Wednesday, November 23, 2016

REDERGIN 1,5 mg, 4,5 mg, 1mg/ml

1. ÇFARË ËSHTË REDERGIN DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Çdo tabletë përmban 1.5mg mesilat ergoloidi (metansulfonat dihidroergotoksinë).
Çdo tabletë përmban 4.5mg mesilat ergoloidi (metansulfonat dihidroergotoksinë).
Çdo mililitër solucion oral (20 pika) përmban 1 mg mesilat ergoloidi (metansulfonat dihidroergotoksinë).

Paketimi:
Kuti me 2 blistera, secili prej 10 tabletash Redergin 1.5 mg.
Kuti me 2 blistera, secili prej 10 tabletash Redergin 4.5 mg.
Kuti me një shishe prej 50 ml solucion oral 1 mg/ml dhe një shiringë.

Mekanizmi i veprimit
Redergin është një produkt mjekësor që përmirëson qarkullimin e gjakut, veçanërisht në tru, duke përmirësuar kështu perceptimin, kujtesën dhe përqëndrimin.
Ajo ndikon gjithashtu në gjendjen shpirtërore dhe ndjenjat.

Për çfarë përdoret Redergin:
Redergin përdoret:

për përmirësimin e aktivitetit të qelizave cerebrale, veçanërisht tek të moshuarit;
për trajtimin simptomatik të gjendjeve shoqëruese të insultit cerebral.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI REDERGIN
Mos përdorni Redergin:

Nëse keni mbindjeshmëri ndaj dihidroergotoksinës ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të produktit mjekësor.
Nëse rrahjet e zemrës janë të ngadalta (40 -50 rrahje në minutë).
Nëse presioni i gjakut është i ulet.
Tregoni kujdes të veçantë me Redergin:

nëse jeni duke marrë mjekim për uljen e presionit të gjakut (mjeku do të rregullojë dozën tuaj);
ëse vuani nga porfiria;
nëse keni dëmtime të funksionit renal ose hepatik;
nëse vuani nga sëmundje të rënda vaskulare.
Njoftoni mjekun rreth këtyre gjendjeve, edhe nëse ato janë shfaqur në të kaluarën.

Përdorimi i Redergin me ushqim dhe pije:
Ushqimi nuk ndikon në përthithjen e këtij bari.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin përpara se të merrni çfarëdolloj mjekimi.
Siguria e përdorimit të Redergin gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji nuk është  përcaktuar ende. Njoftoni mjekun tuaj në rastin e një shtatzanie gjatë kohës që përdorni Redergin.
Mjeku do të vendosë nëse duhet të përdoret apo jo ky medikament gjatë shtatzënies dhe gjatë ushqyerjes me gji.

Drejtimi i automjeteve dhe puna me makineri
Nuk ka të dhëna mbi ndikimin e Redergin mbi aftësinë për të drejtuar automjete apo përdorur makineri.

Informacion i rëndësishëm rreth disa përbërësve të Redergin:
Solucioni oral Redergin përmban glicerol.
Gliceroli mund të jetë i dëmshëm në doza të larta.
Ai mund të shkaktojë dhimbje koke dhe çrregullime gastrointestinale.
Gliceroli përmban 6.2 vol % etanol.
Çdo dozë (20 pika) përmban mbi 0.05 g etanol.
Ai është i dëmshëm për ata që vuajnë nga sëmundje të mëlçisë, alkoolizmi, epilepsia, sëmundje ose dëmtime të trurit, gratë shtatzënisë ose ushqyerjes me gji dhe tek fëmijët.
Mund të rrisë ose të ndryshojë efektin e medikamenteve të tjera.
Tabletat Redergin përmbajnë vaj të hidrogjenuar soie.
Mos e përdorni këtë medikament nëse jeni alergjik ndaj vajit të kikirikut ose vajit të sojës.

Përdorimi i njëkohshëm me barna të tjera:
Informoni mjekun rreth medikamenteve që merrni si me recetë, ashtu edhe pa recetë mjekësore.

3. MËNYRA E PËRDORIMIT TË REDERGIN
Merreni gjithmonë Redergin sipas përshkrimit të mjekut.
Mos ndryshoni dozën ose të ndërprisni mjekimin pa u konsultuar me mjekun.
Mjekimi është i zgjatur dhe efekti optimal arrihet brenda 6-12 javë.
Doza e zakonshme është nië tabletë 1.5 mg tre herë në ditë, ose nië tabletë 4.5 mg një herë në ditë.
Në raste të rënda doza mund të rritet.
Doza e zakonshme orale është 30-40 pika nga solucioni 1 mg/ml, tre herë në ditë.
Medikamenti të merret pas ushqimit.

Nëse keni marrë më shumë Redergin se ç’duhet
Redergin është bar i sigurtë edhe kur përdoret në doza të larta.
Raste intoksikimi nuk janë raportuar.
Nëse keni marrë nië dozë më të madhe nga ajo që rekomandohet, flisni me mjekun nëse ju duhet ndihmë.

Nëse keni harruar të merrni Redergin
Nëse keni harruar të merrni Redergin, merreni atë në momentin që kujtoheni.
Nëse është koha e dozës së rradhës, shmageni dozën e harruar.
Mos merrni dyfishin e dozës për të zëvendësuar dozën e harruar.

4. EFEKTET E PADËSHIRUARA TË MUNDSHME
Si çdo medikament, edhe Redergin mund të shfaqë efekte të padëshiruara.
Bari në përgjithësi tolerohet mirë.
Në raste të rralla mund të ndodhin çrregullime gastrointestinale (të përziera, të vjella, tension gastrik, ulje oreksi), turbullim i shikimit, kongjestion nazal dhe rash në lëkurë.
Këto efekte anësore zakonisht nuk kërkojnë ndërprerje të mjekimit.
Informoni mjekun tuaj, në rast se vëreni efekte të padëshiruara që nuk janë përshkruar në këtë fletë-udhëzues.

5. MËNYRA E RUAJTJES
Të ruhet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të ruhet në temperaturë nën 25°, i mbrojtur nga drita.
Të ruhet në paketim origjinal.
Bari nuk duhet të përdoret pas datës së skadencës të shënuar mbi paketë.

Nevoja për recetë mjekësore
Mund të përdoret vetëm me recetë mjekësore.
Emri dhe adresa e firmës prodhuese dhe zotëruese e autorizimit për tregëtim: Lek Pharmaceuticals d.d., Verov’Skova 57, Ljubljana, Slovenia

Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive