Thursday, January 12, 2017

Tropimil (kolir)

Përbërja:
100 ml, përmbajne: Tropikamide 0.5gr .
Shtesat: Sodë kloruri, Sodë fosfat bibazike, Klorur benzalkoniumi, Sodë edetato, Ujë për përgatitjen e injeksioneve.

Kategoria farmakoterapeutike:
Midriatik cikloplegjik antikolinergjik.

Indikimet:
Midriatik, cikloplegjik.

Kundërindikimet:
Përdorimi i Tropimilit si preparetet e tjera me veprim të njëjtë, është i kundërindikuar në rastet e këndit irido-korneal të mbyllur ose të zvogëluar.
Përveç këtyre kushteve,presioni intraokular nuk pëson ndryshime nga norma ,pas hedhjes së Tropimilit.
Është i kundërindikuar gjithashtu, në pacientët me hipersensibilitet ndaj çdo lloj përbërësi të preparatit.
Mos e përdorni ose përdoreni me kujdes në rastet e subjekteve me hipertrofi të prostatës.

Kujdesje gjatë përdorimit:
Përdoreni me kujdes në pacientët mbi 40 vjeç për rrezikun e shfaqjes së glaukomës mos e rrisni më para.

Ndërveprime me medikamente të tjera:
Nuk janë të njohura.
Mbajeni preparatin në vende të paarritshme nga fëmijët.

Dozimi:
Si midriatik : 1-2 pika në qesen konjuktivale vetëm 1 herë.
Si cikloplegjik: 1-2 pika në qesen konjuktivale çdo 5 minuta 3-4 herë në ditë.
Me qëllim terapeutik: sipas kërkesës së mjekut dhe ecurisë së çdo rasti.

Efekte të padëshiruara:
Si edhe Atropina ,por vetëm jashtezakonisht si për frekuencën dhe për intesitetin, me përdorimin e Tropimilit mund të vërehen:
- defiçit të sekrecioneve salivare, vonesa të sekrecioneve gastrite, ulje të tonit të muskujve të intestinit, kapsllëk.
- Mund të ulë dhe tonusin e vezikës urinare dhe shpejtësinë e urinimit dhe një retension urinar akut dhe një risk sidomos tek moshat e vjetra.
- Sekrecionet nasale, bronkiale, dhe lakrimale zvogëlohen dhe kjo mund të sjellë një irritim të mukozave, normalisht të lubrifikuara nga këto sekrecione.
- Mund të verifikohet takikardi me palpitacione dhe forma të ndryshme të disritmisë, gjithashtu edhe fotofobi.

Mënyra e përgatitjes:
Për ta hapur merrni kapsulën mbyllëse dhe njëkohësisht zhvidhoseni.
Pas përdorimit rimbylleni duke e rrotulluar nga fundi.

Vëmëndje:
Mos e përdoni preparatin pas datës së skadencës të treguar mbi paketim.
Produkti nuk duhet të përdoret mbi 30 ditë pas hapjes së parë të kontenitorit.
Ftohet pacienti të komunikoje me mjekun apo me farmacistin për çfarëdo lloj efekti të padëshirueshëm jo të përshkruar në fletëudhëzimin.

Paketimi:
Flakon 5ml.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive