Thursday, January 12, 2017

Rinopaidolo (pomadë)

Përbërja:
1 gr pomadë rinologjike përmban:
Lëndë aktive: esence niaouli 5 mg dhe esencë eukalipti 1 mg ; dhe 50 mg esencë niaouli dhe 10 mg esencë eukalipti për një tubet 10 gram.
Lëndë joaktive: vaselinë e fijëzuar.

Forma farmaceutike: Pomate rinologjike në konfeksion prej 10 gr.

Çfarë është?
RINOPAIDOLI është nje pomadë për të liruar hundët e bllokuara nëpërmjet përdorimit lokal.

Për çfarë përdoret?
RINOPAIDOLI përdoret për të kuruar format inflamatore të hundëve tek fëmijët.

Kur nuk duhet përdorur?
Mbindjeshmëri e njohur ndaj komponenteve.
Është mirë të konsultoheni me mjekun , në rast se shfaqen çrregullime të ndryshme.

Cilat barna ose ushqime mund të modifikojnë efektin e barit?
Nuk janë vënë re të tilla.
Në rast përdorimi të preparateve të tjera kërkoni ndihmën e mjekut ose farmacistit tuaj.

Ka rëndësi të dihet që:
Pas një periudhë të shkurtër trajtimi pa ndonjë rezultat të dukshëm konsultohuni me mjekun tuaj.

Si të përdorim barin?
Kujdes: mos kaloni dozat e treguara pa këshillën e mjekut.
Përdorni një sasi sa një kokërr orizi në çdo vrimë hunde ,4 ose 5 herë në ditë.
Në bebet është mirë të përdoret një çerek ore para ngrënies.

Kujdes:
Përdoreni vetëm për periudha të shkurtra.
Këshillohuni me mjekun në rast se doni ta përsëritni ose kur vini re ndonjë ndryshim të karakteristikave të barit.

Si të veprojmë kur marrim një dozë të tepruar të barit?
Në këtë rast thërrisni menjëherë mjekun ose shkoni në spitalin më të afërt.

Efekte të padëshiruara:
Është e mundur që gjatë përdorimit të gjatë ose të përsëritur të barit mund të shfaqen shenja të irritimit ose të alergjisë.
Respektimi i të dhënave të fletës përshkruese ul rrezikun e efekteve të padëshiruara. Në përgjithësi efektet e padëshiruara janë kalimtare.
Kur ato paraqiten është mirë që të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Është e rëndësishme të komunikoni me mjekun ose farmacistin në çdo rast që shfaqen efekte të padëshiruara të papërshkruara në fletën përshkruese.

Skadenca dhe mënyra e ruajtjes:
Kujdes: mos e përdorni barin pas datës së skadencës të treguar mbi kuti.
Mbajeni barin larg nga fëmijët.
Është e rëndësishme që të keni gjithmonë në dispozicion informacionin mbi barin, prandaj ruajeni si kutinë dhe fletëudhëzimin.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive