• Konsultohu!

    Nese keni ndonje pyetje ose nuk jeni te sigurt rreth dickaje , PYESNI!

  • Medikamente

    1.Cfare eshte X medikamente ? 2.Efektet anesore te mundshme 3.Ruajtja dhe afati i perdorimit 4.Informacione shtese

  • SEMUNDJE

    Informacion i detajuar rreth nje semundjeje. Simptomat , Shkaktaret , Parandalimi , Keshilla , Diagnostikimi , Trajtimi

  • Kontrollo shëndetin Pa Pagesë

    #CHECKUP #FALAS parandalon sëmundje, shpëton jetë!

Saturday, August 19, 2017

Ushqimet Kuruese Kundër Dhimbjeve të Kokës

Keni vazhdimisht dhimbje koke dhe nuk dini si ta zgjidhni këtë problem? Ka shumë produkte natyrale për të parandaluar dhe lehtësuar dhimbjet e kokës. Është mirë të dihet se ushqimi merr një rol të rëndësishëm, madje edhe për sa i përket parandalimit. Disa ushqime mund të ndihmojnë, veçanërisht nëse vuani nga dhimbjet e vazhdueshme të kokës. Patate Dhimbjet e kokës në disa raste shkaktohen nga një mangësi kaliumi. Këshilla është përgatitja e çdo lloj recete me patate që nga forma e puresë deri tek patatet sallatë ose të furrës. Shalqi Në shumë raste, shkaqet e dhimbjes së kokës janë nga dehidratimi. Për këtë arsye, mund të jetë e dobishme të konsumoni ushqime të pasura me ujë, siç është shalqini. Uji natyral i pranishëm tek fruta dhe perime, si përmban minerale esenciale si magnez për parandalimin e dhimbjeve të kokës. Bajame Bajamet janë një nga burimet më të rëndësishme të magnezit. Sipas ekspertëve, magnezi është shumë i dobishëm për relaksimin e tensionit që mund të ndikojë në enët e gjakut dhe të shkaktojë dhimbje koke. Farat e susamit Farat e susamit janë të pasura me vitaminë E që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe kjo është e dobishme, për të parandaluar dhimbjet e kokës, sidomos ato të vazhdueshmet. Spinaqi Spinaqi ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Për të parandaluar dhimbjen, përdorni vazhdimisht gjethe të freskëta spinaqi, në vend të sallatës jeshile për të përgatitur sallatat tuaja. Banane Midis burimeve për parandalimin dhe luftimin e dhimbjes së kokës është edhe vitamina B6, e cila është e pranishme tek banane dhe që ndihmon në rritjen e nivelit të serotoninës në tru, duke ulur mërzitjen dhe stresin. Kjo ndikon shumë në zvogëlimin e ndjenjës së dhimbjes. Vitamina B6 gjithashtu është e dobishme në parandalimin e lodhjes mendore. Fara Lini Farat e linit janë të lidhur me përfitime të shumta shëndetësore për shkak të pasurisë së tyre me Omega3. Këto substanca ndihmojnë në luftën kundër migrenave dhe kanë veti shëruese. Këshilla është që të shtoni fara lini tek drithërat e mëngjesit ose tek sallatat dhe supat tuaja. Specat Djegës Ata që e duan shijen pikante do ta kenë shumë të lehtë pasi specat djegës konsiderohen një ushqim i dobishëm për të luftuar dhimbjen e kokës. Efektet pozitive të specave djegës janë të dobishme jo vetëm në rastin e dhimbjeve të kokës, por edhe për dhimbjet e shpinës ose të dhëmbëve. Misri Misri është tejet i dobishëm për të parandaluar dhimbjen e kokës falë përmbajtjes së vitaminës B3. Kjo substancë, në fakt, mbështet funksionin e enëve të gjakut, qetëson nervat dhe bën mrekulli për dhimbjet e kokës.
Share:

Kura Bimore Kundër Ftohjeve dhe Problemeve Stinore të Frymëmarrjes

Dielli dhe nxehtësia e këtyre ditëve të fundit gjithmonë krijojnë një iluzion të vogël se disa probleme shëndetësore si rrufa dhe bllokimet e hundës i përkasin së kaluarës. Për fat të keq, ndërsa të gjithë kërkojnë një vend sa më pranë dhe përballë kondicionerëve, ventilatorëve ose rrymave të ajrit, kostoja e drejtpërdrejtë e veprimeve të tilla sjell menjëherë disa shqetësime për shëndetin e njeriut. Këtu janë rrymat e ajrit të ftohtë që na pëlqejnë aq shumë sapo kthehemi nga temperaturat super të larta, por që në të vërtetë pasi na sjellin freskun, nga ana tjetër mezi presin të sulmojnë fytin tonë dhe gjithë sistemin e rrugëve të frymëmarrjes. Me simptomat e para të ftohjes, Receta Bimore e Kanellës Kjo kurë e thjeshtë është krejt e lehtë për t'u përgatitur dhe ju siguron efekt të drejtpërdrejtë, madje menjëherë lehtëson dhimbjen, skuqjen dhe acarimin e fytit, bajameve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Një sasi uji prej 250-300 ml vendoset të vlojë. Pasi arrin pikën e vlimit, AgroWeb.org ju këshillon të shtoni tek uji i nxehtë 2-3 lugë çaji me kanellë të bluar. Ndërsa uji bashkë me kanellën vazhdon të ziejë, shtoni edhe një gjysëm lugë kafeje me piper të zi dhe lërini edhe 2 minuta të vlojnë së bashku. Më pas hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një gotë porcelani ose filxhan, pasi ta keni filtruar. Fikni zjarrin, lëreni pijen të ftohet dhe shtoni 1-2 lugë çaji mjaltë. Pijeni njëlloj sikur të ishte një çaj i nxehtë: aroma është me të vërtetë e mrekullueshme, ndërkohë që pija falë ekstrakteve të esenciale të përbërësve të vet arrin të lirojë brenda një minute të gjithë rrugët e frymëmarrjes. Fuqitë magjike të kanellës reduktojnë acarimin e fytit, lirojnë frymëmarrjen dhe ju risjellin në formë. Përsëriteni çajin 2-3 herë në ditë derisa shenjat e shqetësimit të kenë përfunduar.

Share:

Lëngjet që Forcojnë Kockat dhe Gjallërojnë Trupin

Kockat janë substancat minerale më të forta në organizëm, por sidoqoftë ato mbeten inde të gjalla gjithnjë në rritje. Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Përveç kockave të forta, organizmi ka nevojë për energji që të qëndrojë aktiv dhe i shëndetshëm. Pa këtë të fundit, njeriu nuk ka fuqi të përfundojë edhe detyrat më të thjeshta. Një ushqyerje e mirë me përbërës si kalciumi, magnezi, kaliumi, vitaminat D dhe K, beta karoteni dhe proteinat mundet t’i mbajë kockat e forta, të rrisë rezistencën tuaj dhe t’ju ndihmojë të rimëkëmbeni shpejt pas një dite të ngarkuar. Këto ushqyes të nevojshëm për kockat dhe energjinë mund t’i përfitoni në një gotë të vetme të një lëngu të shëndetshëm. Përbërësit kryesorë të lëngut për kocka të forta dhe energji janë: Një filxhan e gjysmë me spinaq të freskët. Gjysmë filxhani me lëng portokalli të pasuruar me vitaminë D. 1 kastravec i prerë. 2 mollë jeshile (të prera në forma të vogla). 1 copë xhenxhefili të qëruar. Përfitimet kryesore shëndetësore: 1. Spinaqi Spinaqi është i dendur me ushqyes të dobishëm për shëndetin e kockave. Ai është një burim i pasur i vitaminës K. Një filxhan me spinaq ofron 181 përqind të dozës së rekomanduar të kësaj vitamine. Ajo parandalon formimin e qelizave që shkatërrojnë kockat. 2. Lëngu i portokallit i pasuruar me vitaminë D Ky lëng i pasur me vitaminë D, është i dobishëm për muskujt dhe kockat. Ajo përthith kalciumin që është i nevojshëm për kocka të forta. Pamjaftueshmëria e vitaminës D shkakton kocka të brishta që mund të rezultojë në shfaqjen e sëmundjeve si rakiti apo osteoporoza te fëmijët dhe të rriturit. 3. Kastraveci Kastraveci është një burim i pasur i vitaminës A, B, C apo i mineraleve si magnezi, kalciumi, fosfori dhe kaliumi. Së bashku, këto minerale hidratojnë organizmin dhe forcojnë kockat. Karbohidratet dhe vitamina B te kastraveci e transformon ushqimin në glukozë që përkthehet në energji për trupin. Kastraveci është i një natyre alkaline dhe rregullon nivelet e pehashit në organizëm. Ai ndihmon në zhvillimin dhe forcimin e indeve lidhorë. 4. Mollët jeshile Ky frut është një burim i shkëlqyer i ushqyesve të dobishëm për shëndetin e kockave. Mollët jeshile përmbajnë flavonoidë që pakësojnë rrezikun e shfaqjes së osteoporozës, rrisin dendësinë e kockave dhe luftojnë inflamacionin. Për më tepër, vitamina C është thelbësore për prodhimin e kolagjenit që mbron muskujt, enët e gjakut, kockat dhe damarët. 5. Xhenxhefili Forcon shëndetin e kockave dhe çliron dhimbjet e kyçeve. Ai përmban një përbërës organik dhe unik që njihet si xhinxherol që lufton inflamacionin. Xhinxheroli luan një rol kryesor në mposhtjen e përbërësve të inflamacionit përpara se ata të nisin e ndikojnë tek kockat. Përgatitja e lëngut 1. Prini mollët në copa dhe hidhini në shtrydhësen e frutave. 2. Shtoni gjethet e pastruara të spinaqit. 3. Hidhni copat e kastravecit dhe copën e qëruar të xhenxhefilit. 4. Lëngun hidheni në një enë qelqi dhe shtoni lëngun e portokallit. 5. Përzijeni mirë. Nëse dëshironi mund të shtoni ujë që ta bëni lëngun të njëtrajtshëm. 6. Shtoni akull sipas dëshirës dhe pijeni menjëherë. Kjo pije duhet pirë çdo ditë në mëngjes./

Share:

Të Gjitha të Vërtetat e Ujit të Gazuar

Është sekreti më i njohur nga të gjithë. Uji na bën shumë mirë. Trupi ynë ka nevojë për ujë që të mbijetojë. E vërteta është që njeriu mund të rezistojë më gjatë pa bukë se sa pa ujë. Pa këtë të fundit, trupi ynë do të thahej dhe nuk do të ishte në gjendje të funksiononte. Në kohët e sotme, konsumatorët janë shpesh në dilemë nëse duhet të zgjedhin ujin me gaz apo pa gaz. Shumë ekspertë të shëndetit bien dakord që të pish ujë me gaz është më mirë se të mos pish ujë fare. Megjithatë uji me gaz dhe uji natyral kanë disa ndryshime jo të vogla edhe në vlera. Ujë me Gaz apo Ujë Natyral. Uji me gaz është ujë natyral i cili është pasuruar me dioksid karboni. Ky i fundit e bën ujin të gazuar dhe është i njëjti element që përdoret për lëngjet me gaz. Uji natyral është thjesht ujë. Uji me gaz dhe hidratimi. Uji me gaz hidraton trupin njësoj si uji natyral. Ndryshimi i vetëm, siç e përmendëm edhe më lart është që uji me gaz përmban dioksid karboni. E megjithatë, shumë atletë dhe sportistë nuk e preferojnë ujin me gaz pas stërvitjes sepse dioksidi i karbonit i bën ata të ndihen të ngopur, ndonëse ata akoma nuk kanë pirë mjaftueshëm ujë për të zëvendësuar humbjet e lëngjeve gjatë stërvitjes. Si rrjedhojë këshillohet që uji me gaz të mos përdoret si alternativë e vetme e rehidratimit pas stërvitjes. Efektet e Dioksidit të Karbonit. Një herë e një kohë, besohej që dioksidi i karbonit kufizon thithjen e kalciumit nga kockat. Megjithatë studime të reja kanë treguar që është kafeina dhe jo dioksidi i karbonit, ajo që kryen këtë proces të dëmshëm për kockat. Por pirja e ujit me gaz nuk është e njëjtë me pirjen e një lëngu tjetër të gazuar. Këto lëngje përmbajnë sasi të mëdha të fosfatit, kafeinës dhe sheqerit. Uji me gaz nuk ka fosfate apo kimikate të shtuara, as kafeinë dhe as sheqer. Përse njerëzit pijnë ujë me gaz? Shumë njerëz konsumojnë ujë me gaz, thjesht për shije. Disave ju pëlqejnë të gazuarat, por nuk duan kaloritë dhe sheqerin që gjënden tek lëngjet e tjera me gaz. Uji me gaz plot bulëza është një pije freskuese dhe shumë herë më e shëndetshme se lëngjet e tjera të sheqerosura me gaz.  Të vërtetat dhe mitet. Siç e thamë edhe më lart, dikur besohej që të gjitha lëngjet dhe pijet e gazuara thithin kalciumin nga kockat dhe dëmtojnë dhëmbët. Por kjo rezultoi të ishte e pavërtetë. Vetëm pijet e gazuara me sheqer kanë një impakt në reduktimin e kalciumit nga kockat. Uji me gaz mund të ketë pak më shumë aciditet se uji natyral por nuk mjafton për të dëmtuar kockat dhe dhëmbët. Një studim i publikuar zbuloi që uji me gaz kishte një efekt gërryes më të lartë se sa uji natyral, por ky efekt ishte 100% më i ulët në krahasim me pijet e sheqerosura të gazuara. Bulëzat dhe efekti i tyre. Dioksidi i karbonit tek uji me gaz mund të ketë një impakt negativ tek disa njerëz. Mjekët thonë që ata që vuajnë nga irritimi i zorrëve mund të përjetojnë fryrje dhe gazra për shkak të dioksidit të karbonit. Si rrjedhojë, duhet të shmangësh pirjen e ujit me gaz. Kontrolloni etiketat. Beso dhe kontrollo thotë populli dhe me shumë të drejtë. Nëse dëshiron të blesh një shishe me ujë të gazuar kontrollo etiketën. Përveç ujit me gaz, në tregje gjeni edhe ujë tonik, që përveç dioksidit të karbonit, përmban sheqer apo edhe sodë. Disa lloje të ujit me gaz kanë edhe shije të shtuara dhe ëmbëlsues artificialë. Ndaj është e rëndësishme që përpara se të blesh një shishe të kontrollosh mirë etiketën dhe të mos zgjedhësh sheqerin në vend të ujit.
Share:

9 kura natyrale kundër gërhitjes

Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën. Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën. Gërhitja ndodh gjatë thithjes së ajrit nga rrugët e frymëmarrjes. Zakonisht gërhitja konsiderohet si çrregullim i gjumit por sipas intensitetit mund të ketë pasoja serioze mjekësore dhe sociale. Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase. Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj.  Mendra Mendra lufton inflamacionin dhe enjtjen në membranat e shtresës së fytit dhe flegrat e hundës. Rrjedhimisht ajo promovon një frymëmarrje të lehtë dhe të qetë. Kurat me mendër funksionojnë mirë edhe për gërhitjen e përkohshme që shkaktohet nga alergjitë, ajri i ftohtë apo i thatë. Vaji i ullirit Vaji i ullirit është një anti-inflamator i fortë dhe qetëson të gjitha indet përgjatë rrugëve të frymëmarrjes duke ulur enjtjen dhe ofruar një kalim të paqtë të ajrit. Ai përdoret edhe kundër pezmatimit të rrugëve të frymëmarrjes. Avulli Bllokimet e hundës janë një nga shkaktarët kryesorë të gërhitjes. Një nga zgjidhjet më të mira kundër këtyre bllokimeve janë trajtimet me avull. Kardamom Kardamom është një produkt natyral që ndihmon në çlirimin e sekrecioneve dhe zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Ai është efikas ndaj këtyre dy problemeve dhe rrugët e pastra të frymëmarrjes do të shkaktojnë më pak gërhitje. Shafrani i Indisë Ai është një antiseptik dhe antibiotik i fuqishëm. Shafrani i Indisë mund të trajtojë inflamacionin dhe pakëson gërhitjen e rëndë. Shafrani i Indisë duhet të kombinohet me qumështin për të qenë efikas kundër gërhitjes. Kjo pije do ju ndihmojë të merrni frymë lirisht ndërsa flini. Hithra Nëse ju gërhisni në një periudhë të caktuar të vitit, kjo mund të jetë si pasojë e një alergjie të stinës që shkakton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes. Gërhitja e përkohshme trajtohet me hithra, një barishte që lufton inflamacionin dhe luan rol kundër alergjive. Nëse pini dy ose tre filxhanë me çaj hithër në ditë gjatë stinës së alergjive do të gërrhisni më pak. Hudhra Hudhra pakëson akumulimin e mukusit dhe lufton inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes. Nëse gërhisni si pasojë e sinozitit, hudhra do t'ju vijë në ndihmë. Përtypni një ose dy thelbinj hudhër dhe më pas pini një gotë ujë përpara se të flini. Do të keni një gjumë të qetë dhe pa gërhitje. Mjalti Lufton inflamacionin dhe pakëson enjtjet dhe bllokimet në zonat e frymëmarrjes. Për më tepër, mjalti zbut fytin dhe parandalon problemet e lartpërmendura që shkaktojnë gërhitjen. Kamomili Vlerat anti-inflamatore të kamomilit janë të pranuara gjërësisht. Rrjedhimisht kamomili ndihmon në ndalimin e gërhitjes. Ai qetëson nervat dhe muskujt e fytit dhe ju ndihmon të flini më mirë.
Share:

Afër Detit Afër Mbretit - Të Mirat e Ujit të Kripur

Uji i kripur mund të jetë një kurë natyrale, sepse ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies. Lista e përfitimeve shëndetsore që vijnë nga uji i kripur i detit është thuajse e pafundme. Deti na thërret gjithnjë, dhe ndikimi i tij në shëndetin dhe mirëqenien tonë është në shumicën e kohës pjesë e pritshmërive tona. Deti na bën mirë. Ai përmirëson humorin dhe shëndetin. E vetmja gjë që uji i detit nuk bën dot për ne, është të hidratojë organizmin. Por nëse bëjmë një listë me të mirat dhe të këqijat, deti do të na befasojë. Uji i kripur mund të jetë një kurë natyrale, sepse ai stimulon trupin dhe ushqen ndjesinë e mirëqenies të cilën lundruesit e dallgëve e njohin mjaft mirë. Një nga shprehjet më të bukura popullore është “Afër Detit Afër Mbretit” dhe të gjithë e pranojmë njëzëri se të jetuarit pranë detit ose në zonat bregdetare, ndjesia e mirëqenies është më e pranishme. Mesatarisht, uji i detit përmban 3.5 përqind kripë (klorid sodium). Me fjalë të tjera, për një litër ujë merrni 35 gramë kripëra, por edhe sasi të ndryshme të magnezit, sulfatit dhe kalciumit. Ndonëse kjo nuk është e pranuar shkencërisht, terapia e ujit të kripur me ujë dhe produkte detare siç janë algat, kripërat, balta rënore, leshterikët e të tjerë për të eliminuar problemet me lëkurën. Uji i kripur ofron përfitime të tjera befasuese Uji i detit pastron lëkurën Kripërat minerale bashkëpunojnë me diellin për të rigjeneruar lëkurën. Si rrjedhojë, probleme si psoriaza, aknet, lupusi e të tjerë mund të kurohen lehtësisht me ujë të kripur. Uji i detit forcon sistemin imunitar Numri i qelizave të kuqe të gjakut rritet me 5 deri në 20 përqind pas notit ose banjës në det. Numri i qelizave të bardha të gjakut rritet akoma më shumë. Uji i detit është një kurë fantastike për njerëzit që kanë një sistem të dobët imunitar, anemi dhe nivel të lartë të sheqernave në gjak. Uji i detit ngadalëson zhvillimin e reumatizmës Uji i oqeanit dhe aktiviteti fizik janë elementët kryesorë të kurës ideale kundër dhimbjes së kockave, muskujve, artritit, problemeve të qarkullimit dhe atyre pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Uji i detit largon ankthin Duke qenë se uji i detit është i pasur me magnez, ai ka aftësinë të qetësojë mendjet dhe shpirtrat e trazuar. Njerëzit që preken shpesh nga stresi, duhet të shkojnë në plazh, dhe të qëndrojnë pranë detit sepse uji i tij ka vlera qetësuese medicinale

Share:

Shqiperia JO Duhanit

Njoftohu ne email per postimet