Thursday, January 12, 2017

Soltux (shurup)

Me ekstraktet e: Adhatoda vasica, Hedera helix, Thymus vulgaris, Papaver rhoeas, Grindelia robusta, Drosera rotundifolia, Vitamine C dhe Zink.
Sedativ Spasmolitik
Me veprim lokal. Principet aktive: Ederagenina, Flavonoidi, Alcaloidi, Naftochioni
Mukolitik Eskpektorant
Principet aktive: Bromexina, Polifenoli

Karakteristika
Soltux përmban Zink dhe Vitamine C, të cilët janë të indikuar në rast të rritjes së nevojës për to si dhe në plotësimin e nevojave kur këto elemente janë të ulur.

Forma farmaceutike
Flakon 100 ml.

Mënyra e përdorimit dhe dozimi
Të rriturit: 10 ml, 2- 4 herë në harkun e një dite.
Fëmijët: 5 ml, 2- 4 herë në harkun e një dite-nate (24 orë).

Përbërësit per 10 ml:
Adhatoda Vasica
100 mg, përmban alkaloide që japin efektin bronkodilatator. Në ekstraktin e kësaj bime gjendet bromhexina, e cila jep efekt mukolitik, duke bërë të mundur në këtë mënyre ekspektorimin e sekrecioneve katarrale.
Hedere Helix
175 mg, përmban alfa-hederinë dhe hederageninë, të njohura për aktivitetin e tyre spasmolitik; përdorim tradicional i tyre si antitusigjen ka ndodhur falë prezencës së këtyre substancave. Flavonoidet dhe saponinat natyrale janë përgjegjëset e aktivitetit ekspektorant.
Thymus Vulgaris
75 mg, përmban flavonoide, përgjegjëse për efektin e tyre antispasmik si dhe vajra esenciale si timolo dhe carvacrolo, të cilët kanë efekt antimikrobik. Është arritur në këtë mënyrë të përfitohet një bimë si thymus vulgaris, e njohur si koadjuvante në infeksionet e aparatit respirator (sinusit, otit, faringotonsilit, laringit, bronkit, etj.)
Papaver Rhoeas
50 mg e njohur ndryshe edhe si rosolaccio, përmban alkaloide natyrale dhe është e indikuar në traditën popullore si sedativ i kollës.
Grindela Robusta
50 mg, përmban polifenole dhe një vaj esencial i cili eksperimentalisht ka vërtetuar efektin e tij disinfektant, mukolitik dhe spazmolitik në muskulaturën e lëmuar.
Drosera Rotundifolia
75 mg, kjo bimë përmban substanca të tipit naftokinonike, të cilat demostrojnë kapacitet antispastik në muskulaturën e lëmuar të bronkeve. Studimet farmakologjike tregojnë një efekt të qartë antispasmodik në traktin respirator.
Vitamina C
30 mg, merr pjesë në reaksionet oksidoreduktive të frymëmarrjes qelizore, aktivizon enzima të ndryshme, si dhe vepron me anë të efektit të saj antibakterial dhe antiinfektiv. Vitamina C stimulon sistemin imun duke rritur nivelin e interferonit dhe duke përmirësuar aktivitetin e disa qelizave imunitare.
Zink
4.5 mg si rezultat i vetive të tij imunoprotektive është i nevojshëm për një funksion më të mirë të sistemit imun. Është gjithashtu i rëndësishëm për enzima të ndryshme të digjestionit si dhe në metabolizmin e proteinave dhe të karbohidrateve; i pazëvendësueshëm në absorbimin e vitaminave.

Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive