Wednesday, November 23, 2016

Pancef 100 mg/5 ml (granula për suspension oral)

1. ÇFARË ËSHTË PANCEF -i  DHE PËR ÇFARË PËRDORET

Përmbajtja:
5 ml (1 lugë matëse) e suspensionit të përgatitur përmban cefiksim 100 mg (në formë të cefiksim  trihidratit.

Forma farmaceutike e Pancef-it dhe paketimi
Granulat për suspension oral Pancef janë me ngjyrë të bardhë deri në krem, pluhur i granuluar, me aromë të këndëshme të portokallit.

Paketimi:
Bari gjendet në shishe të qelqit (qelq neutral me ngjyrë kafeje e mbyllur me kapak të aluminiumit dhe i vulosur me polietilen) e cila përmban 53 g granula për përgatitjen e 100 ml suspension oral, ose me 32 g granula për përgatitjen e 60 ml suspension oral, luga matëse e plastikës dhe fletëudhëzimi, të vendosura në kuti kartoni.

Si vepron Pancef-i?
Pancef-i përmban barin e quajtur cefiksim.
Ky i përket grupit të antibiotikëve të quajtura “cefalosporina”.

Kur përdoret Pancef-i?

Përdoret për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara me bakterie. Këto infeksione janë:

Infeksionet akute të traktit të sipërm respirator (faringo-tonsiliti, sinusiti);
Otitis media acuta;
Infeksionet e traktit të poshtëm respirator (bronkiti akut, përkeqësimi akut i bronkitit kronik, trakeobronkiti, pneumonia);
Infeksionet e traktit urinar të komplikuara dhe të pakomplikuara, duke e futur edhe pielonefritin akut;
Gonoreja e pakomplikuar (cervikale/uretrale);
2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI PANCEF?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Pancef?
Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në cefiksim, në ndonjë antibiotik tjetër duke i futur edhe penicilinat, ose në cilindo përbërës tjetër të Pancef-it.
Shenjat e një reaksioni alergjik janë: rash, enjtje, ose probleme me frymëmarrje, enjtje e buzëve, gjuhës, fytyrës, fytit.
Nëse shfaqet ndonjera nga shenjat e përmendura më parë ju nuk duhet ta merrni këtë bar. Nëse nuk jeni të sigurt, bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin para se ta merrni suspensionin Pancef.

Përkujdesje të veçanta me Pancef

Nëse ju keni patur ndonjëherë pezmatim të zorrës së trashë (kolit).
Nëse keni probleme me veshka.
Siguria dhe efikasiteti te fëmijët nën moshën 6 mujore ende nuk është stabilizuar.
Nëse nuk jeni i sigurt për ndonjerën nga gjendjet e përmendura, para se ti merrni film tabletat e mbështjellura Pancef bisedoni me mjekun tuaj ose me farmacistin.

Përdorimi i Pancef-it me ushqime dhe pije:
Pancefi mund të merret me ose pa ushqim.

Shtatzania dhe gjidhënia
Para se të merrni ndonjë bar duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin.
Ky bar nuk duhet të merret gjatë shtatzënisë ose gjatë gjidhënies, me përjashtim nëse mjeku e parasheh si të domosdoshme.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri:
Pancef-i nuk ka efekt në aftësitë psikofizike për ngarje të veturave apo për operim me makineri të rrezikshme.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Është me rëndësi të veçantё nëse ju merrni në të njejten kohë barna për hollimin e gjakut si p.sh. varfarinë.

Testimet
Nëse keni nevojë të bëni ndonjë testim (të gjakut, të urinës, ose diagnostike), derisa jeni duke e marrë këtë bar, sigurohuni se mjeku juaj e din se ju jeni duke e marrur Pancef-in.

Informacione të rëndësishme lidhur me disa përbërës të Pancef
Granulat për suspension oral Pancef përmbajnë 2,517 g sukrozë në 5 ml suspension të përgatitur. Kjo duhet të merret parasysh te pacientët me diabetes mellitus.
Nëse mjeku juaj ju ka thënë se ju nuk i toleroni disa sheqerna, para se ta merrni këtë bar kontaktoni me mjekun tuaj.

3. SI TË MERRET PANCEF-i?
Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin
- Ky bar merret nga goja.
- Është me rëndësi që ky bar të merret në të njëjtën kohë gjatë ditës.
- Bari duhet të merret për aq ditë sa është përshkruar nga ana e mjekut.
Kohëzgjatja e zakonshme e trajtimit është 7 ditë.
Kjo mund të vazhdohet deri në 14 ditë, në harmoni me ashpërsinë e infeksionit.

Dozimi i zakonshëm është:
Fëmijët nën moshën 10 vjeçare ose me peshë trupore më të ulët se 50 kg:
8 mg/kg në ditë e administruar si dozë e vetme orale, ose e ndarë në dy doza të barabarta nga 4 mg/kg çdo 12 orë.
Në përgjithësi te përshkrimi për fëmijë i dozës ditore i shprehur në volum të suspensionit oral sugjerohet:
6 muaj deri në 1 vit: 2.5 ml deri në 5.0 ml në ditë.
Fëmijët 1-4 vjeç: 5 ml në ditë.
Fëmijët 5-10 vjeç: 10 ml në ditë.
Siguria dhe efikasiteti te fëmijët nën moshën 6 mujore ende nuk është stabilizuar.
Fëmijët me peshë trupore mbi 50 kg ose me moshë mbi 10 vjeç duhet të trajtohen me dozat e të rriturve.
Doza e rekomanduar është 400 mg (1 tabletë) në ditë si dozë e vetme nga goja, ose e ndarë në dy doza të barabarta me nga 200 mg çdo 12 orë.
Otitis media acuta duhet të trajtohet me suspension dhe zëvendësimi i suspensionit me tableta nuk rekomandohet.

Pacientët me problem veshkore
Mund të jetë e nevojshme që mjeku juaj të ju përshkruaj dozë më të ulët.

Si të matet doza
Para matjes së secilës dozë duhet të tundet shishja mirë.
Luga matëse vjen së bashku me shishen për matjen korrekte të dozës.
Një lugë matëse (5 ml) përmban ekuivalent me 100 mg Cefiksim.
Nëse keni nevojë për ndonjë shpjegim rreth matjes së dozës mos hezitoni ta pyesni mjekun tuaj.

Si të përgatitet suspensioni oral Pancef 100 mg/5ml
Përgatitja e suspensiomnit bëhet në farmaci menjëherë para përdorimit në këtë mënyrë
Pancef 60 ml suspension oral: Para përgatitjes, shisheja duhet të tundet disa herë, duhet ti shtohen 40 mililitra ujë i distiluar në dy radhë dhe duhet të tundet mirë.
Pancef 100 ml suspension oral: Para përgatitjes, shisheja duhe të tundet disa herë, duhet ti shtohen 66 mililitra ujë i distiluar në dy radhë dhe duhet të tundet mirë.
Para çdo përdorimi duhet të tundet shishja!
Dozimi i suspensionit të përgatitur bëhet me lugën matëse.

Nëse përdorni Pancef  më shumë sesa duhet:
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Pancef-it  sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrë. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit.
Te mbidozimi mund të jetë e indikuar lavazhi gastrik.

Nëse keni harruar ta merrni Pancef-in
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Pancef-it
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndërpreni marrjen e barit edhe nëse ndjeheni më mirë.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçfarë të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.

4.  EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Pancef-i  mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Nëse shfaqet ndonjeri nga simptomat në vijim, është me rëndësi që ti tregoni mjekut tuaj, sepse nëse injorohen mund të komplikohet edhe më shumë. Efektet e padëshiruara janë dhënë në bazë të frekuencës:

Të pazakonshme (shfaqen te më pak se 1 në 100 pacientë, por më tepër se 1 në 1000 pacientë):
- ndryshimet në jashtqitje, diarre, dhembje barku, çrregullim i tretjes dhe gazra, nauze dhe vjellje
- kokëdhembje, ndjenja e marramendjes.
Të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 1000 pacientë, por më tepër se 1 në 10.000 pacientë):
- Rash i lëkurës, kruarje, dhembje e nyjeve, ethe, urtika, enjtje e fytyrës, gjuhës dhe fytit të cilat mund të shkaktojnë probleme të mëdha me frymëmarrje.
- ndryshime në vlerat e testimeve të funksioneve të mëlçisë.
- Kruarje në organet gjenitale ose në vaginë.
Shumë të rralla (shfaqen te më pak se 1 në 10.000 pacientë, por më tepër se 1 në 100.000 pacientë):
- Rritje e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve
- Mavijosje ose gjakosje të lehta
- Skuqje e lëkurës me qërimin e saj
- Diarre ujore dhe shumë të rënda të cilat mund të jenë të gjakosura
- Probleme me mëlçi
- Ndryshime në vlerat e testimeve të funksioneve të veshkave

Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Fëmijët të mos kenë arritje në këtë bar!
Ky bar të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Suspensioni i përgatitur është stabël për 14 ditë në temperaturë nën 25°C.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim. Data tregon ditën e fundit të muajit të shënuar.

Mënyra e dhënies së barit
Ky bar mund të merret vetëm me recetë të mjekut.

Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive