Thursday, January 12, 2017

URODEL Kapsula

Infeksionet e traktit urinar ose UTI janë shumë të shpeshta.
Gratë janë më të predispozuara për të bërë një infeksion të tillë për shkak të uretrës më të shkurtër që gjendet tek to në krahasim me uretrën mashkullore, kështu që bakteriet arrijnë më lehtë në traktin urinar.Disa gra janë të prirura të bëjnë infeksione të përsëritura të traktit urinar.
Kur dyshohet për një infeksion urinar është e nevojshme të shkohet drejt zgjidhjes së tij sa më shpejt që të jetë e mundur.Siç u pa edhe më lart, ai mund të migrojë sipër në veshka dhe të shkaktojë një infeksion të tyre.Kjo është më e rrezikshme se UTI.

Çfarë e shkakton një UTI?
Shkaku më i zakonshëm i një UTI është kur bakteria prej rektumit ose vaginës hyn në traktin urinar nëpërmjet uretrës. Pasi bakteria hyn në uretër ngjitet sipër në fshikëzën e urinës ose pjesë të tjera të traktit urinar duke shkaktuar një infeksion .
Edhe urinimi me vështirësi mund të shkaktojë infeksione të fshikëzës urinare. Fshikëza urinare mund të tkurret shumë dhe me kalimin e kohës muskujt e saj mund të dobësohen duke bërë që të shfaqet retensioni urinar dhe fshikëza të mos zbrazet krejtësisht. Pra një porcion urine mbetet në fshikëz dhe ky porcion mund të jetë risk për të shkaktuar një infeksion të traktit urinar apo të fshikëzës së urinës.
Edhe gjatë kontaktit seksual mund të ndodhë që bakteriet të mund të kalojnë në uretër.
Gratë janë më të predispozuara për të kaluar UTI gjatë shtatzanisë.

Cilat janë simptomat e infeksioneve të traktit urinar?
• Emergjenca për të urinuar që nuk mund të shtyhet për më vonë.
• Dhimbje shpuese ose ndjesi djegieje në uretër gjatë urinimit.
• Urina çlirohet me porcione të vogla.
• Urinimi mund të jetë me gjak.
• Dhimbje në fund të barkut ose në shpinë.

Nëse gjithashtu ndodh edhe një infeksion i veshkave, pacienti mund të ketë dhimbje shpine, temperaturë, nausea dhe të vjella si dhe simptomat e UTI. Në këtë rast duhet marrë parasysh një mjekim i kujdesshëm.

Kurat natyrore dhe mjekimet për UTI
Rregulli numër një në trajtimin e UTI është konsumimi i shtuar i ujit. Kjo gjë ndihmon në daljen e bakterieve jashtë fshikëzës dhe traktit urinar.
Shmangia e ushqimeve dietetike dhe çokollatave. Gjithashtu duhet të shmangen ushqimet pikante, pijet e gazuara, alkooli dhe kafeja.

Lëngu i boronicës së kuqe (Cranberry) – Lëngu i boronicës së kuqe është një element kryesor i lashtë në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Është ndoshta më popullori prej gjithë mjekimeve për UTI.
Duhet pasur kujdes përdorimi i lëngut 100% të paëmbëlsuar edhe nëse nuk ka shije të këndshme.
Mund të jetë më e lehtë për pacientin të marrë tableta/kapsula me boronicë të kuqe dhe t’i shoqërojë ato me shumë ujë. Zakonisht instruksionet thonë të përdoret një kapsul një deri në dy herë në ditë. Kjo është sasia e nevojshme për të mbajtur një trakt urinar të shëndetshëm,

Gjethet e rrushit të ariut (Uva Ursi) – Ky është një bar i shkëlqyer per trajtimin e infeksioneve të traktit urinar. Uva ursi përmban arbutinë, një kimikat që ka veti antiseptike dhe analgjezike dhe që është e nevojshme për pastrimin e rrugëve urinare nga bakteria.
Ai është gjithashtu edhe adstringjent dhe ka efekte diuretike gjë që ndihmon për të reduktuar akumulimin e Acidit Urik.
Uva Ursi është përdorur nga herbalistët për infeksione të fshikëzës së urinës dhe për të lehtësuar dhimbjen në rastet me gurë apo rërë të traktit urinar.
Kujdes: Duhet patur parasysh se për shkak të efekteve të saj oksitoksike doza ditore e Uva Ursit e përdorur gjatë shtatzanisë duhet të jetë më e ulët se ajo e përdorur jashtë saj (e përkthyer në rreth 400mg arbutin/ditë).
Urodel : Cranberry 200mg + Uva Ursi 100mg + Vitamine E 5mg + Vitamine C 100mg.

Mënyra e përdorimit
Doza ditore : 1 deri në 2 tableta në ditë të shoqëruara me një gotë ujë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive