• Medikamente

    1.Cfare eshte X medikamente ? 2.Efektet anesore te mundshme 3.Ruajtja dhe afati i perdorimit 4.Informacione shtese

  • SEMUNDJE

    Informacion i detajuar rreth nje semundjeje. Simptomat , Shkaktaret , Parandalimi , Keshilla , Diagnostikimi , Trajtimi

  • Kontrollo shëndetin Pa Pagesë

    #CHECKUP #FALAS parandalon sëmundje, shpëton jetë!

Sunday, December 25, 2016

Shpjegimet e specialiteteve

Specialiteti
 
Përshkrimi

Alergologji
 
Degë e mjekësisë e cila studion dhe trajton shkaqet dhe mënyrat e trajtimit të alergjive.
Andrologji
 
Andrologjia eshte dege e mjekesise e cila studion shendetin e mashkullit, ne vecanti ato qe lidhen me sistemin e riprodhimit dhe problemet urologjike te cilat jane unike tek meshkujt.
Anesteziologji
 
Dega e mjekësisë qe merret me anestezi dhe anestetiket, qetësim dhe vënien në gjumë të pacientëve me qetësues të ndryshëm.
Bakteriologji
 
Degë e mjekësisë e cila merret me studimin e bakterieve dhe ndikimin e tyre në shendetin e njerëzve
Biokimi mjekësore
 
Është degë e shkencës e cila merret me proceset kimike dhe fiziokimike që ndodhin në organizmat e gjallë.
Dermatologji
 
Është degë e mjekësisë e cila merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lëkurës.
Embriologji Klinike
 
Eshte ajo dege e mjekesise qe merret me studimin dhe ndjekjen e formimit dhe zhvillimit te embrioneve humane me ane te teknikave te riprodhimit te asistuar.
Endokrinologji
 
Është degë e mjekësisë dhe fiziologjisë e cila merret me gjëndrat endokrine(me prodhim të brendshëm)dhe hormonet.
Farmakologji
 
Është degë e shkencës së ilaçeve dhe përdorimi klinik i tyre. Ajo ka një hapësirë te gjere ,nga zbulimi i molekulave të reja ne efektet dhe përdorimin e medikamenteve ne gjithë popullatën.
Fizioterapi
 
Është një degë e mjekësisë që ka për qëllim për të rritur dhe për të rivendosur aftësinë funksionale dhe për te përmirësuar cilësinë e jetës për ata me dëmtime fizike ose aftësi të kufizuara.
Gastrohepatologji
 
Degë e mjekësisë që merret me sëmundjet që prekin traktin (tretës) gastro-intestinal përfshijnë te gjitha organet prej gojës tek anusi, përgjatë kanalit ushqimor, janë te fokusuara ne ketë specialitet.
Geriartri
 
Pjesë e mjkësisë e cila fokusohet tek të moshuarit.
Gjinekologji
 
Specialitete kirurgjika mjekësore që merret me organet riprodhuese të femrës
Hematologji
 
Hematologjia është pjesë e mjekësisë dhe kërkimeve mjekësore e cila merret me studimin dhe analizimin e fizionomisë dhe përbërjes së gjakut.
Histopatologji
 
Degë e mjekësisë, që studion shkaqet, shenjat e lindjes dhe të zhvillimit të sëmundjeve, si edhe ndryshimet që rrjedhin në organizëm nga këto sëmundje.
Imazheri
 
Është teknika ose procesi i përdorur për të krijuar imazhe të trupit të njeriut. Shërben për të diagnostikuar ose egzaminuar sëmundje të ndryshme.
Imunologji
 
Studion sëmundjet te shkaktuara prej sistemit imunitar(mbrojtës) te trupit(dështimin e funksioneve te tij, veprimet jo normale dhe rritjet malinje te elementeve qelizore te sistemit) Gjithashtu, imunologjia përfshin sëmundjet e sistemeve te tjera ku reagimi imunitar bën pjese ne karakteristikat e sëmundjes. Sëmundjet e shkaktuara nga çrregullimet e sistemit imunitar ndahen ne dy kategori: a.imunodeficenca(mungesë te imunitetit) ,ne te cilët sistemi imunitar dështon për tu për
Kardilogji Pediatrike
 
Merret me studimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të zemres tek fëmijët.
Kardio Kirurgji
 
Trajton komplikacione të sëmundjeve të zemres dhe merret me ndërhyrjen kirurgjikale për korrigjimin e problemeve të saj.
Kardiologji
 
Është specialitet mjekësor që merret me çrregullimet e zemrës. Kjo fushe përfshin diagnostikimin dhe trajtimin e defekteve te lindura te zemrës, sëmundjeve arteriokoronare(enëve te zemrës) mosfunksionim te mire te zemrës dhe sëmundjeve valvulare te zemrës dhe me elektrofiziologjine e saj(EKG)
Kirurgji e përgjithshme
 
Është specialitet që i referohet kirurgjisë se organeve barkut(abdominale) ku përfshihen: zorrën e trashe duke përfshire dhe ezofagun, stomakut, zorrën e holle, mëlçinë, pankreasin, fshikëzën e tëmthit dhe shpesh dhe tiroidet. Gjithashtu ky specialitet përfshin lëkuren, gjoksin, indet e buta dhe hernien.
Kirurgji ortopedike
 
Merret me kirurgjitë e sistemet skeletal (skeletit). Ortopedia përdor te dyja metodat kirurgjikale dhe jo kirurgjikale për te trajtuar traumat muskulore dhe skeletore, dëmtimet sportive, sëmundjet degjeneruese, infeksionet ,tumoret dhe çrregullimet e lindura.
Kirurgji Pediatrike
 
Degë e Kirurgjisë së Përgjithshme e cila merret me kirurgji tek fëmijët.
Kirurgji torakale
 
Është fushe e mjekësisë qe merret me trajtimin kirurgjikal te sëmundjeve te organeve qe i pikasin kraharorit si : mushkërive, dërrasës se kraharorit dhe diafragmës. Zakonisht kjo kirurgji klasifikohet ne kirurgjinë kardiake dhe quhet kardio-torakale.
Mjekësi e brendshme
 
Degë e mjekësisë e cila merret me sëmundjet e brendshme
Mjekësi e familjes
 
Mjeku i familjes është mjeku i cili kujdeset per shëndetin themelor te gjithë pjesëtareve te familjes
Mjekësi e urgjencës
 
Është specialitet i mjekësisë në të cilën mjeku kujdeset për pacientet me sëmundje ose dëmtime akute te cilat kërkojnë ndërhyrje te shpejte Duke qene se zakonisht nuk merren me kujdesje te vazhdueshme ose te zgjatur ne kohe mjeku i urgjencës diagnostikon një sere sëmundjesh te ndryshme duke ndërmarrë ndërhyrje te shpejta për te stabilizuar gjendjen e pacientit.
Mjekësi Ligjore
 
Është dege e patologjisë e cila merret me diagnostikimin e shkakut e vdekjes duke ekzaminuar te gjithë organet e trupit(autopsia).
Mjekësia laboratorike
 
Kjo mjekësi kryhet në laboratorin klinik i cili është laboratori ku behën testet për te marre sa me shume informacion rreth shëndetit te pacientit ne drejtim te diagnozës, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes
Nefrologji
 
Është dege e mjekësisë e cila merret me fiziologjinë dhe sëmundjet e veshkave.
Neonatologji
 
Neonatologjia merret me trajtimin e të porsalindurve gjatë muajit të pare të jetës.
Neurokirurgji
 
Është specialitet mjekësor qe merret me parandalimin, diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e çrregullimeve të cilat prekin çdo pjesë të sistemit nervor ku përfshihen; truri, shtylla kurrizore, nervat periferik dhe sistemin vaskular të trurit jashtë kraniumit(kafkës)
Neuropatologji
 
Neuropatologjia merret studimi e indeve të sistemit nervor zakonisht në formën e pjesëve të vogla të marra ne kirurgji ose biopsi te komplet trurit. Neuropatologjia është nën specialitet i anatomisë patologjike, neurologjisë dhe neurokirurgjisë. Nuk mund të ngatërrohet me neuropatin e cila i referohet çrregullimeve te nervave.
Obstetrike
 
Obstetrika është dege e mjekësisë e cila merret me lindjen e fëmijëve dhe kujdesin e grave para dhe gjatë lindjes.
Obstetrike-Gjinekologji
 
Obstetrika dhe gjinekologjia janë dy specialitete kirurgjikale mjekësore qe merren me organet riprodhuese te femrës ne statusin jo shtatzëna
Oftalmologji
 
Studion dhe trajton çrregullimet dhe sëmundjet e syve
Okulistikë
 
Degë e mjekësisë e cila merret me anatominë dhe semundjet e syrit.
Onkologji
 
Specialitet i mjekësisë që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e tumoreve dhe kancereve.
ORL (Otolaringologji)
 
Degë e mjkësisë e cila merret me sëmundjet e hundës, veshit dhe te fytit
Ortopedi
 
Dege e mjekesise e cila merret me parandalimin dhe korrigjimin e demtimeve ose çrregullimeve te sistemit skeletal dhe muskujt e lidhur me to, kycet dhe ligamentet.
Pediatri
 
Degë e mjekësisë qe merret me kujdeset mjekësore të te porsalindurve, fëmijëve dhe adoleshenteve.
Pneumologji
 
Pjesë e mjekësisë e cila merret me studimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të aparatit të frymëmarrjes
Psikiatri
 
Studion dhe trajton sëmundjet mendore, çrregullimet emocionale dhe sjelljet jonormale.
Reumatologji
 
Studion reumatizmin, artritin dhe çrregullime te tjera te artikulacioneve, muskujve dhe ligamenteve.
Semundjet Infektive
 
Pjesë e mjekësisë e cila merret me studimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive.
Stomatologji
 
Është specialitet i mjekësisë që merret me dhëmbët dhe sëmundjet e dhëmbëve.
Urologji
 
Është dega e mjekësisë që ka të bëjë me organet urinare ose urogjenitale
Venerologji
 
Venerologjia eshte dege e mjekesise qe merret me studimin dhe trajtimin e semundjeve seksualisht te transmetueshme. Ky specialitet shpesh kombinohet me dermatologjine.
Share:

ANOREKSIA

Anoreksia prek edhe trupin edhe mendjen e njeriut. Mund të fillojë si dietë, por del nga kontrolli. I prekuri mendon për ushqimin, dietën dhe peshën gjatë gjithë kohës. Ke një imazh të shtrembëruar rreth trupit. Të tjerët të thonë se je i/e hollë, por kur shihesh në pasqyrë, ti sheh një person të plotë.

Zakonisht anoreksia fillon në vitet e hershme, si tinejxher/e. Është shumë më e shpeshtë te femrat sesa te meshkujt. Trajtimi i hershëm mund të jetë shumë më efektiv. Por nëse nuk trajtohet herët, anoreksia mund të bëhet një problem i përjetshëm. Anoreksia që nuk mjekohet mund të çojë deri te mosushqyerja dhe problemet serioze shëndetësore, siç është osteoporoza, dëmtimi i veshkave dhe problemet e zemrës. Disa njerëz vdesin nga këto probleme.

Nëse ju ose dikush që njihni ka anoreksi, kërkoni menjëherë ndihmë. Sa më shumë që zgjat ky problem, është shumë më vështirë të tejkalohet. Me trajtim, një person me anoreksi mund të ndjehet më mirë dhe të mbajë peshë të shëndetshme trupore.

SHKAKTARËT

Çrregullimet e ushqyerjes janë komplekse, ndërsa ekspertët nuk e dinë në të vërtetë se çfarë i shkakton ato. Por ato mund të jenë si pasojë e historisë familjare, faktorëve socialë dhe tipareve të personalitetit.

Jeni të prirë për të pasur anoreksi, nëse:

Dikush tjetër nga familja juaj ka çrregullim të ushqyerjes, si anoreksia ose bulimia nervosa.
Keni një punë ose merreni me ndonjë sport që vë në pah madhësinë e trupit, si baleti, modelimi apo gjimnastika.
Jeni person që tentoni të bëheni i përsosur gjatë gjithë kohës, asnjëherë nuk mjaftoheni, por gjithmonë shqetësoheni.
Përballeni me ngjarje stresuese jetësore, si shkurorëzimi, zhvendosja në një qytet të ri apo shkollë, ose humbja e të dashurve.

SIMPTOMAT

Njerëzit me anoreksi zakonisht e mohojnë se kanë ndonjë problem. Ata nuk e kuptojnë apo nuk besojnë se kanë problem.

Njerëzit që kanë anoreksi:

Kanë peshë shumë më të vogël trupore sesa normalja
Frikësohen shumë se mos po shtojnë në peshë
Refuzojnë të qëndrojnë në peshë normale
Mendojnë se kanë mbipeshë edhe kur janë të hollë
Jeta e tyre bëhet e fokusuar në kontrollimin e peshës. Ata mund të:

Fiksohen pas ushqimit, peshës dhe dietës
Kufizojnë në mënyrë strikte sasinë e ushqimit që e konsumojnë
Ushtrojnë shumë, madje edhe kur janë të sëmurë
Vjellin ose përdorin laksativë ose diuretikë për të shmangur shtimin në peshë.

DIAGNOSTIKIMI

Nëse mjeku mendon se keni çrregullim të ushqyerjes, ai do të krahasojë peshën tuaj me peshën e pritur normale të dikujt më gjatësinë dhe moshën tuaj. Po ashtu, mjeku do të kontrollojë zemrën, mushkëritë, tensionin e gjakut, lëkurën dhe flokët, për të kontrolluar problemet e mundshme nga mosushqyerja. Gjithashtu, mund t’i nënshtroheni rëntgenit dhe analizave të gjakut.

Mjeku mund të bëjë pyetje se si ndiheni për të kontrolluar mos vuani nga ndonjë problem mendor, si depresioni dhe ankthi që luajnë rol në çrregullimet e ushqyerjes.

Të gjithë njerëzit që vuajnë nga anoreksia duhet të mjekohen. Trajtimi mund t’u ndihmojë që ta ktheni peshën e shëndetshme dhe ta mbani atë. Po ashtu, mund t’ju ndihmojë të mësoni shprehi të mira ushqyese dhe të filloni të ndiheni mirë me veten tuaj.

Duke qenë se anoreksia është një problem fizik dhe emocional, ju duhet të bashkëpunoni me një mjek, dietist dhe një psikiatër. Nëse pesha juaj ka rënë së tepërmi, atëherë duhet të shtroheni në spital për ta marrë mjekimin e duhur. Anoreksia mund të marrë shumë kohë për t’u tejkaluar.
Share:

BULIMIA NERVOZA

Njerëzit me bulimi nuk mund të ngopen me kohë, pasi ushqimi u mundëson atyre të ndjehen komfort. Por pasi hanë shumë, kjo i bën ata të mos ndjehen rehat. Pasi ngopen, ata ndjehen të turpëruar, fajtor, dhe kanë frikë mos shtojnë peshë. Kjo i bën ata ta zbrazin ushqimin.

Pa trajtim, ky cikël “ngop dhe zbraz” mund të çojë te probleme shëndetësore serioze, afatgjate. Aciditeti në gojë nga vjellja mund të shkaktojë prishje të dhëmbëve, sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe humbje të shtresës mbrojtëse (smaltit) të dhëmbëve. Çdo lloj zbrazje mund të çojë edhe te dobësimi i eshtrave (osteoporozë), sëmundje e veshkave, sëmundje të zemrës dhe madje edhe deri në vdekje.

Nëse ju ose dikush që e njihni ka bulimi ose ndonjë sëmundje tjetër ushqimore, kërkoni ndihmë. Çrregullimet në ushqim mund të jenë të rrezikshme. Dhe vetëm dëshira nuk është e mjaftueshme për t’i tejkaluar këto problem. Trajtimi mund ta ndihmojë një person me çrregullime në të ushqyer të ndjehet më mirë dhe të jetë më i shëndetshëm.

SHKAKTARËT

Çfarë e shkakton buliminë?

Të gjitha çrregullimet e të ushqyerit janë probleme komplekse dhe ekspertët nuk e dinë me saktësi se çfarë i shkakton ata. Por ata mund të shkaktohen nga një kombinim i faktorëve si historia familjare, faktorët social, dhe tipare të personalitetit. Ju mund të keni më shumë gjasa për të pasur buliminë nëse:

Njerëz të tjerë në familje janë obezë ose kanë çrregullime në të ushqyer;
Ju keni ndonjë punë ose bëni ndonjë sport që thekson madhësinë e trupit, si balet, modelim ose gjimnastikë;
Ju jeni një tip i personit që përpiqeni të jeni të përkryer gjithë kohën, kurrë nuk ndjeheni mjaft mirë, ose shqetësoheni shumë;
Ju përballeni me ngjarje stresuese në jetë, si divorci, zhvendosja në një qytet ose shkollë të re, humbja e ndonjë të dashuri.
Bulimi si sëmundje është më e shpeshtë në këto grupacione:

Tinejxherë. Si edhe çrregullimet tjera të të ushqyerit, bulimia zakonisht fillon në vitet tinejxhere. Por kjo mund të fillojë edhe më herët ose në moshë madhore.
Femrat. Rreth 10 nga 11 njerëz të cilët vuajnë nga bulimia janë femra. Por disa djem dhe burra po ashtu mund të vuajnë nga ky çrregullim. Derisa bulimia shpesh fillon në moshën tinejxhere, ajo zakonisht zgjat deri në moshën madhore dhe është një problem afat-gjatë.

SIMPTOMAT

Njerëzit me bulimi zakonisht kanë këto shenja:

Hanë vazhdimisht. Ata hanë sasi të mëdha të ushqimit brenda një periudhe shumë të shkurtër, shpesh gjatë disa orëve ose më pak. Gjatë ngrënies, ata ndjehen jashtë kontrolli dhe ndjehen të paaftë të ndalojnë së ushqyeri.
Zbrazen për t’u çliruar nga ushqimi dhe për të shmangur shtimin e peshës. Ata mund ta nxisin veten të vjellin, të stërviten fuqishëm ose për një kohë të gjatë, ose keqpërdorin laksativët (barna që stimojnë jashtëqitjen), klizmat (xhel laksativ për aplikim në anus), diuretikë (tableta të cilat largojnë ujin nga organizmi), ose barna të tjera.
I bazojnë ndjenjat e tyre për veten në atë se sa peshojnë dhe si duken.
Cilado prej këtyre mund të jetë shenjë e ndonjë çrregullimi në të ushqyer që duhet mjekuar.

Si mund ta di se dikush e ka buliminë?

Bulimia është më ndryshe nga “anoreksia nervoza”, një çrregullim tjetër i të ushqyerit. Njerëzit të cilët kanë anoreksi hanë shumë pak sa bëhen tepër të dobët. Njerëzit të cilët kanë bulimi mund të mos jenë të dobët. Ata mund të jenë me madhësi normale. Ata mund të hanë ushqim në mënyrë sekrete dhe të mohojnë se stimulojnë nxjerrjen. Kjo e bën të vështirë për të tjerët të dinë nëse një person vërtet vuan nga bulimia.

Nëse jeni të shqetësuar për dikë, shikoni në këto shenja. Personi mund të ketë bulimi nëse:

Shkon në tualet menjëherë pas ushqimit;
Han shumë por nuk shton peshë;
Është i fshehtë sa i takon të ushqyerit, fsheh ushqimet, ose nuk dëshiron të hajë kur ka njerëz të tjerë;
Stërvitet shumë, edhe kur nuk ndjehet mirë;
Shpesh flet për ushqimin, peshën dhe formën e trupit;
Përdor laksativë ose diuretikë shpesh;
Ka shenja nëpër gishta ose lytha në pjesën e pasme të duarve ose në faqe, si dhe nofulla të fryra. Këto shkaktohen duke e stimuluar vjelljen.

TRAJTIMI

Bulimia mund të trajtohet përmes këshillimeve psikologjike dhe ndonjëherë edhe përmes barnave, si antidepresivët. Sa më shpejt të fillojë trajtimi, aq më mirë. Marrja e hershme e mjekimit mund ta bëjë më të lehtë rikuperimin dhe të parandalojë probleme të tjera serioze shëndetësore.

Duke punuar me një këshillues, një person me bulimi mund të mësojë të ndjehet më mirë për veten. Ajo (ose më rrallë ai), mund të mësojë të hajë normalisht sërish dhe të ndalojë zbrazjen e dhunshme të ushqimit.

Sëmundjet tjera mentale si depresioni, shpesh vijnë paralel me buliminë. Nëse personi ka edhe sëmundje tjera përveç bulimisë, mund të jetë i nevojshëm një mjekim më i hollësishëm, dhe mund të duhet më shumë kohë për t’u përmirësuar.

Çrregullimet e ushqimit mund të marrin një kohë më të gjatë për t’u tejkaluar. Dhe është e shpeshtë kur personat u kthehen mënyrave jo të shëndetshme të të ushqyerit edhe pasi të mjekohen. Nëse ju keni probleme, mos u mundoni t’i zgjidhni vetë. Kërkoni ndihmë.

Çfarë duhet të bëj nëse mendoj se dikush e ka buliminë?

Mund të jetë e tmerrshme të kuptoni se dikush për të cilin ju kujdeseni ka çrregullime të të ushqyerit.

Nëse ju mendoni se një mik ose i dashur i juaj ka buliminë, mund ta ndihmoni. Bisedoni me të. Tregoni se pse ju jeni të shqetësuar. Porositeni atë të bisedojë me dikë që mund t’i ndihmojë, si mjek ose psikolog. Ofroni të shkoni me të.

Tregoni dikujt që mund ta bëjë dallimin, si prindit, mësuesit, psikologut ose mjekut. Sa më herët miku ose personi i afërt i juaj merr ndihmë, aq më herët do të kthehet në gjendje të shëndetshme sërish.
Share:

CIRROZA E MËLÇISË

Mëlçia e shëndetshme:

Krijon proteina
Ndihmon luftimin infeksioneve
Pastron gjakun
Ndihmon tretjen e ushqimit
Akumulon një formë të sheqerit të cilin më pas organizmi e shfrytëzon për energji.
Një mëlçi me shumë ind të dhëmbëzuar nuk mund të funksionojë si duhet. Ju nuk mund të jetoni pa një mëlçi e cila funksionon. Por trajtimi i hershëm mund të kontrollojë simptomat dhe e pengon cirrozën të mos përkeqësohet.

SHKAKTARËT

Çfarë e shkakton cirrozën?

Në mesin e shkaktarëve të cirrozës janë:

Përdorimi i tepruar i alkoolit;
Disa barna, medikamente dhe lëndë kimike helmuese;
Infeksione;
Hepatitit kronik B, C ose D – infeksione virusale të cilat sulmojnë mëlçinë;
Hepatiti autoimun, që bën që sistemi imun i organizmit t’i shkatërrojë qelizat e mëlçisë;
Sëmundja e dhjamosjes joalkoolike të mëlçisë, që shpesh shkaktohet nga obeziteti;
Sëmundjet të cilat dëmtojnë ose shkatërrojnë rrugët biliare – kanalet të cilat bartin bilën nga mëlçia.
Disa sëmundje të trashëguara – sëmundje të cilat janë përcjellë nga prindërit te fëmijët – po ashtu mund të shkaktojnë cirrozë:

Hemokromatoza, një sëmundje e cila bën që hekuri të mblidhet në mëlçi;
Sëmundja Wilson, një gjendje e cila bën të grumbullohet bakri në mëlçi;
Porphyria, një sëmundje e cila prek lëkurën, palcën e kockave dhe mëlçinë.

SIMPTOMAT

Cilat janë simptomat e cirrozës?

Ju mund të mos keni simptoma në fazat e hershme të cirrozës. Derisa cirroza përkeqësohet ju mund të keni këto shenja:

Të ndjeheni të lodhur ose dobët
Të humbni apetitin
Të ndjeni mundim në lukth
Të humbni peshë
Të vëreni enë gjaku me ngjyrë të kuqe, në formë rrjete merimange nën lëkurën tuaj.
Cirroza mund të çojë në probleme të tjera serioze:

Ju mund të nxiheni ose të gjakoseni me lehtësi, ose të keni gjakderdhje nga hundët
Ju mund të keni fryrje ose ënjtje pasi lëngjet mblidhen në këmbët ose abdomenin tuaj – zonën në mes gjoksit dhe legenit. Mbledhja e lëngjeve në këmbët tuaja quhet edemë; mbledhja e lëngjeve në abdomen quhet ascites.
Medikamentet, përfshirë edhe ato që merren pa recetë të mjekut si suplementët me vitamina ose produktet bimore farmaceutike, mund të kenë një ndikim të fuqishëm në ju. Mëlçia juaj nuk arrin t’i zbërthejë medikamentet si do t’i zbërthente një mëlçi e shëndetshme.
Materiale të panevojshme nga ushqimi mund të mblidhen në gjak ose tru dhe të shkaktojnë konfuzion ose vështirësi në të menduar.
Presioni i gjakut mund të rritet në venat e mëlçisë, një sëmundje e quajtur hipertension portal
Venat e zmadhuara, në mjekësi të quajtura varikozë, mund të zhvillohen në ezofag dhe stomak. Varikozat mund të gjakosen përnjëherë, duke bërë që ju të villni gjak ose nxirrni gjak gjatë zbrazjes së zorrëve.
Lëkura juaj dhe zona te bardha të syve mund të bëhen të verdha, një sëmundje që quhet verdhëza.
Ju mund të keni të kruara të ashpra.
Ju mund të zhvilloni edhe gurrë në tëmth.
Në stadet e hershme, cirroza mund të shkaktojë ënjtje të mëlçisë. Pastaj, sa më shumë që indi i dhëmbëzuar zëvendëson indin e shëndetshëm, mëlçia juaj tkurret.

Te një numër i vogël i njerëzve me cirrozë po ashtu mund të paraqitet kanceri i mëlçisë.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI

Si diagnostikohet cirroza?

Mjeku juaj do të t’ju ekzaminojë (kontrollojë) juve dhe mund të bëjë këto analiza:

Analizat e gjakut për të parë nëse mëlçia juaj funksionon në rregull;
Fotografime të mëlçisë, të cilat mund të tregojnë madhësinë e saj dhe të tregojnë nëse ka ënjtje ose tkurrje;
Biopsi të mëlçisë, gjatë të cilës mjeku përdor një gjilpërë për të marrë një pjesë të vogël të indit të mëlçisë dhe për ta kontrolluar atë më pas me mikroskop, për të parë nëse ka ind të dhëmbëzuar.
Si trajtohet cirroza?

Në momentin që te ju paraqitet cirroza, asgjë nuk mund ta largojë indin e dhëmbëzuar. Por duke trajtuar shkaktarët e saj, ju pengoni cirrozën të mos përkeqësohet. Për shembull, nëse cirroza vjen nga përdorimi i tepruar i alkoolit, trajtimi do të fokusohet për të ndaluar krejtësisht alkoolin. Nëse cirroza shkaktohet nga hepatitit C, atëherë virusi i hepatitit C trajtohet me medikamente.

Mjeku juaj mund t’ju sugjerojë trajtim në bazë të shkaktarit të cirrozës tuaj dhe të simptomave që ju keni. Diagnostikimi i hershëm dhe ndjekja me kujdes e planit të trajtimit, mund të ndihmojë shumë njerëz me cirrozë. Në stadet e vonshme të cirrozës, trajtime të caktuara mund të mos jetë efektive. Në këtë rast mjeku dhe ju duhet të fokusoheni për të parandaluar ose menaxhuar problemet të cilat cirroza mund t’i shkaktojë.

Çka nëse trajtimi i cirrozës nuk funksionon?

Nëse është formuar shumë ind dhëmbëzor, mëlçia juaj mund të bllokojë së funksionuari. Atëherë ju do të keni nevojë për një transplantim të mëlçisë. Një transplant i mëlçisë mund t’ju kthejë juve në shëndet të mirë.
Share:

Gastriti

Gastriti mund të jetë akut ose kronik. Inflamacioni i menjëhershëm, i ashpër i brendësisë së lukthit quhet gastrit akut. Inflamacioni që zgjat për një kohë më të gjatë quhet gastrit kronik. Nëse gastriti kronik nuk mjekohet, ai mund të zgjatë për vite ose madje edhe për gjithë jetën.

Gastriti eroziv (gërryes) është një lloj i gastritit që shpesh nuk shkakton inflamacion të dukshëm, por mund ta largojë shtresën e brendshme të lukthit. Gastriti eroziv mund të shkaktojë gjakderdhje, erozion (gërryerje) ose ulcerë. Gastriti eroziv po ashtu mund të jetë akut ose kronik.

Raporti në mes të gastritit dhe simtpmave nuk është i qartë. Termi gastrit i referohet në veçanti inflamacion abdominal të mbështjellësit të brendshëm të lukthit. Njerëzit të cilët kanë gastrit mund të kenë dhimbje ose mundim në gjithë pjesën e sipërme të abdomenit, por shumë njerëz me gastrit nuk kanë asnjë simptom.

Termi gastrit ndonjëherë përdoret gabimisht për të përshkruar cilëndo simptomë të dhimbjes ose shqetësimit në pjesën e sipërme të abdomenit. Shumë sëmundje e çrregullimet mund t’i shkaktojnë këto simptoma. Shumica e njerëzve të cilët kanë simptoma të sipërme abdominale, nuk kanë gastrit.

Çfarë e shkakton gastritin?

Infeksioni me Helicobacter pylori është shkaktari më i shpeshtë i gastritit kronik joeroziv. H. Pylori është një baktere e cila infekton mbështjellësin e brendshëm të stomakut. H. Pylori kryesisht transmetohet nga një person te tjetri. Në zona me higjienë të dobët, H. Pylori mund të përcillet përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar.

Në vendet e industrializuara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 20 deri në 50 për qind të popullatës mund të preken nga H. pylori. Shkallët e infeksionit me H. pylori është më e lartë në zonat me higjienë më të dobët dhe densitet më të lartë të popullatës. Shkalla e infeksionit mund të jetë më e lartë se 80 për qind në disa vende të zhvilluara.

Shkaktari më i shpeshtë i gastritit eroziv – akut dhe kronik – është përdorimi i zgjatur i barnave anti-inflamatore josteroidale (BAIJS) si aspirina dhe ibuprofeni. Agjentët tjerë të cilët mund të shkaktojnë gastrit eroziv janë alkooli, kokaina dhe rrezatimi.

Lëndimet traumatike, sëmundjet kritike, djegiet e ashpra dhe ndërhyrjet e mëdha kirurgjikale po ashtu mund të shkaktojnë gastrit eroziv/gërryes. Ky lloj i gastritit quhet edhe stres-gastriti.

Shkaktarë më të paktë të gastritit eroziv dhe jo-eroziv janë:

Çrregullimet autoimune në të cilat sistemi imun sulmon qelizat e shëndosha në mbështjellësin e brendshëm të lukthit
Disa sëmundje digjestive, si sëmundja e Crohn-it dhe anemia pernicioze
Viruset, parazitët, kërpudhat dhe bakteret tjera përveç H. Pylori

Cilat janë simptomat e gastritit?

Shumë njerëz me gastrit mund të mos kenë aspak simptoma, por disa të tjerë përjetojnë simptoma të tilla si:

Dhimbje ose shqetësim në pjesën e sipërme të abdomenit
Nauze (mundim)
Vjellje.
Këto simptoma po ashtu quhen dispepsi.

Gastriti eroziv mund të shkaktojë ulcerë ose erozion (gërryerje) në mbështjellësin e brendshëm të lukthit që mund të shkaktojë gjakderdhje. Shenjat e gjakderdhjes në stomak janë:

Vjellja me gjak
Feces me ngjyrë të zezë
Gjak i kuq në feces.
Cilat janë komplikimet e gastritit?

Shumica e formave të gastritit kronik jo-specifik nuk japin simptoma. Megjithatë, gastriti kronik është një faktor rreziku për sëmundjen e ulcerës peptike, polipeve gastrike, dhe tumoreve gastrike beninje dhe malinje. Disa njerëz me gastrit kronik të shkaktuar nga H. Pylori ose gastriti autoimun zhvillojnë gastrit atrofik. Gastriti atrofik shkatërron qelizat në mbështjellësin e brendshëm të lukthit që prodhon acidet dhe enzimat digjestive. Gastriti digjestiv mund të çojë në dy lloje të kancerit: kancer gastrik dhe limfomë të indit limfoid të lidhur me mukozën gastrike.

TRAJTIMI

Si trajtohet gastriti?

Barnat të cilat reduktojnë sasinë e acidit në lukth mund të lehtësojnë simptomat të cilat shoqërojnë gastritin si dhe të nxisin shërimin e mbështjellësit të brendshëm të stomakut. Këto barna përfshijnë:

Antacidet si Rupurut, Gastal, Renie, Magalox. Në tregun tonë ka shumë emra të prodhuesve të ndryshëm të cilët përmbajnë në vete tre kripëra bazike – magnezium, kalcium dhe alumin – me jone hidrokside ose bikarbonate për të neturalilzuar acidin në lukth. Këto barna mund të prodhojnë edhe efekte anësore si barkqitje (diarre) ose kapsllëk (konstipacion).
Bllokuesit e histaminës (H2-bllokatorët) si famotidina (Famosan) dhe ranitidina (Ranital). H2 bllokatorët ulin prodhimin e acidit. Ato janë të pranishme edhe në forma që jepen pa përshkrimin e mjekut edhe në forma që merren vetëm me recetë.
Inhibitorët e pompës protonike (IPP), si omperazoli (Ultop, Ulcosan), lansoprazoli (Lanzul), pantoprazoli (Nolpaza), esomeprazole (Nexium), rabeprazole dhe dekslansoprazole. Të gjitha këto barna mund të merren vetëm me anë të recetës së mjekut, ndërsa disa edhe pa recetë. Inhibitorët e pompës protonike ulin prodhimin e acidit në mënyrë më efektive se H2 bllokatorët.
Në varësi të shkaktarit të gastritit, mund të jenë të nevojshme edhe masa ose trajtim shtesë. Për shembull, nëse gastriti shkaktohet nga përdorimi i zgjatur i barnave anti-inflamatore josteroidale, mjeku mund t’ju këshillojë të ndërprisni përdorimin e tyre, të reduktoni dozën, ose të kaloni në ndonjë grup tjetër të barnave qetësuese të dhimbjes. Barnat e grupit IPP mund të shfrytëzohet edhe për të parandaluar stres-gastritin te pacientët në gjendje kritike.

Mjekimi i infeksionit me H. Pylori është i rëndësishëm, edhe nëse personi nuk ka simptoma nga infeksioni. Gastriti me H. Pylori i patrajtuar mund të çojë në kancer ose zhvillim të ulcerës në lukth ose zorrën e hollë. Mjekimi më i shpeshtë është terapia e trefishtë e cila kombinon barnat IPP dhe dy antibiotikë – zakonisht amoksicilinën (Amox) dhe klaritromicinën (Klarisin, Fromilid) – për të shkatërruar bakterin. Trajtimi po ashtu mund të përfshijë edhe kombinime të tjera.

Pas trajtimit mjeku mund të përdorë analizat e frymëmarrjes ose të fecesit për t’u siguruar se infektimi me H. Pylori është zhdukur. Shërimi i infeksionit mund të pritet të shërojë edhe gastritin dhe të ulë rrezikun e sëmundjeve tjera gastrointestinale të lidhura me gastritin, si ulcerën peptike, kancerin gastrik, dhe limfomën e indit limfoik të lidhur me mukozën gastrike.
Share:

DIARREJA

Diarreja nënkupton zbrazje të shpeshtë, të tepërt dhe të hollë (të lëngshme) e zorrëve. Në mjekësi, diarreja definohet si një gjendje kur organizmi ka numër të shtuar të barkqitjeve gjatë një dite të vetme (ose mbi 3 barkqitje në ditë).

Jashtëqitja, e quajtur në mjekësi feces, është pjesa që ne e nxjerrim në tualet përmes rektumit dhe anusit. Fecesi përmban atë që mbetet pasi sistemi digjestiv absorbon lëndët ushqyese dhe lëngjet nga ajo çfarë ne hamë dhe pimë. Nëse trupi nuk i absorbon lëngjet, dhe nëse sistemi juaj digjestiv krijon më lëngje shtesë, fecesi do të jetë i shpeshtë dhe i lëngshëm. Fecesi i lëngshëm përmban më shumë ujë, kripë dhe minerale, dhe peshon më shumë se fecesi i thatë.

Diarreja në një aspekt prek po thuajse çdo person gjatë jetës.

Diarreja mund të jetë akute dhe kronike. Diarreja që vjen papritur dhe kalon pas një periudhe prej 1-2 ditësh (ndonjëherë edhe më shumë), zakonisht emërohet si “diarreja akute”. Shumica e njerëzve me diarre akute shërohen vetvetiu dhe pa nevojë për intervenime me terapi. Diarreja që zgjat së paku disa javë (rreth katër) quhet “diarre kronike”. Gjatë diarresë kronike simptomat mund të jenë të vazhdueshme, ose mund të vijnë dhe të largohen.

Diarreja kronike, në mënyrë të veçantë, kërkon një kujdes mjekësor për të gjetur shkaktarin që qëndron mbrapa saj dhe që nxit komplikimet, siç është dehidrimi i organizmit. Dehidrimi është më i shpeshtë tek fëmijët, organizmi i të cilëve ka më shumë ujë se sa ai i të rriturve. Duhet pasur parasysh se pasojat e dehidrimit mund të jenë fatale.

SHKAKTARËT

Diarreja mund të vijë si pasojë e shkaqeve të ndryshme. Disa prej shkaktarëve më të mëdhenj janë:

- Infeksionet, si:

Baktere nga uji ose ushqimi i kontaminuar, si E. Coli, Salmonella, Shigella, Clostridum, Vibrio cholerae;
Viruset, si rotavirusi, enterovirusi ose virusi i hepatitit;
Parazitët, që janë organizma të vogël që gjenden në ushqimin ose ujin e kontaminuar.
Ju mund të prekeni nga agjenti infektues përmes kontaktit me ndonjë individ i cili e ka atë, ose mund ta merrni pas ngrënies së ushqimit të kontaminuar ose pirjes së ujit të kontaminuar. Nëse hani ushqim i cili ka qenë i gatuar në mënyrë jo të duhur ose që është kontaminuar pas gatimit, mund të merrni helmim nga ushqimi, gjë që mund të çojë në diarre. Fëmijët të cilët vizitojnë çerdhe të kujdesit ditor si dhe familjet e tyre janë më të prirë të jenë të ekspozuar ndaj agjentëve të sigurt infektues.

Tek shumë njerëz të cilët udhëtojnë në vendet të tjera paraqitet e ashtuquajtura “diarreja e udhëtarëve”, zakonisht pas pirjes së ujit të kontaminuar. Diarreja infektuese është rrezik i pjesshëm në vendet në zhvillim ku është vështirë të mbahen uji i pistë dhe ujërat e zeza të ndara nga uji që shfrytëzohet për gatim, pirje dhe larje, dhe ku pajisjet joadekuate e bëjnë të vështirë të praktikohet higjiena e mirë personale.

- Paaftësia për të tretur disa ushqime, përfshirë mos tolerancën për laktozë, vështirësitë në tretjen e sheqerit që gjendet në produktet me tharm; sëmundjet e zorrëve, paaftësia për të tretur grurin dhe disa drithëra të tjera; dhe problemet pankreatike, siç janë ata që shkaktohen nga fibroza cistike, e cila ndërhyn në prodhimin e disa substancave të rëndësishme tretëse.

- Sëmundjet të cilat prekin traktin gastrointestinal si ato të lukthit, zorrës së hollë, zorrës së trashë, si sëmundja e Crohnit.

- Sindroma irrituese e zorrëve, që mund të shkaktojë periudha alternative të diarresë dhe konstipacionit (kapsllëkut).

- Largimi i një pjese të zorrës me anë të operacionit. Zorrët e shkurtuara mund të jenë të paafta për të absorbuar të gjithë substancën që ju e hani. Kjo emërtohet si sindromi i zorrës së shkurtër.

- Largimi kirurgjik i fshikëzës së tëmthit. Rritja e bilës në zorrë mund të rezultojë me jashtëqitje të qullët.

- Disa sëmundje të sistemit endokrin (hormonal), përfshirë çrregullimet tiroide, diabeti, sëmundja adrenale dhe sindromi Zollinger – Ellison.

- Disa tumore të rralla që prodhojnë substanca shkaktare të diarresë.

- Shpeshherë asnjë shkaktar i diarresë mund të mos gjendet. Por, derisa diarreja zgjat vetëm disa ditë, nuk është e nevojshme të gjendet shkaktari.

- Shumë barna mund të shkaktojnë diarre. Barnat që mund të shkaktojnë diarre janë një numër i antibiotikëve , antacidet që përmbajnë magnez, laksativët, digitalinat, diuretikët, barnat për kemoterapi, agjentët që zbresin nivelin e kolesterolit, litiumi, teofilina, hormoni tiroid dhe kolkicina. Terapia e radiacionit për kancerin e prostatës ose tumoret në abdomen mund të dëmtojnë zorrët dhe të shkaktojë diarre. Helmet si insekticidet, kërpudhat psikodelike dhe arseni mund të shkaktojnë diarre si edhe mbipërdorimi i kafeinës ose alkoolit.

SIMPTOMAT

Përveç jashtëqitjes së shpeshtë dhe të lëngshme, simptomat tjera të diarresë mund të jenë:

Ngërçe ose dhimbje në abdomen – zona në mes të gjoksit dhe vitheve
Nevoja për përdorim urgjent të tualetit
Humbja e kontrollit të zorrëve.
Si pasojë e diarresë ju mund të ndjeni dhimbje në stomak ose mund të jeni të dehidruar. Nëse virusi ose bakteri është fajtor për diarrenë tuaj, ju mund të keni edhe ethe dhe dridhje dhe jashtëqitje me gjak.

Dehidrimi

Me dehidrim nënkuptohet kur organizmi juaj nuk ka mjaft lëngje për të funksionuar normalisht. Çdo herë kur ju keni lëvizje të zorrëve, ju humbni lëngje. Diarreja bën që ju të humbni edhe më shumë lëngje. Ju po ashtu humbni kripë dhe minerale si natrium, klor dhe kalium. Këto ndikojnë në sasinë e ujit që qëndron në organizmin tuaj.

Dehidrimi mund të jetë serioz, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit, dh njerëzit me sistem të dobët imun.

Shenjat e dehidrimit te të rriturit janë:

Të qenit i etshëm
Urinimi më pak se zakonisht
Urina me ngjyrë të mbyllur
Lëkura e thatë
Ndjenja e lodhjes
Ndjenjë marramendje ose ligështimi.
Shenjat e dehidrimit te foshnjat dhe fëmijët e vegjël janë:

Gojë dhe gjuhë e thatë
Qarje pa lot
Pelena që nuk laget për tre ose më shumë orë
Sy, faqe të fundosura, ose njolla të buta në kafkë
Temperaturë të lartë
Të qenit më i nervozuar ose përgjumur se zakonisht.
Po ashtu kur njerëzit janë të dehidruar, lëkura e tyre nuk kthehet në normalitet menjëherë, pasi të jetë shtypur dhe lëshuar me butësi.

TRAJTIMI

Diarreja trajtohet duke zëvendësuar lëngjet, kripën dhe mineralet e humbura, për të parandaluar dehidrimin. Marrja e barnave për ndalimin e diarre po ashtu mund të jetë e dobishme në disa raste. Barnat të cilat mund t’i blini pa përshkrimin e mjekut janë:

Loperamid dhe
Subsalicilat bismuti.
Ndaloni konsumin e tyre nëse simptomat përkeqësohen ose nëse diarreja zgjat më shumë se dy ditë. Nëse keni diarre me gjak, ju nuk duhet të përdorni barna pa përshkrimin e mjekut. Këto barna mund ta bëjnë diarrenë të zgjatë më shumë. Mjeku zakonisht do t’ju përshkruajë antibiotikë në vend të tyre.

Barnat e diarresë që lejohet të merren pa recetë të mjekut, mund të jenë të dëmshme për bebet dhe fëmijët. Bisedoni me kujdestarin mjekësor para se t’ia jepni fëmijës këto barna.

Ushqimi dhe dieta

Për ta parandaluar dehidrimin kur keni diarre, është e rëndësishme të pini sa më shumë ujë, por ju po ashtu duhet të pini lëngje të cilat kanë natrium, klor dhe kalium.

Të rriturit duhet të pinë ujë, lëngje të pemëve, pije me gaz pa kafeinë, dhe supë të kriposur.

Fëmijët duhet të pinë tretësira orale rehidruese (tretësira që rikthejnë kripën dhe mineralet për të parandaluar dehidrimin). Këto mund t’i merrni në barnatore dhe gjerësisht njihen si ORS (nga anglishtja: oral rehydration solutions).

Nëse keni diarre hani ushqime të buta si:

banane
oriz të bardhë
patate të ziera
tost
biskota të njelmëta
karota të gatuara
pulë të pjekur pa lëkurë ose yndyrë.
Nëse vëreni se ushqime të caktuara shkaktojnë diarre, mundohuni t’i shmangni ato.

Derisa pritni për diarrenë të kalojë, shmangni ushqimet të cilat e përkeqësojë atë, si:

Pije me kafeinë, si kafe ose kola
Ushqime me shumë yndyrë, si ushqime të fërguara
Ushqime me shumë fibra, si fruta agrume
Ushqime të ëmbla, si torta dhe ëmbëlsira.
Gjatë dhe pas një episodi të diarresë, disa njerëz kanë probleme ta tretin laktozën (sheqerin e qumështit) dhe produktet e qumështit. Megjithatë, ju mund të jeni në gjendje ta tretni jogurtin. Konsumimi i jogurtit me kultura aktive (të gjalla) bakteriale (jogurt probiotik) ndihmon të ndjeheni më mirë më shpejt. Kur foshnjat kanë diarre, vazhdoni dhënien gji ose formulën (qumështin pluhur) për ta ushqyer si zakonisht.

Pasi keni pasur diarre të shkaktuar nga ndonjë virus, problemet e tretjes së laktozës mund të zgjatin nga katër deri në gjashtë javë. Ju mund të keni diarre për një periudhë të shkurtër pasi keni ngrënë ose pirë qumësht ose produkte të qumështit.
Share:

APENDICITI

Apendiciti është një urgjencë mjekësore që kërkon ndërhyrje të shpejtë kirurgjike për të larguar apendiksin. Nëse nuk intervenohet, apendiksi i inflamuar mund të shpërthejë duke nxjerrë materiale infektive në hapësirën abdominale (e barkut).

Kjo mund të çojë deri te shfaqja e peritonitit – një inflamacion serioz i peritoneumit (mbështjellësit të zgavrës së barkut) që mund të ketë pasoja fatale, nëse nuk trajtohet shpejtë me antibiotikë të fuqishëm.

Çfarë e shkakton apendicitin?

Apendiciti shkaktohet kur apendiksi bllokohet, më së shpeshti nga jashtëqitja, nga një trup i huaj ose nga kanceri. Bllokimi mund të jetë edhe pasojë e infeksionit, meqenëse apendiksi fryhet si reaksion ndaj çfarëdo infeksioni në trup.

SIMPTOMAT

Simptomat klasike të apendicitit janë:

Dhimbje topitëse pranë kërthizës ose në pjesën e sipërme të abdomenit që bëhet e mprehtë derisa lëviz në pjesën më të poshtme të abdomenit. Zakonisht kjo është simptoma e parë.
Humbje apetiti.
Nauze (mundim në lukth) dhe/ose vjellje menjëherë pas fillimit të dhimbjes abdominale.
Fryrje e barkut.
Temperaturë 37-39 gradë Celsius.
Pamundësi për kalimin e gazrave.
Simptomat që shfaqen thuajse në gjysmën e rasteve:

Dhimbje topitëse kudo në pjesën e sipërme ose të poshtme të abdomenit, në shpinë ose në rektum.
Urinim që shoqërohet me dhimbje.
Të vjella që i paraprijnë dhimbjes abdominale.
Shtrëngime të rënda
Kapsllëk ose barkqitje me gaz
Nëse i keni këto simptoma kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, sepse koha e diagnostikimit dhe mjekimit është shumë e rëndësishme. Mos hani, mos pini e as mos përdorni barna që lehtësojnë dhimbjen (analgjetikë), antacide, laksativë e as mos vendosni jastëkë të ngrohtë – të cilët mund të shkaktojnë pëlcitjen e apendiksit.

DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI

Diagnostikimi

Simptomat e apendicitit shpeshherë janë të paqarta ose të ngjashme me sëmundjet tjera, duke përfshirë problemet me fshikëzën e tëmthit, fshikëzën e urinës ose ndonjë infeksion të traktit urinar, pastaj sëmundjen Crohn, gastritin, infeksionin intestinal dhe problemet me ovariume.

Për të përcaktuar diagnozën, zakonisht bëhen ekzaminimet e mëposhtme:

Ekzaminimi i abdomenit për zbulimin e inflamacionit
Analiza e urinës për të eliminuar infeksionin eventual të traktit urinar
Ekzaminimi i rektumit (pjesës më të poshtme të zorrës së trashë)
Analizat e gjakut, për të shikuar nëse organizmi po lufton me ndonjë infeksion
Skanimet me CT dhe ultrazë
Trajtimi i apendicitit

Mjekimi standard i apendicitit është ndërhyrja kirurgjike për të larguar apendiksin, e cila quhet apendektomi. Në rast të dyshimit më të vogël se ekziston një apendicit, mjekët intervenojnë menjëherë në mënyrë që të mos pëlcasë dhe të shkaktojë probleme të tjera. Nëse apendiksi ka formuar absces (qelb), mund t’iu nënshtroheni dy procedurave: të bëhet drenazhi (të thahet) i qelbit dhe lëngut apo të largohet apendiksi.

Apendektomia: Çfarë të pritet?

Antibiotikët jepen përpara një apendektomie për të luftuar peritonitin eventual. Jepet anestezioni i përgjithshëm dhe më pas largohet apendiksi përmes një prerjeje të vogël ose me laparoskopi. Nëse është zhvilluar peritoniti, atëherë bëhet shpëlarja e abdomenit dhe drenazhi (tharja) i qelbit.

Vetëm 12 orë pas ndërhyrjes kirurgjike mund të çoheni dhe të lëvizni. Zakonisht, brenda dy-tri javësh iu ktheheni aktiviteteve normale. Nëse ndërhyrja bëhet me laparoskopi, prerja është më e vogël dhe rikuperimi është më i shpejtë.

Pas një apendektomie duhet ta thirrni mjekun tuaj, nëse keni:

Vjellje të pakontrolluar
Dhimbje të madhe në abdomen
Marramendje apo plogështi
Gjak në të vjella ose në urinë
Ethe
Qelb në plagë
A mund të parandalohet apendiciti?

Nuk ka asnjë mënyrë të parandalimit të apendicitit. Megjithatë, thuhet se apendiciti është më i rrallë te njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura me fibra ushqyese, siç janë pemët dhe perimet e freskëta.
Share:

Hemorroidet

Çfarë janë hemorroidet?

Hemorroidet janë enë të gjakut të ënjtura dhe të inflamuara (pezmatuara) rreth anusit ose në pjesën e poshtme të rektumit. Rektumi është pjesa e fundit e zorrës së madhe e cila përfundon me anusin. Anusi është hapja (vrima) në fund të traktit digjestiv ku përmbajtja e zorrëve (jashtëqitja, fecesi) del nga trupi.

Hemorroidet mund të jenë të jashtme, kur ato janë të vendosura nën lëkurë rreth anusit, ose të brendshme, kur paraqiten në pjesën e poshtme të rektumit. Hemorroidet e brendshme mund të bien, ose të dalin jashtë, përmes anusit. Hemorroidet që dalin jashtë mund të tërhiqen sërish brenda rektumit vetvetiu. Hemorroidet më të rënda mund të mbeten jashtë gjithë kohës dhe kanë nevojë për trajtim.

Sa të shpeshta janë hemorroidet?

Rreth 75 për qind të njerëzit kanë hemorroide në një aspekt gjatë jetës së tyre. Hemorroidet janë më të zakonshme te të rriturit e moshës 45 deri në 65 vjeçare. Hemorroidet po ashtu janë shumë të shpeshta te gratë shtatzëna.

Çfarë i shkakton hemorroidet?

Hemorroidet shkaktohen si pasojë e pezmatimit (ënjtjes, fryrjes) të venave anale ose rektale. Janë disa faktorë të cilët mund ta shkaktojnë këtë ënjtje përfshirë:

Kapsllëku (konstipacioni) kronik ose barkqitja (diarreja) kronike
Shtrëngimi (dhënia zor) gjatë zbrazjes së zorrëve (jashtëqitjes)
Qëndrimi ulur në tualet për një kohë të gjatë
Mungesa e fibrave në ushqim.
Shkak tjetër i hemorroideve është dobësimi i indit lidhor në rektum dhe anus që ndodh me kalimin e viteve.

Shtatzënia mund të shkaktojë hemorroide duke rritur presionin në abdomen, që mund t’i zmadhojë venat në pjesën e poshtme të rektumit dhe në anus. Te shumica e femrave, hemorroidet e shkaktuara gjatë shtatzënisë largohen pas lindjes.

SIMPTOMAT

Simptoma më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është fecesi (jashtëqitja) me gjak të kuq, ose gjaku mund të mbetet në letër tualeti kur fshiheni, ose në vazon e tualetit pas zbrazjes së zorrëve. Hemorroidet e brendshme të cilat nuk dalin jashtë zakonisht nuk janë të dhimbshme. Hemorroidet e dala jashtë shpesh shkaktojnë dhimbje, mundim dhe të kruara në anus.

Brenda hemorroideve të jashtme (brenda venave të pezmatuara) mund të krijohen mpiksje të gjakut. Mpiksja në venë quhet trombozë. Hemorroidet e jashtme të trombozuara shkaktojnë dhimbje, ënjtjeje të dhimbshme ose ndonjë xhungë të fortë rreth anusit. Kur mpiksjet e gjakut treten, lëkura në ato vende mund të bëhet e irrituar ose të kruhet.

Tendosja (shtrëngimi), fërkimi ose pastrimi rreth anusit mund t’i përkeqësojnë simptomat, si të kruarat dhe irritimin. Hemorroidet nuk janë të rrezikshme ose kërcënuese për jetën. Simptomat zakonisht largohen brenda disa ditësh, ndërsa te disa njerëz me hemorroide simptomat kurrë nuk shfaqen.

TRAJTIMI

Trajtimi shtëpiak

Ndryshimet e thjeshta në mënyrën e jetës shpesh reduktojnë ënjtjet e hemorroideve dhe lehtësojnë simptomat. Të ngrënit ushqim të pasur me fibra mund ta bëjë fecesin më të lehtë për të kaluar, duke zvogëluar presionin në hemorroidet e shkaktuara nga shtrëngimi.

Fibrat janë substanca të cilat gjenden në bimë. Trupi i njeriut nuk mund t’i tretë fibrat, por fibrat ndihmojnë tretjen dhe parandalojnë konstipacionin. Burime të mira të fibrave janë frutat, perimet, dhe drithërat e plota. Mjekët zakonisht këshillojnë që femrat të konsumojnë 25 gramë fibra në ditë, derisa meshkujt 38 gramë fibra.

Ndryshimet tjera të cilat mund të ndihmojnë lehtësimin e simptomave të hemorroideve përshijnë:

Pirja e gjashtë deri në dhjetë gota uji ose lëngjeve tjera joalkoolike (dy litra) çdo ditë
Banjë me ujë të ngrohtë (qëndrimi në një legen me ujë të ngrohtë) për 10 minuta disa herë në ditë
Stërvitje për të parandaluar konstipacionin
Të mos shtrëngoheni (t’i jepni zor) gjatë zbrazjes së zorrëve.
Disa kremra dhe supozitorë (barna që futen në anus) që mund të merren pa recetë të mjekut në barnatore mund të lehtësojnë dhimbjet dhe të kruarat e hemorroideve përkohësisht. Këto trajtime duhet të përdoren vetëm për një kohë të shkurtër pasi përdorimi afatgjatë i tyre mund ta dëmtojë lëkurën.

Trajtimi mjekësor

Nëse trajtimi në shtëpi nuk i lehtëson simptomat, trajtimi mjekësor mund të jetë i patjetërsueshëm. Trajtimet mund të aplikohen në zyrën e mjekut ose në spital. Trajtimet ambulatore për hemorroidet e brendshme përfshijnë:

Lidhje me rrip gome – Mjeku vendos një rrip gome rreth bazës së hemorroideve. Ky rrip pengon qarkullimin duke bërë që hemorroidet të tkurren. Kjo procedurë duhet të aplikohet vetëm nga mjeku.
Skleroterapia – Mjeku injekton një lëndë kimike në enën e gjakut për të tkurrur hemorroidet.
Koagulimi infrared. Mjeku përdor nxehtësi për të tkurrur indin e hemorroideve.
Hemorroidet e jashtme ose të brendshme të cilat nuk reagojnë ndaj trajtimeve të tjera mund të largohen me anë të operacionit kirurgjik.
Share:

Sunday, November 27, 2016

Tobrastill (solucion)

Përbërja:
100 ml solucion përmban:
Principi aktiv: tobramicinë 0.3 gr.
Shtesat: tyloxapol, acid borik, sodë sulfat anhidrike, klorur sodike, klorur benzalkoniumi, ujë i distiluar.

Forma farmaceutike dhe përmbajtja:
5 ml kolir solucion me pika.

Kategoria farmakoterapeutike:
Antibiotik.

Indikacionet terapeutike:
Preparati rekomandohet për trajtimin e infeksioneve të syrit dhe anekseve të tij, të shkaktuara nga mikrobet e ndjeshme ndaj Tobramicines: Konjuktivite katarrale akute, subakute dhe kronike; Blefaritë; Keratitë bakteriale; Dakrocystite; Profilaksi pre dhe post operatore në ndërhyrjet e segmentit anterior.

Kundërindikimet:
Hipersensibilitet ndaj përbërësve të produktit dhe të ndonjë substance të afërt kimikisht me të.

Kujdesje për përdorimin:
Si të gjithë antibiotikët përdorimi i gjatë mund të shkaktojë rritje të mikroorganizmave resistent,përfshirë funget.
Në rastet kur antibiotikët aminogluzid merren me rrugë sistemike së bashku me Tobramicinen lokalisht duhet të kontrollohet përqëndrimi total i antibiotikut në serum.

Ndërveprimet:
Tyloksapoli është i papajtueshëm me tetraciklinën.

KËSHILLA SPECIALE

Shtatzënia dhe gjidhënia:
Në shtatëzëni dhe gjidhënie preparati duhet të jepet vetëm në raste shumë të nevojshme dhe nën kontrollin e rreptë të mjekut.
Preparati nuk duhet të përdoret gjate gjidhënies.
Ushqimi me gji duhet të ndërpritet në rastet kur mjeku gjykon që trajtimi është i domosdoshëm.

Dozimi, mënyra dhe frekuenca e përdorimit:
Hidhni 2 pika në qesen konjuktivale 4 herë në dite në rastet akute,dhe 3 herë në ditë në format kronike,në përputhje me këshillën e mjekut.
Mos e rrisni dozën dhe periudhën e trajtimit pa u konsultuar me mjekun.

Mbidozimi:
Nuk njihen raste të mbidozimit.

Efektet anësore:
Si të gjithë antibiotikët aminogluzid me përdorim lokal okular,preparati mund te shkaktojë reaksione alergjike ose hipersensibilitet lokal si kruarje, enjtje të kapakut të syrit ose skuqje të konjuktivës.Këto fenomene janë vërejtur në më pak se 3 % e pacientëve të trajtur. Ndjekia e këtyre këshillave ul riskun e efekteve të padëshiruara. Këshillohen pacientët të konsultohen me mjekun ose farmacistin për çdo efekt anësor që nuk është i përshkruar në fletën illustrative.

Skadenca dhe ruajtja:
Kontrollo datën e skadencës të shënuar në paketim.
Data e skadencës tregon që preparati është ruajtur dhe paketuar në mënyrë korrekte.

Paralajmërim:
Mos përdoni medikamentin pas datës së skadencës të shënuar në paketim.
Ruajeni preparatin në temperaturë jo më lartë se 25°C.
Preparati duhet të përdoret deri në 30 ditë pas hapjes së parë.

Share:

Tetramil (solucion)

Përbërja:
Flakoni multidozë: 100 ml përmbajnë:
Principi aktiv: Tetrizolinë klorhidrat 0.05 gr Feniraminë maleat 0.30 gr.
Shtesat: Acid borik, Boraks, Sodë etilmerkursalicilat, Sodë karboksimetilcelulozë, ujë për përgatitjen e injeksioneve.

Flakon monodozë: 100 ml përmbajnë:
Princip aktiv: Tetrizolinë klorhidrat 0.05 gr, Feniraminë maleat 0.30 gr.
Shtesat: Acid borik, Boraks, Ujë për përgatitjen e injeksioneve.

Forma farmacuetike dhe përmbajtja:
Kolir , solucion,:Kuti nga 1 flakon 10 ml ;Kuti me nga 10 flakone të vogla monodozë 0.5 ml.

Kategoria farmakoterapeutike:
Dekongjestionant dhe antialergjik.

Indikimet:
Gjëndje alergjike dhe inflamatore të konjuktivës të shoqëruara me fotofobi, lotim, ndjenjë të trupit të huaj, dhimbje.

Kundërindikimet:
Hipersensibilitet ndaj çdo lloj përbërësi të preparatit ose substancave të tjera të përafërta nga ana kimike veçanërisht xilometazolina, tetrizolin.
Glauçoma të këndit të syrit dhe sëmundje të tjera të rënda të syrit.
Kundërindikohet tek fëmijët nën 12 vjeç.Përgjithësisht kundërindikohet tek gratë shtatëzëna dhe gjidhënia(Shiko këshilla speciale).
Kundërindikohet dhënia paralel me preparatet inhibitore të monoaminoxidazës (Tranilcipromina fenelzina pargilina).

Kujdesje gjatë përdorimit:
Produkti mund të shfaqë një përthithje të lehtë sistemike,kështu duhet të përdoret me kujdes në pacientët me hipertension, me hipertirozë, aritmi kardiake, hiperglicemi, (diabeti). Në raste të vazhdimit apo agravimit të simptomave pas një periudhe të shkurter trajtimi pacienti duhet të konsultohet me mjekun. Në çdo rast preparati nuk duhet të përdoret më shumë se 4 ditë rresht,kjo sipas përshkrimit të mjekut,sepse në rast të kundërt mund të fillojnë efektet e padëshirueshme .
Produkti nëse merret aksidentalisht me doza më të larta ose periudha më të gjata mund të shkaktojë fenomene toksike. Infeksionet, pusi, trupat e huaj në sy, dëmtimet mekanike, kimike, nga të nxehtit, kërkojnë ndërhyrjen e mjekut.

Ndërveprime me barna të tjera:
Bashkëveprimi me preparatet inibitore të monoaminooxidazës (IMAO) mund të shkaktojnë kriza të rënda hipertensive.

Këshillime speciale:
Përdorimi i gjatë i medikamentit mund të japë fenomene të sensibilitetit.
Në raste të tilla duhet ndërprerë mjekimi dhe të zëvendësohet me terapi të ngjashme. Flakoni multidozë përmban mertiolat si konservant i cili mund të jetë origjina e një reaksioni sensibiliteti dhe nuk duhet të aplikohet kur vendosen lentet e kontaktit(në rastet e pacientëve që mbajne lente,vendosini ato 15 minuta pas përdorimit të preparatit). Në këto raste mund të përdoren flakoni monodozë që nuk përmban konservantë.

Përdorimi në shtatëzëni dhe gjidhënie:
Në shtatëzëni dhe gjatë gjidhënies përdoret vetëm në rastet teper të nevojshme dhe nën kontrollin e mjekut.

Mbajeni në vende të paarritshme nga fëmijët tuaj.

Doza, mënyra e koha e përdorimit të barit:
Hidhni në syrin e sëmurë 1-2 pika të kolirit, 2 ose 3 herë në ditë.
Mos i kaloni dozat e këshilluara .Mbajuni rigorozisht dozave të përcaktuara.
Një dozim më i madh i preparatit megjithëse i marrë me rrugë lokale dhe në periudha të shkurtra kohe mund të japë efekte të rënda sistemike.

Instruksione për përdorimin e flakonit monodozë.
1) Ndani flakonin nga të tjerët.
2) Hapni flakonin duke e rrotulluar dhe tërhequr kapakun.
3) Përdoreni menjëherë pas hapjes:pas përdorimit flakoni duhet hedhur edhe pse është përdorur pjesërisht.

Instruksione për përdorimin e flakonit multidozë.
Për ta hapur kutinë e preparatit merrni kapsulën mbyllëse dhe zhvidhoseni me kujdes atë.
Pas përdorimit mbylleni tapën me kujdes.

Mbidozimi:
Preparati i përdorur për një kohë të gjatë apo me doza të larta i marrë aksidentalisht mund të japë fenomene toksike .
Marrja aksidentale e preparatit sidomos tek fëmijët mund të shkaktojë depresion të sistemit nervor qëndror:sedacion të shprehur (somnolencë të shprehur),komë.
Nëse kjo ndodh drejtohuni menjëherë pranë qëndres mjekësore më të afërt.

Efekte të padëshiruara:
Përdorimi i këtij preparati mund të japë ndonjëherë dilatacion të pupilës,efekte sistemike të përthithjes(hipertension ,çrregullime kardiake,hiperglicemi).
Rritje të presionit okular, nauzea,dhimbje koke.Te fëmijët nëse merret aksidentalisht preparati mund të japë dremitje,ndonjëherë të thellë dhe hipotoni.

Rrallë mund të manifestojnë fenomene hipersensibiliteti.
Në raste të tilla ndërprisni trajtimin,konsultoheni me mjekun dhe në qoftë se është e nevojshme ndryshoni terapinë
.Respektimi i instruksioneve të paraqitura në fletën ilustrative ulin riskun e efekteve anësore.
Këshillohet pacienti të komunikojë me mjekun ose farmacistin për çdo efekt të padëshiruar jo të përshkruar në fletën illustrative.

Skadenca dhe ruajtja: Shikoni datën e skadencës, të treguar në kuti. Kjo tregon që preparati në konfeksion është plotësisht i rregullt dhe brenda parametrave.

Vëmendje:
Mos e përdorni preparatin pas datës së skadencës të treguar në kuti.
Flakoni multidozë nuk duhet përdorur mbi 30 ditë pas hapjes së parë të flakonit.

Flakoni monodozë nuk përmban konservantë:pas përdorimit flakoni duhet hedhur edhe pse është përdorur pjesërisht.
Share:

TESTO – ENANT

PËRBËRJA: Një ampulë përmban:
Lëndë vepruese : Enantat testosteroni 100 mg ose 250 mg.
Lëndë jo vepruese : vaj susami.

FORMA FARMACEUTIKE DHE PËRMBAJTJA
Ampulë për injektim i.m. Kuti me 1 ampulë.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Terapi hormonale me androgjenë.

MBAJTËSI I AUTORIZIMIT TE HEDHJES NË TREG DHE KONTROLLUESI
GEYMONAT S.p.A Via S. Anna,2-ANAGNI ( Frosinone ) .

INDIKIMET
Kastrim, eunokoidizëm, hipogonadizëm, kriptorkidizëm, çrregullime të fuqisë seksuale, oligospermi; metropati, fibromiomatozë uterine dhe forma të caktuara të karcinomës së gjirit tek gratë, si mjekim ndihmës.

KUNDËRINDIKIMET
Shtatzënia.
Mbindjeshmëria e njohur ndaj hormoneve androgjenë.
Testo-Enant kundërindikohet tek meshkujt që vuajnë nga karcinoma e prostatës ose e mammelave, në pacientët e moshuar tek të cilët është mirë të evitohet një hiperstimulim, në rastet e hipertrofisë beninje të prostatës me obstruksion veziko – uretrale.
Androgjenët janë të kundërindikuara edhe tek pacientët që vuajnë nga nefroza ose nga nefriti në fazë nefrotike, nga hipertensioni dhe nga çrregullime të rënda të funksionit hepatik.
Nuk këshillohet përdorimi tek fëmijët prematurë dhe të porsalindur.

PËRKUJDESJET DHE NDËRVEPRIMET GJATË PËRDORIMIT
Nëse vërehet hiperkalcemi simptomatike duhet ndërprerë trajtimi me androgjenë dhe duhet të merren masat e përshtatshme.
Tek pacientët kardiakë dhe tek subjektet me sëmundje renale ose hepatike mund të shfaqen edema, që mund të rëndohen më tej nga marrja e njëkohshme e kortikosteroidëve ose ACTH.
Si të gjithë steroidët anabolizantë Testo-Enanti mund të shtojë përgjigjen ndaj antikoagulantëve gjë që mund te kërkojë pakësimin e dozës se tyre me qëllim që koha e protrombinës të mbahet në nivelin e dëshiruar.
Pacientët diabetikë duhet të ndiqen me kujdes dhe doza e hipoglicemiantëve të rregullohet sipas nevojës.
Për shkak të veprimit rritës të nivelit të kolesterolit duhet treguar kujdes kur Testo-Enant përdoret tek pacientët që kanë kaluar infarkt ose vuajnë nga sëmundje të arterieve koronare.
Kur bari i merret në doza më të larta se ato të këshilluara në terapinë zëvendësuese tek burrat me hipogonadizëm, mund të vërehet një frenim i funksionit testikular dhe pakësim i vëllimit të ejakulatit ( spermës ).
Për këtë arësye këshillohet që cikli i trajtimit të vazhdojë katër javë dhe më pas të ndiqet nga e njëjta periudhë pushimi ( pa bar ).

KËSHILLA TË VEÇANTA
Nëse përdoret  tek fëmijët e vegjël mund të shkaktojë çrregullime të rënda të rritjes dhe zhvillimit seksual.
Tek gratë mund të shfaqet hirsutizëm ( rritje e qimeve ) dhe ndryshim i zërit, ndonjëherë të parikthyeshme.
Për ata që merren me aktivitet sportiv: përdorimi i barit jo për nevoja terapeutike përbën doping dhe kështu mund të japë rezultate pozitive ndaj testit anti-doping.
Bari të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.

DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Një ampulë, çdo 3 – 4 javë, në injeksion intramuskular të thellë.
Në përgjithësi, përjashto rastet kur mjeku e përshkruan ndryshe, këshillohet:
Në hipogonadizëm mashkullor: 1 ampulë Testo – Enant 250 mg çdo 3 javë.
Në oligospermi: 1 ampulë Testo-Enant 100 mg çdo 4 javë.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Tek meshkujt e rritur janë vënë re efekte të padëshiruara të mëposhtme:
frenim të funksionit testikular, atrofi testikulare dhe oligospermi, impotencë, priapizëm kronik, gjinekomasti, epididimit, irritim i fshikëzës së urinës.
Gjithashtu janë të njohura efektet e padëshiruara si rezultat i përdorimit të anabolizantëve steroidë, si: rritje ose ulje të epshit, hiperemi e lëkurës, akne, varësi ndaj barit, eksitim ose përgjumje, rrëqethje, leukopeni dhe, tek pacientët që trajtohen njëkohësisht me antikoagulantë, hemoragji.
Urtikaria, infiltrimet në vendin e injektimit dhe furunkuloza gjithashtu mund të shfaqen gjatë injektimit i.m. të tyre.

Mund të vihen re ndryshime të vlerave të provave laboratorike të mëposhtme:
testi i metirapone, glicemia esëll dhe pas ngrënies, provat e funksionit të tiroides ( ulje të P.B.J. të fuqisë lidhëse të tiroksinës dhe të rikapjes së jodit radioaktiv; rritje të rikapjes së T 3 nga ana e eritrociteve ose rezinës; nivelet e tiroksinës së lirë mbeten normale.
Vlerat e ndryshuara mbeten të tilla, në përgjithësi, edhe 2-3 javë mbas ndërprerjes së terapisë me anabolizantë ),
elektrolitët, provat e koagulimit ( rritje e faktorëve të koagulimit Il, V, VII, X ), si dhe ulje të eksretimit të kreatininës dhe kreatinës deri në dy javë pas ndërprerjes së trajtimit, si dhe rritje të 17 – ketosteroidëve.
Çdo efekt i padëshiruar, i pa përshkruar në fletëudhëzues, duhet ti njoftohet menjëherë mjekut ose farmacistit.
Të përdoret brenda datës së skadencës të shënuar në paketim.

RUAJTJA
Bari duhet të ruhet në kushte normale të mjedisit.                                    GEYMONAT S.p.A.
Share:

Terbinafine Axapharm (tableta)

Çfarë është Terbinafin Axapharm dhe kur përdoret?
Tabletat Terbinafin Axapharm merren për trajtimin e mikozave të lëkurës, qimeve dhe thonjëve me recetë të mjekut.

Çfarë duhet të vihet re gjatë kësaj?
Për trajtimin e suksesshëm të mikozës do të duhej t’i respektoni disa rregulla:
Në pjesët e rrobave që kanë rënë në kontakt me lëkurën e sëmurë mund të mesin të ngjitura shkaktarët e mikozave. Prandaj duhet që këto rroba t’i ndërroni çdo ditë.
Lëkura normale dhe para së gjithash e thatë është mbrojtja më e mirë nga mikozat. Për këtë arsye në pjesët e infektuara të lëkurës duhet të shmangen rrobat e ngushta apo rrobat që lejojnë vetëm pak depërtimin e ajrit. Po ashtu duhet që pas larjes të thahet me kujdes pjesa e infektuar e lëkurës. Peshqirët duhet të ndërrohen çdo ditë.
Nëse vuani nga një mikozë e këmbës, nuk do të duhej të ecni këmbëzbathur.
Kështu pengoni bartjen e mëtejshme të mikozave.

Kur nuk duhet të përdoret Terbinafin Axapharm?
Terbinafin Axapharm nuk duhet të përdoret, nëse gjatë trajtimeve të mëparshme me Terbinafin Axapharm apo preparate të ngjashme janë shfaqur alergji.
Ngaqë deri tani ekzistojnë pak përvoja me Terbinafin Axapharm gjatë trajtimit të mikozave tek fëmijët nën 5 vjeç (pesha trupore nën 20 kg), këta nuk duhet të marrin Terbinafin Axapharm.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Terbinafin Axapharm?
Nëse vuani nga funksioni i kufizuar i veshkës, duhet t’i tregoni për këtë mjekut tuaj para marrjes së Terbinafin Axapharm.
Ju lutemi t’i tregoni mjekut tuaj menjëherë, kur tek ju konstatoni simptome si të pështjellët e vazhdueshëm, mungesë e oreksit, lodhje, vjellje, dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të stomakut, verdhëz, ngjyrosje e errët e urinës apo jashtëqitje me ngjyrë të çelur, ngaqë këto mund të jenë shenja për një çrregullim të rëndë të mëlçisë. Po ashtu është i rëndësishëm informimi i mjekut, nëse duhet të merrni veç kësaj edhe ilaçe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut apo sëmundje infektive.
Nuk preferohet marrja e Terbinafin Axapharm tek pacientët me sëmundje kronike apo aktive të mëlçisë.
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo merrni apo përdorni nga jashtë ilaçe të tjera, posaçërisht disa ilaçe kundër depresioneve ose sëmundjeve të tjera neurologjike (të ashtuquajtur antidepresivë triciklikë, inhibitorë selektivë kundër ripranimit të serotoninës apo MAO-inhibitorë të tipit B) si dhe disa ilaçe kundër tensionit të lartë të gjakut (të ashtuquajtur betabllokues) ose kundër çrregullimeve të ritmit të zemrës ose edhe ilaçe të blera vetë.

A duhet të përdoret Terbinafin Axapharm gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Gjatë shtatzënisë Terbinafin Axapharm mund të merret vetëm me udhëzimin e theksuar të mjekut.
Terbinafin Axapharm depërton në qumështin e nënës.
Prandaj nënat që marrin Terbinafin Axapharm nuk duhet të japin gji.

Si ta përdorni Terbinafin Axapharm?
Nëse nuk është udhëzuar ndryshe nga mjeku, dozimi i zakonshëm për të rritur është një tabletë prej 250 mg në ditë.
Dozimi për fëmijë sipas udhëzimit të mjekut.Tabletat duhet të merren të palluara me lëngje. Efikasiteti i Terbinafin Axapharm nuk pengohet nga marrja e njëkohshme e ushqimit, kështu që ai mund të merret gjatë ushqimit. Mjeku do të vendosë rreth kohëzgjatjes së terapisë. Marrja e rregullt e Terbinafin Axapharm është vendimtare për suksesin e trajtimit.Mos e ndryshoni vetvetiu dozimin e udhëzuar. Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Terbinafin Axapharm?
Gjatë marrjes së Terbinafin Axapharm mund të shfaqet këto efekte anësore:
Më së shpeshti u raportua për ankesa në stomak dhe zorrë (ndjenja e ngopjes, humbja e oreksit, të pështjellë, djegësirë stomaku, dhimbje të lehta të stomakut, bark), urtikaria, dhimbje të muskujve dhe nyjave si dhe dhimbje të kokës. Informojeni mjekun nëse shfaqet njëra prej ankesave të përmendura.
Rrallë u vërejtën çrregullime të shqisave të shijimit (deri tek humbja e ndjenjës së shijimit), të cilat zhduken pas ndërprerjes së Terbinafin Axapharm, sipas rregullit pas disa javësh pas përfundimit të trajtimit.
Në raste të rralla është e mundur që trajtimi me Terbinafin Axapharm të sjellë çrregullime të rënda të mëlçisë, të cilat shprehen me simptome si të pështjellë që zgjatë dhe nuk sqarohet, dhimbje të stomakut, humbje e oreksit, lodhje e pazakonshme, vjellje, dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të stomakut, verdhëz (ngjyrosje e verdhë e syve ose e lëkurës), ngjyrosje e errët e urinës ose jashtëqitje me ngjyrë të çelur, që mund të shpie deri në zvogëlimin e tipave të caktuara të qelizave të gjakut, të cilat shprehen me simptome si dhimbje të fytit me temperaturë/ethe, gjakderdhje të pazakonshme, hematome, ose deri në rrebulla të rënda të lëkurës si dhe me paraqitjen më të hershme apo më të fortë të Lupus erythemones kutan ose Lupus erythemones sistematik (një sëmundje autoimune që sulmon vende të shumta të trupit).
Informoje mjekun apo menjëherë po qe se shfaqet njëra nga ankesat e përmendura.
Nëse gjatë trajtimit shfaqet një ngjyrosje e verdhë e lëkurës apo e syve ose një ngjyrosje e pazakonshme e errët e urinës ose jashtëqitje me ngjyrë të çelur, atëherë duhet të ndërpritet trajtimi dhe të lajmërohet menjëherë mjeku.
Në rastet shumë të rralla u vërejt rënie e flokëve, edhe pse deri tani nuk mund të sqarohej një lidhshmëri me Terbinafin Axapharm.
Shumë rrallë u vërejtën raste të tejndjeshmërisë ndaj dritës dhe përkeqësim i një psoriaze. Një lidhshmëri me marrjen e Terbinafin Axapharm nuk mund të tregohej deri më tani.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, do të duhej ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar në paketim me „EXP.“.
Ilaçi duhet të ruhet në vende që nuk mund t’i mbërrijnë fëmijët, në temperaturë të dhomës (15 – 25°C) i mbrojtur nga drita në paketimin origjinal.
Informata të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona kanë informata të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Terbinafin Axapharm?

Tabletat Terbinafin Axapharm 125: 1 tabletë përmban 125 mg terbinafinë si substancë aktive dhe substanca ndihmëse.

Tabletat Terbinafin Axapharm 250: 1 tabletë përmban 250 mg terbinafinë si substancë aktive dhe substanca ndihmëse.

Ku mund të merrni Terbinafin Axapharm?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me recetë të mjekut.

Tabletat Terbinafin Axapharm me 125 mg (për përdorim tek fëmijët): paketime me 14 tableta (të ndashme).

Tabletat Terbinafin Axapharm me 250 mg: paketime me 14 dhe 28 tableta (të ndashme).
Share:

TENSIONORME

Produkt kardiologjik antihipertensiv me përberje reserpine (0,1 mg) dhe diuretiku bendroflumetazid (0,25 mg ).

MENYRA ADMINISTRIMIT

Administrohet 1-2 herë në ditë në varësi të këshillës së mjekut.
Share:

Taurovit Junior (flakon)

Taurina është një nga aminoacidet që gjendet me shumicë në qumështin e gruas në të cilin përfaqëson 13 % të sasisë totale të aminoacideve në gjëndje të lirë.
Te njerëzit është thelbësore sepse vetëm 40 % vjen nga sinteza e brendshme duke u nisur nga metionina ose nga cisteina në prezencë të vitaminës B , ndërsa pjesa tjeter 60 % vjen nga ushqimi, kryesisht nga mishi dhe peshku.
Për shkak të strukturës kimike të veçantë të saj nuk merr pjesë në sintezën proteinike por qëndron e lirë ku merr pjesë në funksione të rëndësishme biologjike.

Në nivelin qelizor rregullon flukset jonike dhe të ujit nëpërmjet membranës qelizore duke evituar rritje të rrezikshme të presionit osmotik që do të mund ta rrezikontë qelizën duke provokuar vdekjen e saj. Taurina gjithashtu ka aftësinë të neutralizojë acidin hipoklorik, një lloj reaktivi të oksigjenit të prodhuar nga fagocitet i cili mund të rrezikojë membranën qelizore.

Në nivelin hepatobiliar është në gjëndje të konjugohet me acidet biliare ose me disa substanca toksike të huaja për organizmin duke neutralizuar toksicitetin. Në nivelin retinik mbron funksionin dhe integritetin e fotoreceptorëve. Për këto funksione të saj taurina konsiderohet si një dezintoksikues qelizor. Marrja suplementare e taurinës, duke qënë e limituar sinteza endogjene, indikohet veçanërisht të të sapolindurit në fund të ushqyerjes me qumësht artificial, në fëmijët e moshës parashkollore dhe para pubertetit dieta e të cilëve të jetë e pasur me qumësht dhe karbohidrate dhe e varfër me produkte të mishit. Taurina edhe në doza shumë të rritura nuk paraqet asnjë lloj toksiciteti.

Në TAUROVIT JUNIOR janë gjithashtu prezente:
Zinku, oligoelement esencial sepse merr pjesë në shumë aktivitete enzimatike dhe si i tillë lidhet ngushtë me aktivitetin e taurinës.

Magnezi, i cili është i pranishem edhe në qumështin matern, është një përbërës i rëndësishëm i shumë enzimave. Vitaminat E dhe C zhvillojnë aktivitet antioksidant duke neutralizuar radikalet e lira. Vitamina B6 e cila është e domosdoshme në sintezën endogjene të taurinës.

Dozimi:
Në moshën parashkollore dhe shkollore këshillohet marrja e një flakoni në ditë direkt ose i tretur në qumësht ose në pije të tjera. Ne adoleshentë dhe të rritur merren 2(dy) flakonë në ditë gjatë vakteve, direkt ose të tretur në çdo lloj pijeje.

Mënyra e përdorimit:
Për të nxjerr pluhurin që gjëndet në tapë e rrotullojmë deri në fund tapën derisa të këputet rrethi , pastaj e tundim mirë flakonin dhe përzierja duhet pirë menjëherë.
Share:

Tasectan Pedriatik (bustina)

Mënyra e përdorimit
Përmbajtja e 1 bustine 250 mg hidhet në një gotë ujë.
Përzihet mirë deri në tretjen e plotë të produktit dhe pihet.
Partneri juaj ideal për trajtimin korrekt të diarrese akute tek fëmijët.
Rivendos funksionin fiziologjik te paretit intestinal

Indikacionet
Tasectan është një preparat që përdoret për të rivendosur funksionin fiziologjik të paretit të zorrës.  Tasectan  është formuluar në mënyrë të veçantë për të kontrolluar dhe reduktuar simptomat e lidhura me diarrete me origjine te ndryshme, te tilla si distendimi abdominal dhe defekimi i shpeshtë. Ai është efektiv brenda 12 orëve. Tasectan përbëhet nga kompleksi acid tonik dhe xhelatinë i cili vepron mekanikisht duke mbrojtur mukozën e inflamuar të zorrës, në sajë të aftësisë për të formuar një shtresë (film) mbrojtëse proteinike muko-adezive e cila lidhet me mukoproteinat përgjegjëse të inflamacionit lokal dhe nxit precipitimin dhe eleminimin e tyre në fece. Kompleksi acid tonik dhe xhelatinë që përbën produktin nuk alterohet në stomak dhe vepron përmes formimit të një shtrese (filmi) e cila mbron mukozën e zorrës, duke reduktuar frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve të diarresë. Tasectan është i pranishëm në formën e kapsulave për përdorim tek të rriturit dhe pluhurit i cili rekomandohet që të përdoret tek fëmijët.

Paketimi
Bustina 250 mg x 20 (për përdorim tek fëmijët).
Kapsula 250 mg x 15 në 1 blister (për përdorim tek të rriturit).

Instruksionet e përdorimit
Kapsulat: Kapsula gëlltitet me një gotë me ujë.
Pluhuri: Përmbajtja e një bustine tretet në një gotë me ujë dhe pihet nga goja.

Dozimi
Të rriturit : 1-2 kapsula, çdo 4-6 orë deri në eleminimin e simptomave.
Doza mund të rritet në varësi të nevojave individuale, dhe në çdo rast, gjithmonë vetëm pas konsultës me mjekun tuaj.
Fëmijët deri në tre vjeç : 1 bustinë 250 mg, çdo 6 orë, deri në eleminimin e simptomave.
Fëmijët 3-14 vjeç : 1-2 bustina 250 mg, çdo 6 orë, deri në eleminimin e simptomave.

Paralajmërime të veçanta dhe masat e kujdesit gjatë përdorimit
Tek fëmijët, konsultohuni përpara përdorimit me mjekun ose farmacistin tuaj. Mos e përdorni produktin pas datës së skadencës të printuar mbi kutinë e paketimit. Mos e përdorni produktin nëse blisteri i paketimit të kapsulave është i hapur ose i dëmtuar, ose nëse bustina e pluhurit është e hapur ose e dëmtuar. Megjithëse nuk njihen  efektet anësore të produktit, rekomandohet që të mos përdoret gjatë shtatzanisë ose periudhës së hershme të ushqyerjes me gji. Në çdo rast, gjithmonë, konsultohuni më përpara me mjekun tuaj. Gjithmone konsultohuni me mjekun tuaj nëse irritimi i murit të zorrës ose diarrea vazhdon. Duhet të ruhet në temperaturën e mjedisit, larg prej burimeve të nxehtësisë.  Të mos ngrihet në frigorifer. Të ruhet larg vendeve të arritshme nga fëmijët.

Efektet anësore dhe kundërindikacionet
Tasectan nuk shkakton efekte anësore, e për pasojë nuk ka asnjë kundërindikacion për përdorimin e tij.
Tasectan (acid tonik + xhelatin). Vepron mbi mekanizmin fizpatologjik të diarresë. Tasectan është trajtim fiziologjik me efikasitet të provuar tek të sapolindurit dhe fëmijët. Tasectan vepron në mënyrë efektive duke reduktuar frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve të diarresë akute me origjinë të ndryshme. Është efektiv brenda 12 orëve. Është trajtim fiziologjik i sigurtë pa ndikim mbi peristaltikën intestinale dhe florën normale të traktit tretës, pa efekte anësore në SNQ. Është trajtim fiziologjik që mund të administrohet me ose pa rehidrim oral. Rivendos funksionin fiziologjik të paretit intestinal. Tasectan plotëson kërkesat tuaja.

Çfarë kërkojnë mjekët nga një trajtim ideal me antidiarreikë tek fëmijët ?
Terapia e zgjedhur për trajtimin e diarresë akute tek fëmijët duhet të parashikojë:
- Rehidrimin e fëmijës
- Ushqyerjen e hershme me gji
- Regjimin e duhur dietik
- Rivendosjen e funksionit fiziologjik të paretit intestinal
Molekula ideale (Opsionet e tjera terapeutike) e përdorur në mbështëtje të rehidrimit oral, duhet që:
- Të veprojë mbi mekanizmin fizpatologjik të sëmundjes së diarresë
- Të jetë efektive dhe e provuar
- Të jetë e sigurt ( pa efekte anësore & kundërindikacione )
- Të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur
- Rehidrim oral
- Rivendosje e funksionit fiziologjik të paretit intestinal
- Vepron mbi mekanizmin Fizpatologjik të sëmundjes së diarresë
Mekanizem i dyfishtë veprimi në nivelin intestinal

Mbron
- Duke formuar një shtresë (film) e cila mbron muret e zorrës.
- Duke rritur rezistencën e mukozës së zorrës ndaj proteinave pro-inflamatore.

Neutralizon
Duke formuar një kompleks me mukoproteinat pro-inflamatore, përgjegjëse të inflamacionit lokal.
Duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit të mukozës së zorrës.

Eleminon
- Si pasojë muko proteinat pro-inflamatore ekskretohen së bashku me feçet.
- Tasectan redukton frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve diarreike.
- Tasectan përmirëson në mënyrë të rëndësishme simptomat / shenjat e lidhura me diarrenë (dhimbjen abdominale, feçet e ujshme, të vjellat).
Rivendos funksionin fiziologjik te paretit intestinal.

Një problem mbarë botëror me ndikim social dhe ekonimik
Diarreja akute është një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë se fëmijëve në të gjithë botën. Incidenca e rrezikut të vdekshmerise nga sëmundja diarreike është më e shpështë tek fëmijët nën moshën 1 vjeç. Në vendet në zhvillim fëmijët deri në 5 vjeç kanë një mesatare prej 3 episodesh diarreike në vit. Në vendet e zhvilluara një numër relativisht i vogël pacientësh vdesin nga diarrea, megjithatë ajo vazhdon të mbetet një shkak i rëndësishëm i sëmundshmërie dhe kostove të konsiderueshme të kujdesit shëndetësor.

Një problem i nënvlerësuar
Episodet e zgjatura të diarresë akute frenojnë rritjen dhe shtojnë rrezikun e diarresë tek fëmijët.
Nëse diarrea persiton ekziston rreziku i dëmtimit të mukozës intestinale me pasoja të lidhura me malabsorbimin dhe kequshqyerjen. Ka të dhëna të reja që infeksionet intestinale akute mund të nxisin shfaqen e sindromës së zorrës së irritueshme (SZI) me predominim të diarresë.  Ka të dhëna të reja që anomalitë e qelizave epiteliale, të tilla si humbja e funksionit barrierë të epitelit të zorrës, mund të ndikojnë në mënyrë të rëndësishme në fizpatologjinë e sëmundjes inflamatore të zorrës (SIZ).
Përfaqëson një çrregullim të ekuilibrit fiziologjik në mes përthithjes dhe sekrecionit të ujit dhe elektroliteve në zorrë.
80% – 90% e ujit absorbohet në zorrën e hollë.
7-10 litra ujë vijnë çdo ditë në zorrën e hollë.
1-5 litra nga ushqimet
1-1.5 litra nga pështyma
2-3 litra nga sekrecionet e stomakut
2-3 litra nga lëngjet e zorreve
0.5-1 litra nga sekrecioni biliare
1.5 litra nga sekrecionet pankreatike
Jo më shumë se 1.5 litra/ditë në ileumin terminal

Faktoret Çekuilibrues
- Bakteret
- Parazitët
- Virusët
- Intoksikacionet ushqimore
- Inflamacionet me origjinë të ndryshme
- Barnat e ndryshme (antibiotikët, kolkicina, etj)
Share:

Shqiperia JO Duhanit