Thursday, November 10, 2016

FINASTERID

1. ÇFARË ËSHTË FINASTERID ACTAVIS DHE PËRSE PËRDORET

Finasterid Actavis i përket një grupi barnash të quajtur Inhibitorët e 5 alfa reduktazës.
Ky bar vepron duke reduktuar madhësinë e gjëndrës të prostates tek meshkujt.
Finasterid Actavis përdoret për trajtimin dhe kontrollin e zmadhimit beninj të prostatës (jo kancerogjene).

2. PËRPARA SE TË PËRDORNI FINASTERID ACTAVIS

Mos përdorni Finasterid Actavis

nëse jeni alergjik (mbindjeshmëri) ndaj finasteridit ose ndonjë përbërësi.
tjetër të Finasterid Actavis.
nëse jeni grua ose fëmijë.
Kujdes i veçantë me Finasterid Actavis

nëse keni ulje të funksionit të mëlçisë
nëse keni vështirësi në boshatisjen e fshikëzës së urinës ose zvogëlim të theksuar të fluksit të urinimit, mjeku juaj duhet t’ju ekzaminojë me kujdes përpara se të filloni trajtimin me Finasterid Actavis në mënyrë që të përjashtohen shkaqe të tjera të bllokimit të traktit urinar.
Nëse ju nevojitet të bëni testin e gjakut të quajtur ‘PSA’; duhet më parë ti thoni mjekut ose infermieres suaj, pasi finasterid ndikon në rezultatet e këtij testi.

Marrja e barnave të tjera

Tabletat e Finasterid Actavis zakonisht mund të merren me barna të tjera.
Ju lutem pyesni mjekun tuaj para se të merrni barna të tjera njëkohësisht me finasterid.
Ju lutem tregojini mjekut ose farmacistit tuaj nëse keni marrë së fundmi ose po merrni aktualisht barna të tjera, përfshirë dhe ato pa recetë mjeksore.

Marrja e Finasterid Actavis me ushqim dhe pije

Finasterid Actavis mund te merret me ose pa ushqim.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji

Finasterid Actavis përdoret vetëm tek meshkujt.

Gratë që janë shtatzanë ose mund të jenë shtatzanë nuk duhet të jenë në kontakt me tableta të thyera ose të thërrmuara të Finasterid Actavis.

Nëse finasterid përthithet nga lëkura ose merret nëpërmjet gojës nga një grua shtatzanë që pret një fëmijë mashkull, ky fëmijë mund të lindë me deformime në organet gjenitale.
Tabletat janë të veshura me film, dhe kjo e parandalon kontaktin me finasteridin dhe siguron po ashtu që tabletat të mos thyhen ose thërrmohen.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive

Nuk ka të dhëna që tregojnë se Finasterid Actavis mund të prekë aftësitë tuaja për të drejtuar automjete ose përdorur makineri të ndryshme.

Informacion me rëndësi për disa nga përbërësit e Finasterid Actavis:

Finasterid Actavis përmban monohidrat laktoze.
Nëse ju është thënë nga mjeku juaj se ju keni intolerancë ndaj disa sheqernave, ju lutem kontaktoni mjekun para se të merrni këtë bar.

3. SI DUHET TË PËRDORNI FINASTERID  ACTAVIS

Gjithmonë merrni Finasterid Actavis si pas përshkrimit të mjekut tuaj.
Nëse keni paqartësi ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Doza e zakonshme është 1 tabletë në ditë.
Tableta duhet të gelltitet e plotë dhe nuk duhet të thyhet ose thërrmohet.
Tableta mund të merret me ose pa ushqim.
Edhe pse shpesh, është vënë re në përmirësim pas një periudhe të shkurtër trajtimi, mund të jetë e nevojshme vazhdimi i trajtimit për të paktën 6 muaj.
Nuk duhet të ndyshoni dozën ose të ndërprisni trajtimin pa pyetur më parë mjekun tuaj.
Nëse keni pyetje të tjera mbi përdorimin e këtij bari, drejtohuni tek mjeku ose farmacisti juaj.

Nëse merrni më tepër Finasterid Actavis se doza e përshkruar

Kontaktoni menjëherë një mjek, qëndrën më të afërt spitalore ose departamentin e toksikologjisë për këshillim.

Nëse harroni të merrni Finasterid Actavis

Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e harruar.
Duhet te merrni dozën tjetër si zakonisht në kohën e caktuar.

4. EFEKTETË MUNDSHME ANËSORE

Si të gjitha barnat, Finasterid Actavis mund të shkaktojë efekte anësore, por ato nuk shfaqen tek të gjithë përdoruesit.

Të zakonshme: (më tepër se 1 në 100 përdorues).

pamundësi për të patur ereksion, ulje të aftësisë seksuale dhe ulje të sasisë së ejakulacionit.

Jo të zakonshme: (prekin më pak se 1 në 100 përdorues).

Ndjeshmën dhe/ose zmadhim të gjoksit, vështirësi në ejakulacion, skuqje të lëkurës.

Të rralla: (prekin më pak se 1 në 1000 përdorues).

Dhimbje testikulare, të kruara, urtikarie, reaksione alergjike si ënjtje të fytyrës dhe buzëve.

Shumë të rralla (prekin më pak se në 10.000 përdorues).

Rrjedhje sekrecioni prej gjirit; zakonisht masat e krijuara në gji (ciste, fibroadenoma, papiloma, abces etj) mund të kenë nevojë për heqje kirurgjikale.

Ndërprisni marrjen e Finasterid Actavis dhe kontaktoni mjekun tuaj menjëherë nëse shfaqen tek ju ndonjë nga këto simptoma si: ënjtje të fytyrës, gjuhës, vështirësi në gëlltitje ose urtikarie dhe vështirësi në frymëmarrje.

Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz, ose nëse vëreni efekte të tjera anësore jo të listuara në këtë fletëudhëzues, ju lutem informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. KUSHTET E RUAJTJES SË FINASTERID ACTAVIS

Të mbahet në vend të sigurtë, larg vëmendjes së fëmijëve.
Mos përdorni Finasterid Actavis pas datës së skadencës të vendosur në blister dhe paketim me EXP.
Data e skadencës i referohet datës së fundit të atij muaji.
Ky bar mjekësor nuk kërkon kushte të veçanta ruajtje.
Barnat nuk duhet të hidhen me ujërat ezeza ose me mbeturinat shtëpiake.
Pyesni farmacistin tuaj si duhet ti eleminoni barnat e panevojshme.
Këto masa ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.

6. IFORMACION I MËTEJSHËM

Çfarë përmban Finasterid Actavis

Lënda vepruese është finasterid. Një tabletë e veshur me film përmban 5 mg finasterid.
Lëndë të tjera ndihmëse në përbërje të tabletës janë:monohidrat laktoze, celuloze mikrokristaline, niseshte prexhelatinoze, makrogliceride lauroil, glikolat natriumi niseshte, stearat magneziumi.
Veshja e tabletës përmban: hipromeloz, makrogol, dioksid titaniumi (E 171) dhe indigo karmin (E 132).
Mënyra e paraqitjes së Finasterid Actavis dhe përmbajtja e paketimit

Finasterid Actavis janë tableta me ngjyrë blu, të rrumbullakta, bikonvekse, të shenjuara me”F5′.
Diametri ështe 7 mm.
Paketimi në blistera: 7, 14, 28, 30, 49, 50, 98, 100 ose 300 tableta.
Paketimi në shishe plastike: 10, 30, 50, 100 ose 300 tableta.
Jo të gjitha paketimet mund të gjenden në treg.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet