Thursday, January 12, 2017

VIAGRA (sildenafil)

1. ÇFARË ËSHTË VIAGRA DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Tabletat e veshura me cipë VIAGRA janë me ngjyrë të kaltër, në trajtë romboide të rrumbullakosura. Ato kanë të shkruajtur “PFIZER” nga njëra anë dhe “VGR25″, “VGR50″ ose “VGR 100″ në anën tjetër.

Tabletat ambalazhohen në blistër në paketa që përmbajnë 1,4,8 ose 12 tableta. Disa nga këto paketime mund të mos tregtohen në vendin tuaj.

VIAGRA bën pjesë në një grup barnash që quhen frenues të tipit 5 të fosfodiesterazës. Ajo ndihmon në shtendosjen e enëve të gjakut të penisit, duke e lejuar gjakun të rrjedhë në penisin tuaj, kur ju keni një nxitje seksuale. VIAGRA do t’iu ndihmojë vetëm që të keni ereksion kur ju keni një nxitje seksuale. Ju nuk duhet të përdorni VIAGRA kur nuk keni çrregullim të funksionit të ereksionit. Ju nuk duhet të përdorni VIAGRA kur jeni grua.

VIAGRA përdoret për mjekimin e burrave me çrregullim të funksionit të ereksionit, gjëndje që nganjëherë njihet me emrin impotencë. Kjo ndodh kur nje burrë nuk mund të arrijë që ta ketë ose ta ruai penisin të fortë, të erektuar, të përshtatshërn për aktivitet seksual.

2. PARA SE JU TE PERDORNI VIAGRA

Mos përdorni VIAGRA:

Kur ju merrni barna që përmbajnë nitrate ose që çIirojnë oksid nitrik, si: nitrit amili. Këto barna shpesh herë përdoren per qetësimin e angina pectoris (dhembje gjoksi).

VIAGRA mund të shkaktojë një rritje serioze të efekteve të këtyre barnave. Tregojini mjekut tuaj kur jeni duke përdorur ndonjë prej këtyre barnave.

Në qoftë se ju nuk jeni të sigurtë, atëherë pyetni mjekun ose farmacistin tuaj. Kur ju keni mbindjeshmëri (alergji) ndaj sildenafilit ose ndonjërit prej përbërësve te VIAGRA.

Kur ju keni probleme të rënda me zemrën ose mëlçinë.

Kur ju sapo keni kaluar një hemorragji cerebrale ose nië krizë zemre ose kur ju keni presion të ulët gjaku.

Kur ju keni ndonjë sëmundje të rrallë e të trashëgueshme të syrit (si psh. retinitis pigmentosa).

Tregoni kujdes të posaçëm kur përdorni VIAGRA

Lutemi tregojini mjekut tuaj

Kur ju keni anemi drepanocitare (çrregullim i rruazave të kuqe të gjakut), leucemi (kancer i rruazave të gjakut), mielomë të shumëfishtë (kancer i palcës së kockave) ose një sëmundje apo deformim të penisit tuaj. Këto gjendje mund të kërkojnë nië kujdes të posaçëm kur ju përdorni barna për çrregullimin e funksionit të ereksionit.

Kur ju keni probleme me zemrën. Në këtë rast mjeku juaj duhet të analizojë me kujdes nëse zemra juaj mund ta përballojë mbingarkesën e marrëdhënies seksuale.

Kur ju sapo keni kaluar nië ulçer stomaku ose keni pasur çrregullime hemorragjike (p.sh. hemofili). Ju nuk duhet të përdorni VIAGRA bashkë me ndonjë mjekim tjetër per çrregullimin e funksionit të ereksionit.

Kujdes i posaçëm për fëmijët

- VIAGRA nuk duhet tu jepet fëmijëve nën 18 vjeç.

Kujdes i posaçëm duhet treguar për të sëmurët me probleme të veshkave ose të mëlçisë.

Ju duhet t’i tregoni mjekut tuaj kur keni probleme me veshkat ose mëlçinë. Mjeku juaj mund të vendosë që ju të përdorni një dozë më të ulët.

Kur VIAGRA merret me ushqimin dhe pijet:

Kur VIAGRA merret bashkë me ushqimin, atëherë ajo mund të fillojë ta ushtrojë veprimin brenda një kohe pak më të gjatë.

Shtatzënia:

VIAGRA nuk indikohet për t’u përdorur nga gratë.

Ushqyerja e fëmijës me gji:

VIAGRA nuk indikohet për t’u përdorur nga gratë.

Drejtimi i automjetit ose puna me makineri

VIAGRA mund te shkaktojë marrje mendsh dhe të ndikojë në shikim. Ju duhet të jeni të vëmendshëm se si reagoni ndaj VIAGRA para se ju të drejtoni automjetin ose të punoni me makineri.

Përdormi barnave të tjera:

Lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj kur ju sapo keni përdorur barna të tjera, madje edhe ato që i keni marrë pa recetë.

Tabletat VIAGRA mund të ndërhyjnë në efektin e disa barnave, sidomos të atyre që përdoren për mjekimin e dhembjes së gjoksit. Në rastin e nië urgjence mjekësore ju duhet t’i tregoni mjekut që po trajton sëmundjen tuai se ju keni përdorur VIAGRA.

Mos përdorni VIAGRA bashkë me barna të tjera në se mjeku juaj nuk ju thotë se mundeni.

VIAGRA mund të shkaktojë një rritje serioze të efekteve të barnave që quhen nitrate dhe të atyre që çlirojnë oksid nitrik, si p.sh. nitrit amili. Këto barna shpesh përdoren për të qetësuar angina pectoris (ose “dhembja e gjoksit). Ju nuk duhet të përdorni VIAGRA kur jeni duke marrë këto barna.

Në qoftë se ju jeni duke përdorur frenues të proteazës, siç janë ata që përdoren për traitimin e HIV, atëherë mjeku juaj mund të fillojë t’iu japë dozën më të vogël të VIAGRA (25mg).

Disa të sëmurë që përdorin alfa – bllokues për mjekimin e presionit të lartë të gjakut ose për probleme të prostatës mund të kenë marrje mendsh gjatë qëndrimit ndenjur. Këto janë simptoma të hipotensionit postural, i cili është presion i ulet i gjakut gjatë qëndrimit ndenjur ose kur ngrihesh me shpejtësi në këmbë. Disa të sëmurë i kanë përjetuar këto simptoma kur kanë marrë VIAGRA bashkë me alfa-bllokues. Kjo dukuri ka më shumë gjasa që të shfaqet brenda 4 orësh pas përdorimit të VIAGRA.

Me qëllim që të pakësohet mundësia e shfaqjes së këtyre simptomave ju duhet të respektoni një dozim ditor të rregullt të alfa-bllokuesve, para se të filloni marrjen e VIAGRA. Mjeku juaj mund t’iu fillojë një dozë VIAGRA prej 25 mg.

3. SI DUHET PËRDORUR VIAGRA

Ju duhet ta përdorni VIGRA saktësisht ashtu siç iu ka udhëzuar mjeku juaj. Ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj kur nuk jeni të sigurtë. Doza e zakonshme është 50 mg.

Ju duhet ta përdorni VIAGRA rreth një orë para marrëdhënies seksuale. Gëlltiteni tabletën të plot me pak ujë.

Në qoftë se ju keni përshtypjen se efekti i VIAGRA eshtë tepër i fortë ose tepër i dobët, atëherë ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj.

VIAGRA vetërn do t’iu ndihmojë ju që të keni një ereksion kur ju do të keni një nxitje seksuale. Kohëzgjatja për fillimin e veprimit të VIAGRA luhatet nga personi në person, por normalisht ajo luhatet nga gjysmë ore dhe një orë. Kur ju e merrni VIAGRA me një ushqim të bollshëm, atëherë mund të ndodhë që bari të kërkojë një kohë më të gjatë për të shfaqur veprimin.

Pirja e alkoolit mund ta dëmtojë pekohësisht aftësinë për të pasur ereksion ose ereksioni juaj nuk zgjat aq sa të përfundoni aktin seksual; në këtë rast ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ju nuk duhet ta përdorni VIAGRA më shumë se një here në ditë.

Ne qoftë se ju merrni VIAGRA më shumë nga ç’duhet:

Një dozë mbi 100 mg nuk e rrit efektin, por kjo dozë i shton efektet e padëshirueshme dhe rëndesën e tyre.

Ju nuk duhet të merrni më shumë tableta nga sa iu ka këshilluar mjeku juaj.

Në qoftë se ju merrni më shumë tableta, atëherë ju duhet të kontaktoni nie mjekun tuaj.

4. EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUESHME

VIAGRA, sikurse të gjitha barnat e tjera, mund të japë efekte të padëshirueshme. Këto efekte janë të lehta e deri mesatare. Në prova klinike të kontrolluara janë konstatuar efektet e padëshirueshme më të zakonshme, si: dhembje koke, skuqje fytyre dhe më pak të zakonshme, si: çrregullim i tretjes, marrje mendsh, zënie hundësh. rrahje të forta zemre ose efekte në të shikuar (përfshirë nuanca ngjyrash në të shikuar, shtim i ndriçimit të dritës ose turbullim i të parit).

Që nga hedhja në treg janë raportuar efektet e padëshirueshme të mëposhtme në burrat që përdorin VIAGRA: të vjella, reaksione alergjike, ekzantema, kapilarë gjaku në sy, dhembje syri, rrahje të shpeshta zemre ose hemorragji nga hundët. Pas marries së VIAGRA janë konstatuar edhe ereksione të zgjatura dhe nganjëherë me dhembje. Në qoftë se ju keni një ereksion të tillë, i cili zgjat vazhdimisht për më shumë se 4 orë ju duhet të kontaktoni menjëherë me një mjek.

Janë konstatuar edhe efektet e mëposhtme: rritje e presionit të gjakut, ulje e presionit të gjakut, goditje e lehtë në tru, çrregullime të ritmit të zemrës, dhembje gjoksi, vdekje e papritur, kriza zemre ose ulje e përkohshme e rrjedhjes së gjakut në pjesët e trurit. Shumica, por jo të gjithë këta burra kanë pasur probleme me zemrën, para se ta kenë përdorur këtë bar. Nuk është e mundur që të percaktohet në se këto efekte janë të lidhura drejtpërdrejt me VIAGRA.

Në qoftë se ju keni dhembje gjoksi gjatë ose pas aktit seksual ju nuk duhet të përdorni nitrate dhe duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj.

Në qoftë se VIAGRA merret më shumë se një herë në ditë mund të shfaqen dhembje muskulore.

Në qoftë se ju keni ndonjë prej këtyre efekteve të padëshirueshme dhe ato janë shqetësuese, të rënda ose nuk zhduken gjatë mjekimit, atëherë ju duhet të njoftoni mjekun tuaj.

5. RUAJTJA E VIAGRA

Mbajeni larg fëmijëve dhe ruajeni nga shikimi i tyre.
Ruajeni nën 30°C.
Ruajeni në ambalazhin origjinal, me qëllim që të mbrohet nga lagështia.
Mos e përdorni pasi të ketë kaluar data e skadencës që shënohet në kutinë e kartonit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive