Thursday, January 12, 2017

Spasmolyt Madaus (tableta)

Lënda vepruese
Trospium chloride, Drazhe 20 mg.

Indikacionet
Trajtim i simptomave të mosmbajtjes së urinës dhe/ose të urinimit të shpeshtë si dhe nevojës së ngutshme të shfaqur te pacientët me një fshikëz tepër aktive (nevojes së pavullnetshme dhe shmangies së mosfunksionimit të organit nga shkaqe të panjohura apo nga sëmundje nervore).
Eneuresis nocturna.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
Jepet 1 tabletë dy herë në ditë (ekuivalente me 40 mg trospium chloride në ditë), me përjashtim të rasteve kur mjeku jua ka rekomanduar ndryshe.
Doza e rekomanduar për pacientët me funksione renale të dëmtuara (klirensi i kreatininës midis 10 dhe 30 mL/min/1.73m2) është 1 tabletë në ditë ose 1 tabletë në dy ditë (ekuivalente me 20 mg trospium chloride në ditë ose në dy ditë).
Në mungesë të të dhënave të vlefshme, përdorimi te fëmijët nën moshën 12 vjeç nuk rekomandohet.
ENEURESIS NOCTURNA  2 x 5–10 mg Tabletat duhet të përcillen pa i kafshuar të shoqëruara me një gotë ujë përpara ngrënies me stomakun bosh.
Nevoja për të vazhduar trajtimin duhet të rivleresohet në intervale të regullta prej 3-6 muajsh.

Kundërindikacionet

Mbajtje urine, për shkak të pengimit nё dalje të saj nga fshikëza (p.sh. në hiperplazi prostatike beninje).
Presioni i lartë i syrit për shkak të ngushtimit të këndit.
Rrahje të përshpejtuara dhe jo të rregullta të zemrës.
Dobёsim muskulor (Myasthenia gravis) (Gjëndje e karakterizuar nga lodhje e shpejtë dhe dobësim të muskujve gjatë tendosjes).
Sёmundje e rёndё kronike e inflamacionit të zorrёs sё trashё .
Sëmundje e rëndë që shfaqet me dilatacion të kolonit shoqëruar me konstipacion.
Mbindjeshmeri (alergji) ndaj tropsium chloride ose nga çdo përbërës tjeter.
Efektet anësore
Shqetësime gastrointerstinale.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive