Thursday, January 12, 2017

Tromalyt (kapsula)

Lënda vepruese
Acid acetilsalicilik  në formë të mikrogrimcave me çlirim të zgjatur si lëndë vepruese.

Përbërësit e tjerë janë:
Bërthama inerte: Amidon misri dhe Sukrozë 20:80. Veshja: Kopovidon (Kolidon VA-64), Eudragit L, etilcelulozë dhe triacetinë.
Përbërësit e kapsulës:  xhelatinë, eritrozinë, kinolinë e verdhë, dioksid titani, kapsula gelatinoze 150mg

Indikacionet
Për shkak të efektit të tij frenues të agregimit të trombociteve, përdorimi për kohë të gjatë i TROMALYT 150 mund të jetë i nevojshëm për të reduktuar riskun e infarktit të miokardit në pacientë me infarkt ose anginë paraprake të qendrueshme ose të paqëndrueshme, gjithashtu edhe për reduktimin e riskut për rekurencën aksidentale cerebro- vaskular.

Mjeku juaj ju ka përshkruar TROMALYT 150 për të parandaluar formimin e trombeve dhe për të reduktuar riskun e obstruksionit arterial, për shkak se:

ju keni vuajtur paraprakisht nga infarkti ose nga angina;
ju keni vuajtur nga një aksident jo-hemorragjik cerebro-vaskular;
ju i jeni nënshtruar një operacioni, angioplasti koronare ose by-pass  koronar.
Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit

Të rriturit
Në përgjithësi, doza e rekomanduar orale është 1 kapsulë në ditë (150 mg acid acetilsalicilik).
Ju lutemi, përdorni një kapsulë të plotë me sasi lëngjesh, më mirë të shoqëruar me vakte.
Është e mundur që të fillohet mjekimi çdo ditë të javës, duke ndjekur gjithnjë rradhën sipas blisterit kalendarik, deri sa të plotësohet një cikël katër javor.
Ju lutemi të ndiqni këshillat e mjekut tuaj.

Të moshuarit
E njëjta gjë si për të rriturit.

Fëmijët
Ky bar nuk duhet të përdoret në qoftë se jeni në moshë më të vogël se 16 vjeç.

Kunderindikacionet
Sikurse të gjithë barnat, TROMALYT 150 mund të shkaktojë efekte anësore.
Acidi acetilsalicilik mund të shtojë riskun e hemoragjisë, për shkak të veprimit në agregimin e trombociteve.

Efekte anësore të shpeshta:

Shqetësime gastrointestinale, si ulçera gastrike, ulçera duodenale, hemorragji gastrointestinale, dhimbje abdominale, shqetësim në stomak, nauze, të vjella.
Çrregullime respiratore, si vështirësi në frymëmarrje, bronkospazëm, rinit.
Urtikarie, shpërthim puçrrash në lëkurë, angioedema
Hipoprotrombinemi (me doza të larta)Efekte anësore jo të shpeshta:
Sindroma Reye në pacientë me moshë më të vogël se 16 vjeç me temperaturë, simptoma të ngjashme me gripin ose lija e dhenve (shiko “Përpara se të përdorni TROMALYT 150”)Çrregullime hepatobiliare, veçanërisht në pacientë me artrit juvenil.
Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren

TROMALYT 150 nuk duhet të përdoret gjatë tremestrit të tretë të shtatzënisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive