Thursday, January 12, 2017

Soludamin (solucion)

Indikacionet
Insufiçencë primare dhe sekondare e L-carnitinës tek të rriturit, fëmijët, foshnjat dhe të porsalindurit.
Insufiçenca sekondare e L-carnitines tek pacientët në hemodializë me insufiçencë të rëndë renale.

Dozimi
Për të përcaktuar dozën e duhur rekomandohet që të monitorohen rezultatet e trajnimit përmes matjes së niveleve të L-Carnitinës të lirë dhe alkyl L-carnitinës në plazëm dhe në urinë.
Përqëndrimi i L- Carnitinës së lirë në plazëm duhet të jetë 35-60 μmol/L.Raporti në mes alkyl L-Carnitinës dhe L-Carnitinës së lirë duhet të jetë më i vogël se 0.35.

Foshnjat dhe fëmijët deri në 12 vjeç
Në insufiçencën primare dhe sekondare të L-Carnitinës.
Doza e nevojshme varet nga graviteti i sëmundjes dhe gjëndja e pacientit.
Doza e rekomandur është 50-100 mg/kg/ditë (ekuivalente me 0.5-1ml/kg/ditë SOLUDAMIN Solucion Oral).
Doza më të larta duhet të përdoren me kujdes dhe vetëm atëhere kur të dhënat klinike dhe bioklinike bëjnë të mundur një vlerësim të tillë.
Dozimi fillon me 50 mg/kg/ditë dhe rritet gravidualisht deri në një maksimum prej 3g/ditë ( 30ml/ditë) duke vlerësuar tolerancë e pacientit dhe përgjigjen terapeutike.
Në insufiçencë sekondare të L-Carnitinës në pacientët me hemodializë në rastet kur efekti terapeutik  është arritur me administrimin intravenoz. Doza ditore mbajtëse është 1g (10 ml) të L-Carnitines nga goja.

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç
Në insufiçencën primare dhe sekondare të L-Carnitinës.
Doza e nevojshme varet nga graviteti i sëmundjes dhe gjendja e pacientit.
Doza e rekomanduar është 100 deri 200 mg/kg/ditë (ekuivalente me 1-2 mg/kg/ditë SOLUDAMIN Solucion Oral).
Doza më të larta duhet të përdoren me kujdes dhe vetëm atëhere kur të dhënat klinike dhe biokimike bëjnë të mundur një vlersim të tillë.
Doza ditore deri në 400mg /kg  mund të jenë të nevojshme gjatë ç’rregullimeve akute metabolike.
Dozimi fillon me 1 g (10ml)/ditë dhe rritet gradualisht duke vlerësuar tolerancën e pacientit dhe përgjigjen terapeutike.
Në insufiçencën sekondare të L-Carnitinës në pacientët me hemodializë në rastet kur efekti terapeutik është arritur me administrim intravenoz.
Doza ditore mbajtëse është 1 g (10ml) L-Carnitinë nga goja.

Mënyra e përdorimit
Përmbajtja e shishes merret direkt, ose hollohet në ujë ose lëngje te ndryshme.
Rekomandohet marrja gjatë ose pas vakteve të ushqimit.
Rekomandohet marrja graduale e dozës në intervale çdo 6-12 orë (4-2 marrje).

Mbidozimi
Nuk jane vërejtur efekte toksike nga mbidozimi me L-Carnitine.
Doza të mëdha te  L-Carnitines mund të shkaktojnë diarrë.
Në rast mbidozimi aplikohet terapi mbështëtëse.
Paralajmërime të veçanta dhe masa paraprake gjatë përdorimit:
- Përdorimi i L-Carnitinës nuk shkakton vartësi sepse ajo është një substancë natyrale e organizmit.
- Administrimi tek diabetikët e trajtuar me insulinë apo antibietikë nga goja mund të shkaktoje hipoglicemi për shkak të shfrytëzimit më të mirë të glukozës. Prandaj tek këta pacientë duhet të monitorohet shpesh niveli i sheqerit në gjak për të rregulluar në mënyrë të përshtatshme trajtimin anti-diabetik. Në pacientët me insufiçencë renale terminale ose të rëndë nuk rekomandohet administrimi nga goja  i  L-Carnitinës në doza të larta për periudha të gjata kohore sepse mund të ndodhë akumulimi në gjak i metabolikëve kryesore ( trimetilamines TMA dhe oksidit te trimetilaminës  TMAO ) për shkak të eleminimit të pamjaftueshem nga veshkat.
- Akumulimi shkakton rritje të trietilaminës në urinë. Në këtë rast urina, fryma dhe djerësa vijnë “erë peshk” në mënyrë të theksuar.

Kundërindikacionet
Mbindjeshmëria e njohur ndaj  L-Carnitinës ose ndonjërit prej përbërësve të produktit.

Efektet anësore
Sulodamin në përgjithësi tolerohet mirë. Gjatë përdorimit afatgjatë mund të vërehen disa shqetësime të lehta gastrointestinale  të tilla si : të përziera, të vjella, krampe abdominale dhe diarre. Këto efekte mund të shmangen nëse solucioni i Soludaminës i treguar në ujë pihet ngadalë dhe hollohet më shumë. Në disa raste mund të ndihet  një aromë e ngjashme me erën e peshkut gjatë frymëkëmbimit. Ky efekt lidhet me rritjen e tepërt të florës mikrobiale intestinale të nxitur nga L-Carnitina.
Kjo aromë mund të reduktohet duke rritur dozën e darkës dhe duke shpërndarë dozat e tjera të  L-Carnitinës në mënyrë më të rregullt gjatë gjithë ditës. Reduktimi i dozës ditore të  L-Carnitinës gjithashtu mund të eleminojë këtë aromë por në këto raste është më mirë që të përdoret antibiotik me spektër të gjërë veprimi e për pasoje të ruhet doza  e L-Carnitinës. Çrregullime të lehta të tipit të miastenisë janë raportuar tek pacientët me uremi. Tolerancë e barit duhet të monitorohet gjatë javës së parë dhe pas çdo rritje të dozës. Janë përshkruar raste të konvulsioneve në pacientët me ose pa histori të episodeve konvulsive, të trajtuar me L-Carnitines nga goja ose me rrugë intravenoze. SOLUDAMIN rekomandohet vetëm me recetë mjekësore.

Ndërveprimet me barna ose substanca të tjera
Nuk ka veprime të raportuara nga përdorimi i këtij bari.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Nuk ka asnjë eksperiencë nga përdorimi në gratë shtatëzëna me insufiçencë sistematike primare të L-Carnitinës. Përdorimi në këto raste duhet realizuar vetëm nëse përfitimi i nënës e tejkalon rrezikun teorik të fetusit.
Nuk është studiuar përdorimi suplementar i L-Carnitines gjatë gjidhënies. Në këto raste rekomandohet përdorimi vetëm nëse përfitimi i nënës e tejkalon rrezikun e fëmijës, si dhe ndërprerja e ushqyerjes me gji.

Ndikimi mbi aftësite drejtuese të automjeteve ose makinerive të tjera
Soludamin nuk ndikon mbi aftësitë drejtuese të automjeteve apo makinerive të tjera. SOLUDAMIN rekomandohet vetëm me recetë mjekësore.
E përshtatshme për të rritur dhe fëmijë.

L-Carnitina luan një rol thelbësor në metabolizmin fiziologjik të qelizës
- Prodhimin & transportin e energjisë në qelizë;
- Përdoret nga acidet yndyrore me zinxhir të gjatë për të kaluar nga citoplazma në mitokondri;
- Rregullon transportin e energjisë nga mitokondriet në citoplazmë;
- Ndikon në mënyrë indirekte në metabolizmin e karbohidrateve dhe proteinave;

Sulodamin shfaq efekt mbi miokardin
- Redukton diametrin e ventrikulit të majtë në insufiçencen kardiake;
- Redukton incidencën e insufiçiencës së qarkullimit të gjakut në infarktin akut të miokardit;
- Redukton vdekshmërinë dhe përmirëson gjëndjen klinike të fëmijëve me kardiomiopati;
- Rrit jetëgjatësinë deri në 3 vjet në pacientët me kardiomiopati të dilatuar kronike;
E lehtë në përdorim 1 shishe për dozë. Doza varet nga graviteti i sëmundjes dhe gjëndja e pacientit .

Sulodamin shfaq efekt mbi muskujt skeletikë
- Rrit distancën e të ecurit në pacientët me klaudikacion intermitent.
- Përmirëson në mënyrë të rëndësishme tek pacientët e moshuar :
- Masën muskulore
- Profilin e lipideve
- Aktivitetin fizik
- Dobësim muskular dhe lodhjen e lehtë
Sulodamin shfaq efekt tek pacientët në hemodializë me insufiçencë të rëndë renale. Përmirëson kontraktimet e forta dhe të vazhdueshme të muskujve.
Redukton episodet e hipotensionit gjatë hemodializës.
Përmirëson dobësinë e muskujve skeletike. Trajton aneminë.
Përballet me një kardiomiopati të mundshme.
Përmirëson humbjen e masës së muskujve për shkak të kequshqyerjes.
Për përmirësimin e cilësisë së jetes.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive