Thursday, January 12, 2017

Venosan (gel)

1.Çfarë është VENOSAN® dhe për çfarë përdoret
Venosan® gel përmban substancat aktive: escinë, fosfolipide esenciale dhe heparinë natriumi, dhe aplikohet si terapi antivarikoze, për shkak të veprimit mbrojtës të enëve të gjakut.
Përbërja: 1 g xhel përmban:Escinë 10,0 mg ,fosfolipide esenciale 10,0 mg ,heparinë natrium 100 i.j.
Paketimi: Tubë me 40 g xhel.
Venosan® gel përbëhet nga tri substanca aktive: escinës, fosfolipideve esenciale dhe heparinës së natriumit.
Escina në Venosan® xhel është dhënë si ekstrakt i standardizuar i gështenjës së egër, për të cilën është e njohur që bën tonizimin e enëve të gjakut, normalizon permeabilitetin e tyre, rrit qarkullimin kapilar dhe qarkullimin e limfës si dhe qarkullimin venoz.
Fosofolipidet esenciale zvogëlojnë dendësinë e gjakut duke ndikuar në metabolizmin e yndyrave, kurse duke evituar procesin e suspendimit të trombociteve pamundësojnë formimin e trombeve të gjakut.
Heparina mbas aplikimit lokal pamundëson formimin e trombeve të gjakut në regjionet e pezmatuara ose të lënduara të lëkurës dhe të enëve të gjakut.

Kur përdoret VENOSAN®
Bari Venosan® përdoret te:
• Insufiçienca kronike venoze (vena të zgjeruara dhe sindromi varikoz);
• Ndryshimet në lëkurë rreth ulcus cruris;
• Çrregullimi i qarkullimit të gjakut (trombozat, flebotrombozat dhe pezmatimet e venave sipërfaqësore);
• Sindromi post-tromboflebitik;
• Hematomave nënlëkurore për shkak të lëndimeve;
• Lëndimeve me enjtje për shkak të kontuzioneve;
• Pengesat e qarkullimit venoz gjatë qëndrimit të gjatë;
• Thumbimit të insekteve.

2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet ta përdorni VENOSAN®
Mos merrni Venosan® xhel nëse:
• jeni të tejndjeshëm në përbërësit e preparatit
• keni plagë të hapura

Përkujdesjet
Në trajtimin e ulçerimeve varikoze Venosan® xheli aplikohet vetëm në sipërfaqe të lëkurës pa ndryshime ulçerative.
Venosan® xheli nuk aplikohet në plagë të hapura, ekzemë ose lëkurë të dëmtuar.
Sikurse edhe çdo bari edhe Venosan® xheli mbas një përdorimi të gjatë mund të shkaktojë sensibilizim.

Marrja e VENOSAN® me ushqim dhe pije
Marrja e ushqimit dhe pijeve nuk ka ndikim në veprimin e barit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Duhet ndërmarrë masa të kujdesit gjatë përshkrimit të Venosan® xhelit te gratë gjatë shtatzanisë dhe dhënjes së gjirit.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Venosan® xheli nuk ka ndikim në aftësitë psikofizike gjatë ngarjes së automjeteve dhe punës në makineri.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh që këto informacione kanë të bëjnë edhe në barnat të cilat tashmë nuk i merrni, si edhe barnat të cilat planifikoni t’i merrni në të ardhmen.
Informoni mjekun tuaj nëse merrni, ose më afërmi keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat që merren pa recetë mjeku.
Ndërveprimet sistemike nuk janë regjistruar, pasi që preparati mbetet në lëkurë.
Në literaturën në dispozicion nuk ka të dhëna për interaksione të Venosan® xhelit me barna tjera.
Venosan® xheli nuk duhet të aplikohet njëkohësisht me barna të tjera topikale.

3. Si përdoret VENOSAN®
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Venosan® xheli vihet lehtë në shtresa të holla 2-4 herë në ditë në vendet e dhimbshme dhe të ënjtura, pa marrë parasysh në madhësinë e sipërfaqes së tyre.
Mjekimi nuk duhet të zgjatë më shumë se 15 ditë pa konsultë të sërishme të mjekut.

Nëse përdorni VENOSAN® më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!

Nëse harroni të merrni VENOSAN®
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.
Nëse keni harruar të përdorni xhelin Venosan®, vazhdoni përdorimin e tij në mënyrën e rekomanduar dhe në intervale të njëjta.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe VENOSAN® mund të shkaktojë efekte anësore.
Bari tolerohet mirë dhe rrallë shkakton reaksione alergjike.
Në rast të shfaqjes së intolerancës ose të reaksioneve alergjike në Venosan®, duhet menjëherë të ndërpritet përdorimi i tij.
Nëse vëreni çfarëdo lloj simptomesh të cilët do të mund të jenë reaksion i padëshirueshëm në Venosan®, dhe nuk janë përmendur në këtë fletëudhëzim, njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk
përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin .

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet vetëm me recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive