Sunday, November 27, 2016

SIEVERT 1gr solubile

SIEVERT 1gr solubile
(Amoxicillin 1gr solubile)

SIEVERT përdoret për trajtimin një shumëllojshmërie të gjerë të infeksioneve bakteriale.
Përdorim i panevojshme ose keqkombinimi me ndonjë antibiotik tjetër mund të çojë në uljen e efektshmërisë së tij.
Ky medikament mund të përdoret nga personat para dhe pas proçedurave stomatologjike .

Si të përdorni SIEVERT 1gr
Merreni këtë mjekim nga goja çdo 12 orë me ose pa ushqim siç është udhëzuar nga mjeku juaj.
Doza është e bazuar në gjendjen tuaj shëndetësore dhe përgjigjes ndaj trajtimit.
Antibiotikët kane efekt më te mirë kur përqëndrimi i barit në trupin tuaj është mbajtur në një nivel konstant. Prandaj, marreni këtë medikament në intervale të barabartë.
Ndalimi i marrjes se barit shumë shpejt mund të lejojë që bakteret të vazhdojnë të rriten gjë që mund të rezultojnë në një rikthim të infeksionit.

Indikacionet e përdorimit
• Infeksione akute si :Tonsillitis/Pharyngitis/Sinusitis/Otitis Media.
• Infeksion bakterial i Rrugëve të Sipërme Ajrore:/Bronchitis/ Pneumonia
• Infeksion i Traktit Genito-Urinar
• Infeksion i Lekures për shkak të Streptococcus,E. Coli etj
• Chronic Bronchitis nga Haemophilus Influenzae
• Infeksion Genito- Urinar shkaktuar nga Chlamydia
• Infeksione nga:E. Coli ,Proteus ,Enterococcus
• Infeksion i Sistemit Limfatik
• Ulçer Peptike nga Helicobacter Pylori

Dozimi:
2-3 herë nga 1 tabletë në ditë ,të gëlltitet ose e tretur në ujë.
SIEVERT i tretur ne ujë është unik se ka aromë Luleshtrydhe.

EFEKTET ANESORE TE SIEVERT
Mjekimi me SIEVERT rrallë mund të të shkaktojë diarre .
Kjo gjendje mund të ndodh gjatë trajtimit të zgjatur me javë ose muaj .
Një reagim shumë serioz alergjik ndaj këtij medikamenti është i rrallë.
Megjithatë duhet të marret ndihmë mjekësore menjëherë, nëse vëreni ndonjë nga simptomat e një reaksioni alergjik të rëndë, duke përfshirë : skuqje,
kruajtje / ënjtje (sidomos e fytyrës / gjuhës e fytit), vështirësi në frymëmarrje .
Prandaj, merrni ndihmë mjekësore menjëherë nëse keni zhvilluar ndonjë skuqje të lëkurës.
Kjo nuk është një listë të plotë e efekteve anësore të mundshme.
Nëse ju vëreni ndikime të tjera jo të listuara më sipër, kontaktoni mjekun apo farmacistin tuaj.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive