Thursday, January 12, 2017

Velamox (shurup, tableta, kapsula)

Velamox paraqitet në tre forma:
shurup, 3,75 % pluhur për përdorim oral.
12 tab 1 gr.
12 kapsula 500 mg kapsula.

Indikacionet terapeutike
Në infeksionet e shkaktuara nga bakterie sensibël ndaj amoxicilinës në organe dhe aparate të ndryshme:
Në infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore si : tonsilit, sinozit, faringit, laringit.
Në infeksionet e rrugëve të poshtme respiratore si : trakeobronkiti, bronkite akute dhe kronike, bronkopneumoni, pulmonit, bronkektazi, abces pulmonar.
- Në infeksionet otomastoide.
- Në infeksionet e aparatit uro – gjenital dhe në infeksionet veneriane.
- Në infeksionet enterike dhe hepato – biliare, salmonella.
Si dhe në endokarditin, sepsi, infeksionet kirurgjikale dhe dermatologjike.

Kundërindikacionet
Hipersensibilitet ndaj principit aktiv, dhe betalaktamideve të tjerë si (penicilina, cefalosporina) ose nga ndonjë prej përbërësve.
Velamox në shumë studime që janë bërë ( falë cilësisë të lartë të lëndës së parë) garanton sukses klinik më të lartë në raport me amoxicilinen+ac. clavulonico).
Velamox garanton një tolerancë të lartë dhe është e pamundur që të jetë hepatotoksik ndërkohë që acidi clavulonik (pjesë përbërëse e formulës amoxicillin me ac. clavulonic) ndër 100000 raste të studiuara kanë rezultuar 208 raste me hepatotoksicitet.

Doza
1 kapsulë 500 mg merret 3 herë në ditë ose 1 tabletë 1g 2 – 3 herë në ditë.
Dozat pediatrike
50 – 75 mg /kg/ditë në 2-3 marrje

Skema:
- Deri në 2 vjeç: 1 lugë të vogël çdo 12 orë mëngjes dhe darkë.
- Nga 2-6 vjeç: l lugë e ½ çdo 12 orë mëngjes dhe darkë.
- Mbi 6 vjeç: 2 lugë të vogla çdo 12 orë mëngjes dhe darkë (një lugë e vogël = 250 mg).
- Sipas gjykimit të mjekut doza ditore mund të rritet deri në 75 mg për kg peshë çdo 8 orë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive