Wednesday, January 11, 2017

Çfarё ёshtё gripi sezonal?

Gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga personi nё person nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit fillojnё papritur dhe mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё. Simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, koke dhe muskulore.

Cilat gjendje shёndetёsore zhvillojnë grip të rëndë?

Disa sёmundje kronike apo probleme shёndetёsore mund tё rrisin rrezikun pёr komplikacione serioze nga gripi.

Kёto pёrfshijnё:

Obezitet ekstrem, astmё, sёmundje kronike tё mёlçisё, sёmundje renale kronike,probleme tё sistemit imunitar, sёmundje pulmonare kronike, sёmundje kardiake, diabet, sёmundje neurologjike dhe probleme tё neurozhvillimit.

Gripi sezonal mund tё jetё serioz nёse vuani nga njё prej sёmundjeve të sipёrpёrmёndura

Pёrgjithësisht gripi sezonal kalon lehtё pa kёrkuar ndonjё mjekim specifik. Megjithatё, pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shёmbull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj.

Pёrse kёto probleme shёndetёsore rrisin rrezikun pёr t’u sёmurë rёndё nga gripi?

Gripi mund tё pёrkeqёsojё sёmundjen qё ju keni (sёmundjet pulmonare, diabetin, sёmundjet kardiake) dhe si rezultat tё shkaktojë gjendje qё kёrkojnё shtrim nё spital.

Gjithashtu, personat me kёto sёmundje kanё njё sistem imunitar mё tё dobёt si pasojё e sёmundjes qё kanё (HIV, diabet) apo mjekimeve qё marrin (steroidet apo kimioterapia). Kjo e vёshtirёson trajtimin e gripit duke rritur rrezikun pёr komplikime tё sёmundjes si p.sh. pneumonia.

Cila ёshtё mёnyra mё e mirё pёr t’u mbrojtur nga gripi?

Vaksinimi i pёrvitshёm pёrpara fillimit tё sezonit tё gripit ёshtё mёnyra mё e mirё pёr tё:

Ulur rrezikun pёr t’u sёmurë nga gripi sezonal.
Ulur rrezikun pёr sёmundje serioze qё kёrkojnё hospitalizim.


Nёse je shtatzënё dhe ke ndonjё problem shёndetёsor, vaksinimi ёshtё veçanёrisht i rёndёsishёm pёr shёndetin tёnd dhe tё fёmijёs.

A ёshtё e sigurt vaksina kundёr gripit sezonal?

Vaksinimi ёshtё i sigurt. Efektet anёsore tё vaksinёs janё tё lehta dhe pёrfshijnё skuqje dhe dhimbje tё lehtё nё vendin e injektimit. Disa persona mund tё shfaqin dhimbje koke, temperaturё apo dhimbje muskulore, të cilat janë efekte anёsore tё lehta dhe kalojnё shpejt.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive