Tuesday, November 22, 2016

Loratadin Alkaloid 10mg (tableta)

1. ÇFARË ËSHTË LORATADIN ALKALOID-i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET?

Përmbajtja:
Një tabletë përmban 10 mg loratadin.

Forma farmaceutike
Tabletat Loratadin Alkaloid janë me ngjyrë të bardhë, të rrumbullakta, me vinë e ndarjes në njerën anë.

Paketimi
Tabletat janë të paketuara në blister Al/PVC, me nga 10 tableta.
Kutia e kartonit përmban 1 blister (10 tableta), dhe fletëudhëzimin.

Si vepron Loratadin Alkaloid?
Tabletat Loratadin i përkasin grupit të barnave të njohura si antihistaminik.
Antihistaminikët ndihmojnë në zvoglimin e simptomave alergjike për të parandaluar efektin e substances së njohur si histaminë, e cila prodhohet në organizëm.

Kur përdoret Loratadin-a?

Tabletat Loratadin përdoren për mënjanimin  e:

Simptomave që lidhen me rinitin alergjik (p.sh. shkuarje ose mbyllje e hundëve e përcjellur me teshtimë), si dhe kruarje dhe lotim i syve.
simptomave nga urtikaria (urtika në lëkurë, me skuqje dhe me kruarje) dhe të dermatozave tjera alergjike.
Mënjanimi i këtyre simptomave zgjatë gjatë tërë ditës duke lejuar kryerjen e aktiviteteve ditore dhe gjumin.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI LORATADIN ALKALOID?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Loratadin Alkaloid?

Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në loratadinë ose në cilindo përbërës tjetër të tabletave Loratadin Alkaloid.
Përkujdesje të veçanta me Loratadin Alkaloid
- Nëse keni sëmundje të mëlçisë.

Përdorimi i Loratadin Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Tabletat Loratadin Alakloid mund të merren me ose pa ushqim.
Loratadin tabletat nuk është vërejtur që të shtojnë efektin e pijeve alkoolike.

Shtatzënia dhe gjidhënia
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Tabletat Loratadin nuk rekomandohen të merren gjatë shtatzënisë ose gjatë gjidhënies.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Në doza të rekomanduara, tabletat Loratadin nuk pritet që të shkaktojnë përgjumje ose humbje të vigjilencës.
Megjithate shumë rrallë disa njerëz kanë pasur përgjumje, e cila mund të ndikojë në aftësitë për ngarje të veturës ose për operim me makineri.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të tabletave Loratadin Alkaloid
Tabletat Loratadin Alkaloid përmbajnë laktozë.
Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar duhet të bisedoni me mjekun tuaj.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.

Testimet labaratorike
Nëse duhe ti bëni testimet e lëkurës për alergji nuk duhet ti merrni tabletat Loratadin dy ditë para se ti bëni testimet, sepse ky bar mund të ndikojë në rezultatin e këtyre testimeve.

3. SI TË PËRDORET LORATADIN ALKALOID-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.

Të rriturit dhe fëmijët e moshës mbi 12 vjeç
• Të merret një tabletë në ditë me një gotë ujë, me ose pa ushqim.

Fëmijët e moshës 2 deri në 12 vjeç doza përcaktohet në bazë të peshës trupore.
• Pesha trupore mbi 30 kg: të merret një tabletë në ditë.
• Pesha trupore nën 30 kg: nuk rekomandohet.
Efikasiteti dhe siguria e loratadines nuk janë të stabilizuara te fëmijët e moshës nën 2 vjeç.

Pacientët me pamjaftueshmëri të rëndë të mëlçisë.
Pacientët me pamjaftueshmëri të rëndë të mëlçisё duhet të marrin dozë fillestare më të ulët për shkak se e kanë të zvogluar eliminimin e loratadines.

Te fëmijët me peshë mbi 30 kg dhe te tё rriturit rekomandohet doza fillestare prej 10 mg çdo të dytën ditë.Nuk ka nevojë për përshtatjen e dozës te të moshuarit dhe te pacientët me pamjaftueshmëri të veshkave.

Nëse përdorni Loratadin Alkaloid  më shumë sesa duhet.
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Loratadin Alkaloid-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Te mbidozimi me tableta Loratadin janë raportuar përgjumja, shpejtimi i ritimit të zemrës dhe kokëdhembja. Te mbidozimi aksidental nuk priten probleme serioze.

Nëse keni harruar ta merrni Loratadin Alkaloid -in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Loratadin Alkaloid -it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Loratadin Alkaloid-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Shume rrallё janё shfaqur reaksione hipersensitiviteti, siç jane vёshtirёsi ne frymёmarrje, enjtje e fytyrёs, qafёs, gjuhёs ose fytit pas pёrdorimit tё kёtij bari.
Nёse ju shfaqet ndonjё nga kёto efekte ndёrprejeni marrjen e barit dhe informoni mjekun ose farmacistin.
Efektet e padёshiruara mё tё shpeshta te fёmijёt mes moshёs 2 dhe 12 vjeçare janё kokёdhembja, nervozizёm dhe lodhje.
Efektet e padёshiruara mё tё shpeshta te rriturit dhe adolescentёt pёrfshijnё:pёrgjumje, kokёdhembje, apetit tё shtuar dhe vёshtirёsi gjatё fjetjes.
Loratadina normalisht nuk shkakton pёrgjumje.
Sidoqoftё, sikur te tё gjita barnat mund tё ketё pёrjashtim.
Efekte të tjera tё padёshiruara janё:marrёmendja, rrahje tё zemrёs te çrregulluara ose tё pёrshpejtuara, nauze,tharje e gojёs,dhimbje stomaku, problem me mёlçi, rёnie e flokёve dhe lodhje.

Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.

 5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.

Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive