Bananet, perimet e gjelbërta, qitroja dhe qumështi janë disa prej ushqimeve më të shëndetshme të dietës sonë, përveç në rastet kur marrim ilaçe. Këshillat mjekësore më të përsëritura janë që ilaçet nuk duhen përzier me alkol ose kafe, por së fundmi këshillohet që njerëzit që pijnë ilaçe të mos konsumojnë edhe disa nga produktet e lartpërmendura. Këto ushqime ua vështirësojnë punën ilaçeve për të dhënë efektin e duhur, madje në raste jo të pakta shkaktojnë edhe efekte anësore të rrezikshme. Ato kanë përbërës që mund të ndikojnë për keq në proceset e metabolizmit të trupit. Gjeni më poshtë një listë të ushqimeve që duhen shmangur gjatë periudhës së marrjes së ilaçeve. Bananet Ky frut ka përmbajtje të lartë kaliumi dhe si rrjedhojë mund të ndërhyjë në efikasitetin e ilaçeve për tensionin e gjakut pasi kështu do të merrni sasi të tepërt kaliumi dhe tensioni do të ulet përtej pritshmërisë së mjekimit. Nëse doni të rregulloni tensionin e lartë të gjakut dhe të ndihmoni zemrën, mos konsumoni banane në të njëjtën periudhë që konsumon ilaçet e uljes së tensionit. Qitro Mëngjesi është koha ideale për të pirë lëngun e qitros për ata që e duan të shtrydhur ose për të ngrënë frutin për ata që e duan të plotë. E megjjithatë, nëse jeni duke marrë ilaçe për uljen e kolesterolit, duhet të hiqni dorë nga qitroja sepse ky frut manipulon procesin e metabolizmit të mjekimit. Statinat që përdoren për uljen e nivelit të kolesterolit kanë një kundërveprim më të madh kur bien në kontakt me përbërësit e qipros. Fruti bllokon enzimat e nevojshme të mëlçisë dhe minimizon efektet e pritura të medikamentit. Qitroja duhet anashkaluar edhe kur njeriu merr antibiotikë, tregojnë studiuesit. Qumështi Nëse jeni duke marrë antibiotikë ose medikamente të tjera për osteoporozën, nuk duhet t’i shoqëroni ato me qumësht. Kalciumi i qumështit ndërhyn me ilaçet dhe i pengon ato të japin efektin e duhur. E njëjta këshillë vlen edhe për produkte të tjera si djathi dhe kosi që duhen shmangur nëse merr tetraciklinën, ciprofloaksinën dhe alendronatin. Qumështi, djathi dhe kosi e veshin stomakun me një shtresë kalciumi që pengon përthithjen e ilaçit nga trupi. Jamballi ose Likuiricia e Zezë Jamballi është një rrënjë që ka një efekt të mirë laksativ dhe fuqi ëmbëlsuese shumë herë më të fortë se sheqeri. Kjo rrënjë e ëmbël ul kaliumin në trup dhe mund të jetë e rrezikshme nëse konsumohet nga njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Përzierja e ilaçeve për zemrën me rrënjët e ëmbla të jamballit shkakton çrregullim të rrahjeve të zemrës. Jamballi është i mirë për ata që vuajnë nga ulçera në stomak, por duhet shmangur nëse jeni duke marrë ilaçe për zemrën, kontraceptivë oralë, hollues gjaku, insulinë, antidepresivë, etj. Spinaqi dhe jeshillëqet e tjera Nëse merrni hollues gjaku apo ilaçe për çrregullimin e zemrës, atëherë barishtet e gjelbra duhen shmangur sepse ndikojnë negativisht. Ilaçi më popullor që parandalon trombozën në gjak është varfarina. Spinaqi nga ana tjetër ka shumë vitamin K1 dhe varfarina bllokon Vitaminën K1 duke mos patur më pas asnjë efekt në hollimin e gjakut. Kjo gjë ndodh vetëm në rastin e varfarinës ndërkohë që me aspirinën nuk janë shënuar raste të kundërveprimit me perimet të gjelbëra. Kafeja Nëse vuani nga azma, atëherë duhet të shmangni kafenë sepse efektet anësore të saj shkaktojnë nervozizëm, ankth, dridhje dhe çrregullim të rrahjeve të zemrës. Një studim i Ohio State University tregoi që kafeja rrit shanset për dështim të nënave shtatzëna në tetë javët e para të shtatzanisë. Studiuesit treguan që 28% e 172 grave shtatzëna që morën pjesë në studim dhe që pinin dy kafe në ditë rrezikuan humbjen e fëmijëve të tyre. Sipas të njëjtit studim grave që kishin pirë shumë kafe ndërkohë që përpiqeshin të ngelnin shtatzënë ishin 75% më të rrezikuara për të patur një dështim spontan. Alkooli Në pothuaj të gjitha përshkrimet e një ilaçi këshillohet shmangia plotësisht e alkolit. Ky i fundit shton presionin ndaj mëlçisë që është edhe përpunuesi më i madh në trup. Çfarëdo gjëje të fusësh në gojë, shkon përmes mëlçisë. Ndaj kombinimi i alkolit me ilaçet rrënon funksionet e trupit, çon një nivel më të lartë dhe më të rrezikshëm të medikamentit në gjak, e si rrjedhojë ilaçi shkakton më shumë dëme se sa të mira.
Saturday, September 9, 2017
Përdorimet Mirëbërëse të Aloe Vera Për Shëndetin
Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’ Ajo është përdorur gjërësisht në një pafundësiproduktesh, pasta dhëmbësh dhe shampo, por kjo bimë bën me të vërtetë mrekullira nëse konsumohet më tepër. Gjethja mrekulli-bërëse përmban 200 përbërës të dobishëm, përfshirë 20 minerale, 18 amino acide dhe 12 vitamina. Aloe Vera ul inflamacionin në kocka dhe përshpejton shërimin nga sinoziti. Ajo bën mrekullira edhe kundër rrjedhjeve të hundëve. Lajmi i mirë është që Aloe Verën e gjejmë kudo, madje mund ta rrisim vetë në shtëpi dhe falë saj të përgatisim kura nga më të ndryshmet. Përdorimet Speciale Prisni në gjysmë një gjethe të Aloe Verës. Shtrydheni me gishta lëngun xhelatinoz dhe hidheni në një shishe të vogël qelqi me ngjyrë të errët. Ruajeni për përdorim të mëvonshëm. Hidhni nga dy pika në secilën vrimë të hundës përpara se të bini në gjumë. Do të ndieni menjëherë zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe do të shijoni një gjumë të qetë. Mënyra e dytë është të hidhni disa copa të gjethes së Aloe Verës dhe disa gjethe eukalipti në një enë me ujë. Lëreni ujin të valojë dhe më pas hiqeni nga zjarri. Mbulojeni kokën me një peshqir dhe thithni avullin që lëshon lëngu me gjethet fantastike. Kjo është një kurë e mrekullueshme kundër rinitit të verës, pra rrufës së vazhdueshme që vjen si pasojë e ftohjeve dhe flukseve të ajrit të kondicionuar gjatë verës. Ju mund të përdorni edhe gjethen e Aloe Verës duke e vendosur atë në ballë për disa minuta. Xhelin mund ta përdorni në kompresa kundër dhimbjes së kokës, bllokimeve të frymëmarrjes dhe për qetësim. Aloe Vera përdoret edhe kundër sinozitit: Mund të krijoni një locion spërkatës me ujë deti ose ujë me kripë dhe Aloe Vera. Kombinoni 500 ml me ujë me kripë dhe 50 ml me lëng të Aloe Verës, pothuajse sa një filxhan kafeje dhe përdoreni sipas nevojës. Një studim i vitit 2011 nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, nxorri në pah përfitimet që vinin nga përzierja e 5 vajrave natyralë me antioksidantë siç janë: aloe vera, arrë kokosi, portokall, nenexhik dhe vitamina E. Studiuesit arritën në konkluzionin se këto vajra mundeshin të ulnin me sukses inflamacionin dhe stresin oksidues që shkaktojnë probleme në mukozën e hundës dhe në rrugët e frymë marrjes.