Thursday, January 12, 2017

Ursobil (kapsula)

PËRBËRJA:

Çdo kapsulë përmban:
Principi aktiv Acid ursodesoksikolik150mg,250mg,450mg .
Përbërsit:Laktozë,magnez stearat,salice koloidal, polivinilpirovidon,xhelatinë,dioksid i titanit (E171),oksid i hekurit të verdhë (E172)

FORMA FARMACEUTIKE, KONFEKSIONI
Kapsula nga 150 mg,kuti me 20 kapsula.
Kapsulë nga 250 mg,kuti me 20 kapsula.
Kapsula nga 450 mg,kuti me 20 kapsula.

VEPRIMI
Acidi ursodesoksikolik ka veprim shkrirës të kolesterolit në bile.
Trajtimi me acid ursodesoksikolik përcakton formimin e bilës së palidhur në kolesterol.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Litolitik, Antikolestatik.

PËRDORIMI TERAPEUTIK
Në ndryshimet sasiore dhe cilësore të funksionit bilëprodhues,përfshirë edhe format me bilë të mbingopur me kolesterol, për të penguar formimin e kalkolava të kolesterolit ose për të krijuar kushte të përshtatëshme për shpërbërjen e tyre nqs.janë prezente kalkola radiotrasparente:në veçanti kalkola kolecistik në koleciste funksionale kalkola në kolodokun residuente ose aktivizur pas ndërhyrjes në rrugët biliare.Dispepsi biliare.

KUNDËRINDIKIMI
Acidi ursodesoksikolik(UDCA) është i kundëridikuar në rastet e hipersensibilitetit individual të provuara ndaj substancës. UDCA është gjithashtu e kundër përdorur edhe në pacientët në gjëndje shtatzanie dhe në prani të ulçerës gastrite e duodenale në fazë aktive.

KUJDESJE GJATË PËRDORIMIT
Është e këshillueshme të evitohet përdorimi i preparatit në pacientët me kolika biliare të përsëritura,me infeksione biliare,me ndryshime të theksuara pankreatike ose me infeksione intestinale që mund të ndryshojnë qarkullimin iterahepatik të acideve biliare(rezeksion e stomi te ileusit,ileite regjionale,etj.)
Trajtimi është i kundërindikuar në shtatëzëni ,dhe në femrat në moshë fertile mund të përdoret duke mbajtur parasysh që të ndërpritet në rast shtatzanie.
Preparati,edhe pse në mungesë të të dhënave të eskretimit të acidit ursodesoksikolik në qumështin e nënës,duhet të merret me kujdes gjatë periudhës së gjidhënies.
Atëhere kur vendoset mjekimi për një kohë të gjatë, është e këshillueshme të bëhet një kontroll paraprakisht transaminazave dhe fosfatazës alkaline.

NDËRVEPRIMI
Të evitohet dhënia me substanca që bllokojnë thithjen intestinale të acideve biliare,siç p.sh.kolestiramina,dhe me preparate që rrisin eleminimin biliar të kolesterolit (estrogjenet, kontraceptivët hormonal,disa hipolipidike).

VËREJTJE TË VEÇANTA
Një kontroll i mundshëm i përbërjes biliare me qëllim që të vërtetojë realizimin e desaturimit në kolesterol përbën një element të rëndësishëm për parashikimin e një rezultati pozitiv të trajtimit.
Në pacientët që janë në trajtim për shpërbërje të gurëve biliarë, është me vend që të verifikohet efikasiteti i mjekimit gjatë egzaminimit kolecistografik ose ekografik çdo 6 muaj.
URSOBIL nuk modifikon tërësinë e shkallës së vigjilencës kështu që nuk ndikon në drejtimin e makinës ose të makinerive që kërkojne gadishmëri refleksesh.
Preparati mund të përdoret pa problem në subjektet e prekur nga celiakia.

MBAHET LARG MUNDËSISË SË PËRDORIMIT NGA FËMIJËT.

DOZA, MËNYRA DHE KOHA E MARRJES
Në marrjen për një kohë të gjatë:për të ulur karakteristikat litogjene të bilës,doza mesatare ditore është 5-10mg/kg në 2-3 marrje.
Për të krijuar kushte të përshtatshme për shkrirjen e gurëve egzistues,kohëzgjatja e mjekimit duhet të jetë së paku 4-6 muaj,qoftë edhe deri në 12 muaj.
Në sindromat dispeptike dhe në terapinë mbajtëse zakonisht janë të mjaftueshme dozat prej 300mg/ditë të ndara në 2-3 marrje.
Dozat mund të ndryshohen sipas gjykimit të mjekut;veçanërisht tolerimi shumë i mirë i preparatit lejon që të adaptohen edhe doza më të larta.Kohëmarrja më e mirë është gjatë ose pas ngrënies.

MBIDOZIMI
Në rast gëlltitje të pavullnetshme të dozave të larta të acidit ursodesoksikolik këshillohet të aplikohen proçedurat e patologjive nga intoksikikimi e të jepet kolestiramina,meqënëse është e aftë të kapë acidet biliare.

EFEKTET E PADËSHIRUARA
Toleranca ndaj preparatit në dozat e këshilluara normalisht është e mirë.
Vetëm në ndonjë rast është vënë re ndonjë çrregullim i alvos(jashtëqitjes),që zakonisht zhduken gjatë vazhdimit të kurës.
Çfardo lloj efekti tjetër i padëshiruar përveç atij të sipërpërmendur duhet ti prezantohet mjekut kurues ose farmacistit.

KUJDES:shiko datën e skadimit të stampuar në kuti.Mos e përdor preparatin pas kësaj date.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive