Thursday, January 12, 2017

Rhinosisam (Pharmagel) (spraj)

Rhinosisam nasal spray (Pharmagel).
Spraj për hundët, prodhuar nga vaji i susamit, me vlera kurative, plus vitaminë E dhe vaj mastik.
Një produkt i çertifikuar, për kurimin e mukozës së hundës.

Përbërësit: vaj susami me vlera kurative, plus vitaminë E dhe vaj mastik.

Përdorimi: Spraji i hundëve Rhinosisam, nuk është një medikament.

Ai përdoret për pastrimin dhe mbrojtjen e mukozës së hundës në rastet e mëposhtme:

Bllokimit të kanaleve të hundës nga sekrecionet e trasha pas infeksioneve të ndryshme virale apo bakteriale, rinit alergjik dhe jo alergjik.
Rinitit kronik të thatë.
Rinosinuzitit kronik persistent rezistent (maksilar, frontal, etmoidal).
Në këto raste Rhinosisami bashkëshoqëron trajtimin e përshkruar nga mjeku.
Tharjes së hundës në moshat e vjetra.
Prania e koreve, e rrjedhjeve të trashja, hundët e njoma apo dhe rrjedhjet e ujshme në keto mosha mund të lehtësohen me Rhinosisam.
Tharjes së mukozave të hundës, rinofaringut, faringut dhe gojës në pacientë pas trajtimit me radioterapi të zonave të kokës dhe qafës.
Radioterapia shkakton një mbiprodhim të sekrecioneve mukoide i cili pasohet nga tharja dhe krijimi i koreve.
Koret e thata kanë nevojë që të zbuten në mënyrë që të shkëputen lehtësisht nga muret e hundës nëpërmjet shfryrjes së saj.
Në këto raste pacienti duhet të përdorë Rhinosisam për aq kohë sa zgjat problemi i tharjes së hundës dhe formimit të koreve.
Në rast se pas ndërprerjes së mjekimit koret formohet sërish Rhinosisami duhet të rifillohet dhe të përdoret për disa ditë.
Tharjes së hapësirave të hundës dhe rinofaringut nga përdorimi i zgjatur i oksigjenit intranazal me kateter apo maskës së oksigjenit ose aparatit të CPAP në personat me apne të gjumit mund të lehtësohet nga përdorimi i Rhinosisamit.
Tharjes së mukozave të hundës pas administrimit te disa medikamenteve si psh atyre kundër akneve apo përdorimit të zgjatur të kortikosteroideve intranazale.
Rhinosisam mund të përdoret edhe i kombinuar me të tjera preparate rinologjike si solucioni salin hipertonik për hundët ( p.sh. Osmoclean Hypertonic nasal spray, që ka pH neural, antihistaminët lokale intranazalë, kortikosteroidet lokalë intranazalë dhe dekongjestionantët lokalë intranazalë)

Përmbajtja e sprajtit të hundëve Rhinosisam:
Vaji i pastër i susamit me veti farmaceutike i sprajtit te hundëve Rhinosisam përmban vitaminë E në përqëndrim të lartë (rreth 35mg/kg në α -tokoferol dhe 308mg/kg nga β dhe γ toloferol). Shtimi edhe i vitaminës E në Rhinosisam prodhon një solucion antioksidant të fuqishëm i cili fshin substancat e oksiduara nga ozoni, oksidi i azotit dhe ajri. Vitamina E mund të parandalojë dëmtimet histologjike të epitelit mukociliar të mukozës së hundës dhe inflamacionit te saj. Lidhja e tokoferolit me qelizat e mukozës nazale i mbron ato nga radikalet e lira dhe vuajtja oksidative dhe paralelisht lejon rigjenerimin e zonave të dëmtuara të mukozës, të cilat mbrohen kështu nga irritimet e tjera.
Vaji i pastër i susamit me cilësi farmakologjike nuk përmban proteina të cilat mund të shkaktojnë reaksion alergjik. Disa persona mund të jenë alergjikë ndaj farave të susamit apo ndaj susamit jo të purifikuar.
Thithja aksidentale e vajit të susamit në bronke dhe mushkëri nuk shoqërohet me efekte anësore pasi vaji i susamit është vaj bimor. E kundërta ndodh me vajin e parafinës i cili është vaj mineral dhe shkakton efekte anësore. Pikat e parafinës së inhaluar formojnë kiste të cilat shkaktojnë fibroza të mushkërive. Kjo është e pamundur të ndodhë me vajrat bimorë siç është vaji i susamit pasi ky vaj ekskretohet nga mushkeritë nëpërmjet sekrecioneve bronkiale pa shkaktuar dëmtim të indeve të tyre.
Tharja e mukozës së hundës lehtësohet menjëherë me përdorimin e Rhinosisam në ndryshim nga solucioni izotonik i klorurit të natriumit.

Kundërindikacionet:
Personat që janë të ndjeshëm nga farat e susamit, është më mirë që të shmangin përdorimin e Rhinosisamin, megjithëse Rhinosisami përmban vaj të pastër susami me cilësi farmaceutike.

Efekte të padëshirueshme:
Nuk ka të dhëna për efekte të padëshirueshme.
Në rast ankesash për irritim ose bllokim të hundës, pacienti këshillohet të konsultohet me mjekun e tij.

Shtatzanat dhe nënat me qumësht:
Rhinosisami mund të përdoret nga shtatzënat dhe nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.

Reaksione alergjike:
Vaji i susamit i Rhinosisami nuk ka proteina alergjike. Duke u nisur nga kjo, personat alergjikë nga farat e susamit, është mirë të shmangin përdorimin e Rhinosisamit.
Në rast të shfaqjes së simptomave alergjike, pacienti duhet të kontaktojë mjekun.

Doza dhe përdorimi:
1-2 spraj në çdo anë të hundës çdo 6 orë sipas nevojës dhe rastit.
Shishja duhet të mbahet në pozicionin vertikal gjatë përdorimit.
Që të filloj pompimin Rhinosisami duhet të shtypet deri në fund, 3-4 herë.

Kohëzgjatja e përdorimit:
Rhinosisami mund të përdoret pa problem për 4 javë.
Është mirë që të ndërpritet përdorimi për pak kohë dhe të fillohet përsëri. Rhinosisami nuk është një medikament, por në rast të komplikacioneve ose problemeve me hundën, pacienti duhet të këshillohet me mjekun.
Kombinimi i Osmoclean hypertonic solution (solucion salin hipertonik me ph neutral) me Rhinosusamin nasal spray përbën përkujdesje të shkëlqyer të mukozës së hundës.

Paketimi:
Shishe të vogëla 10ml me pompë mekanike. Çdo shtypje e pompës = 0,05ml.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë 8-25°C.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive