Thursday, January 12, 2017

Royal Jelly 200 (kapsula)

1.Çfarë është ROYAL JELLY 200 dhe për çfarë përdoret
ROYAL JELLY 200 është majë mjalti të cilën e prodhojnë bletët, duke shfrytëzuar pluhurin e luleve dhe mjaltin, duke ndarë përbërësit me vlerë të plotë të gjëndrave pështymore të tyre dhe duke krijuar komponim të shkëlqyeshëm të materieve ushqyese për ushqimin e amës së bletëve.
Maja e mjaltit është prodhimi më i vlefshëm i bletës dhe konsiderohet shtesë ideale ushqimit standard, ushqimit dietetik, ushqimit të sportistëve si dhe terapisë standarde të gjendjeve të caktuara patologjike të organizmit.

Përbërja:
Një kapsulë ROYAL JELLY 200 përmban:
Majë mjalti 200 mg që i përgjigjet 68 mg majë mjalti të liofilizuar.

Paketimi:
Kutia me 24 kapsula.

Si vepron ROYAL JELLY 200
ROYAL JELLY 200 është koncentrat superior i përbërësve biologjik aktiv i rëndësishëm për funksionim të drejtë të organizmit.
Pasuria e vitaminave (A, B-kompleks, C, D dhe E), mineraleve (kalcium, bakër, hekur, fosfor, kalium, silic dhe sulfur), proteine, aminoacide esenciale, acide yndyrore të pangopura dhe enzimeve, vërtet arsyeton epitetin e saj të mirënjohur: majë mjalti – eliksir shëndeti dhe vitaliteti.
Në përbërje të majës së mjaltit hyjnë edhe acetilkolina e cila është përgjegjëse për transmetim të impulseve nervore ndërmjet qelizave të ndryshme, gamaglobulina e cila në mënyrë të theksuar forcon imunitetin (rezistenca natyrore e organizmit ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme) dhe stimulon punën e gjëndrave të brendshëme, si dhe kolagjenin i cili ndihmon në mbajtjen e dukjes rinore të lëkurës. Maja e mjaltit konsiderohet burimi më i pasur natyror i vitaminës B6 dhe të acidit pantotenik (vitamina B5) të cilat kanë rol shumë të rëndësishëm në metabolizmin e yndyrave dhe të karbohidrateve.
Maja e mjaltit ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak, shërim më të shpejtë të plagëve dhe ka veprim antibakterial.

Kur përdoret ROYAL JELLY 200
ROYAL JELLY 200 përdoret për:
• Forcim të mbrojtjes natyrore të organizmit gjatë sëmundjeve dhe në periudhën e rekonvaleshencës (marrjes së vetes nga sëmundja).
• Përmirësim të metabolizmit qelizor, aftësive fizike dhe mentale (lodhja, humbja e përqëndrimit, stresi, sporti, ngarkesat e theksuara trupore dhe mendore).

2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet ta përdorni ROYAL JELLY 200
Kapsulat ROYAL JELLY 200 nuk duhet ti merrni:
Nëse jeni të tejndjeshëm në cilindo komponentë të këtij preparati.

Përkujdesjet
Duke marrë parasysh që maja e mjaltit formohet nga përzierja e pluhurit të luleve, mjaltit dhe sekretit të gjëndrave pështymore të bletës, personat të cilat vuajnë nga alergjia në polen duhet me kujdes të përdorin këtë preparat.
Kujdes është i nevojshëm edhe te personat të cilat kanë astmën ose janë të ndjeshme në pickimin e bletës.
Nëse vërehen çfarëdo lloj shenjash të cilat indikojnë në shfaqjen e alergjisë, duhet menjëherë të ndërpritet me aplikimin e preparatit.

Marrja e ROYAL JELLY 200me ushqim dhe pije
Përdorimi i njëkohshëm i kapsulave ROYAL JELLY 200 me ushqim dhe pije nuk shkakton efekte toksike.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Nuk ekzistojnë studime për sigurinë e përdorimit të majës së mjaltit gjatë shtatzanisë dhe dhënjes së gjirit, për këtë shkak përdorimi i kapsulave ROYAL JELLY 200 gjatë shtatzanisë dhe dhënjes së gjirit nuk rekomandohet.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Kapsulat ROYAL JELLY 200 nuk ndikojnë në aftësitë psikofizike gjatë drejtimit të automjeteve dhe të makinave.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh që këto informacione kanë të bëjnë edhe në barnat të cilat tashmë nuk jeni duke i përdorur, si edhe në barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen. Informoni mjekun tuaj nëse merrni, ose më vonë keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat të cilat merren pa recetë mjeku.
Nuk janë shënuar ndërveprime të kapsulave ROYAL JELLY 200 me barna.

3. Si përdoret ROYAL JELLY 200
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Kapsulat ROYAL JELLY 200 janë të destinuara për përdorim oral.

Të rriturit:
1-2 kapsulë në ditë.

Fëmijët:
1 kapsulë në ditë.

Nëse përdorni ROYAL JELLY 200 më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!
Nuk janë shënuar raste të helmimeve me këtë preparat.

Nëse haroni të merrni ROYAL JELLY 200
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.
Nëse keni harruar të përdorni ROYAL JELLY 200, dozën e kapërcyer përdoreni sa më parë, dhe pastaj vazhdoni aplikimin në intervalet e zakonshme.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe ROYAL JELLY 200 mund të shkaktojë efekte anësore.
Kapsulat ROYAL JELLY 200 mund të kenë efekte të padëshirueshme por ato janë shënuar rrallë.
Maja e mjaltit mundet, në raste të rralla, të shkaktojë reaksione alergjike në formë të puçrrave në lëkurë, kruarjes, dhe enjtjes së kapakëve të syve.
Rrallë shfaqen enjtje në lëkurë dhe mukoza, si dhe ajtje e gjuhës dhe fytit, kurse tërhiqen mbas 2-3 ditësh.
Janë shumë të rralla rastet e pengesave të tretjes të shkaktuara nga kapsulat ROYAL JELLY.
Është e mundshme shfaqja e astmës dhe bronkospazmës te personat të cilat marrin këtë preparat.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin .

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
ROYAL JELLY 200 është shtesë ushqimi dhe jepet pa recetë mjeku.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive