Thursday, January 12, 2017

Sucralfato Big (qeska)

Sucralfat 30 bustina 2g

Vetitë farmakologjike
Aktiviteti farmakologjik i barit konsiston në mbrojtjen e zonave ulçeroze nga dëmtimi i mëtejshëm prej lëngjeve gastrike.
Surili ka efekt të papërfillshëm si neutralizues i aciditetit, ndaj efekti antiulçeroz nuk i jepet vetive antiacide por aftësisë së sukralfatit për të formuar me eksudatin proteinik të zonës së ulçeruar një kompleks mbrojtës të qëndrueshëm ndaj veprimit gërryes të lëngjeve gastrike.

Indikacionet terapeutike

Gastropatite nga antiinflamatoeret jo steroid.
Ulçer gastrike.
Ulçer duodenale.
Gastrit akut.
Gastrit kronik simtomatik.
Ezofagite nga refluksi.
Masat që duhet të merren për përdorim
Përdoreni preparatin me kujdes duke evituar trajtimet e zgjatura , në pacientët me insufiçiencë renale.
Administrimi i këtij preparati në gratë shtatëzëna duhet të shqyrtohet dhe të vlerësohet maksimalisht dhe përdorimi në to duhet të bëhet vetëm në qoftë se është shumë e detyrueshme.
Nuk ka të dhëna që sukralfati eliminohet nëpërmjet qumështit të gjirit, megjithatë përdorimi gjatë gjidhënies duhet të shqyrtohet me kujdes!

Ndërveprimet e preparatit me barna të tjera
Të mos përdoret preparati kur pacienti njëkohësisht mjekohet me antibiotik si tetraciklina, fenitoine dhe digoksinë.
Preparatet e tjera të merren dy orë pas përdorimit të sukralfatit, për të evituar çdo lloj ndërveprimi.

Efektet e padëshiruara
Efektet sekondare në përdorimin klinik të produktit kanë qenë të lehta dhe normalisht nuk çojnë në ndërprerjen e terapisë.
Efekti më i shpështë i vënë re ka qëne konstipacioni.
Efekte të tjera më pak të hasura kanë qenë: shqetësime gastrointesinale, tharje të mukozave, rash, prurit, vertigo, pagjumësi.

Kundërindikacionet
Ky preparat nuk duhet të përdoret në periudha kur pacienti mjekohet me antibiotik si tetraciklina për të evituar formimin e kriprave komlekse dhe për konseguencë inaktivizimin e antibiotikut.
Në pacientë që kanë hipersensibilitet individual të përcaktuar kundrejt komponentit ose substancave të lidhura nga këndveshtrimi kimik.
Sukralfati nuk duhet të përdoret tek neonatët prematurë.

Dozimi
Ky preparat mund të merret në dy forma: 1 gramë (1/2 e bustines 2 gr) 4 herë në ditë ose 2 gr (1 bustinë 2 gr) 2 herë në ditë 1 orë larg ushqimit.

Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive