Thursday, January 12, 2017

Ripomill (shurup)

Me Magnez dhe ekstraktetet e Passiflora, Melissa, Tiglio dhe Kamomili.

Indikacionet
Ripomili është një integrator alimentar i pasur me Magnez , Tiglio dhe Kamomil të rëndësishëm për mirëmbajtjen e ekuilibrit fiziologjik të gjumit.

Ingredientët
Ujë i osmolarizuar, fruktozë, mjaltë Akacie, citrate Magneziumi, tampon acid, ekstakt i thatë i Pasiflores 0.5 % i pasur në flavonoide, ekstrakt i thatë i Tigliosë 5 % i pasur në flavonoide, ekstrakt i thatë i Melisës 2% i pasur me acid rosmarinik.
Passiflora 400mg/100ml
Kjo bimë vepron si një anksiolitik i lehtë, duke mos e patur riskun e shkaktimit të varësisë. Pasiflora përdoret kryesisht në trajtimin e ankthit dhe pagjumësisë si dhe çrregullimeve psikosomatike gastrointenstinale të lehta.
Melissa 300mg/100ml
Studimet tregojne për një veprim të dyfishtë: antispastik në muskulaturën e lëmuar të traktit tretës dhe sedative në Sistemin Nervor. Është e indikuar kryesisht në gjëndjet e ankthit por është gjithashtu i rekomanduar në çrregullimet dispeptike të shoqëruara me dhimbje abdominale.
Tiglio 300mg/100ml
Falë vetive sedative rezulton veçanërisht e përdorshme për të qetësuar fëmijët hiperaktiv ose të irrituar.
Kamomil 200mg/100ml
Apigenina dhe derivatet e saj kanë një veprim spasmolitik në mukozën gastrike dhe duodenale.
Magneziumi 600mg/100ml
Merr pjesë në aktivitetin elektronik të çdo qelize duke rregulluar turnover-in e neurotransmetuesve kryesor (Serotonines, Dopamines, Adrenalines).
Përdoret si trankuilisant natyral si pasojë e aktivitetit të tij sedative.

Në studime të shumta klinike është evidentuar efekti i tij si:

Reduktues e hiperaktivitetit në fëmijë;
Anksiolitik.
Doza e këshilluar
Këshillohet 0.5 ml/kg peshë në ditë.
Për fëmijët nga 0-3 vjeç këshillohet 5 ml.
Për fëmijët nga 3-6 vjeç këshillohet 6 ml.
Për fëmijët mbi 7 vjeç këshillohet 15 ml

Mënyra e përdorimit
Është e këshillueshme që produkti të merret i holluar në ujë ose qumësht. Këshillohet të tundet përpara përdorimit.
Të mos kalohet doza e këshilluar nga mjeku.

Kujdes
Ripomilli duhet të merret me kujdes, nën këshillen e mjekut të specializuar.
Të mos merret gjatë shtatëzënisë.
Të mbahet larg vendeve të arritshme prej fëmijëve nën tre vjeç.

Kundërindikacionet
Hipersensibilitet nga Kamomili ose nga Asteraceae.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive