Thursday, January 12, 2017

Turm (solucion)

Flunisolide 0.1 %
100 ml solucion përmbajnë 100 mg solucion flunisolidi për aerosol.
TURM është një kortikosteroid i flurinuar që indikohet në sindromën obstruktive të rrugëve respiratore sepse ushtron një veprim të fuqishëm antiinflamator për përdorim topik në aerosol.
TURM absorbohet dhe metabolohet në mënyrë të menjëherëshme, dhe metaboliti kryesor i tij farmakologjikisht është inaktiv.
TURM është kortikosteroidi i zgjedhjes  së parë në pezmatimin e aparatit respirator, kështu që indikohet në bronkitet akute, kronike, në bronkitet asmatiforme, në rinitet stinore e kronike, në asmën bronkiale indikuar dhe faringo tonsilitin.
Suksesi i TURM në këto patologji i detyrohet normalizimit në mënyrë të shpejtë në proçesin e pezmatimit të aparatit respirator , duke evituar kështu të gjitha komplikacionet respiratore si : koma respiratore, bronkopneumonite, emfizema pulmonare dhe shqetesimet kardiovaskulare.
TURM i marrë nëpërmjet aerosolit me një përqëndrim prej 1% nuk shkakton asnjë efekt anësor, kështu që kjo na lejon të bëjmë cikle të terapisë për profilaksi per të parandaluar bronkitet kronike.
TURM në ndryshim nga flunisolide të tjerë flakon dhe me pika, adoptohet më mirë në skemën e marrjes që mesatarisht është 25 pika 2 herë në ditë.
Në fëmijet deri në moshën 12 vjec ½ e dozës. Çdo pikë përmban 40 mikrogram flunisolidë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive