Thursday, January 12, 2017

Vagilen (ovula vaginale, kapsula)

Kategoria farmakoterapeutike
Antimikrobik trikomonicid.

Indikimet
Trajtim i trikomonias si tek meshkujt edhe tek femrat.

Kundërindikimet
Vagileni është i kundërindikuar tek pacientët me hipersensibilitet ndaj metronidazolit dhe përbërësve të tij.
Është gjithashtu i kundërindikuar në format orale , në rastet me histori klinike të hemodiskrazisë nga metronidazoli dhe në rastet e sëmundjeve të tjera organike aktive të sistemit nervor qëndror.

Vëmëndje gjatë përdorimit
Përdorimi i medikamentit duhet të bëhet ,vetëm në rastet me infeksion simptomatik nga trikomona vaginale.
Shfaqja e shenjave neurologjike tek pacientët, detyron ndërprerjen e terapisë.
Duhet përdorur vetëm nën kontrollin e mjekut.
Duhet të kihet parasysh se metronidazoli kalon barrierën placentare dhe hyn në ciklin e fetusit dhe nuk njihen efektet e tij.
Është i kundërindikuar përdorimi i tij në gratë shtatëzëna.

Ndërveprime të barnave
Gjatë trajtimit me vagilen kapsula duhet të eleminohet marrja e e pijeve alkolike pasi mund të shkaktojnë efekte anësore, sidomos çregullime gastro intestinale dhe urogjenitale.
Është e rëndësishme një kontroll onkologjik të tipit parandalues për limfomat, pneumopatite , ose mastopatitë ku janë konstatuar ndryshime tek minjtë e laboratorit ku metronidazoli është përdorur në mënyrë eksperimentale.
Mbajeni medikamentin në vende të paarritshme nga fëmijët tuaj.

Mënyra e përdorimit të barit
Tek gratë : rekomadohet dhënia e 1 – 2 ovule vaginale në ditë.
Për trajtimin miks: 1 ovule vaginale për përdorim lokal dhe 2 kapsula orale sipas përshkrimit të mjekut. Sidoqoftë doza ditore nuk duhet të kalojë 2 gr gjatë një marrje.
Përdorimi lokal mund të jetë si një trajtim shtesë duke qënë efikas në parandalimin e recidivave.
Tek meshkujt trajtimi këshillohet: 1 deri ne 2 kapsula në ditë sipas përshkrimit të mjekut.

Efektet të padëshiruara
Përdorimi oral i metronidazolit mund të japë:

të vjella të shoqëruar me dhimbje koke,
anoreksi,
të vjella,
diarre,
dhimbje epigastrike,
dhimbje abdominale.
Janë vënë re edhe stipse, (vështirësi në të dalën jashtë) gjithashtu janë konstatuar shpesh shije metalike në gojë.
Janë vënë re edhe alterime të gjuhës, glosite dhe stomatite.
Gjatë trajtimit me këtë preparat mund të vihet re edhe shfaqja e një leukopenie të moderuar që mund të kalojë pas përfundimit të mjekimit.
Mund të vihen re edhe efekte anësore të tjera si konfuzione, iritabilitet, depresion, insonia, dhimbje të artikulacioneve, tharje të vaginës, të vulvës, prurit, disuri, cistit, ndjenjën e peshës në zonën pelvike. Rrallë mund të vihen rë ethe, dispareuni, poliuri, dhe inkontenencë, piuri, ulje të libidos, proktit, konxhestion të hundës.
Ngjyrim i errët i urinës i cili ska domethënie klinike dhe shkaktohet nga një metabolit i metronidazolit dhe konstatohet kur përdoren doza më të larta se ato të rekomanduarat.
Mund të konstatohet një ulje e valës T ne EKG.

Vëmendje gjatë përdorimit
Mos e përdorni preparatin pas datës së skadencës së treguar mbi kuti.
Ftohen pacientët të komunikojnë me mjekun e tyre për çfarëdo lloj efekti jo të dëshiruar të shfaqur nga medikamenti dhe që nuk është i paraqitur në fletën shoqëruese të preparatit.

Paketimi
Ovula vaginale: Kuti me 10 ovula.

Kapsula për përdorim nga goja
Kuti me 20 kapsula.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive