Thursday, January 12, 2017

Trinitrina (tableta)

1. ÇFARË ËSHTË TRINITRINA DHE PËR ÇFARË SHERBEN
Compresa të veshura gjithsej 70.

Kategoria farmaceutike:
vasodilatator i përdorur në çrregullimet kardiake-nitrato organike.
Trinitrina është e përdorur në trajtimin e shpejtë të angina pectoris.

2. PARA SE TË MARRËSH TRINITRINËN

MOS MERR TRINITRINE:
Në rast mbindjeshmërie të ditur ndaj nitroglicerinës;
në rast të infarktit recent të vjetër të miokardit,anemisë së rëndë, glaukomës, hipotensionit arteral,presion i rritur interkranial.
Sidenafili e shton efektin vazodilatator të trinitrines,kështu që marrja e njëkoheshme me nitratet organike është e kundërindikuar.(shiko paragrafin e ndërveprimeve)

Bëj kujdes veçanërisht
Kur është prezente një glaukomë me kënd të mbyllur.
Mos merr më shumë se 3 kompresa në rast të një ataku të izoluar,dhe jo më shumë se 10 kompresa në harkun e 24 orëve.

A merret trinitrina me ushqime e pije të tjera ?
Alkoli mund të rrite efektin e ilaçit.

Ne shtatëzëni
Përdoret me kujdes.

Në dhënien gji të bebeve
Po kështu përdoret me kujdes.

Drejtimi i makinës dhe makinerive të tjera
Disa efekte anësore mundet,dhe kjo sidomos në shoqërimin me alkol,të ulin aftësitë reflektive në rastet e drejtimit të automjeteve.

Informacion i rëndësishëm mbi disa përbërës të trinitrinës :
Çdo kompresë trinitrinë përmban metil-p hidroksibenzoat.
Acidi benzoik është një irritant i lëkurës,syve dhe mukozave.
Mund të rrisë rrezikun e ikterit në neonatët.

Marrja në shoqërim me preparate të tjerë :
Pacienti duhet të informojë gjithmonë mjekun ose farmacistin n.q.s. është duke marrë preparate të tjerë në kohën kur mjeku i përshkruan trinitrine.
Marrja e sidenafilit shton efektin hipotensiv të nitrateve organike(shiko kundraindikacionet).

3. SI DUHET TË MERRET TRINITRINA:
Zakonisht një kompresë është e mjaftueshme që të zgjidhë ose të parandalojë krizën e anginës.Nqs është e nevojshme një kompresë e dytë mund të merret pas disa minutash.
Coptoje kompresen me dhëmbë dhe lëre që të shkrihet vetë nën gjuhë.
Gëlltitja e saj nuk është e dëmshme por anullon efektin terapeutik te saj.

N.q.s. merrni më shumë trinitrinë sesa duhet:
drejtohu tek mjeku kurues ose tek farmacisti.
Doza shumë të larta mund të provokojnë vjellje, hipotension,sincope, cianoze, metahemoglobinemi,çrregullime respiratore, bradikardi.

Nqs harron ta marresh trinitrinën:
S’ndodh asgjë e rëndësishme.

Efektet kur ndërpritet trajtimi me trinitrinë:
S’jane të njohur.

4. EFEKTE TË MUNDËSHME ANËSORE:
Në doza terapeutike trinitrina zakonisht nuk shkakton efekt të rëndësishëm anësor.Megjithatë në persona me hipersensibilitet, trinitrina mund të shkaktojë simptoma të hipotensionit arterial.Mund të vërehen edhe efekte të tjerë si cefalea,skuqje e lëkurës,vertizhe,takikardi,asteni të cilat zhduken me uljen e dozës.Në rast shfaqjeje të çdo lloj shenje tjetër jashtë atyre që u përmendën më sipër,gjatë trajtimit pacienti duhet të informojë menjëherë mjekun.

5. SI RUHET TRINITRINA:
Nuk ka ndonjë masë specifike për ruajtjen e saj.
Mos e përdor preparatin pas dates së skadencës.
Mbaje larg mundësisë së përdorimit nga ana e fëmijëve.

Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive