Forma farmaceutike:
Hidrogjenkarbonat natriumi 500mg
HIDROGJENKARBONAT NATRIUMI
Indikimet
Hidrogjenkarbonat natriumi 500mg përdoret për qetësimin e hiperaciditetit.
Përkujdesjet
Hidrogjenkarbonat natriumi 500mg duhet të përdoret me shumë kujdes në:
të sëmurët me dëmtim të veshkave;
të sëmurët me dëmtim të mëlçisë;
të sëmurët me dëmtim të zemrës;
me dietë të kufizuar me kripë;
gjatë shtatzënisë;
të moshuarit;
Fëmijët nën 12 vjeç.
Hidrogjenkarbonat natriumi duhet të përdoret jo për një kohë të gjatë.
Ndërveprimet
Hidrogjenkarbonat natriumi duke rritur pH e stomakut mund të shkaktojë ulje të absorbimit të medikamenteve acide duke ulur efikasitetin e tyre.
Kjo është vënë re me këto medikamente:itrakonazol, ketokonazol, atazanavir, cefpodoxima, proxetile, dasantib dhe hekur.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Dozimi i Hidrogjenkarbonat natriumi 500mg është 1 deri 5 g në ditë sipas këshillës së mjekut.
Efektet anësore
Hidrogjenkarbonat natriumi duhet të përdoret jo për një kohë të gjatë se mund të japë alkalozë.
Kushtet e ruajtjes së medikamentit
Mbajeni larg femijëve!
Mos e përdorni pas datës së skadencës, e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani në temperaturë mbi 25°C!
Ruajeni barin në paketimin origjinal dhe mbrojeni atë nga drita dhe lagështia!
Thursday, January 12, 2017
Home »
» Sodio Bicarbonato (Hidrogjenkarbonat natriumi)