• Medikamente

    1.Cfare eshte X medikamente ? 2.Efektet anesore te mundshme 3.Ruajtja dhe afati i perdorimit 4.Informacione shtese

  • SEMUNDJE

    Informacion i detajuar rreth nje semundjeje. Simptomat , Shkaktaret , Parandalimi , Keshilla , Diagnostikimi , Trajtimi

  • Kontrollo shëndetin Pa Pagesë

    #CHECKUP #FALAS parandalon sëmundje, shpëton jetë!

Sunday, January 10, 2021

 Njerëzit janë të prirur t’i ndjanë sëmundjet në të rrezikshme apo të parrezikshme, por situata nuk është asnjëherë bardhë e zi.


Si çdo sëmundje, edhe venat varikoze mund të bëhen të rrezikshme për jetën, por në shumicën dërrmuese të rasteve, janë një sëmundje e lehtë. Kur flasim për komplikimet, ne kuptojmë disa gjendje të avancuara të sëmundjes që shkaktojnë dhimbje, ënjtje, vështirësi për të kryer aktivitet ditore apo gjendje që kërkojnë trajtime të zgjatura dhe të mërzitshme që ulin cilësinë e jetës së pacientit.

Të tilla janë tromboflebiti superficial, hemorragjia nga variçet, ekzemat e këmbëve, hapja e plagëve kronike në pjesën e poshtme të kërcirit. Në situata të caktuara, përshembull, pas një frakture apo operacioni ortopedik në këmbë, gjatë shtatëzanisë dhe lindjes, pas një operacioni kirurgjikal në bark etj., venat varikoze mund të bëhen shkak për tromboza të venave të thella dhe tromboemboli të mushkërive që mund të rrezikojnë edhe jetën.

Me sa duket trajtimi i venave varikoze është i domosdoshëm të bëhet në kohë për të shmangur edhe komplikacione të tilla?

Po, arsyeja kryesore që mjeku rekomandon trajtimin për venat varikoze është pikërisht eleminimi i riskut për komplikacionet e rënda.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Njoftohu ne email per postimet