Sunday, November 27, 2016

Sambucol (kapsula, shurup)

Indikacionet

Si antiinflamator në infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe urinare.
Si antiviral në rastet e gripit A , B si dhe H5N1.
Forcon sistemin imunitar. Ka veti antioksidante.
Ndihmon në rritjen e prodhimit të interleukins 6 , 8 (IL-6, IL-8), TNF-α. si dhe  Il-10.
Dozimin, mënyrën dhe kohëzgjatjen e përdorimit
Fëmijët nga 1 deri 6 vjeç: duhet të marrin 5 ml “Sambucol for Children”   2 x herë në ditë me lëngje të mjaftueshme.
Fëmijët nga 7 deri 12 vjeç: duhet të marrin 10-15 ml “Sambucol for Children”  2 herë në ditë me lëngje të mjaftueshme.
Të rriturit dhe adoleshentet mbi 12 vjeç: duhet të marrin 10 ml “Sambucol Immuno Forte” 2 herë në ditë me lëngje të mjaftueshme, ose kapsula: 2 here 1 kapsulë në ditë.

Kundërindikacionet
Sambucol solucion nuk duhet të përdoret në rast të një mbindjeshmërie ndaj përbërësve veprues ose ndaj njërit prej elementeve përbërës të këtij medikamenti. Për arsye parimore, nuk duhet të përdorni Sambucol solucion në raste të sëmundjeve progresive sistemike si tuberkulozi, leuçemia, ose sëmundje të ngjashme me leuçeminë (leukoza), sëmundjet reumatizmale të indeve lidhëse (kolagenoza), skleroza multiple, sëmundjet e AIDS, infeksioni HIV dhe sëmundje të tjera autoimune.

Efektet anësore dhe masat që duhen të ndërmerren
Nuk njihen të tilla.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive