Përbërësit:
Boronice e kuqe,
Verga Doro,Vitamin c,
Vitamin b12
Përdorimi
Merren dy kapsula në ditë.
Përkujdesje
Duhet bërë kujdes në raste hipersensibiliteti nga lëndët aktive ose eksipientët.
Nuk duhet kaluar doza ditore e lejuar.
Nuk mund të përdoret si zëvendësuese e një diete të ekuilibruar ditore për një jetë të shëndetshme.
Duhet mbajtur larg fëmijëve.
Boronice e kuqe:Veprimi i saj i detyrohet Proantocianidinave të cilat kanë një veprim të mirë mbi E.Coli i cili është bakteri përgjegjës në 80-85% të rasteve për shqetësimet e rrugëve urinare.
Antocianidinat kanë aftësi të fiksohen në fibrat e E.Colit duke penguar që bakteret të fiksohen në paretet e rrugëve urinare.
Verga Doro:Kjo bimë mjeksore është e mirënjohur për trajtimin e problemeve të rrugëve urinare të tilla si: cistite,kolikat biliare,kolikat renale,nefritet.
Ka efekt diuretik falë përbërësve të tillë si flavonoide dhe triterpene.
Ka efekt antinflamator dhe mbrojtës së vazave.
Vit C ka efekt të mirë antioksidant dhe mbron organizmin nga radikalet e lira.
Vit B 12,merr pjesë në një numër të madh reaksionesh biokimike të organizmit,të nevojshme për funksionimin normal të qelizave.