Thursday, January 12, 2017

Tramadol Alkaloid 50 mg/1ml (tretësirë për injeksion)

1. ÇFARË ËSHTË TRAMADOL ALKALOID-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
1 ml tretësirë për injeksion përmban 50 mg tramadol hidroklorid.

Forma farmaceutike
Tramadol Alkaloid-i tretësirë për injeksione është e kthjellët dhe e pangjyrë.

Paketimi
Ampulat e qelqit nga qelqi i pangjyrë, tipi CBR-FC, me volumin mbushës prej 1 ml.
Ampulat janë të paketuara në mbajtës të plastikës (PVC) me nga 5 ampula.
Kutia litografike përmban një mbajtës plastike me 5 ampula dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Tramadol Alkaloid?
Substanca aktive e Tramadol Alkaloid-it është tramadol hidrokloridi.
Tramadoli ka veprim qëndror analgjetik.

Kur përdoret Tramadol Alkaloid?
Tramadol Alkaloid përdoret për trajtimin e dhembjeve mesatarisht të forta deri në ato të forta të shkaktuara nga gjendje të ndryshme (dhembje postoperative, dhembje traumatike, dhembjet nga kanceri, nga proceset inflamatore në bark, nga kolikat, neuralgjitë, dhembjet e lindjes, si edhe nga infarkti i miokardit).

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI TRAMADOL ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Tramadol Alkaloid?
• Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në tramadol ose në cilindo përbërës tjetër të barit Tramadol Alkaloid, ose në opioidet e tjera.
• Te helmimi akut me alkool, me tableta të gjumit, me opioide, ose me barna psikotrope (barna që veprojnë në të menduar dhe në emocione);
• Nëse në 14 ditët e fundit keni marrë barna që quhen inhibitorë të MAO-së (barna për trajtimin e depresionit);
• Nëse keni epilepsi dhe nëse konvulsionet nuk janë të kontrolluara në mënyrë adeluate;
• Si zëvendësues për abstinencën në barna.

Përkujdesje të veçanta me Tramadol Alkaloid
• Nëse mendoni se jeni të varur në analgjetikët e tjerë (opioide);
• Nëse vuani nga çrregullimi i vetёdijes (nëse keni ndjenjën se do të alivanoseni);
• Nëse jeni në gjendje shoku (djersët e ftohta mund të jenë si shenjë e kësaj);
• Nëse vuani nga rritja e presionit në kokë (sidomos pas lëndimeve të kokës ose smundjeve të trurit);
• Nëse keni vështirësi me frymëmarrje;
• Nëse keni epilepsi ose rrezik për konvulsione;
• Nëse vuani nga çrregullimet e veshkave apo të mëlçisë;
• Nëse keni dhembje akute të barkut;
• Nëse keni çrregullim të tiroidesë ose të gjëndrrës mbiveshkore.

Ju lutemi që ta mbani në mend se Tramadol Alkaloidi mund të shkaktojë varshmëri psikologjike dhe fizike. Nëse Tramadol Alkaloid-i merret për kohë të gjatë, efekti i tij mund të zvoglohet, dhe për këtë arsye duhet të merren doza më të larta për të aritur efektin e pritur (zhvillimi i tolerancës). Te pacientët me tendencë për abuzimin e barnave ose te ata që janë të varur nga barnat, trajtimi me Tramadol Alkaloid duhet të mënjanohet për një kohë të shkurtë nën mbikqyrjen strikte mjekësore.
Tregoni mjekut tuaj nëse jeni duke marrë narkotikë, ose nëse keni histori me varshmëri.
Tramadol Alkaloid-i nuk rekomaandohet te pacientët e moshës më të ulët se 12 vjeç, sepse siguria dhe efikasiteti i saj ende nuk janë të stabilizuara.
Kujdesi është i domosdoshëm te pacientët e moshuar dhe te ata të rraskapitur.
Ky bar përmban metil parahidroksibenzoat dhe propil parahidroksibenzoat, i cili mund të shkaktojë reaksione alergjike (me mundësi edhe ato të vonuara).

Përdorimi i Tramadol Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Gjatë trajtimit me Tramadol Alkaloid nuk duhet të meren pije alkoolike.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Nëse jeni shtatëzënë ju nuk duhet të merrni  Tramadol Alkaloid.
Përdorimi kronik gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë simptoma të abstinencës te i porsalinduri.
Përdorimi i tramadolit nuk rekomandohet te gjidhënia, për shkak se sasi të vogla të tramadolit ekskretohen në qumështin e gjirit. Ju lutemi pyeteni mjekun tuaj për këshillë.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Tramadoli ndikon në aftësitë psikofizike, prandaj derisa jeni duke e marrë këtë bar duhet të shmanget ngarja e veturës apo operimi me makineri.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të tabletave Tramadol Alkaloid
Ky bar përmban metil parahidroksibenzoat dhe propil parahidroksibenzoat, i cili mund të shkaktojë reaksione alergjike (me mundësi edhe ato të vonuara).

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Tramadol Alkaloid-i nuk duhet të merret së bashku me MAO inhibitorë (barna për trajtimin e depresionit).
Efekti analgjetik i Tramadol Alkaloidit mund të zvoglohet nëse në të njejten kohë merrni edhe barna të cilat përmbajnë karbamazepinë (për trajtimin e konvulsioneve epileptike).
Rreziku për efekte të padëshiruara rritet në këto raste:
• Nëse merrni trankuilisant, tableta për gjumë, analgjetik të tjerë si morfinë dhe kodeinë (si edhe barna kundër kollitjes), dhe pije alkoolike derisa jeni duke marrë Tramadol Alkaloid. Ju mund të ndjeheni të përgjumur ose të keni alivanosje.
• Nëse merrni barna të cilat mund të shkaktojnë konvulsione, si antidepresiv të caktuar. Rreziku për konvulsione mund të rritet nëse në të njejten kohë merrni edhe Tramadol Alkaloid.
• Nëse jeni duke marrë inhibitorë selektiv të rimarrjes së serotonins ose inhibitorë të MAO (për trajtimin e depresionit). Tramadol Alkaloid mund të ndërveprojë me këto barna dhe ju mund të keni simptoma si konfuzion, shqetësim, ethe, djersitje, lëvizje të pakordinuara të këmbëve dhe të syve, lëvizje të pakontrolluara të muskujve, ose diarre.
• Nëse merrni antikoagulantë të kumarinave (barna për hollimin e gjakut), p.sh. varfarinë, së bashku me Tramadol Alkaloid.

3. SI TË MERRET TRAMADOL ALKALOID?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit në varësi nga natyra e sëmundjes dhe intensiteti i dhembjeve.

Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeçare
Doza e rekomanduar është 50-100 mg, çdo 4-6 orë, nuk duhet të tejkalohet doza prej 400 mg në ditë, me përjashtim në situata të veçanta klinike.

Fëmijët
Tramadol Alkaloid-i nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën moshën 12 vjeçare.

Të moshuarit
Te pacientët e moshuar mbi 75 vjeç ekskretimi i tramadolit mund të vonohet. Për këtë arsye, rekomandohen intervalet e zgjatura të dozimit.

Pacientët me insuficiencë të veshkave ose të mëlçisë
Tregoni mjekut tuaj nëpse vuani nga problemet me veshka ose me mëlçi për arsye se mund të jetë e nevojshme përshtatja e dozimit.
Pacientët që marrin karbamazepinë në mënyrë kronike deri në 800 mg në ditë kanë nevojë për dyfishin e dozes së rekomanduar të tramadolit.
Tramadol mund të administrohet me injeksion intramuskular, subkutan, ose me injeksion të ngadalshëm intravenoz ose me infuzion.
Ju nuk duhet të merrni Tramadol Alkaloid më gjatë sesa është e nevojshme. Nëse ju keni nevojë të trajtoheni për periudhë më të gjatë, mjeku i juaj duhet që të ju kontrollojë në intervale të shkurta (nëse ka nevojë edhe ta ndërprejë trajtimin) derisa jeni duke vazhduar ta merrni Tramadol Alkaloid dhe në çfarë doze.

Nëse përdorni Tramadol Alkaloid më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Tramadol Alkaloid sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin. Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Shenjat e intoksikimit janë ngushtimi i bebzave të syve, vjelljet, rënie e tensionit të gjakut, shpejtimi i frekuencës së zemrës, kolapsi, çrregullimi i vetёdijes dhe koma, konvulsione epileptike,dhe vështirësi me frymëmarrje deri në ndërprerjen e frymëmarrjes.

Nëse keni harruar ta merrni Tramadol Alkaloid
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Tramadol Alkaloid
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse e ndërpreni me shpejtësi marrjen e këtij bari mund të zhvillohen simptomat e abstinencës (agjitacioni, anksioziteti, nervoziteti, tremori, hiperaktiviteti, vështirësi me gjumë,
çrregullime të stomakut dhe zorrëve, atak i panikës, halucinacione, perceptime të pazakonshme si kruarje, therje dhe mpirje si dhe ushtimë në veshë).
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçfarë të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Tramadol Alkaloid  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Efektet e padëshiruara shumë të zakonshme (shfaqen te më tepër se 1 në 10 pacientë të trajtuar):
• Marramendje;
• Nauze.
Efektet e padëshiruara të zakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 10 pacientë, por më tepër se 1 në 100 pacientë të trajtuar):
• Kokëdhembja, përgjumja;
• Vjelljet, kapsllëku, tharje e gojës;
• Djersitje;
• Lodhje.
Efektet e padëshiruara të zakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë, por më tepër se 1 në 1000 pacientë të trajtuar):
• Palpipitacione të zemrës (rrahje të fuqishme), shpejtim i ritmit të zemrës, rënie e tensionit të gjakut me simptoma të marramendjes me rastin e ngritjes në këmbë. Këto efekte të padëshiruara veçmas shfaqen te pacientët me tensionim fizik ose pas administrimit intravenoz të barit.
•    Ndjenja e presionit në stomak, fryrje e barkut, diarre;
•    Kruarje e lëkurës, rash, urtikarie, skuqje e lëkurës, ndjenja e nxehtësisë, ndjeshmëria në rreze të diellit.
Efektet e padëshiruara të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 1000 pacientë, por më tepër se 1 në 10,000 pacientë të trajtuar):
• Reaksione alergjike (vështirësi me frymëmarrje, zënie e frymës, enjtje e fytyrës, gjuhës, dhe/ose fytit dhe/ose vështirësi me gëlltitje), anafilaksi (shok/pamjaftueshmëri momentale e qarkullimit të gjakut);
• Haluçinacione, konfuzion, çrregullimi i gjumit, anksiozitet dhe ankthe nate;
• Ndryshim i oreksit, therje, mpirje, ngadalësim i frymëmarrjes, konvulsione epileptike, kontraksione muskulare, lëvizje të pakontrolluara, humbje kalimtare e vetëdijes.
• Nëse tejkalohet doza e rekomanduar ose nëse merren në të njejten kohë edhe barna tjera të cilat i deprimojnë funksionet e  trurit, mund të ngadalsohet shumë frymëmarrja.
• Konvulsionet epileptike janë shfaqur kryesisht te dozat e larta me tramadol ose në rastet kur tramadoli  merret në të njejten kohë me barna të tjera të cilat indukojnë konvulsione.
• Turbullim i të parit;
• Ngadalsim i ritmit të zemrës, rritje e presionit të gjakut;
• Shkurtim i frymëmarrjes;
• Dobësi muskulare;
• Urinim i shpeshtë, i vështirësuar dhe me dhembje, sasi më e vogël e urines sesa zakonisht.
Efektet e padëshiruara shumë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 1000 pacientë trajtuar):
- Rritje e vlerave të enzimeve të mëlçisë.
Të panjohura (në bazë të të dhënave nuk mund të përcaktohet frekuenca):
- Zgjerim i bebzës;
- Çrregullim i të folurit.
Pas trajtimit me tramadol mund të shfaqen ankesat psikologjike. Intensiteti dhe natyra e tyre mund të jenë të ndryshme (në harmoni me personalitetin e të sëmurit dhe kohëzgjatjen e terapisë). Kjo mund të manifestohet me ndryshimin e disponimit, (më shpesh me irritim), ndryshime të aktivitetit (ngadalsim, ose rritje e aktivitetit) si dhe rёnia e vigjilencës dhe pamundësia e vendimeve dhe gabime në gjykim. Mund të shfaqet edhe varshmëria.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

5.RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Fëmijët të mos kenë arritje në këtë bar!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.
Të ruhet në pako origjinale.

Afati i përdorimit
Të mos shfrytëzohet pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut në institucion shëndetësor.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërdorshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive