Sunday, November 27, 2016

TANTUM ROSA 500mg (bustina)

Çfarë është Tantum Rosa 500mg?
Tantum Rosa  përmban benzidaminë klorhidrat, një antiinflamator josteroid me veti kundra dhimbjes dhe antiesudative.
Kur përdoret për arsye gjinekologjike benzidamina ka veti disifektuese dhe veti anestezike të sipërfaqes.

Përse përdoret Tantum Rosa 500mg?
Tantum Rosa përdoret në përdorimin lokal të vulvovaginitit, të çfarëdo origjine dhe natyre, e karakterizuar nga rrjedhje të vogla vaginale, prurit, irritim, djegie dhe dhimbje vulvare ( gjenitale jashtme ).
Tantum Rosa indikohet në higjenën gjatë periudhës mbas shtatzënisë, periudhë që shtrihet pas lindjes dhe rifillimit të aktivitetin normal të vezoreve.

Kur nuk duhet të përdoret?
Ipersensibilitet nga principi aktiv ose cilido nga substancat ndihmëse.

Kujdesi para përdorimit
Tantum rosa duhet përdorur për përdorim të jashtëm të organeve gjenitale femërore.

Mos e pini.
Në rast se e merrni preparatin gabimisht duke e pirë atë paraqituni në qëndrën shëndetësore më të afërt.
Përdorimi i Tantum Rosa për periudha të gjata mund të bëjë që produkti të mos ta japë efektin në mënyre të duhur sepse ju mund të fitoni imunitet nga preparati.
Në qoftë se ndodh kjo atëhere duhet të ndryshoni terapi dhe të konsultoheni me mjekun tuaj.
Në rast të gjakderdhjeve vaginale  ose ngjyrësi e bardhë mos vazhdoni ta përdorni produktin dhe flisni me mjekun tuaj.

Ndërveprime me medikamente të tjera.
Deri tani nuk janë vërejtur asnjë ndërveprim me medikamente të tjera të cilët janë marrë si terapi shtesë me Tantum rosa.
Megjithatë tregojini  mjekut tuaj për të gjitha medikamentet që keni marrë ose keni ndërment të merrni gjatë kohës që përdorni Tantum Rosa.

Është e rëndësishme të dini që:
Mbas disa ditëve trajtim ( maksimum 7) pa rezultate të dukshme, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ndikimi në ngarjen e makinës apo punës me makineri.
Tantum Rosa nuk ndikon në ngarjen e makinës apo punës me makineri.

Të dhëna për edukim shëndetësor
Termi vulvite ose vulvovaginite janë terma që përdoren për të treguar gjendjet e inflamuara të pjesëve më të poshtme të organit gjenital femëror.
Ndonëse inflamacioni mund të nisë në pjesën e jashtme e organit gjenital (vulvite)  ai mund të përhapet shumë shpejt edhe në pjesën e brendshme (vulvovaginite).
Gjendjet e inflamuara të organil gjenital femëror mund të shkaktohen nga gjëndje të ndryshme si higjenë e pamjaftueshme ose trasmetimit nga partneri të infeksionit në rrugë seksuale.
Gjendjet e inflamuara të organit gjenital femëror kur karakterizohen nga ngjyre si e bardhë ose me erë të keqe ose rikthimi i gjendjes së inflamuar kërkojnë ndërhyrjen e një mjeku dhe rishikim të terapisë.

Mënyra e përdorimit të Tantum Rosa
Përdoreni për larjen e organeve gjenitale femërore dy herë në ditë.

Kujdes:
mos e kaloni dozën ditore.

Kur dhe përsa kohë
Mos e përdorni më shumë se 7 (shtatë) ditë.
Nëse pas shtatë ditësh nuk keni përmirësime konsultohuni me mjekun tuaj.

Si përgatitet Tantum Rosa
Hidhni përmbajtjen e 1-2 bustinave ose 1-2 flakoneve në një litër ujë për ta përdorur për larje të jashtme.
Përdoreni dy herë në ditë.
Mos e pini.

Nëse merni ose pini një dozë më të madhe të Tantum Rosa
Nëse merni ose pini një dozë më të madhe të Tantum Rosa njoftoni menjëherë mjekun tuaj ose drejtojuni qëndrës më të afërt shëndetësore.

Efektet e padëshiruara
Si të gjitha medikamentet edhe Tantum Rosa mund të ketë efekte të padëshirueshme por ato paraqiten shumë rradhë.
Më të zakonshmet janë irritimet e lëkurës.
Këto efekte të padëshirueshme kalojnë shpejt.
Ndjekja në mënyrë të duhur të udhëzimeve në këtë fletëudhëzuese ul rrezikun e efektetve anësore.
Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet më i rëndë ose vëreni efekte anësore që nuk janë përmendur këtu ju lutemi të informoni mjekun ose farmacistin tuaj.

Ruajtaja
Të ruhet në temperaturë nën 30 Gradë Celcius.
Të ruhet në vend të thatë e të freskët larg arritshmërisë së fëmijëve.

Përbërja
Bustina për tu shrirë në ujë për përdorim të jashtëm.

Principi aktiv: benzidamin klorhidrat 500mg (I barabartë me 447,3mg benzidamin.)

shtesat: trimetilcetilamoni-p-toluensulfonat, parfum roze, ujë i distiluar.

Forma:
kuti me 10 bustina.
kuti me 10 flakone.

ANGELINI.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive