Wednesday, November 23, 2016

REGLAN® 5 mg/5 ml tretësirë orale

1.ÇFARË ËSHTË REGLAN-I DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
5 ml tretësirë orale përmbajnë 5.25 mg metoklopramid hidroklorid monohidrat (ekuivalent me 5 mg metoklopramid hidroklorid anhidrid).

Paketimi:
Tretësira orale: pako me shishe 120 ml tretësirë orale (e paisur me dozues të plastikës).

Si vepron Reglan-i
Reglan-i është bar i cili vepron në muskulaturën e sistemit digjestiv, duke ndihmuar që ju të hiqni problemet e sëmundjes (nauzeja, vjellja), te çrregullimi i tretjes, djegësima në stomak dhe gazrat.
Reglan-i mund të ndihmojë për ndërprerejen e nauzesë dhe vjelljesë edhe nga shkaktarët e tjerë, sëmundjet nga trakti digjestiv, problemet me zemër dhe nga trajtimi me radioterapi dhe barna antikanceroze.
Këto probleme mund të shkaktohen nga rritja e aciditetit në stomak, hiatus hernia.

Kur përdoret Reglan-i
Inflamacionet ose ulcera e pjesës së sipërme të traktit digjestiv, gurëve biliar, ose pas ndërhyrjes për mënjanimin e gurëve biliar.
Reglan-i gjithashtu mund të shfrytëzohet edhe gjatë migrenës për të ndaluar nauzen dhe vjelljen dhe për të fuqizuar veprimin e analgjetikëve.
Pas disa operacioneve Raglan-i mund të ndihmojë që sistemi juaj digjestiv të punojë përsëri mirë.
Reglan-i mund të shfrytëzohet gjatë inçizimeve të sistemit gastrointestinal të sipërm si ato me barium.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI REGLAN
Informojeni mjekun nese vuani nga ndonje sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrur barna tjerë.

Kur nuk duhet të përdorni Reglan

Reglani nuk duhet të jepet te këta të sëmurë:

Nëse jeni alergjik në këtë bar ose në cilindo përbërës të këtij bari: (të folur të përçart, trashje e gjuhës, lëvizje e syve e indukuar nga barnat e quajtura neuroleptikë);
Nëse keni pasur gjakosje, perforim të ulcerës së stomakut ose të zorrëve, epilepsi, feokromocitomë, prolaktinomë dhe tumor të varur nga prolaktina.
Kujdes special me Reglan në këto raste:

Nëse keni probleme me veshkët;
Hipertensioni;
Tumoret e gjirit;
Sëmundja e Parkinson-it;
Depresioni;
Operacionet e traktit digjestiv në 3 – 4 ditët e fundit;
Kujdesi është domosdoshëm te të moshuarit dhe fëmijët nën 14 vjeç.
Përdorimi i Reglan-it me ushqim dhe pije
Reglan-i mund të merret me ose pa ushqim.
Të shmanget marrja e pijeve alkoholike gjatë trajtimit me Reglan, sepse kjo mund të ju bëjë të përgjumur.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Para se të merrni çfardo bari pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin dhe tregoni nëse jeni shtatzënë apo gjidhënëse.
Ky bar mund të merret gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies vetëm nëse mjeku konsideron se është e domosdoshme.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Metoklopramidi mund të dobësojë aftësitë psiqike dhe fizike, dhe me këte të reduktojë aftësinë e ngarjes dhe operimit me makineri.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjerë
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohet e fundit barna të tjerë, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.

Është me rëndësi të veçantë nëse merrni këto barna:

derivate të morfinës,
tableta për gjumë,
barna kundër anksiozitetit,
antidepresivë,
neuroleptikë,
antiparkinsonikë,
barna kundër ftohjes,
spazmolitikë,
cimetidin,
digoksin,
ciklosporin,
meksiletin,
tetraciklinë.
3. SI PËRDORET REGLAN-i
Nëse vereni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Ndiqni udhëzimet e mjekut me rigorozitet.
Nuk duhet të ndëroni dozat ose të nderpreni mjekimin para se të këshilloheni me mjekun.
Pyeteni mjekun ose farmacistin nëse keni diçka të paqartë.

Dozat e rekomanduara të Reglan-it janë:

Të rriturit mbi 20 vjeç
Doza e vetme orale është 10 mg (1 tabletë) 3 – 4 herë në ditë, rreth 30 minuta para ushqimit dhe para gjumit.
Doza e vetme maksimale nuk duhet të jetë më e lartë se 20 mg (2 tableta), ndërsa doza maksimale ditore nuk duhet të jetë më e madhe se 45 mg.
Tabletat nuk duhet të përdoren te fëmijët nën 15 vjeç.

Të rriturit e rinj dhe fëmijët
Te të rinjët nën 15 vjeç duhet të jepet tretësira orale.
Doza e zakonshme te mosha 15-19 vjeç është 5 mg (5 ml ose  ½  e tabletës) tri herë në ditë para çdo ushqimi.
Doza maksimale nuk duhet të tejkalojë 40 mg në ditë për trajtim të shkurtër.

Fëmijët nën 14 vjeç: 0.5 mg/kg ditore e ndarë në 3-4 doza, ose si dozë e vetme 0.1 mg/kg.
Nëse keni përshtypjen se efekti i Reglan-it është tepër i fortë ose tepër i dobët, bisedoni me mjekun tuaj ose farmacistin.

Nëse përdorni Reglan më shumë sesa duhet:
Nese keni marre një mbidozë, këshillohuni menjeherë me mjekun ose farmacistin!
Nëse keni marrur më tepër tableta sesa që është e rekomanduar ju duhet të lajmëroni mjekun tuaj ose farmacistin dhe të kërkoni ndihmën mjekësore.
Mos harroni ta merrni edhe pakon me vete edhe nëse ajo është e zbrazët.

Nëse keni harruar të merrni Reglan:
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, merreni ate sa më parë që ju kujtohet.
Nëse është koha për dozën tjetër, mos e merrni dozën e harruar por vazhdoni sipas orarit  të mëparshëm.
Nëse keni ndonjë pyetje  ose diçfarë të paqartë lidhur me këtë bar, mos hezitoni por drejtohuni te mjeku juaj ose farmacisti.

4. EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si edhe të gjitha barnat tjera edhe Reglan-i mund të jep efekte të padëshiruara te disa të sëmurë.
Efektet e mundshme anësore janë përgjumësia, lodhja dhe irritabiliteti.
Rrallëherë mund të shfaqen reaksione alergjike (urtika dhe skuqje e lëkurës, eritemë), pagjumësi, kokëdhembje, depresion, opstipacion ose diare, aritmi, rënie ose ngritje e tensionit arterial.
Reglan-i mund të shkaktojë prodhim të pazakonshëm të qumshtit te gratë dhe në periudha  jo të rregullta.
Te meshkujt mund ta ulë potencën seksuale dhe të shkaktojë rritje të gjinjëve.
Tregoni mjekut tuaj nëse shfaqen ndonjë nga këto shenja.
Shpeshëherë barnat e ngjashme me Reglan-in veprojnë edhe në muskulaturën tjetër të trupit si edhe në sistemin digjestiv.
Nëse ndodhë kjo, zakonisht këta janë muskujt e kokës, fytyrës dhe qafës.
Simptomat mund të jenë të folurit e përçart, përplitje e gjuhës dhe lëvizje e syve, spazma muskulare ose rritje e tensionit muskular.
Ndonjëherë këmbët tuaja mund të ndihen të lodhura.
Nëse shfaqen cilado nga këto efekte anësore, ose edhe të tjera, ndërprejeni marrjen e barit dhe lajmëroni  mjekun tuaj, i cili do të përcaktojë se çfarë duhet bërë më tej.
Këto efekte mund të duken brengosëse, mirëpo ato zhduken pas 24 orëve pas ndërprerjes së marrjes së barit.
Nese keni përjetuar ndonjë efekt anësor që nuk është përmendur në këtë udhëzim, ju lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. RUAJTJA DHE QËNDRUESHMËRIA
Bari të ruhet në vende të pakapshme për fëmijët.
Të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Të ruhet në pakon origjinale.
Të mos përdoret pas datës së skadencës të shtypur në pako.
Data tregon ditën e fundit të muajit të shënuar.
Afati i qëndrueshmërisë 5 (pesë) vjet.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar jepet me recetë të mjekut.

6.INFORMACIONE SHTESË
Në këtë fletudhëzim nuk gjenden të gjitha informatat për këtë bar.
Nëse doni të dini më tepër informata ju mund të pyetni mjekun tuaj ose farmacistin, sepse ata kanë më tepër informata.
Për çfarëdo informate shtesë lidhur me këtë prodhim mjekësor, ju lutemi kontaktoni përfaqësuesin e pronarit të autorizimit për marketing:

ALK&KOS Pharmaceuticals Sh.p.k.
Str. “Ganimete Tërbeshi nr.19″
Prishtinë, Republic of Kosovo
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive