1.Çfarë është STOMATIDIN® Tretësirë 0,1 % dhe për çfarë përdoret
Heksetidina është antiseptik orofaringjeal i sigurtë me aktivitet të gjërë antimikrobik.
Përbërja: 1 ml tretësirë përmban:Heksetidin 1,00 mg.
Paketimi : Shishe me 200 ml tretje.
Si vepron STOMATIDIN® tretesire 0,1 %
Heksetidina vepron si antibakterik dhe antimikotik. Është antagonist i tiaminës, i cili është i domosdoshëm për rritjen e bakterieve dhe kërpudhave.
Përkrah veprimit bakteriostatik, heksetidina ka edhe veprim antiglikolitik me çfarë parandalohet formimi i acideve organike siç janë acidi laktik etj, të cilat formojnë shtresë të përshtatshme për formimin e pllakës dhe kariesit të dhëmbëve.
Me veprimin e tij antiseptik dhe antiglikolitik heksetidina i zvogëlon mundësitë e formimit të pllakës dhe kariesit të dhëmbëve.
Me efikasitet zvogëlon dhembjen, parandalon formimin e infeksioneve sekondare dhe shpejton epitelizimin e pjesëve të dëmtuara.
Kur përdoret STOMATIDIN® tretesire 0,1 %
infeksionet bakteriale të mukozës orofaringeale (gingiviti, paradontiti, faringiti, tonziliti, alveoliti, aftat);
kadidiaza dhe sëmundjet tjera nga kërpudhat në zgavrën e gojës;
profilaksia para ekstraksionit të dhëmbit dhe intervenimeve tjera kirurgjike
higjiena e gojës;
era e pakëndshme nga goja.
Përkujdesjet
Në rast se Stomatidina përdoret gjatë, mund të zhvillohet senzibilizim ndaj preparatit.
Po ashtu është e mundur edhe rezistenca e mikroorganizmave si dhe gjatë pranimit të lëndëve tjera antimikrobike.
Kur nuk duhet ta përdorni STOMATIDIN tretësirë 0,1 %
ndjeshmëria në medikament;
Bari nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se 5 vjeç.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Bari mund të përdoret gjatë shtatzanisë dhe periudhës së gjidhënies.
Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Medikamenti nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.
Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
3. Si përdoret STOMATIDIN® tretesire 0,1 %
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Dozimi dhe mënyra e pranimit
Stomatidina aplikohet e paholluar. Goja shpërlahet me 10-15 ml tretësirë në kohëzgjatje deri 30 sec, kryesisht në mbrëmje dhe mëngjes pas ushqimit.
Pas shpërlarjes Stomatidina pështyhet.
Nëse është e nevojshme kjo mënyrë mund të përsëritet 3 – 4 herë në ditë.
Në vendet me dhembje në zgavrën e gojës tretësira mund të vihet edhe me fashë ose pambuk të lagur në stomatidin.
Nëse përdorni STOMATIDIN® tretesire 0,1 % më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!
Nëse haroni të merrni STOMATIDIN® tretesire 0,1 % ®
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.
4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe STOMATIDIN® tretësirë 0,1 % mund të shkaktojë efekte anësore.
Nëse vëreni çfarëdo simptomë të cilat do të mund të jenë reaksion i padëshiruar nga STOMATIDIN® tretesire 0,1 % , e nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin!
Stomatidina tolerohet mirë. Rrallëherë paraqiten iritim, sensibilizim dhe ndryshim i shijes dhe erës. Këto ndryshime largohen në momentin kur ndërprehet dhënia e barit.
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.
Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.
Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet edhe pa recetë të mjekut.