Thursday, January 12, 2017

Spasmodil (tableta, injeksion)

PËRBËRJA:
Tableat nga 20 mg.

Çdo tabletë përmban:
Princip aktiv : pipetanato etabromur.
Shtesat: Laktozë,amidon misri,celulozë mikrogranulare,pudër,magnez,sakarozë. Ampul 10mg / 1ml solucion injektabël.

Çdo ampulë nga 1ml përmban:
Princip aktiv : pipetanato etabromur.
Shtesat: Polietilenglikol 300, alkol benzilik ,ujë për përgatitjen e injeksioneve Injektabël.

Forma farmaceutike:
Tableta nga 20 mg,kuti me 30 tableta.
Ampula me 10 mg/1ml , kuti me 6 ampula.

Kategoria farmaceutike
Preparat me aktivitet antispastik i tipit antikolinergjik.

INDIKIMET TERAPEUTIKE
Gjendje spastike dhe rritje të motilitetit të traktit gastrointestinal, gjendje spastike të dhimbshme, dhe alterime të lëvizshmërisë të rrugëve biliare dhe urinare; para mjekime gjatë ekzaminimeve gjatë endoskopisë.

KUNDËRINDIKIMET
Hipertrofi e prostatës dhe glaukoma.
Hipersensibilitet ndaj përbërësve.
Përgjithësisht kundërindikohet në shtatëzani dhe në gjidhënie.

KUJDESJE GJATË PËRDORIMIT
Në gratë shtatëzëna dhe në fëmijërinë e hershme preparati jepet vetëm në rastet e nevojshme nën kontrollin e mjekut.

Doza, mënyra e përdorimit dhe koha e dhënies së preparatit.

Mënyra e propozuar nga mjekët është kjo:
-Tableta 1-2 tableta nga 2 deri 4 herë në ditë.
-Ampula 1-2 ampula në ditë në rrugë intramuskulare ose intravenoze.

EFEKTE TË PADËSHIRUARA
Rrallë mund të verifikohen efekte të padëshiruara të tipit kolinergjik (si tharje, çregullimte të të parit).
Nëse shfaqen këto shenja duhen ndërprerë keto preparate dhe duhet të këshilloheni me mjekun tuaj.

KUJDESJE:
Mos e përdorni preparatin pas datës së skadencës të treguar në kuti.
Nuk parashikohen mënyra të veçanta për ruajtjen e preparatit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive