Thursday, January 12, 2017

Urocinox (kapsula)

Cinoxacina – 20 kapsula 500mg
Pas administrimit të një doze 500 mg urocinoxi absorbohet në mënyrë të menjëhershme, arrin pikun plazmatik pas 4 orësh dhe eleminohet brenda 24 orësh me anë të urinës 97% e pandryshuar. Kjo garanton një efekt baktericid të shpejtë ndaj gram negativëve patogjen në sistemin urinar.
Urocinoxi (cinoxacina) është zgjedhja e parë në të gjitha infeksionet akute urinare, të rrugëve të sipërme dhe të poshtme,të shkaktuara nga shtame patogjene si: Enterobakter sp duke përfshirë dhe (enterobakter arerogenes,enterobakter cloacae dhe enterobakter hafniae),Escherica coli,klebsilla sp, si dhe proteus mirabilis.
Urocinoxi është shumë efikas në të gjitha terapitë parandaluese dhe ul rastet e episodeve infektive,në rastet kur ka infeksione të përsëritura urinare. Urocinoxi është një kinolon i gjeneratës së dytë, është më i tolerueshëm dhe më efikas për sa i përket shpejtësisë së futjes në inde dhe përqëndrimit më të lartë në urinë krahasuar me kinolonet e gjeneratës së tretë si psh flurokinolonet.

Dozimi
Urocinoxi mund të merret me stomakun plot, doza është një kapsulë 500 mg 2 herë në ditë.
Preferohet marrja në darke para gjumit dhe në mëngjes pas ushqimit.
Në format akute është e mjaftueshme një javë terapi. Në ato kronike 2 deri në 3 javë.

Kujdes
Në gratë shtatëzëna dhe me gji jepet vetëm nën mbikqyrjen e mjekut specialist.
Gjithashtu edhe në ato persona që përdorin antikoagulant jepet vetëm nën mbikqyrjen e mjekut specialist.
Urocinoxi cinoxacina është një antibiotik që ka një veprim të shpejtë baktericid sepse bllokon sintezen e ADN-se bakteriale,gjithashtu mban PH e urines të pandryshuar.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive