Tuesday, November 22, 2016

Meclon (ovula vaginale)

PËRMBAJTJA:

Ovula vaginale: Një ovul vaginale prej 2.4gr përmban: klotrimazol 100mg metronidazol 500mg.

Shtesat: Përzierje hidrofile e një dy dhe tri- glicerideve të acideve yndyrore të saturuara.

Kremi për përdorim lokal – 100gr përmban: Klotrimazol 1gr Metronidazol 5gr.

Shtesat: Stearat glikoli dhe polietilenglikoli, Parafina liquide; p-hidrosibenzoato metili,
p- hidrosibenzoato propili ; ujë i depuruar.

Kategoria farmakoterapeutike:
Antimikrobik dhe antiseptik vaginale.

Indikimet :

Ovula vaginale:
Cervicite, cervino-vaginite dhe vulvo-vaginite nga Trikomonas vaginale edhe nëse janë të shoqëruara nga Candida apo komponente bakterial.

Kremi për përdorim topik:
Vulvovaginite, vulvite, perivulvite dhe tek meshkujt , në trajtimin e balaniteve dhe balanopostiteve të shkaktuar nga Trikomonas vaginale edhe të shoqëruar nga Candida apo komponente bakterial.

Kundërindikimet:
Hipersensibilitet nga çdo lloj përbërësi i preparatit.

Kujdes gjatë përdorimit:
Mecloni ovul vaginale nuk duhet të përdoret në moshat tepër të reja dhe tek gratë shtatzana sidomos në muajt e parë, por vetëm atëhere kur është i pashmangshëm përdorimi dhe nën kontrollin e rreptë të mjekut .

Ndërveprime të barnave:
Nuk janë të njohura.

Mbajeni preparatin në vende të paarritshme për fëmijët tuaj.

Mënyra e dhënies së barit:

Skema mjekuese me rezultatet më të mira është si më poshtë :

Tek gratë : 1 ovul vaginale Meclon në vaginë 1 herë në ditë.
Ndërkaq 1-2 herë aplikoni kremin në ditë me një shtresë 2 cm të meclonit të përhapur në zonën vulvare dhe perivulvare(vulvite , perivulvite).

Tek meshkujt:Vendosni 2 cm të kremit të meclonit mbi glans 1 herë në ditë ,preferohet në mbrëmje dhe sidoqoftë përpara çdo raporti seksual.
Trajtimi duhet bërë në të dy partnerët në të njëjtën kohë.
Mecloni krem është i indikuar edhe në trajtimin e balaniteve dhe balanopostiteve.

Efekte të padëshiruara:
Metronidazoli dhe klotrimazoli nuk absorbohen gjatë aplikimit lokal dhe për këtë, nuk janë vënë re efekte sistemike që mund të shfaqin kundërindikacione të ndryshme nga ato të raportuara më sipër apo të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara.
Ndonjëherë mund të kenë fenomene irritimi lokal në rastet e një hipersensibiliteti individual.
Nëse konstatohen dëmtime të lëkurës (erozione) atëhere duhet të ndërpritet mjekimi.

Paketimi:
Meclon ovul vaginale- kuti me 10 copë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive