PERBERJA CILESORE DHE SASIORE:
Triclocarban 1 gr.
INDIKACIONET TERAPEUTIKE
Ky medikament është një solucion përshkumëzues i cili aplikohet lokalisht duke shërbyer si antiseptik.
Ai përdoret në pastrimin e lëkurës dhe të mukozave, sidomos në raste të infeksioneve sipërfaqësore të lëkurës dhe të mukozave dhe në trajtimet lokale të infeksioneve vaginale.
MENYRA ADMINISTRIMIT
Te të rriturit:
Solubacteri përdoret përgjithësisht i holluar ( 30 ml solucion hollohen me 250 ml ujë).
Këshillohet shpëlarja pas përdorimit .
Në raste të desinfektimeve topike: 1 lugë kafe (5ml) solucion hollohet me 1 litër ujë dhe aplikohet në formën e kompresave. Këshillohet shpëlarje pas përdorimit.
Te fëmijët dhe të sapolindurit:
Duhet të ndiqen hollimet e mëposhtme:
Për banjo: 1 lugë gjelle (15ml) për 10 litra ujë me të cilin do lahet fëmija .
Fëmija shpëlahet pas dushit.