Thursday, January 12, 2017

Truvada (tableta)

Lënda vepruese
Emtricitabinë e dizoproksil tenofoviri.

Indikacionet
Truvada është një mjekim për infeksionin me Virusin Human të Imunodeficiencës (HIV) për të rriturit në moshën mbi 18 vjeç.
Truvada përdoret gjithashtu për të mjekuar hepatitin B kronik, një infeksion me virusin e hepatitit B (HBV), në të rritur.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
Të rriturit:
një tabletë çdo ditë me ushqim (për shembull, me një vakt ose me diçka të lehtë).
Nuk përdoret për fëmijë dhe adoleshentë (nën 18 vjeç).
Në qoftë se ju keni vështirësi në gëlltitje, ju mund të përdorni majën e një luge për të thërrmuar tabletën.
Më pas përzieni pluhurin me rreth 100 ml (gjysëm gote) ujë, lëng portokalli ose rrushi, dhe pijeni menjëherë.

Kundërindikacionet
Në qoftë se jeni alergjik (keni mbindjeshmëri) ndaj emtricitabinës, tenofovirit, fumaratit të dizoproksil tenofovirit ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër.

Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren
Si të gjithë barnat mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse nuk shfaqen tek të gjithë.

Efekte anësore shumë të zakonshme
(Këto mund të prekin të paktën 10 në çdo 100 pacientë të mjekuar)
diarre, të përziera (nauze), ndjesi të vjelli (të vjella), marramendje

Analizat mund të shfaqin gjithashtu:
rënie të fosfatit në gjak.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive