Saturday, August 19, 2017

Kura Bimore Kundër Ftohjeve dhe Problemeve Stinore të Frymëmarrjes

Dielli dhe nxehtësia e këtyre ditëve të fundit gjithmonë krijojnë një iluzion të vogël se disa probleme shëndetësore si rrufa dhe bllokimet e hundës i përkasin së kaluarës. Për fat të keq, ndërsa të gjithë kërkojnë një vend sa më pranë dhe përballë kondicionerëve, ventilatorëve ose rrymave të ajrit, kostoja e drejtpërdrejtë e veprimeve të tilla sjell menjëherë disa shqetësime për shëndetin e njeriut. Këtu janë rrymat e ajrit të ftohtë që na pëlqejnë aq shumë sapo kthehemi nga temperaturat super të larta, por që në të vërtetë pasi na sjellin freskun, nga ana tjetër mezi presin të sulmojnë fytin tonë dhe gjithë sistemin e rrugëve të frymëmarrjes. Me simptomat e para të ftohjes, Receta Bimore e Kanellës Kjo kurë e thjeshtë është krejt e lehtë për t'u përgatitur dhe ju siguron efekt të drejtpërdrejtë, madje menjëherë lehtëson dhimbjen, skuqjen dhe acarimin e fytit, bajameve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Një sasi uji prej 250-300 ml vendoset të vlojë. Pasi arrin pikën e vlimit, AgroWeb.org ju këshillon të shtoni tek uji i nxehtë 2-3 lugë çaji me kanellë të bluar. Ndërsa uji bashkë me kanellën vazhdon të ziejë, shtoni edhe një gjysëm lugë kafeje me piper të zi dhe lërini edhe 2 minuta të vlojnë së bashku. Më pas hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një gotë porcelani ose filxhan, pasi ta keni filtruar. Fikni zjarrin, lëreni pijen të ftohet dhe shtoni 1-2 lugë çaji mjaltë. Pijeni njëlloj sikur të ishte një çaj i nxehtë: aroma është me të vërtetë e mrekullueshme, ndërkohë që pija falë ekstrakteve të esenciale të përbërësve të vet arrin të lirojë brenda një minute të gjithë rrugët e frymëmarrjes. Fuqitë magjike të kanellës reduktojnë acarimin e fytit, lirojnë frymëmarrjen dhe ju risjellin në formë. Përsëriteni çajin 2-3 herë në ditë derisa shenjat e shqetësimit të kenë përfunduar.

Share:

Shqiperia JO Duhanit