Tuesday, November 22, 2016

Loratadin (tableta, Shurup)

Përbërja:

1 tabletë përmban: 10 mg loratidin.

5 ml shurup përmbajnë: 5 mg/5ml.

Veprimi
Të gjithë antihistaminikët kanë vlerë potenciale në rinitet alergjike, sidomos ato stinore (ethja e barit); ata mund të kenë vlerë edhe në rinitin vazomotor, mjekimin e urtikaries dhe ekzantemave alergjike, pruritit dhe pickimit të insekteve.
Ata pakësojnë rinorrenë dhe tështitjen, por zakonisht janë më pak të efektshëm në kongjestionin nazal.
Loratidina është antihistaminik i gjenerates së re.
Ka epërsi të madhe ndaj antihistaminikeve të tjerë më të vjetër.
Jep efekt qetësues më të vogël dhe shkakton me pak dëmtim psikomotor, sepse depërtojne fare pak në barrieren hematoencefalike (për këtë arsye ata nuk e qetësojnë pruritin me natyre joalergjike).
Të gjithë antihistaminikët tjerë kanë efekt qetësues, kurse loratidina këtë efekt nuk e ka.
Astemizoli dhe terfenadina për shkak të efekteve anësore dhe ndërveprimeve të shumta janë tërhequr nga përdorimi në mjaft vende të botës.

Indikimet
Loratidina përdoret për mjekimin simptomatik të:

rinitit stinor nga poleni,
rinitit joperiodik,
dermatozave alergjike,
urtikaria kronike idiopatike.
Kundërindikimet
Mbindjeshmëria ndaj loratidinës; fëmijët nën 1 vjeç.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç: 10 mg në ditë, më mirë para ushqimit.

Fëmijët: 2-12 vjeç, nën 30 kg: 5 mg në ditë,
ndërsa ata mbi 30 kg: 10 mg në ditë.

Përdorimi i loratidinës nuk është sqaruar akoma gjatë periudhës së shtatzënësisë dhe ushqyrjes së fëmijëve me gji.
Sidoqoftë loratidina nuk duhet përdorur gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Efektet anësore
Loratidina në dozat e preferuara tolerohet mjafte mirë.
Efektet anësore siç janë: tharja e gojës, përgjumja, dhimbja e kokës, mundim, anoreksia, gastriti, ekzantemat, shfaqen shumë rrallë.
Të sëmuret që përdorin loratidin duhet paralajmeruar se aftësia e tyre për të drejtuar makinën ose për të punuar me makineri të rëndë mund të zvogëlohet.

Ruajtja
Të ruhet në temperaturë nën 25 Gradë Celcius, në paketim origjinal.
Bari mbahet larg nga kontakti me femijët.

Afati i qëndrueshmërisë
Është i shënuar në paketim.
Nuk lejohet përdorimi pas skadimit të afatit.

Paketimi
Kutia me 10 tableta nga 10 mg.
Kutia me 20 tableta nga 10 mg.
100 ml shurup përmbajnë (120 mg/5 ml).
100 ml suspension oral përmbajnë (120 mg/5 ml).
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive