dozës së rekomanduar të kësaj vitamine. Ajo parandalon formimin e qelizave që shkatërrojnë kockat. 2. Lëngu i portokallit i pasuruar me vitaminë D Ky lëng i pasur me vitaminë D, është i dobishëm për muskujt dhe kockat. Ajo përthith kalciumin që është i nevojshëm për kocka të forta. Pamjaftueshmëria e vitaminës D shkakton kocka të brishta që mund të rezultojë në shfaqjen e sëmundjeve si rakiti apo osteoporoza te fëmijët dhe të rriturit. 3. Kastraveci Kastraveci është një burim i pasur i vitaminës A, B, C apo i mineraleve si magnezi, kalciumi, fosfori dhe kaliumi. Së bashku, këto minerale hidratojnë organizmin dhe forcojnë kockat. Karbohidratet dhe vitamina B te kastraveci e transformon ushqimin në glukozë që përkthehet në energji për trupin. Kastraveci është i një natyre alkaline dhe rregullon nivelet e pehashit në organizëm. Ai ndihmon në zhvillimin dhe forcimin e indeve lidhorë. 4. Mollët jeshile Ky frut është një burim i shkëlqyer i ushqyesve të dobishëm për shëndetin e kockave. Mollët jeshile përmbajnë flavonoidë që pakësojnë rrezikun e shfaqjes së osteoporozës, rrisin dendësinë e kockave dhe luftojnë inflamacionin. Për më tepër, vitamina C është thelbësore për prodhimin e kolagjenit që mbron muskujt, enët e gjakut, kockat dhe damarët. 5. Xhenxhefili Forcon shëndetin e kockave dhe çliron dhimbjet e kyçeve. Ai përmban një përbërës organik dhe unik që njihet si xhinxherol që lufton inflamacionin. Xhinxheroli luan një rol kryesor në mposhtjen e përbërësve të inflamacionit përpara se ata të nisin e ndikojnë tek kockat. Përgatitja e lëngut 1. Prini mollët në copa dhe hidhini në shtrydhësen e frutave. 2. Shtoni gjethet e pastruara të spinaqit. 3. Hidhni copat e kastravecit dhe copën e qëruar të xhenxhefilit. 4. Lëngun hidheni në një enë qelqi dhe shtoni lëngun e portokallit. 5. Përzijeni mirë. Nëse dëshironi mund të shtoni ujë që ta bëni lëngun të njëtrajtshëm. 6. Shtoni akull sipas dëshirës dhe pijeni menjëherë. Kjo pije duhet pirë çdo ditë në mëngjes./

Share:

Të Gjitha të Vërtetat e Ujit të Gazuar

Është sekreti më i njohur nga të gjithë. Uji na bën shumë mirë. Trupi ynë ka nevojë për ujë që të mbijetojë. E vërteta është që njeriu mund të rezistojë më gjatë pa bukë se sa pa ujë. Pa këtë të fundit, trupi ynë do të thahej dhe nuk do të ishte në gjendje të funksiononte. Në kohët e sotme, konsumatorët janë shpesh në dilemë nëse duhet të zgjedhin ujin me gaz apo pa gaz. Shumë ekspertë të shëndetit bien dakord që të pish ujë me gaz është më mirë se të mos pish ujë fare. Megjithatë uji me gaz dhe uji natyral kanë disa ndryshime jo të vogla edhe në vlera. Ujë me Gaz apo Ujë Natyral. Uji me gaz është ujë natyral i cili është pasuruar me dioksid karboni. Ky i fundit e bën ujin të gazuar dhe është i njëjti element që përdoret për lëngjet me gaz. Uji natyral është thjesht ujë. Uji me gaz dhe hidratimi. Uji me gaz hidraton trupin njësoj si uji natyral. Ndryshimi i vetëm, siç e përmendëm edhe më lart është që uji me gaz përmban dioksid karboni. E megjithatë, shumë atletë dhe sportistë nuk e preferojnë ujin me gaz pas stërvitjes sepse dioksidi i karbonit i bën ata të ndihen të ngopur, ndonëse ata akoma nuk kanë pirë mjaftueshëm ujë për të zëvendësuar humbjet e lëngjeve gjatë stërvitjes. Si rrjedhojë këshillohet që uji me gaz të mos përdoret si alternativë e vetme e rehidratimit pas stërvitjes. Efektet e Dioksidit të Karbonit. Një herë e një kohë, besohej që dioksidi i karbonit kufizon thithjen e kalciumit nga kockat. Megjithatë studime të reja kanë treguar që është kafeina dhe jo dioksidi i karbonit, ajo që kryen këtë proces të dëmshëm për kockat. Por pirja e ujit me gaz nuk është e njëjtë me pirjen e një lëngu tjetër të gazuar. Këto lëngje përmbajnë sasi të mëdha të fosfatit, kafeinës dhe sheqerit. Uji me gaz nuk ka fosfate apo kimikate të shtuara, as kafeinë dhe as sheqer. Përse njerëzit pijnë ujë me gaz? Shumë njerëz konsumojnë ujë me gaz, thjesht për shije. Disave ju pëlqejnë të gazuarat, por nuk duan kaloritë dhe sheqerin që gjënden tek lëngjet e tjera me gaz. Uji me gaz plot bulëza është një pije freskuese dhe shumë herë më e shëndetshme se lëngjet e tjera të sheqerosura me gaz.  Të vërtetat dhe mitet. Siç e thamë edhe më lart, dikur besohej që të gjitha lëngjet dhe pijet e gazuara thithin kalciumin nga kockat dhe dëmtojnë dhëmbët. Por kjo rezultoi të ishte e pavërtetë. Vetëm pijet e gazuara me sheqer kanë një impakt në reduktimin e kalciumit nga kockat. Uji me gaz mund të ketë pak më shumë aciditet se uji natyral por nuk mjafton për të dëmtuar kockat dhe dhëmbët. Një studim i publikuar zbuloi që uji me gaz kishte një efekt gërryes më të lartë se sa uji natyral, por ky efekt ishte 100% më i ulët në krahasim me pijet e sheqerosura të gazuara. Bulëzat dhe efekti i tyre. Dioksidi i karbonit tek uji me gaz mund të ketë një impakt negativ tek disa njerëz. Mjekët thonë që ata që vuajnë nga irritimi i zorrëve mund të përjetojnë fryrje dhe gazra për shkak të dioksidit të karbonit. Si rrjedhojë, duhet të shmangësh pirjen e ujit me gaz. Kontrolloni etiketat. Beso dhe kontrollo thotë populli dhe me shumë të drejtë. Nëse dëshiron të blesh një shishe me ujë të gazuar kontrollo etiketën. Përveç ujit me gaz, në tregje gjeni edhe ujë tonik, që përveç dioksidit të karbonit, përmban sheqer apo edhe sodë. Disa lloje të ujit me gaz kanë edhe shije të shtuara dhe ëmbëlsues artificialë. Ndaj është e rëndësishme që përpara se të blesh një shishe të kontrollosh mirë etiketën dhe të mos zgjedhësh sheqerin në vend të ujit.
Share:

9 kura natyrale kundër gërhitjes

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën. Gërhitja ndodh gjatë thithjes së ajrit nga rrugët e frymëmarrjes. Zakonisht gërhitja konsiderohet si çrregullim i gjumit por sipas intensitetit mund të ketë pasoja serioze mjekësore dhe sociale. Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase. Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj.  Mendra Mendra lufton inflamacionin dhe enjtjen në membranat e shtresës së fytit dhe flegrat e hundës. Rrjedhimisht ajo promovon një frymëmarrje të lehtë dhe të qetë. Kurat me mendër funksionojnë mirë edhe për gërhitjen e përkohshme që shkaktohet nga alergjitë, ajri i ftohtë apo i thatë. Vaji i ullirit Vaji i ullirit është një anti-inflamator i fortë dhe qetëson të gjitha indet përgjatë rrugëve të frymëmarrjes duke ulur enjtjen dhe ofruar një kalim të paqtë të ajrit. Ai përdoret edhe kundër pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes. Avulli Bllokimet e hundës janë një nga shkaktarët kryesorë të gërhitjes. Një nga zgjidhjet më të mira kundër këtyre bllokimeve janë trajtimet me avull. Kardamom Kardamom është një produkt natyral që ndihmon në çlirimin e sekrecioneve dhe zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Ai është efikas ndaj këtyre dy problemeve dhe rrugët e pastra të frymëmarrjes do të shkaktojnë më pak gërhitje. Shafrani i Indisë Ai është një antiseptik dhe antibiotik i fuqishëm. Shafrani i Indisë mund të trajtojë inflamacionin dhe pakëson gërhitjen e rëndë. Shafrani i Indisë duhet të kombinohet me qumështin për të qenë efikas kundër gërhitjes. Kjo pije do ju ndihmojë të merrni frymë lirisht ndërsa flini. Hithra Nëse ju gërhisni në një periudhë të caktuar të vitit, kjo mund të jetë si pasojë e një alergjie të stinës që shkakton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes. Gërhitja e përkohshme trajtohet me hithra, një barishte që lufton inflamacionin dhe luan rol kundër alergjive. Nëse pini dy ose tre filxhanë me çaj hithër në ditë gjatë stinës së alergjive do të gërrhisni më pak. Hudhra Hudhra pakëson akumulimin e mukusit dhe lufton inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes. Nëse gërhisni si pasojë e sinozitit, hudhra do t'ju vijë në ndihmë. Përtypni një ose dy thelbinj hudhër dhe më pas pini një gotë ujë përpara se të flini. Do të keni një gjumë të qetë dhe pa gërhitje. Mjalti Lufton inflamacionin dhe pakëson enjtjet dhe bllokimet në zonat e frymëmarrjes. Për më tepër, mjalti zbut fytin dhe parandalon problemet e lartpërmendura që shkaktojnë gërhitjen. Kamomili Vlerat anti-inflamatore të kamomilit janë të pranuara gjërësisht. Rrjedhimisht kamomili ndihmon në ndalimin e gërhitjes. Ai qetëson nervat dhe muskujt e fytit dhe ju ndihmon të flini më mirë.
Share:

Afër Detit Afër Mbretit - Të Mirat e Ujit të Kripur

Uji i kripur mund të jetë një kurë natyrale, sepse ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies. Lista e përfitimeve shëndetsore që vijnë nga uji i kripur i detit është thuajse e pafundme. Deti na thërret gjithnjë, dhe ndikimi i tij në shëndetin dhe mirëqenien tonë është në shumicën e kohës pjesë e pritshmërive tona. Deti na bën mirë. Ai përmirëson humorin dhe shëndetin. E vetmja gjë që uji i detit nuk bën dot për ne, është të hidratojë organizmin. Por nëse bëjmë një listë me të mirat dhe të këqijat, deti do të na befasojë. Uji i kripur mund të jetë një kurë natyrale, sepse ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies të cilën lundruesit e dallgëve e njohin mjaft mirë. Një nga shprehjet më të bukura popullore është “Afër Detit Afër Mbretit” dhe të gjithë e pranojmë njëzëri se të jetuarit pranë detit ose në zonat bregdetare, ndjesia e mirëqenies është më e pranishme. Mesatarisht, uji i detit përmban 3.5 përqind kripë (klorid sodium). Me fjalë të tjera, për një litër ujë merrni 35 gramë kripëra, por edhe sasi të ndryshme të magnezit, sulfatit dhe kalciumit. Ndonëse kjo nuk është e pranuar shkencërisht, terapia e ujit të kripur me ujë dhe produkte detare siç janë algat, kripërat, balta rënore, leshterikët e të tjerë për të eliminuar problemet me lëkurën. Uji i kripur ofron përfitime të tjera befasuese Uji i detit pastron lëkurën Kripërat minerale bashkëpunojnë me diellin për të rigjeneruar lëkurën. Si rrjedhojë, probleme si psoriaza, aknet, lupusi e të tjerë mund të kurohen lehtësisht me ujë të kripur. Uji i detit forcon sistemin imunitar Numri i qelizave të kuqe të gjakut rritet me 5 deri në 20 përqind pas notit ose banjës në det. Numri i qelizave të bardha të gjakut rritet akoma më shumë. Uji i detit është një kurë fantastike për njerëzit që kanë një sistem të dobët imunitar, anemi dhe nivel të lartë të sheqernave në gjak. Uji i detit ngadalëson zhvillimin e reumatizmës Uji i oqeanit dhe aktiviteti fizik janë elementët kryesorë të kurës ideale kundër dhimbjes së kockave, muskujve, artritit, problemeve të qarkullimit dhe atyre pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Uji i detit largon ankthin Duke qenë se uji i detit është i pasur me magnez, ai ka aftësinë të qetësojë mendjet dhe shpirtrat e trazuar. Njerëzit që preken shpesh nga stresi, duhet të shkojnë në plazh, dhe të qëndrojnë pranë detit sepse uji i tij ka vlera qetësuese medicinale

Share:

Wednesday, July 12, 2017

Rreziqet që Vijnë nga Akulloret e Vjetëruara

Helmimi është rreziku kryesor që vjen nga një akullore e paketuar keq dhe e vjetëruar, ose e sezonit të shkuar. Duhet të dini që data e skadencës nuk duhet të jetë informacioni i vetëm që mund t’ju mjaftojë për të vendosur nëse një akullore është e sigurt për t’u ngrënë apo jo. Duhet të shikoni më kujdes nëse akullorja ka një paketim të hapur, të fryrë ose nëse është ruajtur në kushte optimale. Akulloret e vjetëruara kanë tendencën të jenë objektiv më i lehtë i baktereve të dëmshme. Baktere lulëzojnë në ushqime të pasura me proteina siç janë vezët, shpendët, mishi, peshku dhe produktet e bulmetit. Ngrirja e ngadalëson rritjen e baktereve, por jo domosdoshmërisht i vret ato. Rreziku qëndron nëse ju keni lënë një akullore të hapur në frigorifer, e cila tashmë me siguri është kthyer në “shtëpinë”e baktereve. Sapo ta nxirrni nga frigoriferi, bakteret do të lulëzojnë menjëherë duke shtuar rrezikun e helmimit. Këshillohet të mos konsumoni akullore, paketimi i së cilës lë për të dëshiruar sepse mund të jeni në rrezik. Sigurohuni që akullorja është tërësisht e ngrirë dhe jo e qullët. Sigurohuni që frigoriferi gjithashtu të jetë i ngrirë në mënyrë solide. Akulloret e pahapura ose të ruajtura në mënyrë perfekte në minus 17 gradë celcius mund të jenë të sigurta për konsum deri në 2 muaj. Nëse planifikoni ta mbani më gjatë se aq atëherë mbështilleni me karton ose qese plastike me vakum për të ruajtur cilësinë e akullores. Si të dalloni një akullore jo cilësore Nëse dëshironi të mësoni se si dallohet një akullore që nuk është cilësore, duhet ta shikoni me kujdes. Akulloret që janë të prishura e që jo domosdoshmërisht kanë një shije të keqe, kanë kristale akulli të formuar në majë të saj dhe në bishtin e kaushit të paketuar. Akullorja më e mirë bëhet në shtëpi Sidoqoftë, akulloret janë një mënyrë e mirë për të marrë yndyrna të shëndetshme, kalcium, enzima, vitamina dhe minerale, gjithnjë nëse përdor qumësht të vërtetë, vezë të vërteta dhe shurup të shëndetshëm. Recetat janë të ndryshme dhe variojnë nga shija por kryesisht një recetë e thjeshtë kërkon qumësht, vezë, sheqer, reçel, niseshte, vanilje, arra ose bajame

Share:

Sunday, June 25, 2017

Lëngu i shegës.

Lëngu i shegës.
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t‘u prekur nga arterosklerozat.


Share:

Thursday, June 15, 2017

Ushqimet që ulin nivelin e stresit

Konsumojini këto produkte në momentin që ndiheni nën presion, apo në prag të një momenti të tillë. Këto ushqime do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të qetë.
Portokajtë

Sipas një studimi gjerman në psikofarmakologji, vitamina C që gjendet te portokajtë, ndihmon në reduktimin e stresit dhe rikthen tensionin e gjakut dhe kortisolin në nivele normale, pas një situate të vështirë. Vitamina C, është gjithashtu e njohur për rritjen e sistemit imunitar.

Patatja e ëmbël
Patatet e ëmbla mund të reduktojnë ndjeshëm stresin, sepse ato plotësojnë nevojën tuaj për të konsumuar karbohidrate dhe ëmbëlsira kur jeni nën presion. Ato janë të pasura me betakaroten, vitamina të tjera dhe fibra të cilat ndihmojnë trupin të përpunojë karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të qëndrueshme.

Kajsi të thata
Kajsitë janë të pasura me magnez, i cili ul stresin dhe është një qetësues natyral i muskujve.

Bajame, fëstëkë dhe arra
Bajamet janë të pasura me vitamina B dhe E, të cilat ndihmojnë në rritjen e sistemit tuaj imunitar, ndërsa arrat dhe fëstëkët ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut.

Gjeli i detit
Gjeli i detit përmban një aminoacid të quajtur L-triptofanit. Ky aminoacid, shkakton çlirimin e serotoninës, një kimikat që e bën trurin të ndihet mirë. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz që konsumojnë mishin e gjelit të detit ndihen të qetë, ndonëse pak të lodhur, pasi e konsumojnë atë. L-triptofanit ka një efekt qetësues të vërtetuar.

Spinaqi
Mungesa në magnez mund të shkaktojë dhimbje koke, migrenë dhe një ndjesi lodhjeje. Një filxhan spinaq siguron 40 për qind të nevojave tuaja ditore për magnez.

Salmoni
Dieta të pasura me acide omega-3 yndyrore, mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës. Një studim nga Diabetes & Metabolism ka vërtetuar se omega-3, mbron hormonet e stresit, kortisolin dhe adrenalinën.

Avokado
Yndyrat e pangopura dhe kaliumi në avokado ndihmojnë për tensionin e ulët të gjakut. Sipas Institutit të Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, një nga mënyrat më të mira për të ulur tensionin e gjakut është të konsumoni mjaftueshëm kalium (avokadot kanë më shumë se bananet).

Perimet jeshile
Brokoli, lakra jeshile dhe perime të tjera jeshile janë shumë të pasura me vitamina që ndihmojnë trupin tonë në periudha stresi.

Këshilla të tjera për të luftuar stresin:
- Ushtrime të rregullta fizike
- Konsumoni një mëngjes energjik
- Konsumoni vakte të vogla gjatë gjithë ditës, të cilat do ta mbajnë të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak (kur sheqeri në gjak është i ulët, energjia mendore, fizike dhe emocionale zvogëlohet dhe stresi rritet).
Share:

Wednesday, June 14, 2017

Këto janë disa nga ushqimet që balancojnë hormonet

Hormonet luajnë një rol të rëndësishëm në trup duke qenë se janë të vetmit përgjegjës për emocionet, tretjen, metabolizmin, dëshirën seksuale, madje edhe energjinë.

Ja pse është e rëndësishme të konsumoni ushqimet e duhura që rregullojnë prodhimin e hormoneve, kështu organizmi do të funksionojë siç duhet.

Vaji i kokosit – përmban acid laurik që mund të ndihmojë në shërimin e plagëve në lëkurë, plus që është i mirë edhe për balancimin e hormoneve. Një tjetër përfitim i vajit të kokosit është se mund të vrasë edhe bakteret dhe viruset e tjera në trup, ndërkohë që në të njëjtën kohë mund të rrisë nivelet e energjisë, përmirëson tretjen dhe përshpejton metabolizmin.

Perimet e gjelbra – Spinaqi, shpargu, kale dhe perime të tjera të gjelbra janë gjithashtu të mira për t’u përfshirë në dietë, duke qenë se janë të pasura në antioksidues, plus që përmbajnë një sërë vitaminash dhe mineralesh që ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të ndryshme.

Bajamet – Nëse keni probleme me fytyrën, akne apo njolla të tjera, duhet të përfshini bajamet në dietë. Ato mund të rrisin prodhimin e hormonit adiponectinë në trup, që është përgjegjës për rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak, kështu nivelet e insulinës mbeten të njëjta.

Kanellë – Një tjetër ushqim që duhet të merrni në konsideratë është kanella.

Kjo erz mund t’ju ndihmojë të mbani lëkurën e pastër, balancon hormonet, rrit pjellorinë dhe përmirëson humorin. Përveç kanellës duhet të përfshini në dietë edhe erëza të tjera, sidomos ato pikante.

Avokado – Avokado dhe yndyrat e shëndetshme tek frutat janë të mira kur bëhet fjalë për hormonet, pasi nxisin lëkurën të prodhojë dhe qarkullojë hormonet në trup.


Share:

TË HASH SHËNDETSHËM PARA PROVIMIT

Të përgatisësh veten fizikisht dhe mendërisht para një provimi është po aq e rëndësishme sa edhe materiali që ke mësuar. Duhet të sigurohesh që po ha në mënyrën e duhur para një provimi, kështu që mund fokusohesh më mirë në të përgjigjurin korrektësisht të pyetjeve sesa në lodhjen dhe zhurmën e stomakut.

Të hash shëndetshëm para provimit:
Ha një një vakt të balancuar siç duhet para provimit. Në qoftë se e ke provimin në mëngjes, duhet të hash mëngjes më parë.
Përfshi shumë proteina dhe fruta që të japin energji.
Duhet të hash ushqime që janë të pasura me proteina si vezë, arra, yogurt dhe djathë gjatë mëngjezit dhe drekës, gjatë ditës së provimit. Përfitimet do të zgjasin gjithë ditën
Çdo vaft duhet të jetë i lehtë sepse një vaft i rëndë do të shkaktojë përgjumje tek ju.
Mos përdor kafeinën si ushqim zëvendësues. Të heqësh dorë 100% nga kafja (nqs normalisht e pi atë) mund të të shkaktojë dhimbje koke, por ju nuk duhet ta teproni. Teprimi me kafenë dhe pijet energjike mund të të bëjnë shumë nervoz.
Më mirë provo çaj jeshil si kafeinë natyrale.
Në qoftë se je shumë nervoz që të hash, atëhere pi një lëng miks frutash Bio, ose merr ndonjë proteinë tablet. Kjo do t’ju japë ju energji deri sa të hani vaktin tjetër siç duhet.
Mbani me vete në çantë çokollata me proteinë (protein bars) dhe fruta që të mund ti hani midis provimeve (nqs keni më shumë se një provim).
Merrni një multivitamin çdo ditë. Vitaminat omega-3 dhe B rrisin funksionalitetin e trurit, por gjithashtu ke nevojë për një gamë të plotë të lëndëve ushqyese në mënyrë që tëmbash trupin e shëndetshëm.
Gjatë sezonit të provimeve shmang sa të mundesh konsumimin e alkolit (Edhe po të jesh i gëzuar që ke marrë nje provim mos e festo me birra, se nuk do të jesh shumë gati për tjetrin:). Konsumimi i alkolit sjell lodhje, dhimbje koke dhe humbje të përgjidhshme të kontrollit. Një natë para provimit nuk duhet të pish fare alkol.
Përpiqu të konsumosh shumë ujë sepse do të të ndihmojë të jesh i hidratuar para provimit. Dehidratimi mund të të bëjë të humbasësh fokusin dhe të ndihesh i sëmurë gjatë provimit.
Share:

Tuesday, May 9, 2017

Veprimet e foshnjave në barkun e nënës

Hulumtuesit kanë arritur të zbulojnë disa gjëra që bëjnë të palindurit gjatë nëntë muajve:

Bëjnë mimika të ndryshme. Nëse vëreni ekografitë e kryera në 4D, nga java e 24 e shtatzënisë fëmijët mund të duken teksa buzëqeshin apo bëjnë fytyrë të vrenjtur.

Qajnë. Fëmijët qajnë “të heshtur” në barkun e nënës. Mjekët kanë arritur të dëgjojnë me anë të regjistruesve me ultratinguj zhurma të ngjashme me të qarën e bebeve apo lemzë.

Koordinojnë dorën me gojën. Gjatë tremujorit të fundit fëmija arrin të fusë gishtin në gojë, duke koordinuar në mënyrë perfekte lëvizjet e dorës me gojën e tij.

Zhvillojnë ndjesinë e të shijuarit. Ushqimet që konsumon nëna përfundojnë në lëngun amniotik, të cilin fetusi nis ta shijojë duke nisur nga java e 20 e shtatzanisë. Në këtë mënyrë fëmija shijon gjithçka që konsumon nëna dhe zhvillon kështu sensin e tij të shijes. Për shembull, një studim tregon se nënat që hanë shumë karota gjatë shtatzënisë lindin fëmijë që i pëlqejnë shumë karotat.

Reagojnë ndaj stresit. Nervozizmi dhe stresi i nënës reflektohet drejtpërdrejt tek fetusi dhe sidomos në lëvizjet që ai bën. Studimet tregojnë se nëse nëna është në ankth fëmija prek fytyrën e tij me dorën e majtë.

Njohin vjershat ose përrallat. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Floridas, nëse nënat lexojnë dy herë në ditë vjersha apo përralla, gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, rrahjet e zemrës së fëmijës bëhen më të qeta. Fetusi relaksohet, çka do të thotë se ai i njeh vjershat dhe përrallat që i lexon nëna.

Njohin edhe këngët. Studiuesit kanë konfirmuar se kënga që fëmija ka dëgjuar shpesh gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë do të mbetet e parapëlqyera e tij edhe pasi të vijë në jetë.
Share:

Monday, April 24, 2017

JAVA EUROPIANE E VAKSINIMIT , 24-30 Prill 2017

Java Europiane e Vaksinimit ofron njё mundёsi qё, nё vende tё ndryshme nё prill të çdo viti, tё promovohet rёndёsia dhe pёrfitimet qё Shёndeti Publik ka nga vaksinat. Qё në fillimet e saj nё vitin 2005, Java Europiane e Vaksinimit ka arritur tё bёhet njё ngjarje e rёndёsishme me shtrirje tё gjerё nё rajon, duke pёrfshirё qindra iniciativa qё rrisin ndёrgjegjёsimin mbi kёtё çёshtje.
Zbatimi i gjerё i programeve tё vaksinimit gjatё 30 viteve tё fundit ka çuar nё njё rёnie drastike tё sёmundshёrisё dhe vdekshmёrisё, tё shkaktuara nga sёmundjet qё parandalohen nga vaksinat.
Java Europiane e Vaksinimit pёrcjell mesazhin kryesor qё, vaksinimi i çdo fёmije ёshtё i rëndësishëm pёr tё parandaluar sёmundjet dhe për të mbrojtur jetёn. Ky mesazh pёrçohet nё gjithё rajonin me anё tё sloganit “Parandaloni, Mbroni, Vaksinoni”, i cili synon tё arrijё rritjen e mbulesёs vaksinale duke rritur ndёrgjegjёsimin mbi rёndёsinё e vaksinimit te prindёrit, kujdestarёt, profesionistёt e shёndetit, polikё-bёrёsit dhe media.
Tema e kёtij viti ёshtё :
Vaksinat veprojnё
Vaksina mbron shёndetin nё çdo fazё tё jetёs
Vendi ynë vazhdon të gëzojë mbulim tё lartë vaksinal pёr periudhёn e fёmijёrisё, dhe po përparon drejt synimeve të Planit tё Veprimit Europian mbi Vaksinimin duke synuar eliminimin e fruthit dhe rubeolës. Megjithatë, mbeten akoma individё tё pavaksinuar, tё cilёt shёrbejnё si burim infeksioni dhe shkaktues tё sёmundjeve apo vdekjeve tё cilat mund tё parandalohen nёpёrmjet vaksimit.
Shumё adoleshentё dhe individё tё rritur që kanё rrezik pёr t’u sёmurur, nuk janë të vetëdijshëm për sëmundjet që kërcënojnë shëndetin e tyre, si dhe pёr vaksinat që ata kanë nevojë për të siguruar mbrojtje të vazhdueshme.
Kjo fushatё thekson rёndёsinё e vaksinimit dhe promovimit tё saj gjatё gjithë fazave tё jetёs sё individit, si njё mёnyrё e sigurt pёr tё parandaluar sёmundjet e transmetueshme dhe pёr tё arritur objektivat e Planit tё Veprimit Europian mbi Vaksinimin.
Share:

Sunday, April 16, 2017

DITA BOTËRORE E HEMOFILISË - 17 prill 2017

DITA BOTËRORE E HEMOFILISË

Le tё dёgjojmё zёrin e tyre!

Dita Botёrore e Hemofilisё ёshtё caktuar qё nё vitin 1989 nga Federata Botёrore e Hemofilisё, pёr tё rritur informimin dhe ndёrgjegjёsimin e popullatёs mbi çrregullimet e koagulimit. Kjo ditё u caktua pёr nder tё themeluesit tё Federatёs Botёrore tё Hemofilisё z.Frank Schnabel, nё ditёn e tij tё lindjes.

Hemofilia ёshtё njё çrregullim i koagulimit (mpiksjes) tё gjakut, i cili bёn qё personat qё vuajnё nga ky çrregullim tё kenё njё mosfunksionim tё proçesit tё koagulimit, e pёr rrjedhojё të kenё episode hemoragjike spontane tё herёpashershme. Hemofilikёt pёsojnё episode tё hemoragjive spontane nё artikulacione, muskuj apo pjesё tё tjera tё trupit. Hemofilia ёshtё njё çrregullim i lindur, i cili shoqёron njё individ tё prekur gjatё gjithё jetёs; prandaj tё jetosh me tё nuk ёshtё e lehtё.

Nё kёtё ditё, me anё tё aktiviteteve tё shumta nё mbarё botёn synohet tё tёrhiqet vёmendja mbi çrregullimet e koagulimit dhe mbi vёshtirёsitё e sfidat e personave qё jetojnё mё kёtё çrregullim, për të krijuar mbёshtetje për ta dhe familjarёt e tyre.

Mesazhi i Ditёs sё Hemofilisё pёr kёtё vit ёshtё:

“ Le tё dёgjojmё zёrin e tyre”

Nёpёrmjet këtij mesazhi synohet tё fokusohet vёmendja te vajzat dhe gratё e komunitetit tonё qё vuajnё nga çrregullimet e koagulimit, apo që kanё persona tё afёrm qё jetojnё me kёtё çrregullim.

1. Çfarë ёshtё hemofilia?

Hemofilia ёshtё njё çrregullim i koagulimit (mpiksjes) tё gjakut. Personat me hemofili kanё mungesё tё faktorёve tё koagulimit dhe proteinave qё kontrollojnё dhe ndalojnё hemoragjinё qё ndodh nё organizёm. Pёr fat tё mirё ajo ёshtё njё sёmundje e rrallё, vetёm 1 nё 10.000 persona lindin me hemofilinё A dhe 1 nё 50.000 persona me hemofilinё B.

2. Cilat janё tipet e hemofilisё dhe a ka ndryshim midis tyre?

Tipi mё i shpeshtё i hemofilisё ёshtё hemofilia A, e cila shkaktohet nga mungesa e faktorit VIII tё koagulimit. Hemofilia B ёshtё mё pak e shpeshtё dhe shkaktohet nga mungesa e faktorit IX tё koagulimit. Pavarësisht tipit tё hemofilisё, klinikisht ajo shprehet me hemoragji.

3. A ёshtё hemofilia njё sёmundje qё zgjat gjithё jetёn?

Njё person qё lind me hemofili do ta ketё kёtё patologji gjatё gjithё jetёs. Niveli i prodhimit tё faktorёve tё koagulimit (VIII ose IX ) mbetet i njёjtё gjatё gjithё jetёs sё individit.

4. A ёshtё hemofilia njё sёmundje e shpeshtё?

Hemofilia ёshtё njё sёmundje relativisht e rrallё. Rreth 1 nё 10.000 individë lindin me hemofilinё A dhe 1 nё 50.000 persona lindin me hemofilinё B.

5. A ka forma tё tjera tё çrregullimit tё koagulimit?

Po, mungesa e disa faktorёve tё tjerё tё koagulimit shkakton gjithashtu gjakderdhje jonormale. Kёtu pёrfshihet deficiti i faktorёve I, II, V, VII, X, XI, XIII dhe faktorit Von Willebrand. Kёto forma janё mё tё rralla se hemofilia A dhe B.

6. A ёshtё hemofilia njё sёmundje ngjitёse?

Hemofilia ёshtё njё sёmundje e trashёguar qё transmetohet nga njё brez nё tjetrin nёpёrmjet gjeneve. Njё individ i lindur me kёtё sёmundje mund tё transmetojё gjenet pёrgjegjёse te brezat pasardhёs (fёmijёt, nipёrit, mbesat) por s’mund ta transmetojё atё nё komunitet ashtu si sёmundjet infektive, si p.sh. gripi.

7. Si transmetohet hemofilia?

Hemofilia transmetohet nga prindёrit tek fёmijёt nёpёrmjet gjeneve. Gjenet pёrgjegjёse pёr hemofilinё A dhe B ndodhen nё kromozomin X . Pёr kёtё arsye hemofilia quhet njё sёmundje e lidhur me kromozomin X.
Nёse nё njё çift, bashkёshorti ёshtё i sёmurё me hemofili dhe gruaja nuk ёshtё, atёherё asnjёri nga fёmijёt nuk do tё jetё i sёmurё me hemofili, por tё gjitha vajzat e kёtij çifti do tё kenё gjenin bartёs tё sёmundjes.
Femrat qё kanё gjenin “defektoz” tё hemofilisё quhen bartёse.
Nёse njё burrё i shёndoshё martohet me një grua bartёse tё sёmundjes, atёherë ata do tё kenё 50 % mundёsi pёr tё lindur njё djalё tё sёmurё dhe 50 % mundёsi pёr tё lindur njё vajzё bartёse tё sёmundjes.

8. Sa e rёndё ёshtё kjo sёmundje?

Shkalla e rёndesёs sё sёmundjes ёshtё nё varёsi tё nivelit tё faktorёve VIII dhe IX nё gjak. Ajo mund tё jetё e lehtё, e mesme apo e rёndё.

Personat qё vuajnё nga forma e rёndё e hemofilisё kanё hemoragji tё herёpashershme nё muskuj dhe artikulacione. Hemoragjitё tek ata ndodhin njё apo 2 herё nё javё dhe shpesh herё janë spontane, pra pa njё shkak.

Personat me hemofili tё formёs sё mesme kanё episode tё hemoragjive spontane mё tё rralla dhe zakonisht pas lёndimeve apo goditjeve.

Personat me hemofili tё formёs sё lehtё zakonisht pёsojnë hemoragji vetёm gjatё traumave apo ndёrhyrjeve kirurgjike.

9. Cilat janё shenjat dhe simptomat e sёmundjes?

Shenjat e hemofilisё A dhe B janё tё njёjta:

• Nxirje e lёkurёs, hematoma
• Hemoragji nё muskuj dhe artikulacione
• Hemoragji spontane ( hemoragji nga hundёt apo hemoragji tё tjera qё ndodhin pa shkak)
• Hemoragji e zgjatur pas prerjes, heqjes sё dhёmbёve, ndёrhyrjeve kirurgjike apo goditjeve dhe aksidenteve.

Hemoragjitё nё muskuj apo artikulacione shkaktojnё:
• Dhimbje
• Ënjtje
• Ngurtёsim, kufizim tё lёvizjes
• Vёshtirёsi pёr të lёvizur artikulacionin

10. Çfarё ёshtё hemofilia e fituar?

Nё raste tё rralla, njё person mund tё zhvillojё hemofili gjatё jetёs, kryesisht gjatё moshёs sё mesme dhe moshёs sё tretё. Njё grua e re mund tё mund tё zhvillojё hemofili gjatё tremujorit tё tretё tё shtatzënisё apo gjatё lindjes sё fёmijёs.
Hemofilia e fituar ёshtё njё term qё i referohet zhvillimit tё antitrupave ndaj faktorёve VIII dhe IX, pra vetё sistemi imunitar i shkatёrron ato pasi janё prodhuar.

11. Si diagnostikohet hemofilia?

Hemofilia diagnostikohet nёpёrmjet marrjes sё njё analize gjaku e cila mat nivelin e faktorit tё koagulimit nё gjak. Nёse niveli i faktorit VIII ёshtё i ulur nё gjak kemi tё bёjmё me hemofilinё A, dhe nёse kemi ulje tё faktorit IX nё gjak kemi tё bёjmё hemofilinё B.
Nёse nёna ka histori familjare pёr persona me hemofili, atёherё bёhet diagnoza prenatale nёpёrmjet marrjes sё gjakut fetal rreth javёs sё 18-tё të shtatzënisё.

12. Si trajtohet hemofilia?

Mёnyra e vetme e trajtimit tё hemofilisё ёshtё nёpёrmjet zёvendёsimit tё faktorёve tё koagulimit. Kjo bёhet nёpёrmjet dhёnies intravenoze tё herёpashershme dhe nё mёnyrё periodike tё faktorit qё mungon. Nё kёtё mёnyrё mund tё parandalohen episodet e hemoragjive spontane dhe periodike, tё cilat nёse nuk trajtohen çojnё nё komplikacione si ankilozat.

Pёr mё tepёr informacion mbi ploblemet e koagulimit kёrkoni nё: www.wfh.org
Share:

Saturday, April 8, 2017

Çfarë është depresioni?

Depresioni është një sëmundje që karakterizohet nga një gjendje e vazhdueshme trishtimi dhe mungesë e interesit ndaj aktivitete që zakonisht japin kënaqësi, e shoqëruar me paaftësi për të kryer aktivite të përditshme për të paktën dy javë. Gjithashtu, njerëzit me depresion zakonisht kanë dhe këto simptoma: mungesë energjie; ndryshim oreksi; çrregullim gjumi (më shumë ose më pak); ankth; humbje përqendrimi; pavendosmëri; shqetësim; ndihen të pavlerë, në faj ose të pashpresë; kanë mendime për të lënduar veten dhe/ose vetëvrasje.

Mesazhe sensibilizuese
•Depresioni është një çrregullim mendor i zakonshëm që prek individë të të gjitha moshave, nga të gjitha nivelet social-ekonomike dhe të gjitha shtetet.
•Rreziqet për depresion ndikohen nga varfëria, papunësia, ndodhi jetësore të tilla si vdekja e personave të dashur ose ndërpreja e një marrëdhënieje romantike, sëmundje fizike, si dhe probleme që shkaktohen nga përdorimi i alkoolit dhe drogave.
•Depresioni shkakton shqetësime të konsiderueshme mendore dhe ndikon në aftësinë e individit për të kryer funksionet me të thjeshta ditore, nganjëherë të ndjekura me pasoja shkatërruese në marrëdhëniet familjare dhe shoqërore.
•Depresioni i patrajtuar mund të pengojë individët që të punojnë dhe që të përfshihen në jetën familjare dhe komunitare.
•Në gjendjen më të keqe të tij, depresioni mund të çojë në vetëvrasje.
•Depresioni mund të parandalohet dhe të trajtohet në mënyrë efektive. Trajtimi zakonisht përfshin psikoterapitë ose mjekimin nëpërmjet medikamenteve, ose kombinimin e tyre.
•Të kapërcyerit e stigmës që zakonisht lidhet me depresionin do të çonte shumë njerëz që të merrnin ndihmë.
•Komunikimi me njerëzit që ju i besoni, mund të jetë hapi i parë drejt shërimit nga depresioni.
Share:

Sunday, April 2, 2017

Dita Botërore e Autizmit

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. Kjo ditë është vendosur në 2 prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas dore. Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm. Vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike.

Rezoluta për Ditën Botërore të Autizmit përmban: (1) vendosjen e 2 prillit si Dita Botërore e Autizmit, (2) pjesëmarrjen e shteteve anëtare të OKB-së, (3) rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin në të gjitha nivelet e shoqërisë, (4) shpërndarjen e këtij mesazhi në të gjitha organet e tjera të OKB.

Autizmi është një çrregullim mendor i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse. Këto shenja në shumicën e rasteve fillojnë përpara se fëmija të bëhet tre vjeç. Megjithëse shumë fëmijë autikë nuk mund të jetojnë të pavarur në moshë të rritur, shumë prejt tyre ia dalin me sukses në këtë aspekt. Tashmë është zhvilluar një kulturë, e cila synon që autizmi të konsiderohet si një ndryshim dhe jo çrregullim.

Fakte për autizmin

Autizmi aktualisht është vlerësuar se prek 1 në 68 fëmijë dhe 1 në 42 djem. Djemtë kanë 5 herë më shumë të ngjarë të kenë autizëm krahasuar me vajzat.
Në botë vlerësohet se 35% e të rriturve (19-23 vjeç) me autizëm, nuk kanë marrë arsim universitar dhe nuk kanë një punë.
Ngjyra blu është e njohur ndërkombëtarisht si një simbol në mbështetje të Ditës Botërore të Autizmit.
Share:

Tuesday, March 21, 2017

30 Fakte mbi Sindromen Down dhe per individet qe kane kete Sindrome

1. Individet me sindromen Down kane 47 kromozome ne vend te 46 kromozomeve qe kane individet pa kete sindrome. Si ndodh kjo? Ata kane nje kopje shtese te kromozomit te 21-te.
2. Sindroma Down nuk eshte nje semundje (dhe as diçka qe ngjitet). Ajo eshte nje kusht gjenetik (çrregullim kromozomik), i shkaktuar nga prania e nje kromozomi shtese ne kromozomin e 21. Faktori gjenetik tek çdo njeri eshte gjithashtu percaktues i ngjyres se flokeve, syve dhe gjatesise.
3. Quhet sindroma Down, jo Down-et, dhe individet qe kane sindromen Down nuk jane sindroma Down. eshte gabim te thuash: “Mira eshte Down”. Ju duhet te thoni :”Mira ka sindromen Down”. Sindroma Down nuk percakton individin, ajo eshte thjeshte nje pjese e asaj çka jane keta individe.
4. Individet nuk kane sindrome Down “te lehte” ose “te rende”. Aftesia nuk varet nga kushti gjenetik por nga individi. Individet ose e kane sindromen Down ose nuk e kane ate.
5. Ndryshe nga perceptimi i krijuar, individet me sindromen Down nuk jane gjithmone te lumtur. Ata perjetojne çdo emocion qe perjetojme une dhe ti.
6. Femijet me sindromen Down kalojne ne te njejtat stade zhvillimi si femijet qe nuk e kane kete sindrome. Ku qendron ndryshimi mes tyre? Krahasuar me bashkemoshataret e tyre, femijeve me sindromen Down i nevojitet me shume kohe dhe pune e asistuar nga familja dhe profesionistet e sherbimeve terapeutike, per te arritur guret kilometrike te zhvillimit, si psh., rrotullimin, te qendruarin ulur, zvarritjen, te ecurit, te folurit etj.
7. Ndonese ka disa tipare fizike karakteristike tek individet me sindromen Down, keta individe ngjasojne me shume me familjaret e tyre sesa me njeri-tjetrin.
8. Tiparet e fytyres se nje individi nuk percaktojne aftesine kognitive te tij. Vetem sepse dikush ka disa prej tipareve fizike karakteristike te sindromes Down, nuk do te thote qe ka nivel inteligjence me te ulet. Gjithashtu dhe sepse dikush ka tipare fizike te sindromes Down pak me te dallueshme, nuk do te thote qe inteligjenca e tyre eshte me e larte.
9. Do te merrni ate çka prisni dhe nuk do te zhgenjeheni! Thjesht sepse nje femije ka sindromen Down, kjo nuk do te thote qe ata nuk jane te afte te sillen mire ose te ndjekin udhezimet. Femijet me sindromen Down jane te zgjuar. Atyre ju duhen disa minuta per te dalluar/kuptuar pritshmerite (apo komandat) per te reaguar apo pergjigjur.
10. Jane tre lloje te sindromes Down.1. “Trizomia 21 e pashkeputur” eshte me e hasura. Te gjitha qelizat kane nje kromozom shtese. 2. Sindroma Down e formes “Translokacion”, ndodh kur nje pjese e kromozomit 21 bashkengjtitet (translokohet) ne kromozomet e tjera. Femijet me sindromen Down te formes translokacion kane zakonisht dy kopje te kromozomit 21, por ata gjithashtu kane material shtese nga kromozomi 21 i bashkengjitur kromozomit te translokuar. 3. Sindroma Down e formes Mozaik, ndodh kur vetem disa qeliza kane nje kromozom shtese por qelizat e tjera ne trup jane me 46 kromozome.
11. Te gjithe individet me sindromen Down perjetojne nje vonese kognitive, por efekti eshte zakonisht i lehte deri ne te moderuar dhe nuk eshte tregues i shume pikave te forta dhe talenteve qe mund te kete secili individ me sindromen Down. (National Down Syndrome Society).
12. Jo te gjithe femijet/ individet me sindromen Down jane njesoj. Te njohesh dike me sindromen Down, nuk do te thote qe te gjithe individet me sindromen Down jane te njejte. Ne jemi te gjithe individe, pavaresisht sa kromozome kemi.
13. Kur linda djalin, shume njerez me mbeshteten duke me thene, ‘ai nuk do e dije kurre qe eshte ndryshe’. Ja nje fakt tjeter: femijet me te medhenj ne moshe dhe te rriturit me sindromen Down jane te ndergjegjshem qe kane sindromen Down. Nje here, nje grua e re me sindromen Down kur takoi djalin tim tha, “djali yt ka sindromen Down ashtu si une, sepse ne kemi nje kromozom shtese, eshte kromozomi 21. Kjo gje na i veshtireson pak me shume gjerat per ne por gjithsesi mbetemi fantastik” :)
14. Te rriturit me sindromen Down nuk jane te destinuar per te qene “femije perjete”, por te rritur qe kane kete sindrome.
15. Femijet me sindromen Down performojne me mire ne nje mjedis mesimor gjitheperfshires dhe shoket e shoqet e tyre te kopshtit/shkolles performojne me mire kur mesojne per diversitetin, dashamiresine dhe miqesine ne moshe te hershme. Ne klasat gjitheperfshirese mesojne dhe perfitojne te gjithe femijet.
16. Individet me sindromen Down kontribuojne ne familjet e tyre, ne shkolla, ne ambiente pune me koleget e tyre dhe ne shoqeri.
17. Vellezerit dhe motrat e individeve me sindromen Down nuk ndikohen negativisht nga prezenca e tyre ne familje, madje ndodh e kunderta. Pjesa me e madhe raportojne qe marredhenia e tyre eshte nje nder dhuratat me te medha ne jeten e tyre.
18. Shume te rritur me sindromen Down ndjekin kolegjet, kane nje pune ose martohen.
19. Individet nuk “vuajne” nga sindroma Down (as fizikisht per shkak te sindromes). Ne nje studim te kryer nga Brian Stotko, 99% e te rriturve me sindromen Down raportojne qe jane te lumtur me jeten e tyre.
20. Ne studimin e Brian Stotko, vetem 5% e prinderve pohuan se ndihen ne siklet per faktin qe femija i tyre ka sindromen Down.
21. Nese dikush qe njihni lind nje femije me sindromen Down, urojeni per lindjen e femijes! Jeta ja vlen te festohet.
22. Te rriturit me sindromen Down nuk jetojne perhere me prinderit. Shume prej tyre jetojne te pavaruar.
23. Femijet dhe te rriturit me sindromen Down jane te vetedijshem se si te tjeret i perceptojne dhe kujdesen per ta. Ata lendohen ashtu si lendohemi edhe ne.
24. Individet me sindromen Down kane shpresa dhe endrra. Ata gjithashtu duan te jene nje faktor ndryshimi ne bote.
25. Nje nder sfidat me te rendesishme per individet me sindromen Down eshte tonusi i ulet muskulor (muskulature e paforcuar mire). Tonusi i ulet afekton te folurin, aftesite motorike globale dhe aftesite motorike fine. Terapia logopedike, fizike dhe ajo e zhvillimit ndihmojne shume ndaj duhen nisur qe ne moshe te hershme.
26. Fjala “i vonuar” eshte ofenduese, lendon. Individet me sindromen Down dhe prinderit e tyre meritojne respekt.
27. Femijet dhe te rriturit me sindromen Down kane shume per te thene. Ata kane mendime, ide dhe u pelqen te bisedojne. Jepi kohe per ta degjuar dhe behu shoku i dikujt me sindromen Down!
28. Perpara 50 viteve, prinderit inkurajoheshin te dergonin bebet e tyre ne institucione te shendetit mendor (fatkeqesisht ne Shqiperi kjo ndodh akoma). Por ne te shumten e rasteve ajo çfare ndodh sot eshte nje pune e veshtire dhe teper e vendosur e prinderve te cilet kane pasur dhe kane vullnet te luftojne ne betejen per te drejtat e femijeve te tyre. Ne bote prinderit e tyre kane bere nje rruge te gjate, por dhe prinderit ne Shqiperi kane disa vite qe kane filluar te bejne ndryshimin. Kemi shume femije sot ne shoqerine tone qe bejne nje jete gjitheperfshirese. Ky fakt ja vlen te festohet!
29. Sindroma Down eshte kushti me i zakonshem gjenetik. Çdo vit 691 bebe lindin me kete sindrome ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne Shqiperi ende s’kemi statistika te sakta per individet qe jetojne me kete sindrome. Fondacioni Down Syndrome Albania ka nisur punen per mbledhjen e ketyre statistikave.
30. Pjesa me e madhe e familjeve po e jetojne dhe dashurojne jeten me femije e tyre me sindromen Down. Nese nuk njeh askend me sindromen Down, atehere prezantohu me njerin prej tyre.

* Data te Rendesishme per sindromen Down

• 21 Marsi, Dita Boterore e Sindromes Down- kete vit shenon pervjetorin e 10-te te Dites Boterore te Sindromes Down, dhe çdo vit ne kete date zeri i njerezve qe kane kete sindrome apo i atyre qe jetojne me ta rritet se shumti. Ndaj kjo dite, per te theksuar te drejtat e tyre eshte themeluar ne vitin 2006 nga Shoqata Kombetare e Sindromnes Down ne Amerike dhe eshte ndjekur nga shume shtete me pas.
Synimi i kesaj dite eshte ndergjegjesimi, informimi si dhe promovimi i te drejtave per personat qe kane kete sindrome ne menyre qe te jetojne me dinjitet e per te qene aktive e pjesemarres ne komunitetin dhe shoqerine ku jetojne. Nje rezolute per ta percaktuar 21 marsin si diten nderkombetare te sindromes Down eshte adaptuar me konsensus nga asambleja e pergjithshme e kombeve te bashkuara ne dhjetor te vitit 2011.

• Tetori, Muaji i Ndergjegjesimit per Sindromen Down

 Faleminderit per kontributin dhe mbeshtetjen tuaj!

Fondacioni Down Syndrome Albania ofron sherbime terapeutike pa pagese per femijet me sindromen Down, ndaj ka nevoje te vazhdueshme per mbeshtetje financiare nga biznesi dhe individet.

—-

Adresa: Rr. Xhon Kenedi, Selita 5 (50 m pas nenkalimit qe te çon per tek rezidenca “Kodra e Diellit”, anash murit rrethues te kopshtit Botanik).

Kontakt: www.dsalbania.org
info@dsalbania.org
+355 68 80 44 999, +355 68 80 42 222
Facebook/DownSyndromeAlbania
Share:

Monday, February 13, 2017

Mjeku i familjes, tashmë e identifikoni online

Jo vetëm në zona rurale, por edhe në kryeqytet, shumë nga qyetarët nuk e dinë se kush është mjeku i tyre i familjes apo qendra shendetësore ku duhet të drejtohen.

https://kerkomjekun.fsdksh.com.al/ , me ane te kesaj adrese tani ju mund te dini se kush eshte mjeku juaj i familjes apo qendra shendetesore vetem duke shkruajtur numrin e ID.


Share:

Saturday, January 28, 2017

AKNET

Çfarë janë aknet?

Aknet, ose siç njihet në mjekësi akne vulgaris, janë një problem i lëkurës që më së shumti paraqitet te të rinjtë në fazat e hershme të pubertetit. Ky problem fillon si pasojë e pezmatimit të gjëndrave të vogla yndyrore të cilat rrethojnë qimet e vogla në fytyrën ose qafën tuaj. Kur yndyra dhe qelizat e vdekura të lëkurës bllokojnë poret tuaja, fillon paraqitje e akneve.

Aknet mund të paraqiten në formë të vetëm disa pikëzave ose puçrrave të kuqe, zakonisht në fytyrë, por ato mund të arrijnë edhe deri në qindra sosh, të jenë më të mëdha, të forta dhe të dhimbshme, dhe përveç fytyrës të dalin edhe në qafë, gjoks dhe në shpinë.

Shpeshtësia e paraqitjes së akneve arrin kulmin rreth moshës 17 deri në 19 vjeçe. Te shumica e personave aknet largohen kur ata arrijnë në mesin e të 20-tave, megjithatë disa njerëz me lëkurë të ndjeshme mund ta kenë këtë problem deri në vitet e 40-ta.

Ndryshimet hormonale të lidhura me shtatzëninë ose periudhat menstruale po ashtu mund të shkaktojnë ose të ndihmojnë daljen e akneve. Në këtë problem të lëkurës mund të ndihmojnë edhe faktorët irritues të ambientit si pluhuri, nxehtësia, lagështia ose të ftohtit.

Paraqitja e akneve mund të ndikojë edhe në gjendjen emocionale, veçanërisht te të rinjtë. Megjithatë kjo ndryshon. Disa persona kanë më shumë akne por nuk shqetësohen nga to, derisa të tjerë edhe pse kanë vetëm disa, ndjehen të turpëruar dhe të zemëruar.

Megjithatë, lajmi i mirë është se sot ka trajtime të mira të cilat mund t’ju ndihmojnë të largoni me sukses aknet dhe ta parandaloni paraqitjen e tyre.

Çfarë i shkakton aknet?

Te shumica e njerëzve aknet paraqitjet në moshën e pubertetit, kur prodhimi i hormoneve seksuale (androgjenëve) rritet, si te vajzat po ashtu edhe te djemtë. Këto hormone stimulojnë gjëndrat yndyrore (sebace) për të prodhuar më shumë yndyrë (që në mjekësi njihet si sebum). Te disa njerëz (veçanërisht te meshkujt), këto gjëndra mund të jenë tepër të ndjeshme ndaj androgjenëve, andaj personat e tillë kanë aq shumë akne sa kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Aknet zakonisht fillojnë kur yndyra (sebumi) dhe qelizat e vdekura të lëkurës i bllokojnë poret e lëkurës. Rritja e prodhimit të sebumit bën që poret gradualisht të mbyllen, derisa prodhimi i kësaj yndyre nuk ndalon. Kur bakteret depërtojnë në këto pore, ato mund të shkaktojnë ënjtje, skuqje dhe qelb.

Çokollata dhe ushqimet e yndyrshme mund të kontribuojnë në shtimin e akneve te disa njerëz, por studimet nuk e kanë dëshmuar këtë. Në të vërtetë është përdorimi i produkteve të yndyrshme të lëkurës dhe kozmetike që e përkeqëson gjendjen e akneve. Andaj përdorni produkte të lëkurës të cilat nuk mbyllin poret. Këto produkte shkruajnë “noncomedogenic” në etiketën e tyre.

Aknet mund të jenë problem trashëgues në familje. Nëse njëri nga prindërit tuaj ka akne të shpeshta, është më me gjasa që edhe ju ta keni këtë problem.

Çfarë i përkeqëson aknet?

Puna në një ambient të lagësht dhe puna me vaj, yndyrë dhe kemikale të tjera
Shtypja ose ngacmimi i puçrrave
Periudhat menstruale
Disa barna dhe substanca të caktuara.
Kur duhet të shkoni te mjeku?

Nëse medikamentet të cilat i merrni pa recetë të mjekut nuk ndihmojnë brenda gjashtë deri në tetë javësh;
Nëse aknet ju shkaktojnë shqetësim psikologjik;
Nëse keni puçrra të mëdha, të dhimbshme;
Nëse aknet dëmtojnë lëkurën e fytyrës;
Nëse keni lëkurë të nxirë dhe njolla të errëta në vendet ku kanë qenë puçrrat.

SIMPTOMAT

Cilat janë simptomat (Shenjat dalluese të akneve)?

Shenjat e para të akneve janë njolla të vogla të papjekura, të cilat më vonë shndërrohen në puçrra që përbëhen nga acide të degraduara yndyrore. Inflamacioni paraqitet gjatë disa ditëve ose javëve, në varësi prej shpeshtësisë dhe ashpërsisë.

Aknet paraqiten në fytyrë, qafë, kraharor, shpinë ose gjoks. Aknet e ashpra mund të shkaktojnë plagë të cilat mund të mos largohen kurrë. Ato po ashtu mund të shkaktojnë stres psikik dhe probleme sociale.

TRAJTIMI

Si duhet mjekuar aknet?

Në varësi prej ashpërsisë së akneve tuaja, mjeku juaj mund të zgjedh t’ju japë terapi ose t’ju referojë te një dermatolog. Aknet mund të trajtohen me barna të cilat ose aplikohen në lëkurë ose merren duke u pirë përmes gojës (në mënyrë orale).

Trajtimi ka për cak faktorët që i shkaktojnë aknet, e të cilat janë:

prodhimi i shtuar i sebumit që çon te ngushtimi i poreve
bakteret të cilat i shkaktojnë aknet.
Ju mund të vazhdoni me kujdesin tuaj në shtëpi siç e përshkruam më lartë, edhe gjatë kohës derisa merrni barnat e përshkruara nga mjeku.

Mbani mend se mund të shkojë nga gjashtë deri në tetë javë para se efekti i produkteve mjekuese të akneve të mund të vërehet. Kujdesi i përditshëm duhet të vazhdojë derisa pacienti të arrijë në të 20-tat.

Mjekimi në mënyrë lokale (që aplikohet në lëkurë)

Mjekimi me acid azelic ose benzoil peroksid, zakonisht është i mjaftueshëm te anket e lehta deri te ato mesatare. Këto medikamente mund të parandalojnë bllokimin e poreve dhe të ngadalësojnë zhvillimin e baktereve të akneve.

Në mënyrë alternative, mjeku mund të zgjedhë të përshkruaj një produkt që është kombimin i benzoil peroksidit me ndonjë antibiotik tipik, si eritromicina, ose klindamicina, ose ta mjekojë shpërthimin e akneve vetëm me antibiotik, si klindamicinë, eritromicinë ose tetraciklinë (që të gjitha në formë xheli).

Në vende të ndryshme janë në dispozion edhe medikamente të tjera, si adapalene, për njerëzit të cilët kanë akne të lehta. Tretinoin dhe izotretinoina kanë efekt të njëjtë. Asnjëra prej tyre nuk preferohet te gratë shtatzëna.

Mjekimi sistematik (duke pirë barnat)

Gratë më të rritura që kanë vetëm disa akne mund të përdorin pilula kontraceptive (kundër mbetjes shtatzënë), të cilët përmbajnë anti-androgjene (për shembull Diane/Jene/Yaz/Yasmin). Për njerëzit me inflamacion më të ashpër të akneve, mjekimi afatgjatë me antibiotikë oral si tetraciklinë ose minociklinë, e kombinuar me njërin nga medikamente te përmendura më lartë, mund të ndihmojë.

Antibiotikët me përmbajtje tetracikline nuk u jepen femrave shtatzëna, femrave të cilët japin gji, ose fëmijëve nën moshën 12 vjeçare.

Për pacientët me akne më të ashpra të cilat nuk përmirësohen me medikamente të tjera, përdorimi oral i izotretinoinës mund të jetë i nevojshëm. Është e rëndësishme të dihet se kjo substancë nuk duhet të konsumohet nga femrat shtatzëna ose ato që duan të mbeten shtatzëna së shpejti.

Femrat duhet të përdorin metodë të duhur kontraceptive gjatë mjekimit me këtë ilaç, dhe një muaj të plotë pasi mjekimi me të të ndërkrehet. Isotretinoina nuk është e përshtatshme për njerëzit të cilët kanë probleme me mëlçinë ose veshkat. Ilaçi ka disa efekte anësore, që është arsyeja se pse mund të merret vetëm me recetë nga dermatolou, por po ashtu ka edhe një shkallë të lartë suksesi te aknet.

Largimi i dhëmbëzave

Ngritjet (dhëmbëzat) në lëkurë të shkaktuara nga aknet mund të largohen përmes abrazionit (dermabrazionit) ose trajtimit laseri. Këto trajtime bëhen nga dermatologët ose kirurgët plastik.

PARANDALIMI

Si t’i parandaloni aknet?

Për të mbajtur nën kontroll aknet, mbani lëkurën tuaj të pastër. Shmangni produktet të cilat bllokojnë poret tuaja. Pastroni lëkurën një herë ose dy herën ditë me sapun të butë ose pastrues për akne. Përpiqni të mos i shtypni dhe prekni puçrrat. Kjo mund t’i përkeqësojë ata dhe mund të shkaktojë dëmtime të lëkurës.

Nëse keni vetëm disa puçrra për t’i mjekuar, ju mund të përdorni ndonjë krem kundër akneve edhe pa përshkrimin e mjekut. Kërkoni kremra të cilat kanë në përbërjen e tyre benzoil peroksid ose acid salicilik. Këto funksionojnë më së miri, siç edhe përshkruhet në ambalazh.

Mund të duhet më shumë kohë për të vendosur aknet nën kontroll. Por nëse nuk keni rezultate të mira me produktet pa recetë edhe pas tre muajsh, atëherë vizitoni mjekun. Ndonjë gel ose krem që jepet me recetë të mjekut mund të jetë i duhuri. Nëse jeni femër, përdorimi i disa barnave që kontrollojnë shtatzëninë (kontraceptivë) mund të ndihmojë edhe te aknet.

Nëse keni cista të akneve, mjeku juaj mund t’ju preferojë ndonjë medikament më të fuqishëm.

Çfarë mund të bëni për dëmtimet e lëkurës si pasojë e akneve?

Ekzistojnë disa mjekime për këto dëmtime të akneve. Nëse lëkura juaj është dhëmbëzuar si pasojë e puçrrave, atëherë ri- rrafshimi ose dermabrazioni mund të ndihmojë që ato ngritje të lëkurës të përmirësohen dhe lëkura juaj të ndjehet më e butë. Konsultohuni e mjekun për këtë. Mjekimi më i mirë do të varet nga ashpërsia e dhëmbëzimit të lëkurës tuaj. Mjeku madje mund t’ju këshillojë edhe operacion kirurgjik.
Share:

KANCERI JO-MELANOMË I LËKURËS

LËKURA DHE NDËRTIMI I SAJ

Lëkura është mbështjellësi i jashtëm i organizmit. Ajo peshon deri në 3 kilogramë dhe është organi më i madh i njeriut! Lëkura na mbron neve nga nxehtësia, drita, lëndimet dhe infeksionet. Ajo rregullon temperaturën e organizmin dhe akumulon ujin, yndyrën dhe ndihmon në krijimin e vitaminës D.

Lëkura është e ndërtuar nga dy shtresa kryesore: epiderma ose shtresa e jashtme dhe derma ose shtresa e brendshme.

Epiderma është shtresa e jashtme dhe është e përbërë kryesisht nga qelizat të rrafshëta në formë shkallësh të quajtura qeliza skuamoze. Nën qelizat skuamoze janë rendet e qelizave të quajtura qelizat bazale. Pjesa më e thellë e epidermës përmban melanocite. Këto shtresa prodhojnë melaninë, e cila ia jep ngjyrën lëkurës.

Derma është shtresa më e brendshme e lëkurës, e cila përmban enë gjaku dhe enë limfatike, pastaj folikula të qimeve dhe gjëndra. Gjëndrat prodhojnë djersë dhe sebum (lloj dylli). Djersa ndihmon rregullimin e temperaturës trupore, ndërsa sebumi është një substancë vajore e cila ndihmon në pengimin e tharjes së lëkurës. Djersa dhe sebumi arrijnë në sipërfaqe të lëkurës përmes hapjeve të ngushta të quajtura pore.

SIMPTOMAT

Edhe kanceri i qelizave bazale edhe ai i qelizave skuamoze gjendjen më së shumti në zonat e lëkurës e cila është e ekspozuar ndaj diellit: koka, fytyra, qafa, duart dhe krahët. Megjithatë, kanceri i lëkurës mund të paraqitet kudo.

Kanceret e lëkurës rrallë shkaktojnë dhimbje. Shenjat më të shpeshta paralajmëruese të kancerit të lëkurës janë ndryshimet në lëkurë, veçanërisht ndonjë pezmatim ose plagë që nuk shërohet.

Kanceret e lëkurës nuk duken të gjitha njëjtë. Për shembull, kanceri mund të fillojë si një xhungë e vogël, e butë, e ndritshme, e zbetë ose e lëmuar. Ajo po ashtu mund të paraqitet edhe si një xhungë e kuqe e qëndrueshme. Ndonjëherë, xhunga gjakon ose zhvillohen dregëz. Kanceri i lëkurës po ashtu mund të fillojë si një zonë e rrafshët e skuqur, e thatë ose me luspa.

Një lloj problemi i lëkurës, i quajtur keratoza aktinike, paraqitet në formë të njollave me luspa të ashra, të kuqe ose kafe në lëkurë. Ajo quhet gjendje para-kanceroze pasi ndonjëherë zhvillohet në kancer të qelizave skuamoze.

Ndryshimet në lëkurë jo gjithmonë janë shenja të sigurta të kancerit; megjithatë, është e rëndësishme ta vizitoni mjekun secilën herë nëse keni ndonjë prej simptomave që zgjat më shumë se dy javë. Mos pritni derisa zona të fillojë të shkaktojë dhimbje, pas kanceri i lëkurës rrallë shkakton dhimbje.
SHKAKTARËT DHE PARANDALIMI

Kanceri i lëkurës është një prej llojeve më të shpeshta të kancerit. Për shembull, sipas vlerësimeve aktuale, madje gjysma e amerikanëve mbi moshën 65 vjeçare kanë pasur kancer lëkurë së paku një herë. Edhe pse çdokush mund të preket nga kanceri i lëkurës, njerëzit të cilët kanë lëkurë me ngjyrë më të bardhë janë në rrezik më të madh. Lëkura e cila mbushet me pikla me lehtësi dhe njerëzit me flokë të kuqe dhe biondë dhe me sy me ngjyrë të kaltër ose të çelë janë në rrezik më të madh për kancer të lëkurës.

Rrezatimi ultravjollcë (UV) nga dielli është shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës. Burimet artificiale të rrezeve UV, si llampat për rrezitje artificiale ose për skanime, po ashtu mund të jenë të rrezikshme.

Edhe vendi ku jeton personi ndikon në rrezikun e tij/saj për të zhvilluar kancer të lëkurës. Njerëzit të cilët jetojnë në zona me nivele të larta të rrezatimit UV nga dielli janë më të prirë për t’u prekur nga kanceri i lëkurës. Për shembull shkallët më të larta të kancerit të lëkurës janë gjetur në Afrikën e Jugut dhe në Australi, vende këto që pranojnë më së shumti sasi të rrezatimit ultravjollcë.

Shumica e kancereve të lëkurës paraqiten pas moshës 50 vjeçe, por efektet e dëmtimit nga dielli fillojnë në vitet shumë të më të hershme. Andaj mbrojtja duhet të fillojë që në fëmijëri për të parandaluar kancerin e lëkurës më vonë në jetë. Kurdo që munden, njerëzit duhet të shmangin ekspozimin në diellin e mesditës, nga ora 10 paradite deri në ora 17 pasdite. Mbani mend se veshjet mbrojtëse, si kapelat e diellit dhe këmishët me mëngë të gjata, mund t’i bllokojnë rrezet e dëmshme të diellit.

Losionet të cilat përmbajnë faktorë mbrojtës janë më se të domosdoshëm të aplikohen gjatë çdo ekspozimi në diell. Kremrat e diellit mbajnë faktorë nga 2 e më lartë (50 dhe madje 70), ndërsa ata me faktor mbrojtës të diellit (FMD) nga 15-30 arrijnë t’i bllokojnë shumicën e rrezeve të dëmshme të diellit.

TRAJTIMI

Karcinomat me qeliza bazale dhe skuamoze zakonisht diagnostikohen dhe trajtohen në të njëjtën mënyrë. Trajtimi për kancer të lëkurës zakonisht përfshin disa lloje të ndërhyrjeve kirurgjike. Nëse disa raste, mjeku sugjeron terapinë rrezatuese ose kimioterapinë. Ndonjëherë është i nevojshëm kombinimi i tyre, nëse kanceri është në një shkallë më të avancuar.

Operacioni

Shumë kancere të lëkurës mund të preken nga lëkura me shpejtësi dhe lehtësi. Në fakt kanceri i lëkurës ndonjëherë mund të largohet krejtësisht gjatë biopsisë, duke mos pasur nevojë për trajtime tjera.

Kiretazha dhe elektrodesikacioni

Mjekët shpesh përdorin një lloj të operacionit të quajtur kiretazhë për të larguar kancerin e lëkurës. Pasi mpin zonën, kanceri gërryhet me një kiretë, një instrument me një fund të mprehtë në formë luge.

Zona po ashtu trajtohet edhe me elektrodesikacion. Një makinë speciale me rrymë elektrike përdoret për të kontrolluar gjakosjen dhe vret çdo qelizë kanceroze të mbetur në skaj të plagës. Shumë pacientë më pas zhvillojnë një luspë të rrafshët, të bardhë.

Operacioni i Mohsit

Teknika e Mohsit është një lloj i veçantë i ndërhyrjes kirurgjike për kancer të lëkurës. Pacientit i jepet anestetik dhe kanceri rruhet (prehet) duke u hequr një shtresë në moment.

Te operacioni i Mohsit, secila shtresë kontrollohen nën mikroskop derisa tumori të largohet. Shkalla e paraqitjes së luspave te ky lloj trajtimi do të varet nga vendi dhe madhësia e zonës së trajtuar.

Kriokirurgjia

I ftohti ekstrem mund të përdoret për të trajtuar gjendjet parakanceroze të lëkurës, si keratoza aktinike. Në kriokirurgji, nitrogjeni i lëngshëm aplikohet në strukturën tumorale për t’i ftohur dhe shkatërruar qelizat kanceroze. Pasi zona e ndërhyrë me kriokirurgji të ngrohet, qelizat e vdekura bien. Në këtë lloj terapia mund të ketë nevojë për më shumë se një ngrirje.

Kriokirurgjia zakonisht nuk lëndon, por pacientët mund të kenë dhimbje dhe ënjtje pasi zona të ngrohet. Një luspë e bardhë mund të krijohet në zonën e trajtuar.

Terapia me laser

Terapia laserike përdor një tufë të ngushtë drite për të larguar ose shkatërruar qelizat kanceroze. Kjo qasje ndonjëherë përdoret për kanceret të cilat përfshijnë vetëm shtresën e jashtme të lëkurës.

Transplantimi i lëkurës

Ndonjëherë, veçanërisht kur kanceri i lëkurës është i madh, mund të ketë nevojë për transplantim të lëkurës për të mbuluar zonat nga ku është larguar kanceri.

Transplantimi i lëkurës po ashtu përdoret për të reduktuar luspat që mund të paraqiten në organizëm. Për këtë procedurë mjekët marrin një pjesë të lëkurës nga një pjesë tjetër e trupit për ta zëvendësuar në zonën ku është larguar lëkura.

Rrezatimi

Kanceri i lëkurës përgjigjet mirë ndaj terapisë rrezatuese, po ashtu e quajtur edhe radioterapi. Rrezatimi përdor rreze me energji të lartë për t’i dëmtuar dhe për shkatërruar qelizat e kancerit ose për t’i ndaluar ato të zhvillohen.

Mjekët shpesh e përdorin trajtimin me rrezatim për kanceret të cilat prekin zona të cilat janë vështirë të trajtohen me operacion kirurgjik. Për shembull, rrezatimi mund të përdoret për kanceret në zonat rreth syrit, në majë të hundës ose në vesh.

Pacienti shpesh mund të ketë nevojë për disa trajtime rrezatimi për t’i shkatërruar të gjitha qelizat e kancerit.

Terapia me rrezatim mund të shkaktojë puçrra ose ta bëjë lëkurën të thatë ose të kuqe. Pasi trajtimi të përfundojë, në lëkurë mund të paraqiten ndryshime në ngjyrë dhe/ose tekstura të ndryshme dhe të bëhen edhe më të shprehura disa vite më vonë.

Kimioterapia për aplikim të jashtëm

Kimioterapia topikale (barna për lyerje të jashtme) shfrytëzon barna antikanceroze në formë kremi ose losioni që vendosen në lëkurë.

Keratoza aktinike mund të trajtohet në mënyrë efektive me kimioterapi. Kimioterapia topikale po ashtu përdoren për kanceret e limituara në shtresën e jashtme të lëkurës. Losioni aplikohet në baza ditore çdo ditë.

Shfaqja e inflamacioneve (pezmatimeve) është një dukuri e zakonshëm gjatë trajtimit, por zakonisht nuk vjen deri te prishja e lëkurës (shfaqja e luspave në lëkurë).

Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet