Wednesday, November 23, 2016

PAPAVERIN ACTAVIS 50 mg

FLETË-UDHËZUES: INFORMACION PËR PËRDORUESIN
PËRBËRJA
Një tabletë përmban: Lëndë aktive: Papaverine hydrochloride 50 mg.
Lëndë ndihmëse: laktozë monohidrate, niseshte gruri, povidon, silici i paujë koloidal, talk, stearat magnezi.

FORMA FARMACEUTIKE DHE PAKETIMI
Tableta, nga 10 tableta ne blister, me 4 blistera në çdo paketim.

VEPRIMI
Papaverin Actavis ka efekt direkt relaksues mbi muskulaturën e lëmuar.

INDIKACIONET
Papaverin Actavis përdoret për trajtimin simptomatik të spazmave të muskulaturës së lëmuar (kolika gastro-intestinale, biliare, veshkore dhe uretrale).

INFORMACION I NEVOJSHËM PËRPARA PËRDORIMIT
KUNDËRINDIKIMET
Papaverin Actavis nuk përdoret në:

Mbindjeshmëri ndaj lëndës aktive ose ndonjë prej lëndëve ndihmëse;
Sëmundje kardiovaskulare si bllok A-V, çrregullime në përçueshmërinë e zemrës, takikardi paroksizmale dhe ekstrasistola, çrregullime ektopike të ritmit, infarkt të miokardit;
Presion të rritur intrakranial, gjëndje pas një të kaluar kohët e fundit (për shkak të rrezikut të efektit steal);
Glaukomë (presion të rritur brenda syrit);
Nuk rekomandohet për fëmijë.
KUJDES I VEÇANTË GJATË PËRDORIMIT
Bari duhet të përdoret me kujdes në persona me dëmtime të mëlçisë.
Për këtë arsye rekomandohet monitorim i treguesve të mëlçisë.
Është i nevojshëm kontrolli i presionit të brendshëm të syrit.
Gjatë mjekimit duhet të evitohet pirja e duhanit.
Duhet të shmangen lodhjet e tepruara fizike dhe ndryshime të vrullshme në pozicionin e trupit, kjo për të parandaluar ortostatizmin (ulje e presionit të gjakut gjatë ngritjes në këmbë).
Gjatë përdorimit të barit në pacientë të moshuar, mund të shfaqet ulje e temperaturës trupore(hipotermia). Në rastet e shfaqjes së efekteve të padëshiruara të barit në stomak, duhet të përdoren antiacide.

Marrja e Papaverin Actavis me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna për nevojën e ndonjë diete të veçantë ushqimore ose të kufizimit të llojeve të caktuara ushqimesh ose pijesh gjatë trajtimit me këtë bar mjeksor.

NDËRVEPRIMET MIDIS BARNAVE DHE NDËRVEPRIME TE TJERA
Ju lutem, informoni mjekun ose farmacistin tuaj, nëse merrni aktualisht ose keni marrë para pak kohe barna të tjera, përfshirë dhe barnat që merren pa recetë mjeksore.
Nëse Papaverin Actavis merret në të njëjtën kohë me Levodopa, mund të reduktojë efektin e levodopës.
Ky bar nuk duhet të merret njëkohësisht me sulfonamide.
Meqënëse, nikotina shkakton vazokonstriksion, pirja e duhanit mund të pakësojë veprimin e Papaverin Actavis.

PARALAJMËRIME PËR GRUPE TË VEÇANTA PACIENTËSH
Përdorimi gjatë shtatzanisë dhe periudhës së ushqyerjes me gji
Përpara marrjes së çfarëdo bari, konsultohuni më parë me mjekun ose me farmacistin tuaj.
Përdorimi i barit gjatë shtatzanisë bëhet vetëm pas një vlerësimi strikt të përfitimit dhe rrezikut të mundshëm prej barit.
Duhet të ndërpritet ushqyerja me gji, gjatë përdorimit të barit në gratë që janë në periudhën e ushqyerjes me gji.

Efekti i barit mbi aftësitë tuaja për të drejtuar automjete ose përdorur makineri
Gjatë trajtimit me Papaverin Actavis, mund të shfaqet: marrje mendsh, pamje e dyfishtë dhe përgjumje, për këtë arsye duhet të evitohet drejtimi i automjeteve dhe puna me makineri.

Informacion për disa nga përbërësit
Papaverin Actavis përmban si lëndë ndihmëse laktozë, kjo e bën të papërshtatshëm për pacientë me intolerancë ndaj laktazës.
Për shkak të pranisë së niseshtesë së grurit në përbërjen e tij, ky bar mjekësor mund të përbëjë rrezik për njerëzit me intolerancë ndaj glutenit (enteropati glutenike).

INFORMACION PËR PËRDORIMIN E DREJTË
DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Gjithmonë merrni Papaverin Actavis sipas përshkrimit të mjekut tuaj!
Ky bar merret vetëm me rekomandimin e mjekut!
Ky bar përdoret me dozë nga 50 mg-150 mg 3 herë në ditë, me lëngje gjatë ose pas ngrënies.
Doza maksimale ditore është 200 mg njëherësh, deri në 600 mg në ditë.

Nëse keni harruar të merrni Papaverin Actavis
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e harruar, por merrni dozën e zakonshme sa më parë të kujtoheni.

MBIDOZIMI
Në se keni marrë Papaverin Actavis më tepër se doza e rekomanduar, konsultohuni me mjekun tuaj menjëherë.
Simptoma – të përziera, të vjella, dobësi, përgjumje, nistagmus, diplopi, diaforezë, eritemë, marrje mendsh, takikardi sinusale.
Në rast të marrjes së dozave më të larta se 15 mg mund të vihet ne: acidozë metabolike me hiperventilim, hiperglicemi dhe hipokalemi, në disa raste – deprimim i frymëmarrjes dhe komë.
Trajtimi – Lavazh i stomakut me ujë dhe marrja e karbonit aktiv, qumështit, barnave për kontrollin e presionit të gjakut,.
Hemodializa mund të jetë efektive, nuk ka antidot specifik.

EFEKTE TË MUNDSHME ANËSORE
Si të gjitha barnat, Papaverin Actavis mund të shkaktojë reaksione të padëshirueshme.
Mund të vërehen efektet si më poshtë:
Të rralla:

Çrregullime të lëkurës – reaksione alergjike me skuqje në lëkurë, eritemë, djersitje;
Çrregullime gastro-intestinale – të përziera, shqetësime në stomak, anoreksi, peristaltikë e ngadalësuar e zorrëve dhe konstipacion;
Çrregullime të SNQ – marrje mendsh dhe dhimbje koke, gjëndje e përgjumur;
Çrregullime kardio-vaskulare – takikardi, ulje e presionit të gjakut;
Çrregullime në sy- diplopi;
Shumëtë rralla:

Çrregullime të mëlçisë – dëmtime të mëlçisë, verdhëz.
Nëse vini me efekte të tjera të padëshirueshme, që nuk janë përshkruar në këtë fletë-udhëzues, ju lutem thuajini mjekut ose farmacistit tuai!

KUSHTET E RUAJTJES
Të mos ruhet në temperaturë nën 25°C!
Të mbahet në vend të sigurtë, larg vëmendjes së fëmijëve

AFATI I SKADIMIT
3 (tre) vjet nga data e prodhimit.
Të mos përdoret pas datës së skadencës, të shënuar mbi paketim!
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive