• Konsultohu!

    Nese keni ndonje pyetje ose nuk jeni te sigurt rreth dickaje , PYESNI!

  • Medikamente

    1.Cfare eshte X medikamente ? 2.Efektet anesore te mundshme 3.Ruajtja dhe afati i perdorimit 4.Informacione shtese

  • SEMUNDJE

    Informacion i detajuar rreth nje semundjeje. Simptomat , Shkaktaret , Parandalimi , Keshilla , Diagnostikimi , Trajtimi

  • Kontrollo shëndetin Pa Pagesë

    #CHECKUP #FALAS parandalon sëmundje, shpëton jetë!

Sunday, November 5, 2017

Pse ndodh ngushtimi i arterieve koronare?


Ngushtimi i arterieve koronare pothuajse gjithmonë shkaktohet nga pllakat aterosklerotike.

Kur në këto pllaka ndodhin procese të shtuara patologjike (p.sh. plasaritje të pllakës dhe formimi i trombeve në këtë rajon) arteria përnjëherë mbyllet plotësisht.


Së shpejti bëhet shkatërrimi i qelizave në rajonin të cilin e ushqen kjo arterie, pra zhvarroset nekroza ishemike e miokardit-infarkti i zemrës.

Simptomat karakteristike është dhembja e fortë në gjoks që zakonisht zgjat mbi 30 minuta. Kjo në të shumtën e rasteve përcillet me dobësi të përgjithshme, djersitje, vjellje e frikë nga vdekja, transmeton Telegrafi.



Sulmi në zemër mund të jetë i qetë dhe të kalojë pa ndonjë simptomë. Te shumica e të sëmurëve, simptomat dhe shenjat lajmërohen pas disa orëve, ditëve ose jave para sulmit në zemër.

Shenjë e hershme e sulmit në zemër është dhembja e cila përsëritet në gjoks, gjatë ngarkesë dhe kalon pas një pushimit.

Sulmi në zemër mund të jetë i qetë dhe të kalojë pa ndonjë simptomë, te shumica e të sëmurëve, simptomat dhe shenjat lajmërohen pas disa orëve, ditëve ose jave para sulmit në zemër.


Rreziku mund të zvogëlohet nëse mbahet nën kontroll shtypja e gjakut, sëmundja e sheqerit.

Rreziku mund të rritet nga sulmi në zemër te të sëmurët që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti, niveli i lartë i kolesterolit, sulmet e mëparshme të zemrës, angina e zemrës, te meshkujt, njerëzit e moshuar, duhanxhinjtë, te njerëzit e trashë. /Telegrafi/
Share:

Mbahesh si njeri i fortë mendërisht? Nëse nuk i ke këto karakteristika, ti thjesht po gënjen veten

Teorikisht, të gjitha përvojat tona që kalojmë në jetë, na bëjnë njerëz më të mirë dhe më të fortë.

Të jesh optimist, të kesh në kontroll jetën tënde dhe të mos ndjesh keqardhje për veten, janë disa karakteristika që i zotëron një njeri i fortë, por që jo të gjithë. A mendoni se keni ndonjërën prej tyre?

Më poshtë do të sjellim një listë të karakteristikave që ka një person i fortë mendor sipas Amy Morin, një psikoterapeut dhe ekspert në forcën mendore.

Di të mbajë në balancë logjikën dhe emocionet

Nuk ka të bëjë aspak me faktin se çfarë mbizotëron tek ti: emocioni apo logjika, por bëhet fjalë sa je në gjendje të mbash balancën mes të dyjave, për të parë qartë se kur emocionet mbizotërojnë logjikën në procesin e vendimmarrjes.

Shpenzon kohën në mënyrë produktive

Të gjithë mund të gjejmë mijëra justifikime për të mos bërë një punë, por njerëzit e fortë përqendrohen në atë që ata vërtetë dëshirojnë dhe shmangin harxhimin e kohës në mënyrë joproduktive.


Mëson nga gabimet

Njerëzit mendërisht të fortë nuk përpiqen të justifikojnë veprimet e tyre apo t’i fshehin gabimet e tyre nga të tjerët. Ata nxjerrin mësim nga gabimet dhe herës tjetër veprojnë ndryshe.

Gjen një balancë mes asaj që është dhe asaj që dëshiron të jetë

Nëse jeni një person i fortë mendërisht, atëherë ju pranoni veten tuaj kështu siç jeni në këto momente, por kurrë nuk ndaloni së punuari për t’u bërë një person më i mirë.


Feston lumturinë e të tjerëve

Të jesh i fortë mendërisht do të thotë të dish se si të bashkëpunosh. Suksesi i të tjerëve nuk ju bën të ndiheni xheloz, përkundrazi.

E di se për një fitore me vlerë, ia vlen të presësh

Njerëzit mendërisht të fortë dinë të presin për shpërblimet e tyre. Ata e dinë se për të marrë më të mirë e diçkaje duhet durim. Mos harroni: padurimi na bën të dobët.

Nuk debaton me njerëzit për gjëra të vogla

Është e natyrshme që një njeri të përpiqet për përsosmëri, megjithatë një person i fortë mendërisht e di se nuk është e nevojshme të humbasë durimin për gabime të vogla, aq më tepër të njerëzve të tjerë.
Share:

Nëntori – muaji më depresiv i vitit?

“Nëntori është muaji më i papëlqyer i tërë vitit” – Louisa May Alccot, “Little Women.”


Ndoshta e keni dëgjuar shprehjen se nëntori është muaji më depresiv i tërë vitit, por, ndonëse për disa mund të mos jetë kjo e vërtetë, për disa tjerë është shumë aktuale, transmeton Telegrafi.

Siç deklarohen disa, në nëntor nuk ka ndonjë gjë emocionuese. Në përgjithësi vjeshta është sezonë me agjendë të ngjeshur.

Shkolla fillon në shtator, Halloween-i është në nëntor, dhe të gjithë e dimë se çfarë ndodh në dhjetor.

Por, problemi është se asgjë nuk ndodh në nëntor!

Tjetra është se nëntori është muaj shumë i ftohtë, dhe nëse jeni adhurues i stinës së verës, normalisht se nuk do të ndiheni të kënaqur gjatë nëntorit.

Ngjyrat e vjeshtës në nëntor hiqen, pemët mbesin pa gjete ndërsa era është shumë më e fortë!


Edhe psikologjia thotë se nëntori për shumë njerëz mund të jetë depresiv. Sipas psikologjisë, këto janë disa arsye se përse disa njerëz ndihen kështu:

Ëndrrat: Është muaji i parafundit i vitit, ku jeni në garë për të arritur diçka të cilën e keni pasur synim ta arrini para se të vjen fundviti. Dhe, nëse e keni marrë seriozisht këtë “garë”, atëherë jeni të mbushur me stres, presion dhe frustrim.

Qëllimet: viti ka kaluar dhe ju ka mbetur vetëm një muaj. Të gjitha qëllimet e paarritura ju vijnë në mendje dhe ju krijohet një energji negative e cila ndikon në stilin tuaj të jetesës.

Ndryshimi: është muaj ku Toka përjeton ndryshime të dukshme, dhe ndryshimet e tilla atmosferike krijojnë mos-balancim dhe probleme me disponimin.

Financat: Pasi që është fundviti, kjo do të thotë se gjatë muajit dhjetor për shkak të festave do të ketë më shumë shpenzime, ndërsa nëntori është muaj ku shumica e familjeve kursejnë më shumë para për t’i shpenzuar në muajin e ardhshëm. /Telegrafi/
Share:

Zgjatjani vetes jetën duke ngrënë një grusht arra në ditë

Të mbushura me proteina, fibra dhe shumë vitamina e minerale, nuk është befasuese që për shumicën e personave që pëlqejnë të ushqehen shëndetshme, arrat janë pjesë e pashmangshme e shujtës së mëngjesit.

Pra, nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të shijshme dhe të shpejtë për ta mbushur veten me energji tërë ditën, rritni sasinë e proteinave dhe fibrave që i konsumoni, duke ngrënë pemë, arra dhe fara, transmeton Telegrafi.

Në fakt, shitja e pemëve të thara, arrave dhe farave ka shënuar rritje rekord viteve të fundit, sepse shumica e njerëzve anë e mbanë botës janë duke kërkuar mënyra të shëndetshme për t’u ushqyer, ndërsa njëkohësisht është rritur numri i vegjetarianëve dhe veganëve.

Sipas studimeve të ndryshme, konsumuesit e rregullt të arrave jetojnë më gjatë, kanë nivel më të vogël të kolesterolit dhe rrezik më të vogël të sëmundjeve të zemrës dhe disa formave të caktuara të kancerit.

Kjo për shkak se arrat dhe farat janë burim i mahnitshëm i mikronutrientëve si magnezi, kaliumi, hekuri, zinku, vitaminat A dhe B.

Ato gjithashtu kanë nivele të larta të fibrave dhe proteinave. /Telegrafi/
Share:

Dy mënyra për t’i trajtuar aknet në afat rekord

Nuk ka gjë më të keqe sesa të keni një fytyrë të mbuluar me pika të kuçe – diçka të cilat duket se shfaqen brenda nate, por që nuk hiqen me ditë apo javë të tëra.

Ato mund të shkaktojnë inflamacion, shenja në fytyrë, duken keq dhe shpeshherë ndikojnë që disa persona të fshihen shkaku i tyre, transmeton Telegrafi.

Normalisht, reagimi jonë i parë është se ato duhet hequr qafe, menjëherë, pavarësisht se në çfarë mënyre.

Por, në vend se t’i bindeni ndjenjave dhe ta shpërtheni një akne, është mirë t’i keni parasysh rekomandimet e mëposhtme të cilat ju ndihmojnë t’i hiqni qafe aknet në një afat shumë të shpejt dhe pa rrezikuar infeksione të ndryshme:

Mjaltë dhe kanellë

Mjalta është e mirë për heqjen e akneve. Është antibiotik natyral dhe i heq ndyrësirat nga poret e hapura. Përzieni një lugë gjelle mjaltë me gjysmë lugë gjelle kanellë dhe me gishta të pastër aplikojeni produktin në fytyrë.

Fërkojeni maskën në lëvizje rrethore për tre minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë të ngrohët.


Maska me të bardhë të vezës

Të bardhët e vezës i ngushton poret dhe e largon çdo ndyrësirë të vetme. Të bardhët e dy vezëve shpërndajeni në fytyrën tuaj, prisni dy minuta derisa të thahet dhe pastaj aplikojeni edhe pak maskë në fytyrë.

Prisni deri në 10 minuta për t’u tharë dhe pastaj me ujë të ngrohët pastrojeni fytyrën. /Telegrafi/
Share:

Mjaltë Me Spec Djegës – Efektet Fantastike Për Organizmin

A e keni provuar ndonjëherë mjaltin me spec djegës?

Është i ëmbël dhe i zjarrtë. Ka një shije, e cila duket sikur të ka munguar gjithë jetën. Në lugën e parë, ëmbëlsia e mjaltit të zgjon qiellzën ndërkohë që pak çaste më vonë përjeton nxehtësinë e papërmbajtur të specit djegës. Thënë shkurt, një kombinim i jashtëzakonshëm.

Duke marrë në konsideratë faktin që specat qëndrojnë shumë pak në përqafimin e ëmbël të mjaltit të ngrohtë, djegësia që ata çlirojnë është befasuese dhe ndjellëse.

Ata që janë të dhënë pas mënyrave të shëndetshme të pastrimit të organizmit, do të gëzohen kur të mësojnë se mjalti me spec djegës është një metodë pastrimi shumë popullore e cila përpos të gjithave ndihmon në rënien në peshë.

Speci djegës është përdorur prej shumë kohësh kundër disa problemeve shëndetsore përfshirë këtu urthin, kllapinë, ethet, sëmundjet e stomakut, temperaturën, problemet me tretjen, fryrjet e stomakut, problemet me fytin, çrregullimet hormolane, të vjellat, bajamet dhe difterinë.

Detoksifikimi i organizmit nëpërmjet kësaj formule shpesh njihet si ‘dieta e lemonatës.’

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vlerat dhe efektet e kësaj metode pastruese për organizmin.

Në mënyrë që ta kuptoni këtë metodë, duhet të dini që përbërësit janë ushqime natyrale të jetës së përditshme, ndaj nuk përbëjnë ndonjë rrezik për trupin.

Metoda e pastrimit ka të bëjë me ushqyerjen me lëngje.

Duhet të pini 1 lugë çaji mjaltë dhe spec djegës të tretur në një gotë ujë të ftohtë ose të vakët të paktën tetë herë në ditë.

Disa njerëz përdorin edhe limonin për një shije më të mirë.

E gjithë metoda e pastrimit synon të çlirojë trupin nga kthetrat e radikaleve të lira që akumulohen në trup dhe rikthimin në normalitet të sistemit tretës.

Nëse e pini limonatën në fjalë për tre deri në katër ditë, shëndeti juaj do të forcohet ndjeshëm. Sidoqoftë, është e udhës që të diskutoni për këtë çështje me mjekun dhe të mos ndërmerrni aktivitete fizike. Kura ka nevojë për pushim.

Si të përgatisni mjaltin me spec djegës

Përbërësit

1 filxhan me mjaltë

3 lugë çaji me speca djegës të grirë ose 5 speca të vegjël e të thatë të grirë.

Udhëzimet

Mjaltin dhe specat vendosini në një enë qelqi, të cilën duhet ta mbani futur në një tenxhere me ujë të valuar.

Përziejini specat dhe mjaltin ndërkohë që ngrohen për disa minuta duke rritur ngadalë temperaturën. Por duhet të kujdeseni që nxehtësia të mos jetë shumë e madhe sepse shkatërron enzimat mirëbërëse të mjaltit.

Fikeni zjarrin dhe lëreni enën me mjaltë të qëndrojë për 10 minuta. Më pas kullojeni mjaltin në një kavanoz qelqi.

Përveçse në formën e limonatës siç përmendëm më lart, mund ta përdorni këtë mjaltë në sallata, me djathë, mish, peshk ose perime.

Nëse jeni prekur nga të ftohtit, hidhni pak prej tretësirës në çajin tuaj me limon ose mente./AgroWeb.org
Share:

Saturday, October 21, 2017

Alarmi/ Rreth 120 produkte ushqimore shqiptare shkaktojnë kancer

Nëse konsumoni produkte shqiptare si gjalpi, qumështi, fasulet, vaji, uji, frutat e thata, vera, të prodhuara që nga fushat e Korçës e deri në lartësitë e Kukësit, nuk jeni të sigurtë për shëndetin tuaj. Kanceri i mëlçisë, sëmundjet e sistemit imunitar dhe ato të veshkave mund të jenë pasojat që mund të keni në afatgjatë.

E gjithë kjo gjëmë shkaktohet nga një lëndë pesticide e njohur si Lindan, që është përdorur në bujqësi në vitet e fundit të komunizmit por që i ka rrezistuar kushteve atmosferike dhe është parhapur përmes prodhimeve të tokës, ujrave që rrejedhin përmes saj dhe faktorëve të tjerë natyrorë dhe atmosferikë. Ky është thelbi i një investigimi serioz dhe të thelluar që ka bërë agjensia BIRN. Artikulli i referohet
                                     
një studimi tre vjeçar të kryer në Fakultetin e shkencave të natyrës nga Profesor Aurel Nuro dhe kandidatja për doktorane Oljana Pine, që përmbledh periudhën 2014-2016. Ai ka konfirmuar gjurmë lindani në 120 mostra produktesh të ndryshme ushqimore nga i gjithë vendi. Studimi ka konfirmuar gjurmë të lindanit thuajse në të gjitha mostrat e analizuara, të marra në të gjithë territorin e vendit që nga Korça e deri në Kukës.

“Ai është element kimik pa ngjyrë dhe erë karakteristike, i patretshëm në ujë dhe me qëndrueshmëri të lartë kundrejt ujit, dritës dhe ajrit. Ka veti të përhapet në shtresat tokësore me ujrat e reshjeve apo ato të përdorura për vaditje. Është i qëndrueshëm në mjedis dhe është i bioakumulueshëm në zinxhirin ushqimor si nga bimët ashtu dhe kafshët, madje dhe në mikroorganizma” thuhet në artikull. Sipas kimistit Aurel Nuro ndonëse nuk mund të përcaktohet se pas sa kohësh përdorimi i ushqimeve me këto përbërës mund të japin efekt, është e sigurt që ato komplikojnë shëndetin “Janë prokancerogjen shumë efektivë, kanë qëndrueshmëri shumë të lartë, shkaktojnë deformime gjenetike që mund të çojnë në tumore, ndikojnë tek gjëndrat endokrine, shkaktojnë probleme në riprodhim” thotë ai.

Sipas artikullit kjo lënë të cilën natyra e absorbon me tepër vështirësi, është përdorur tërësisht në bujqësinë komuniste në vitet ’80. Fillimisht ajo importohej nga jashtë dhe më pas filloi të prodhohej në vend, në Porto Romano të Durrësit me përbërës edhe me të rrezikshëm dhe me efekte më të forta.

Efektet e shumta anësore të tyre kanë bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe FAO ta ndalojnë përdorimin. Prania e kësaj lënde në prodhimet e buqve shqiptarë i ka bërë shpeshherë të ndaluara eksportet e tyre drejt tregut europian.

Investigimi i plote: https://www.reporter.al/pesticidet-toksike-te-komunizmit-vazhdojne-te-helmojne-token-shqiptare/
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Njoftohu ne email per postimet