Monday, November 14, 2016

Hidrophyllin (tableta)

Veprimi
Hidrophyllin® ka veprim të ngjashëm me teofilinën dhe aminofilinën, më mirë tolerohet se cilido derivat alkalin i teofilinës.
Hidrophyllin® ka veprim bronkodilatator, veprim vazodilatator, stimulon miokardin dhe SNQ, vepron edhe në mënyrë të lehtë diuretike.
Për terapi është me rëndësi veprimi i saj bronkodilatator.

Vite me radhë është menduar se derivatet e metilksantinës shkaktojnë bronkodilatim përmes inhibimit të fosfodiesterazës, duke parandaluar shkëputjen enzimatike të 3,5 – AMP-c; pastaj është vërejtur se këto veprime ndodhin vetëm në prani të dozave të larta të barit.
Është propozuar një numër i mekanizmave të rinj:
1. antagonizimi i prostaglandinave,
2. frenimi i fluksit të joneve të kalciumit në muskulaturën e lëmuar,
3. stimulimi i katekolamineve endogjene,
4. frenimi i lirimit të mediatorëve nga mastocitet dhe leukocitet dhe
5. antagonizimi i receptorëve adenozinë.

Indikimet
Astma bronkiale.
Bronkoopstrukcioni gjatë bronkitit kronik.

Kundërindikimet
Ndjeshmëria në bar dhe preparate tjera metilksantine.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Hidrophyllin® tableta përdoren 3-7 tableta nga 150 mg/ditë ose 3-4 tableta nga 300 mg/ditë.

Efektet anësore
Rrallë mund të paraqitet vjellje, tahikardi, dhembje koke, ekzantemë, konvulsione dhe shqetësime.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë të dhomës 15-25Gradë Celcius, në vend të thatë të mbrojtur nga drita.
Bari mbahet larg nga kontakti me fëmijët.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet me recetë të mjekut.

Afati i qëndrueshmërisë
Është shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 30 tableta nga 150 mg.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive