Thursday, January 12, 2017

VENOTON

Përbërja:
Diosmin  225mg, Hesperidin 25mg në kapsula 250 mg.
Diosmina është konsideruar si një agjent që mbron vazat e gjakut dhe përdoret për mjekimin e insufiçencës kronike të venave, hemorroideve, lymphedemës, dhe për venat varikoze.
Ashtu si të gjithë flavonoidet, Diosmina, gjithashtu ka edhe  efekt anti-inflamator dhe efekt pastrues të  radikaleve të lira si dhe efekt antimutagenik.
Diosmina është përdorur për më shumë se 30 vjet si venotonik dhe  agjent mbrojtës vaskular, kohët e fundit kanë filluar studime për përdorimin e saj edhe për qëllime të tjera terapeutike, duke përfshirë edhe kancerin, sindromin premenstrual, kolitin dhe diabetin.

Në një studim të kryer në 23 shtete me mbi 5.000 pacientë me Insufiçencë Venoze Kronike u vunë re përmirësime të jashtëzakonshme klinike nga përdorimi i 500mg Diosmine dhe 50 mg Hesperidine në ditë për disa muaj.

Disa studime klinike kanë treguar se Diosmina është efikas në trajtimin e simptomave akute dhe kronike të hemorroideve.

Gjatë një studimi dyfish të verbër, dhe të kontrolluar me placebo tek 120 pacientë u vu re përmirësim i dhimbjeve, i kruajtjes, jashtëqitjes, edemës dhe eritemës. Grupit të trajtuar u është dhënë përzierje flavonoidi (Diosmin 90% dhe 10% Hesperidin) në dozë nga dy tableta 500 mg-në ditë për dy muaj me radhë.

Përdorimi i Diosminës për mjekimin e hemorroideve që lidhen me shtatzëninë nuk ndikon negativisht  në shtatzëninë, në zhvillimin e fetusit, peshën e lindjes, rritjen e fëmijës dhe në të ushqyerit e fëmijës.

Gratë shtatzëna që vuanin  nga hemorroidet akute u trajtuan tetë javë para lindjes dhe katër javë pas lindjes me Diosminë. Më shumë se gjysma e grave që merrnin pjesë në studim raportuan lehtësim nga simptomat që nga dita e katërt. Diosmina nuk ka efekt mutagjen dhe gjithashtu nuk ka ndonjë efekt të rëndësishëm në funksionet riprodhuese.

Diosmina +Hesperidinë është përdorur për mjekimin e lymphedemës së gjymtyrëve  të sipërme të shkaktuar pas kirurgjisë së kancerit të gjirit.

Diosmina + Hesperidinë vepron mbi sistemin limfatik duke rritur qarkullimin limfatik dhe duke  zvogëluar presionin onkotik limfatik. Rezultatet treguan përmirësim të simptomave dhe zvogëlim të madhësisë të gjymtyrës .

Përveç kësaj, parametrat funksional  të qarkullimit limfatik  janë përmirësuar dukshëm gjatë trajtimit me Diosminë.

Dozimi:
Venoton merret dy kapsula në ditë me nga një gotë ujë ku kapsula e  parë duhet të merret esëll në mëngjes dhe e dyta gjatë ditës , gjysmë ore përpara buke.
Për trajtimin e rasteve akute jepen 1000 deri në 1500 mg ( 4-6 tableta Venoton) në ditë për 4 ditë e ndarë në dy marrje, më pas 1000 mg ( 4 kapsula ) në ditë e ndarë në dy marje për tre ditë dhe më vonë arrihet në dozën mbajtëse që është 500mg ( 2 kapsula ) në ditë për dy muaj.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive