Çaji është një nga pijet më të shëndetshme që mund të shijoni dhe kjo gjë njihet edhe nga mjekët kudo.
Vlerat e çajit janë të pafundme. Të dhëna kanë treguar se ai ndikon tek jetëgjatësia, ndihmon me metabolizmin, rënien nga pasha e madje dhe përmirëson kujtesën.
Me siguri e keni dëgjuar shprehjen ‘gjella me kripë, e kripa me karar’. Edhe kur bëhet fjalë për çajin kjo thënie gjen vërtetësi.
Bëhet fjalë për çajin që prodhohet nga gjethet, siç është ai i zi, jeshil e i bardhë, të cilët kanë edhe përmbajtje kafeine.
Dietologët këshillojnë që konsumimi i çajit duhet të qëndrojë poshtë 3 filxhanëve në ditë që trupi të arrijë të jetë i shëndetshëm.
Nivelet e Taninës Ulin Përthithjen e Hekurit
Tanina është pjesë e përbërësve të çajit apo verës e cila i jep këtyre pijeve shijen pak majoshe apo të hidhur.
Kur ju e tejkaloni dozën dhe konsumoni më shumë se 4 filxhanë çaj, sipas studimit nga Kërkimi Ndërkobëtar i Ushqimeve, trupit i rrezikohen ekuilibrat e nivelit të hekurit.
Një dukuri e tillë e përsëritur në një kohë të gjatë mund të ndikojë direkt në shfaqjen e anemisë nga mungesa e hekurit.
Ndaj këshillohet që të shtoni ushqimet me përmbajtje të lartë hekuri në mënyrë që organizmi të ketë mineralet e nevojshme.
Mund të Jeni Ekspozuar Ndaj Toksinave
Si në rastin e çdo ushqimi tjetër që vjen nga fermat, edhe gjethet e çajit mbajnë elemente të ndryshme toksike të cilat përthithen nga dheu.
Raporti i Toksikologjisë pohon se mënyrat e kultivimit janë thelbësore për tejçimin e kontaminuesve tek produkti final.
Në shumë çajra, por sidomos ai jeshil, i bardhë apo varietetet e të ziut, janë raportuar nivele të larta të plubmit apo aluminit.
Edhe pse koha e zierjes së çajrave mund të eliminojë deri në 48% të këtyre toksinave, përsëri mbetet një rrezik i lartë.
Mund të Dëmtoni Kockat Tuaja
Shumica e çajrave tregëtohet me bustina, të cilat pavarësisht cilësisë së tyre ato përsëri kanë një përmbajtje fluori.
Ky mineral vërtet i duhet trupit por kur e teproni me dozat dëmet duken tek dhëmbët, kockat dhe nyjet.
Ndaj është shumë e rëndësishme që të qëndroni brenda limitit të tre gotave.
Ankth, pagjumësi dhe dhimbje koke
Duke qenë se çaji përmban kafeinë, rreth 20-60mg në çdo filxhan, kur ju e teproni nivelet e saj në trup rriten.
Kafeina e tepruar është lidhur me shqetëzimet me cilësinë e gjumit, djegien e stomakut, dhimbje koke dhe shtimin e ankthit.
Të gjitha këto simptoma sjellin tek trupi një gjendje jo të shëndetshme e cila nëse vazhdon në kohë të gjatë krijon problem me organet e rëndësishme siç janë zemra dhe truri.
Ndaj tregoni kujdes që dozat e kafeinsë t’i mbani po brenda limitit 100-200mg në ditë.