Frutat E Pyllit
Frutat e pyllit janë të pasura me përbërës natyralë që lehtësojnë punën e enëve të gjakut.
Këto përbërës i zgjerojnë ato dhe qarkullimi i gjakut është më i lehtë.
Kosi
Kosi me pak yndyrë ofron shumë kalçium për organizmin.
Ai qetëson enët e gjakut dhe i qetëson ato kur nevojitet.
Peshku
Salmoni, sardelet dhe skumbria janë të pasura me acide yndyrore omega-3,
Këto acide përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe ulin tensionin e gjakut.
Farat
Farat e linit, të kungullit apo lulediellit mund të përfshihen në sallata, kos apo tërshërë.
Ato janë shumë të mira për tensionin e gjakut sepse përmbajnë magnez.
Tërshëra
Ky drith është i pasur me fibër që mban tensionin e gjakut nën kontroll.
Për më tepër, tërshëra rekomandohet edhe kundër mbipeshës.
Panxhari
Pirja e dy gotave me lëng panxhari dhe molle e ul tensionin sistolik të gjakut në pak orë.
Panxhari dhe gjethet e tij janë shumë të pasur me kalium, një mineral i dobishëm për zemrën.
Hudhra
Përbërësit natyralë të hudhrës zgjerojnë enët e gjakut dhe e ndihmojnë zemrën të kryejë detyrën e saj.
Hudhra është shumë e mirë për uljen e tensionit të gjakut.
Fistikët
Këto arrorë janë plot me yndyrna të shëndetshme që i bëjnë mirë zemrës.
Fistikët janë shumë efikasë në uljen e tensionit të gjakut.
Shega
Lëngu i shegës është i pasur me fibër dhe shumë minerale që mbajnë nën fre tensionin e gjakut.
Ky frut i bën shumë mirë zemrës por edhe sistemit tretës.
Vaji I Ullirit
Ky vaj është plot e për plot me antioksidantë që ruajnë elasticitetin e enëve të gjakut.
Përdorimi i përditshëm i vajit të ullirit është një zgjedhje e mençur në dobi të shëndetit.
Legumet
Qiqrat, thjerëzat, fasulet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.
Për më tepër, ato janë të pasura me fibër dhe shmangin sëmundjet koronare.
Çokollata E Zezë
Çokollata e zezë përmban antioksidantë që zgjerojnë enët e gjakut.
Në këtë mënyrë ato ulin tensionin e gjakut.
Masa Shtesë Kundër Tensionit Të Gjakut
Përpos regjimit të shëndetshëm, njeriu duhet të humbasë në peshë, të kryejë aktivitet fizik dhe të marrë medikamentet që rekomandohen nga mjeku.